Skip to main content

Full text of "Islami Feja e Vërtetë"

See other formats


ISLAMI 


FEJA E VERTETE 


Osman Nuri Topbash 


% 


r 


PR#GRES1 








Shkodër, 2014 


Titulli origjinal: 

Përktheu: 

Redaktor: 

Kryeredaktor: 

Design: 


Hak Din Islam 

Ilir Hoxha 
Zija Vukaj 
Alban Kali 
Bledar Xama 


PR fe PROGRESI shpk_ 

Adresa: Sheshi "2 Prilli" / Rr: Studenti / Shkodër / Shqipëri 

Mob: +355 67 60 78484 

http: www.progresibotime.com e-mail: botime(S)progresibotime.com 


Adresa Kosovë: Rr:Ardian Zurnaxhiu / pn. Ralin / Prizren 
Tel: +38129 222 795 

Fax: +38129 222 797 e-mail: kosova(S)progresibotime.com 


Adresa Maqedoni: Rr: StivNaumov / nr. 9 / lokal 25 / Shkup 

Tel: +398 71956 271 e-mail: maqedoni(2)progresibotime.com 





ISLAMI 

FEJA E VËRTETË 


Osman Nuri Topbash 



PËRMBAJTJA 

Parathënie. 9 

Pjesa I 

ÇFARË ËSHTË ISLAMI? 

1. Allahu i Madhëruar i do shumë robërit e Tij.17 

2. Nevoja më e madhe e njeriut: siguria dhe qetësia.19 

3. Islami është burimi i qetësisë dhe paqes në botë.20 

a. Njerëzit gjejnë qetësi.20 

b. Kafshët gjejnë qetësi.28 

c. Bimët gjejnë qetësi.32 

ç. Krijesat pajetë gjejnë qetësi.35 

4. Islami të siguron shpëtimin në botën e përjetshme.39 

Pjesa II 

KUSHTET E BESIMIT 

1. Kelime-i Teuhid.47 

a. Rëndësia e Kelime-i Teuhidit.49 

b. Vlera e Kelime-i Teuhidit.52 

-e 















Islami, feja e vërtetë 


2. Besimi në Allahun.54 

a. Argumentet e ekzistencës dhe njëshmërisë së Allahut.63 

b. Dobitë e besimit në Allahun.71 

3. Besimi në Melekët.72 

4. Besimi në librat.74 

a. Kurani Fisnik.75 

1) Veçoritë.75 

2) Përmbajtja.77 

3) Mrekulli më vete.79 

a) Qartësia dhe elokuenca.81 

b) Lajmërimi i të fshehtave.84 

c) Ndriçimi i zbulimeve shkencore.87 

5. Besimi në pejgamberët.94 

a. Pejgamberi i fundit Muhamed Mustafai 5§f.97 

1) Morali i bukur.104 

2) Përpjekja e tij për shpëtimin e njerëzimit.116 

3) Mrekullitë.119 

6. Besimi në botën tjetër.127 

7. Besimi në Kader (Caktimin e Allahut).135 


Pjesa III 
ADHURIMET 


1. Abdesti dhe pastërtia.152 

2. Namazi.153 

3. Agjërimi dhe Ramazani i Bekuar.158 

4. Zekati.165 

5. Haxhi.176 

6. Adhurimet e tjera.179 


o 





























_Përmbajtja 

Pjesa IV 

MUAMELATI DHE MORALI 

1. Modestia.188 

2. Altruizmi dhe bujaria.193 

3. Drejtësia dhe besnikëria.199 

4. Delikatesa dhe mirësjellja.203 

5. Shërbimi.207 

6. Xhihadi dhe lufta ndaj terrorizmit.209 

a. Islami është një fe hyjnore dhe e vërtetë.209 

b. Çdo jetë është e shenjtë.211 

c. Faji është individual.213 

d. Xhihadi Islam.214 

e. Sjellja e mirë ndaj robërve.220 

f. Përpjekja për shpëtimin e gjithë njerëzimit.222 

Fjala e fundit.227 

Bibliografi.231 


o 



















PARATHENIE 


Falënderimet e pafundme i takojnë Zotin tonë, që na krijoi prej asgjësë nëformën 
më të bukur si njerëz dhe nafali mirësi të panumërta! 

Salatet dhe selamet e pafundme qofshin për të gjithë pejgamberët e nderuar 
dhe veçanërisht për Profetin e kohës sëfundit, Vulën e Pejgamberëve, Muhamed 
Mustafanë, për familjen dhe shokët e tij! 

Pa asnjë dyshim, njeriu është krijuar në një formë të përkryer, si fizi- 
kisht, ashtu edhe shpirtërisht. Gjithashtu, ai është pajisur me shumë cilësi 
të larta, të cilat i japin mundësinë të bëhet mik i Hakut 1 . Kur shohim me 
syrin e zemrës, është e pamundur të mos mahnitemi me mrekullinë dhe 
madhështinë e mirësive dhe aftësive, që në dallim nga krijesat e tjera, i janë 
falur vetëm njeriut. 

Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun në formën më të bukur, si argu- 
ment për Fuqinë dhe Madhështinë e Vet. Përveçse i ka falur mendje, zemër, 
zgjuarsi, aftësi për të kuptuar dhe ndërgjegje, Allahu e ka ndihmuar atë edhe 
me pejgamberë dhe libra hyjnorë, me qëllim që ai të gjejë rrugën e vërtetë 
drejt lumturisë së përjetshme. 

Përveç këtyre, Allahu ia ka bërë të qartë njeriut edhe shkakun e ardhjes 
në këtë botë, e prej aty shkuarjen në botën e varrit. Ai ia ka bërë të qartë 


1. Hakk: I Vërteti absolut. Një prej emrave të bukur të Allahut, që shpreh ekzistencën e tij absolute 
pa fillim e pa fund, e cila nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë. Gjithashtu, shpreh edhe faktin 
se Ai nuk ia ka nevojën askujt, është i drejtë në fjalë e në vepra dhe çdo gjë e krijon sipas urtësisë 
Vet dhe nevojës së saj. 


o 







Islami, feja e vërtetë 


edhe se në pronën e kujt po jeton dhe se kjo botë është një vend mësimi 
përplot me sprova hyjnore, me qëllim që të sprovohet se kush do të sillet më 
mirë. Po ashtu, ia ka treguar edhe udhën drejt pafundësisë, e cila fillon me 
frymën e fundit dhe vazhdon ose me lumturi, ose me trishtim. Përmbledhja 
e urdhrave dhe ndalesave që Allahu i Madhëruar ka caktuar për lumturinë 
e robit të Tij, quhet “fe”. 

Allahu i Madhëruar ka një mëshirë të pasosur ndaj robërve të Tij. Për 
këtë arsye, Ai nuk dëshiron që ata të jetojnë kot e të bëhen robër të dëshi- 
rave të egos, qoftë edhe për një moment të vetëm 2 . Për këtë arsye, feja, e 
cila është burimi më i natyrshëm i paqes së shpirtit njerëzor, ka filluar së 
bashku me njeriun e parë, Ademin SSSl. Ai është njeriu dhe pejgamberi i 
parë. Në këtë mënyrë, që prej ditës së parë në rruzullin tokësor, e deri në 
Ditën e Kijametit, dijet e domosdoshme për lumturinë në këtë botë dhe në 
botën tjetër, familja njerëzore i ka marrë në mënyrën më të bukur duke i 
parë dhe mësuar ato me shembuj të gjallë prej vetë pejgamberëve që janë 
të dërguarit e Allahut të Madhëruar. 

Me kalimin e shekujve, gjatë periudhave kur këto dije u harruan, humbën 
apo u shtrembëruan, Allahu i Madhëruar ka dërguar nga një pejgamber tjetër, 
i cili e ka sqaruar përsëri qëllimin e vërtetë të fesë, duke u falur robërve të 
Vet dijet më të sakta të lumturisë. 3 

Për shkak të prirjes së tij të natyrshme për të besuar, njeriu në asnjë pe- 
riudhë të historisë nuk ka qenë i shkëputur nga feja. Por me largimin prej 
shpalljes dhe udhëzimit të pejgamberëve, ai është larguar nga e vërteta dhe 
është drejtuar në besimet e kota. Studimet shkencore kanë nxjerrë në pah, 
se në çdo klan apo shoqëri njerëzore -i drejtë apo i gabuar- gjendet besimi 
në Zot dhe aty ende ekzistojnë pjesë të ndryshme të fesë së vërtetë. 4 

Historia dëshmon se sistemet që i kanë premtuar birit të njeriut lumtu- 
rinë vetëm në planin e kësaj bote, kanë ardhur dhe kanë ikur vazhdimisht. 
Ndërsa pejgamberët që i kanë ofruar njerëzimit recetën e lumturisë për 
të dyja botët, vazhdojnë të jetojnë ende në zemra edhe pas jetës së tyre të 
përkohshme. 

Njerëzimi, i cili nuk është privuar në asnjë periudhë nga edukimi pej- 
gamberik, ka vazhduar jetën e vet nën udhëzimin e njëqind e njëzet e katër 

2. Shih. Kuran: Insan, 36; Mu'minun, 115; Inshirah, 7-8. 

3. Shih. Kuran: Merjem, 34-59. 

4. Shih. Prof. Dr. Gunay Tumer, DiA, "Din" mad., IX, 315-317. 







Parathënie 


mijë pejgamberëve dhe, kur iu afrua kohës së fundit, u nderua me fenë 
e fundit, Islamin, i cili ka përgjigjet e duhura për të gjitha nevojat e kësaj 
kohe. Allahu i Madhëruar e përsosi Islamin hap pas hapi gjatë gjithë jetës 
pejgamberike 23- vjeçare të Pejgamberit tonë, Muhamedit $|f. Dhe në këtë 
mënyrë, plotësoi mirësinë e Vet ndaj robërve të Tij. Për këtë arsye, nuk mund 
të imagjinohet ndonjë mirësi më e madhe se Islami. Që prej atëherë, Allahu 
i Madhëruar deklaroi se ka pëlqyer vetëm Islamin për robërit e Tij dhe kush 
zgjedh rrugë tjetër përveç tij, nuk do t'ia pranojë kurrë atë. 5 

Nisur nga kjo, që prej shfaqjes së tij, Islami është feja e të gjithë njerëzimit 
dhe po ashtu, Islami është e vetmja fe e pranuar tek Allahu si fe e vërtetë. 
Njerëzimi mund ta arrijë lumturinë dhe paqen e përjetshme vetëm në sajë 
të Islamit. 

Islami zotëron botëkuptimin më të përsosur. Që një sistem të konsiderohet 
si botëkuptimi më i përsosur, është e nevojshme, që brenda imagjinatës dhe 
logjikës njerëzore, ai të mund t'i përgjigjet çdo lloj pyetjeje. Dhe këto përgjigje 
të mos kenë kundërshti brenda vetes, duke qenë të radhitura në një zinxhir 
të logjik, të sistemuara dhe në harmoni me njëra-tjetrën. Të gjitha këto cilësi 
gjenden vetëm në botëkuptimin islam. Botëkuptimet e feve apo sistemeve 
të tjera filozofike janë ose të mangëta, ose të mbushura me kundërshti; ato 
nuk kanë mundur t'i përcaktojnë plotësisht çështjet praktike dhe morale. 

Kështu, Hebraizmi është vetëm për bijtë e izraelit (izraelitët). Ndërsa 
Krishterimi, është burgosur vetëm ndërmjet zemrës së njeriut dhe Zotit, 
duke u bërë një sistem që nuk ka asnjë element lidhës, organizim apo prak- 
tikë në fushat e tjera të jetës. Madje edhe parimet e Akaidit/besimit, janë 
përcaktuar nga njerëzit nëpër koncilet e njëpasnjëshme që janë mbajtur dhe 
janë ndryshuar kohë pas kohe. 

Ndryshe nga këto, Islami është dërguar për të gjithë njerëzimin dhe ka 
predikuar një botëkuptim dhe sistem rregullash që përfshin të gjithë jetën. 
Ai ka organizuar marrëdhëniet ndërnjerëzore në çdo detaj nën dritën e disa 
parimeve themelore, pa anashkaluar asnjë fushë të jetës. 

Allahu i Madhëruar e ka bërë të qartë, se Islamin dhe Muhamedin $!§, i 
ka dërguar për të gjithë robërit e Tij, si "Rahmeten li'l-alemin / Mëshirë për 
botët ". 6 Megjithatë, për shkaqe të ndryshme, shumë njerëz nuk kanë mundur 
të njihen me Islamin, ose janë edukuar me ndjenja negative dhe dogma të 


5. Shih. Kuran: Maide, 3; A1 'Imran, 19, 85. 

6. Shih. Kuran: Nisa, 79; A'raf, 158; Enbija, 107; Sebe, 28; Gjithashtu shih. Buhari Tejemmum, 1. 






Islami, feja e vërtetë 


kushtëzuara ndaj tij. Për këtë arsye, është e detyrueshme që besimtarët t'ua 
qartësojnë dhe t'ua mësojnë njerëzve Islamin në çdo mundësi që u jepet. 
Pastaj pranimi apo jo i Islamit pasi të jetë mësuar ashtu siç duhet, është lënë 
në vullnetin e vetë njeriut. Allahu i Madhëruar na e ka bërë të ditur se në 
lidhje me këtë çështje, robërit e Tij janë të lirë të zgjedhin pa iu nënshtruar 
asnjë lloj presioni apo force. Kjo, sepse gjithësia me gjithë madhështinë e 
vet, është vendi i sprovave hyjnore. 

Nëse do të kishte dëshiruar, Allahu i Madhëruar mund t'u falte udhë- 
zimin të gjithë robërve të Tij. Mirëpo, Zoti ynë i Plotfuqishëm, u ka dhënë 
shumë vlerë robërve të Tij dhe për këtë arsye, ka dëshiruar që ata ta zgjedhin 
rrugën e drejtë duke përdorur mendjen dhe vullnetin e tyre të lirë. 7 Mirëpo, 
megjithëse njerëzve u është dhënë kjo liri, nuk do të thotë se ata nuk janë 
përgjegjës për veprat e tyre. Allahu i Madhëruar i ka bërë të qarta të gjitha 
argumentet që tregojnë se feja e fundit, të cilën e ka dërguar, është rruga më 
e drejtë dhe u ka dhuruar njerëzve një mendje me të cilën mund ta kuptojnë 
shumë mirë këtë. Pra, me qëllim që robërit e Tij të gjejnë rrugën e vërtetë, u 
ka dhuruar atyre mendjen, aftësinë e të menduarit dhe i ka ndihmuar ata 
me pejgamberë e me libra, duke ua lehtësuar çështjen në çdo lloj forme. 

Midis të gjitha këtyre, mbase mrekullia më madhështore që Allahu i Ma- 
dhëruar i ka falur njerëzimit, është Kurani Fisnik. Kjo mirësi, është shfaqja 
më e gjallë e mëshirës dhe dashurisë së Allahut të Madhëruar ndaj robërve 
të Tij, e cila do të zgjasë deri në Ditën e Kijametit. Megjithatë, në Kuranin 
Fisnik është bërë e qartë se me çfarë dënimi do të përballen njerëzit nëse 
nuk ndjekin fenë e Allahut, por dëshirat e veta. 

Në sajë të këtij libri modest, dëshirojmë t'u vijmë sadopak në ndihmë 
atyre që nuk e njohin Islamin në nivel të mjaftueshëm. Këtu jemi munduar 
të shpjegojmë në mënyrë të përmbledhur botëkuptimin e përsosur të Isla- 
mit, besimin, adhurimin, praktikën dhe moralin e tij. Në të njëjtën kohë, 
kjo përpjekje është edhe përgjegjësia e botës tjetër që ka çdo mysliman. 
Pra, predikimi i fesë që Zoti ynë i dërgoi gjithë njerëzimit, është detyra e të 
gjithë myslimanëve. Ata që nuk e kryejnë këtë detyrë, do ta kenë të vështirë 
të japin llogari nesër në audiencën hyjnore. Për këtë arsye, çdo mysliman, 
duhet ta ndjejë veten përgjegjës për ecurinë e njerëzimit dhe të përpiqet me 
sa të ketë mundësi që ta predikojë Islamin në mënyrën më të mirë. Pas kësaj, 
përgjegjësia u takon atyre që e dëgjojnë dhe nuk pranojnë. 

7. Shih. Kuran: Junus, 99; Kehf, 29; Zumer, 7; Xhathije, 15. 

O- 









Parathënie 


Nga ana tjetër, është e domosdoshme që çdo njeri i kohës sonë ta studiojë 
e ta mësojë Islamin, sepse kjo është detyra më themelore që Zoti ynë ia ka 
ngarkuar krijesës së Vet, njeriut. 

Një e vërtetë e qartë është edhe fakti se lumturia në këtë botë dhe botën 
tjetër, është e lidhur fort me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. 
Fatlumët, që arritën sukses në këtë, janë regjistruar në librin e të mirëve 
dhe kanë arritur të fitojnë dashurinë, lavdërimin dhe mirësitë e Allahut të 
Madhëruar. Ndërsa, ata që kthyen shpinën, megjithëse i dëgjuan të vërtetat 
e besimit, kanë ikur nga kjo botë si fatkeqët e të dy botëve duke merituar 
dënimin hyjnor. Sa ironik është fakti se bota pas së cilës u lidhën fort dhe 
me bukuritë e së cilës u mashtruan, nuk derdhi asnjë pikë loti pasi ata u 
ndanë prej saj! 

Nisur nga kjo, brezat e kaluar që kanë shfaqur shembuj pozitivë apo 
negativë, janë tablo mësimdhënëse për brezat e rinj që i pasojnë. Qielli mbi 
kokat tona është i njëjti qiell që u ka derdhur fatkeqësi e vuajtje atyre që 
kanë mohuar Allahun. Dielli mbi ne është po i njëjti diell që dikur ka ndri- 
çuar pallatet dhe sarajet e shumë tiranëve, si Faraonit, Hamanit, Karunit e 
Nemrudit e që më pas ka lindur përsëri mbi gërmadhat e tyre. Dhe ashtu si 
gjithmonë, qielli i cili do ta zbukurojë përsëri botën e zemrës së njerëzimit, 
pra qielli i Islamit, është i vetmi pishtar dhe diell besimi që do ta zhdukë 
errësirën e shkujdesjes duke e zhytur atë në dritë. Atëherë, ajo që i takon 
birit të njeriut, është ta njohë vetveten nën qiellin e Islamit dhe diellin e 
besimit dhe të bëhet rob i Zotit të tij. 

Përfitojmë nga rasti për të falënderuar Dr. Murat Kaja dhe nxënësit e tjerë 
që kanë punuar në përgatitjen e këtij libri, duke iu lutur Allahut të Madhëruar 
që puna e tyre të jetë një sadaka e pandërprerë në emër të tyre. 

O Zot! Mos na privo prej hapave të ndritur të pejgamberëve dhe fry- 
mëzimit shpirtëror të librit Tënd madhështor! Bëj të mundur që i gjithë 
njerëzimi të besojë të gjithë librat dhe pejgamberët që ke dërguar, ta 
jetojnë fenë Islame në mënyrën më të bukur dhe të bëhen prej robërve 
me të cilët Ti je i kënaqur! 

Amin!.. 


Osman Nuri TOPBASH 
Gusht 2012 
Yskydar 


© 





Pjesa I 


ÇFARËËSHTË 
ISLAMI? 


Një shoqëri, e cila e ka kuptuar ashtu siç duhet Islamin, qoftë 
ngaforma, qoftë nga përmbajtja shpirtërore dhe ka thithur tëgjitha 
qelizat e tij si aromën e trëndafilit, ashtu siç ka ndodhur në shumë 
periudha të historisë sonë të mbushur mefamë e me lavdi, arrijnë të 
ndërtojnë me sukses një "qytetërim virtytesh”. Besimtarët që zotë- 
rojnë këto cilësi, në çdo kohë apo vend që të jetojnë, janë atafatlumë, 
të cilët arrijnë lumturinë e të dyja botëve. 

Me njëfjalë, paqja dhe lumturia e udhëtarit të kësaj jete të rrethuar 
nga çdo anë me surpriza dhe enigma, varet nga mbruajtja e tij me 
moralin dhe atmosferën shpirtërore të islamit. 




1. Allahu i Madhëruar i do shumë robërit e Tij 

Allahu i Madhëruar i ka falur njeriut mirësi të ndryshme në dallim nga 
krijesat e tjera, sepse Ai, i do dhe ka shumë mëshirë për robërit e Tij. Kur 
shëtisim përreth, shohim me mahnitje një mijë e një mrekulli, qëndisje hyj- 
nore dhe shfaqje madhështore, të cilat na janë ofruar si letra dashurie. Në 
ajetet e Kuranit Fisnik, në lidhje me këto mirësi, urdhërohet: 

"Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha 
janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë." 

(Xhathije, 13) 

Ndërsa në lidhje me dashurinë e Allahut të Madhëruar ndaj robërve të 
Tij besimtarë, urdhërohet: 

"...Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe e duan (Atë)..." (Maide, 54) 

"...Allahu është shumë i mëshirshëm me robërit e Vet." (Bekare, 207; A1 
Tmran, 30) 

Allahu i Madhëruar e shpreh dashurinë ndaj robërve të tij edhe në shu- 
më vende të tjera të Kuranit Fisnik. P.sh. Ai thotë, se i do shumë ata që janë 
bamirës 8 , që pendohen e që pastrohen shumë 9 , që janë të devotshëm 10 , që 
janë durimtarë * 11 , që i mbështeten Allahut 12 dhe janë të drejtë 13 ... 

Po ashtu edhe Pejgamberi i|§, na bën të ditur se Allahu i Madhëruar i do 
shumë robërit e tij që sillen me butësi 14 , që janë të devotshëm, kanë zemër të 

8. Shih. Kuran: Bekare, 195. 

9. Shih. Kuran: Bekare, 222. 

10. Shih. Kuran: A1 Tmran, 76. 

11. Shih. Kuran: A1 Tmran, 146. 

12. Shih. Kuran: A1 Tmran, 159. 

13. Shih. Kuran: Maide, 42. 

14. Shih. Buhari, Edeb, 35. 


o 





Islami, feja e vërtetë 


pasur, përkushtohen në adhurim, qëndrojnë larg dukjes e famës, merren me 
përmirësimin e vetes 15 , kanë sedër 16 , janë bamirës, të bindur e modestë 17 . 

Përsëri, Allahu i Madhëruar na njofton se Ai sillet me dashuri ndaj robërve 
të Tij të virtytshëm, të cilët qëndrojnë larg lypsarisë dhe fitimit të pander- 
shëm 18 , që mbajnë familjet e tyre me punë të ndershme 19 , që vrapojnë pas 
hallallit 20 , që nuk i japin rëndësi kësaj bote 21 , që janë tolerantë kur shesin e 
kur blejnë, kur shlyejnë e kur marrin borxh 22 , që i afrohen Atij me adhuri- 
me nafile/vullnetare 23 , që e bëjnë punën në mënyrën më të mirë 24 , që janë 
të dobishëm ndaj njerëzve 25 , që janë bujarë 26 , që këmbëngulin në lutje 27 , që 
e duan dhe e vizitojnë njëri-tjetrin për hir të Allahut e që shkojnë mirë me 
miqtë e të afërmit 28 ... 

Kjo do të thotë se Allahu i Madhëruar ka krijuar shumë arsye për të 
dashur robërit e Vet. Por edhe me një arsye Ai i zhyt robërit në oqeanin e 
Tij të dashurisë dhe mëshirës. Këtë e tregon edhe fakti se njëri nga emrat 
e Tij më të bukur, është "Uedud", pra Ai që do dhe duhet jashtëzakonisht 
shumë... 

Një nga argumentet më të qarta të dashurisë së Allahut të Madhëruar ndaj 
robërve të Tij, është edhe fakti se Ai i ka krijuar ata në formën më të bukur, 
u ka falur atyre lloj- lloj mirësish, ua fal gjynahet dhe ua shtyn dënimin, me 
qëllim që t'u japë kohë për t'u penduar... Po ashtu, një shfaqje tjetër e kësaj 
dashurie e mëshire, është se Allahu i Madhëruar ua ka sqaruar njerëzve me 
të gjitha detajet se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për 
ta në këtë botë dhe në tjetrën. Pikërisht kjo është edhe mirësia më e madhe 
që i është dhuruar njeriut. 

Allahu i Madhëruar dëshiron që të gjithë njerëzit të bëhen miq të Tij duke 


15. 

Shih. 

16. 

Shih. 

17. 

Shih. 

18. 

Shih. 

19. 

Shih. 

20. 

Shih. 

21. 

Shih. 

22. 

Shih. 

23. 

Shih. 

24. 

Shih. 

25. 

Shih. 

26. 

Shih. 

27. 

Shih. 

28. 

Shih. 

©- 


Muslim, Zuhd, 11. 

Ebu Daud, Hammam, 1/4012. 

Ibn-i Maxhe, Fiten, 16. 

Ibn-i Maxhe, Zuhd, 5. 

Dejlemi, Musned, 1,155. 

Sujuti, Xhamiu's-Sagir, I, 65. 

Ibn-i Maxhe, Zuhd, 1. 

Muvatta, Buju, 46. 

Buhari, Rikak, 38; Ibn-i Maxhe, Fiten, 16. 
Dejlemi, Musned, 1,157. 

Hejthemi, VIII, 191. 

Sujuti, Xhamiu's-Sagir, I, 60. 

Sujuti, Xhamiu's-Sagir, I, 65. 

Ahmed, V, 229. 







Çfarë është Islami? 


i respektuar këto parime dhe, si përfundim, të arrijnë lumturinë e përjetshme. 
Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e ka ndërtuar natyrën njerëzore mbi të 
vërtetat e besimit hyjnor dhe e ka pajisur atë me virtyte të larta. Në thellësi 
të zemrës së njeriut gjendet ndjenja e së vërtetës, një nevojë e fortë për të 
besuar dhe dëshira për ta njohur Allahun me zemër (marifetullah) e për t'u 
takuar me Të. Dhe nuk ka dyshim se manifestimi i këtyre ndjenjave, gjatë 
gjithë historisë njerëzore është shfaqur gjithmonë në formën e mirësisë së 
përjetimit të Islamit. 

2. Nevoja më e madhe e njeriut: 
siguria dhe qetësia 

Në krye të nevojave të njeriut në këtë botë vijnë siguria dhe qetësia. Njeriu 
ka nevojë të mbrohet nga çdo lloj padrejtësie dhe me të drejtat që zotëron, të 
gjejë lumturinë me të cilën do të garantojë të ardhmen e tij në këtë botë dhe 
në botën tjetër. Njeriu i cili nuk ndihet i sigurt në vendin ku jeton, nuk mund 
t'ia shohë kurrë fytyrën, as qetësisë e as rehatisë. Dhe fuqia më madhe që 
mund ta garantojë këtë siguri, janë parimet hyjnore që ka vendosur Allahu 
i Madhëruar, pra Islami. Allahu, në lidhje me këtë fakt, shprehet: 

'Tër të mbrojtur (fisin) Kurejshët! Për t'i mbrojtur ata në udhëtimin që 
bëjnë dimër e verë. Prandaj, le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), 
i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike." (Kurejsh, 1-4) 

Sistemet dhe ligjet njerëzore janë shumë larg nga garantimi i kësaj sigurie 
dhe qetësie, sepse ato nuk kanë asnjë anë shpirtërore. Para se të vinte Islami, 
bota ishte mbështjellë nga një errësirë e thellë injorance. E drejta i takonte 
të fortit. I dobëti nuk kishte asnjë të drejtë; e drejta e tij ishte të qëndronte 
i shtypur. Njerëzit rënkonin dhe shtypeshin nën një tirani, e cila është e 
pamundur të përshkruhet. Poeti i madh Mehmed Akif Ersoj, në lidhje me 
këtë gjendje shprehet: 

I dobeti, e drejta e te cilit ishte te shtypej, u ringjall; 

Tirania, zhdukja e se cilës as që mendohej, ngordhi! 

Në një periudhë të tillë, Allahu i Madhëruar i fali fisit Kurejsh një siguri 
të veçantë, që ishte nga mirësitë e Tij hyjnore. Ndërsa ata, në sajë të kësaj 
sigurie, zhvilluan veprimtaritë e tyre politike, tregtare e kulturore, duke 
arritur rehati dhe pasuri të mëdha materiale e shpirtërore. Kur erdhi koha 

-o 





Islami, feja e vërtetë 


e duhur, Zoti ynë i Madhëruar nxori prej këtij fisi pejgamberin e fundit, 
në sajë të të cilit i mësoi njerëzimit parimet më të shëndetshme të paqes, 
lumturisë dhe sigurisë. 

3. Islami është burimi i qetësisë 
dhe paqes në botë 

Kuptimi i fjalës "Islam" është shpëtim, paqe, qetësi, siguri, dorëzim dhe 
rehati. Dhe kjo tregon se feja islame, me të gjitha aspektet e saj, i fal të gjithë 
botës shpëtim dhe paqe. Pra, Islami nuk u sjell shpëtim dhe paqe vetëm 
njerëzve, por edhe kafshëve, bimëve e madje edhe krijesave jo të gjalla. 
Vetë Pejgamberi gjatë gjithë jetës së tij pejgamberike prej 23 vjetësh, ka 
luftuar me çdo lloj të terrorit dhe në fund i dorëzoi botës fenë e vërtetë që 
është burimi i paqes dhe sigurisë së përjetshme. 

a. Njerëzit gjejnë qetësi 

Islami e shpëton njeriun nga çdo lloj tiranie, padrejtësie dhe çdo lloj 
gjëje e keqe. Dijetarët islamë shprehen se synimi i fesë është vendosja dhe 
mbrojtja e këtyre pesë parimeve themelore, të cilat njihen edhe si "darurat-i 
dinijje": 

a) Mbrojtja e fesë, 

b) Mbrojtja e jetës, 

c) Mbrojtja e mendjes, 

ç) Mbrojtja e nderit dhe vlerave, për rrjedhojë mbrojtja e brezave, 

d) Mbrojtja e pasurisë. 

Nëse mbrohen këto pesë parime, njeriu arrin paqen dhe sigurinë e plotë. 

Islami, në lidhje me mbrojtjen e secilës prej këtyre parimeve, ka vend- 
osur rregulla të forta dhe ka caktuar harame/të ndaluara dhe hallalle/të 
lejuara. Studimin më të hollësishëm të gjykimeve në lidhje me këto çështje 
e bën "muamelati/kodi i të drejtave civile", që është një nga degët e juris- 
prudencës islame. 

Para ardhjes së Islamit, njerëzimi, nga ana e besimit, adhurimit, të drejtave 
civile dhe jetës së përditshme, ishte për të ardhur keq. Siç nuk kishte siguri 
për jetën, pasurinë dhe nderin, nuk kishte as edhe një besim, adhurim dhe 





Çfarë është Islami? 


moral që mund ta ngrinte njeriun. Njerëzit adhuronin idhujt, që i bënin 
prej hurmave dhe i hanin ato kur i merrte uria. I urdhëronin skllevërit e 
tyre të bënin idhuj prej druri e prej guri, pastaj prisnin ndihmë prej tyre. 
Kur pushonin në ndonjë vend gjatë udhëtimit, merrnin katër gurë, tre prej 
të cilëve i vinin si vatër zjarri poshtë tenxheres dhe njërin e bënin zot, të 
cilin e adhuronin. 

Në lidhje me këtë fakt, Ebu Rexha Utaridi, tregon: 

"Ne adhuronim një gur të çfarëdoshëm. Kur gjenim një gur tjetër më të bukur 
se ai, e hidhnim atë që kishim dhe merrnim më të bukurin. Kur nuk gjenim dot gur, 
bënim një kapule me dhëmbi të cilën milnim një dele, pastaj bënim tavaf 9 rreth 
saj. " (Buhari, Megazi, 70) 

Islami i abrogoi të gjitha këto besime të gabuara, të cilat përdhosnin vlerat 
njerëzore dhe solli një besim të lartë, adhurime dhe vlera morale të cilat e 
lartësojnë nderin dhe vlerën e njeriut. Islami e organizoi çdo fushë të jetës 
njerëzore në mënyrën më të bukur. Myslimanët, të cilët shijuan ndjenjat 
e larta që u fali Islami, u përpoqën me shumë sakrifica që edhe njerëzit e 
tjerë të përfitonin nga kjo mirësi kaq e madhe. Ja disa shembuj të bukur në 
lidhje me këtë fakt: 

Ebu Talha dëshironte shumë të martohej me Ummu Sulejmen 8 |§, e cila 
e kishte pranuar më parë Islamin. Mirëpo, Ummu Sulejme 8 | 6 , i vuri kusht 
që të braktiste idhujt dhe të hynte në Islam, duke u shprehur kështu: 

"Mendo pak mbi këta gurë që i adhuroni! Ata nuk mund të sjellin as 
dobi dhe as dëm! Po ashtu, mendo edhe për idhujt që keni bërë prej druri! 
Ju vjen marangozi, i cili e pret dhe e gdhend pemën, ndërsa ju e adhuroni 
atë si zot. Nëse e hidhni në zjarr, do të digjet e do të bëhet shkrumb e hi. A 
nuk ju vjen turp të adhuroni drurët që mbijnë nga toka dhe gdhenden nga 
një skllav etiopias? Nëse thua shehadetin 30 dhe ndjek Pejgamberin tonë, do 
të martohem me ty pa kërkuar asgjë prej teje!" 

Pasi i dëgjoi shumë herë këto fjalë, më në fund Ebu Talha pranoi dhe u 
nderua me besimin islam. Ummu Sulejme 8 | 6 , u gëzua shumë nga kjo dhe 

29. Tavaf: Të rrotullohesh rreth diçkaje. Në terminologjinë islame shpreh rrotullimin e haxhilerëve 
rreth Qabes (shtëpisë së Zotit). Ky veprim është një adhurim i caktuar dhe për këtë arsye, nuk 
lejohet të bëhet me të njëjtin qëllim në një vend tjetër (përveçse për mësim). 

30. Shehadet: Deklarata Islame: "Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ue esh'hedu enne Muhammeden 
abduhu ue Rasuluhu / Dëshmoj se përveç Allahut nuk ka zot tjetër dhe se Muhamedi është rob 
dhe i Dërguari i Tij". 


O 





Islami, feja e vërtetë 


megjithëse kishte mundësinë të merrte sa të donte prej pasurisë së tij, u 
martua me Ebu Talhan, duke marrë si mehir të martesës vetëm thënien e 
shehadetit. Pra, mehri i saj u bë "Islami ". 31 

Pejgamberi ||S, në lidhje me parimin i cili do t'i garantojë të gjithë njerë- 
zimit sigurinë dhe qetësinë, është shprehur në mënyrë shumë të qartë: 

"Askush prej jush s'ka per te besuar në kuptimin e vërtetë tëfjalës, pa dëshiruar 
për vëllain e vet mysliman atë që dëshiron për veten." (Buhari, iman, 7; Muslim, Iman 
71-72) 

Nëse njerëzit e zbatojnë altruizmin që urdhërohet në këtë hadith fisnik, 
problemet shoqërore do të ulen në minimum dhe padrejtësitë do të marrin 
fund. 

Islami ështëfeja e së vërtetës dhe drejtësisë 

Ky urdhër i Allahut të Madhëruar garanton shërimin ndaj burimit më 
të madh të shqetësimeve të njerëzve: 

"Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos jepni 
ryshfet te gjykatësit për të marrë në mënyrë të paligjshme dhe me vetë- 
dije një pjesë të mallit (pasurisë) të njerëzve." (Bekare, 188) 

Një ditë, i Dërguari i Allahut it, i pyet shokët e vet: 

- Ae dini kush është i falimentuar? 

Ata u përgjigjën: 

- Sipas nesh, i falimentuar është ai që nuk ka para dhe mall. 

Por i Dërguari i Allahu $|§, tha: 

"STca dyshim se të falimentuarit e umetit 32 janë ata, cfë në Ditën e Kijametit do 
të vijnë me sevapet përkatëse të adhurimeve, si namazi, agjërimi, zekati etj., por, 
për shkak se këtë njeri e ka sharë, për atë ka shpifur për amoralitet, këtij i ka ngrënë 
mallin padrejtësisht, atij tjetrit i ka derdhur gjakun dhe një tjetër e ka rrahur, të 
gjitha sevapet e mirësive të tij u kalojnë këtyre. Nëse sevapet i mbarojnë pa larë 
hakun e atyre që u ka bërë padrejtësi, gjynahet e atyre që kanë për të marrë hak, do 
t'i ngarkohen këtij dhe si përfundim ai do të hidhet në xhehenem." (Muslim, Birr 59; 
Tirmidhi, Kijamet 2; Ahmed, II, 303, 324, 372) 

31. Shih. Nesai, Nikah, 63/3340-1; Ibn-i Sa'd, Tabakat, VIII, 426-427; Ibnu'l-Esir; Usdu'l-gabe, VII, 

333. 

32. Umet: Popull 








Çfarë është Islami? 


Një njeri që i dorëzohet Islamit me gjithë zemër, duke i mbajtur gjith- 
monë në mendje këto ajete dhe hadithe fisnike, sigurisht që nuk mund të 
mendojë aspak t'i bëjë keq ndokujt. 

Botëkuptimi i "drejtësisë" që solli Islami, qëndron mbi çdo lloj imagji- 
nate. Një shembull në lidhje me këtë fakt është edhe ky: 

Gjatë betejës së Bedrit, para se të fillonte lufta, Resulullahu ?§§, me shi- 
gjetën që mbante në dorë, i vinte në rresht dhe i numëronte luftëtarët me 
urdhrat, si "Bëj para, bëj mbrapa ". Në këtë moment, prek barkun e Seuad bin 
Gazijjes 4fe, i cili kishte dalë pak para rreshtit dhe i thotë: 

- O Seuad! Vihu në rresht! 

Kurse Seuadi 4fe, tha: 

- O Resulullah, më vrave! Allahu të ka dërguar me të vërtetën, prandaj 
kërkoj të marr hak! 

Pas kësaj, Pejgamberi 5§|, hapi këmishën dhe tha: 

-Eja merr hak! 

Disa prej Ensarëve 33 u shqetësuan dhe duke dashur ta sillnin në vete 
Seuadin, thanë: 

-O Seuad! Ky është i Dërguari i Allahut! 

Seuadi tha: 

-Para drejtësisë, asnjëri nuk është më i lartë se tjetri! 

I Dërguari i Allahut J§§, tha përsëri: 

-Eja merr hak! Por Seuadi e puthi barkun e bekuar të Profetit $§§, i 
cili tha: 

-O Seuad! Përse e bëre këtë?" Seuadi 4fe, u përgjigj: 

-Siç e shihni, jemi përgatitur për luftë. Unë dëshirova që momenti im i 
fundit të jetë kjo puthje. 

Pas kësaj, Resulullahu 5 §§, u lut për të. 34 

Pejgamberi *§§, i cili gjatë gjithë jetë së tij ka treguar një kujdes të jashtë- 
zakonshëm ndaj të drejtave të të gjitha krijesave, edhe në momentet e fundit 

33. Ensar (Ndihmës): Janë quajtur banorët e qytetit të Medinës që pritën emigrantët/muhaxhirët, 
të cilët erdhën së bashku me Pejgamberin H, nga Meka dhe u vendosën në Medinë. 

34. Ibn-i Hisham, II, 266-267; Uakidi, 1,57; Ibn-i Sa'd, III, 516; Ebu Daud, Edeb, 148-149/5224; Dijat, 
14/4536. 








Islami, feja e vërtetë 


të jetës nuk e harroi këtë çështje dhe madje, megjithëse ishte i pafuqishëm, 
doli në minber dhe tha: 

"Shokët e mi! Nëse pa dashje kam marrë mallin e ndonjërit prej jush , ja ku është 
malli im , le të vijë e ta marrë!.. Nëse i kam rënë dikujt në qafë, ja ku është kurrizi 
im, le të vijë e të më bjerë !.." 35 

Islami ështëfe e delikatesës dhe mirësjelljes 

Islami i mëson myslimanët të jetojnë duke menduar ditën e llogarisë dhe 
të mos i përdhosin të drejtat e të tjerëve. Resulullahu 5§f, e ka përkufizuar 
myslimanin e devotshëm me këto fjalë: 

"Mysliman është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit nuk dëmtohet askush..." 
(Buhari, Iman, 4-5) 

Me të vërtetë që një mysliman, gjatë gjithë edukimit islam dhe adhuri- 
meve, mëson të jetë "i padëmshëm". Në fund, arrin një gjendje të tillë, saqë 
askush nuk mendon se prej tij mund të vijë ndonjë dëm. Një besimtar i tillë, 
ngjall gjithmonë qetësi dhe siguri përreth vetes. 

I Dërguari i Allahu ;H, ka thënë: 

"Besimtari i ngjan bletës. Bleta ha gjithmonë gjëra të pastra, bën gjëra të pa- 
stra, qëndron në vende të pastra dhe për shkak se kur ulet në ndonjë vend, vepron 
me delikatesë, ajo nuk dëmton, nuk thyen e nuk prish asgjë. Ndërsa kur rrëzohet, 
nuk thyhet e nuk dëmtohet. " 36 

Bleta, është një krijesë jashtëzakonisht e aftë, specialiste, e zgjuar, e do- 
bishme dhe modeste. Madje, ajo punon edhe natën. Ajo e mbledh ushqimin 
e saj prej luleve dhe ha gjithmonë gjëra të pastra. Ajo është e bindur ndaj 
prijësve dhe dëmet e saj janë jashtëzakonisht minimale. Qëndron larg gjërave 
të pista dhe nuk e ha djersën e tjetrit. 

Edhe besimtari, ashtu si bleta, e fiton pasurinë në mënyrë hallall, ha ush- 
qime hallall dhe qëndron në vende të pastra nga gjynahet. Kudo që ndodhet, 
shpërndan mëshirë prej shpirtit të tij. Nuk cenon askënd dhe nuk cenohet 
prej askujt. Kur bën ndonjë gabim, e kupton menjëherë atë, e korrigjon veten 
dhe gjithmonë e ruan dinjitetin dhe maturinë. Ai është modest dhe punon 
gjithmonë për të mirën e të gjithëve. Po ashtu, ai qëndron larg shkujdesjes, 
ngatërresave, harameve dhe dëshirave të ulëta të egos. 

35. Shih. Ibn-i Sa'd, II, 255; Taberi, Tarih, III, 190 Ahmed, III, 400. 

36. Shih. Ahmed, II, 199; Hakim, 1,147; Bejhaki, Shuab, V, 58; Sujuti, Xhami, no: 8147. 

O- 





Çfarë është Islami? 


Një shoqëri, individët e së cilës janë si bleta, padyshim që mund të arrijë 
nivelin më të lartë të paqes dhe sigurisë. Resulullahu !§§, e ka deklaruar këtë 
që në vitet e para të Islamit: 

Habbab bin Ereti tregon: 

Një ditë, shkuam pranë Resulullahut §§. Ai kishte vendosur rrobën e tij 
poshtë kokës si jastëk dhe po pushonte nën hijen e Qabes. Duke iu ankuar 
prej torturave që na bënin idhujtarët, i thamë: 

"A nuk do të kërkoni ndihmë për ne? A nuk do t'i luteni Allahut për ne?" 

Resulullahu §§, u mërzit paksa dhe me fytyrë të skuqur u ngrit e tha: 

"Në popujt e mëparshëm, një besimtar kapej dhefutej në një gropë. Pastaj 
ia ndanin kokën më dysh me sharrë dhe ia krihnin mishin dhe kockën me krehër 
hekuri. Por të gjitha këto nuk mundnin ta kthenin atë ngafeja e vet. Betohem se 
Allahu patjetër do ta bëjë mbizotëruese këtëfe. Aq sa një kalorës i vetmuar do të 
udhëtojë nga San'a deri në Hadramaut 37 pa asnjë shqetësim efrikë tjetër përveç 
Allahut dhe sulmit të ndonjë ujku ndaj tufës (bagëtive) së tij. Por ju po nxitoheni 
(jeni të padurueshëm)!" (Buhari, Menakib, 25, Isti'zan 35, Menakibu'l Ensar 29; Ebu Daud, 
Xhihad, 97/2649) 

Njëherë tjetër, Resulullahu §§, i thotë Adij bin Hatimit, i cili ngurronte 
të bëhej mysliman: 

"Unë e di shkakun që të pengon të hysh në Islam. Ti mendon se: «atë (Islamin) 
e ndjekin vetëm të dobëtit dhe të pafuqishmit, të cilët arabët i shohin si të pavlerë». 
A e di Hiren?" Ai u përgjigj: 

"Nuk e kam parë, por e kam dëgjuar." Pejgamberi §§, tha: 

"Betohem nëAllahun, i Cili mban në dorë shpirtin tim, seAi do ta plotësojë këtë 
çështje! Aq sa një grua do të vijë e vetme prej Hires dhe do të bëjë tavaf shtëpinë e 
Allahut. Pastaj, do të hapen thesaret e Kisra bin Hurmuzit!" I habitur, Adij bin 
Hatimi pyeti: 

"Të Kisra bin Hurmuzit?" Ndërsa Pejgamberi ||§, tha: 

"Po të Kisra bin Hurmuzit!", pastaj vazhdoi duke thënë: 

"S'ka për të kaluar shumë dhe pasuria do të shtohet aq shumë, saqë askush 
nuk do ta prekë me dorë dhe nuk do të gjendet dikush që do të pranojë zekatin e 
pasurisë!" 


37. San'a dhe Hadramaut: Dy vende që ndodhen në Jemen 


O 






Islami, feja e vërtetë 


Më vonë, kur Adij bin Hatimi 4fe, e tregoi këtë ndodhi, tha: 

"Vallahi, unë kam parë një grua që erdhi e vetme nga Hira mbi devenë e 
saj pa u frikësuar nga asgjë dhe bëri haxh në Shtëpinë e Zotit! Vallahi edhe 
unë kam qenë bashkë me ata që kanë hapur thesaret e Kisras. Betohem në 
Allahun, i Cili ka në dorë shpirtin tim, se edhe e treta do të realizohet, sepse 
atë e ka thënë Resulullahu jH." 38 

Po, synimi i Islamit është të garantojë që njerëzit të jetojnë në një vend të 
qetë, ku të mos kenë frikë prej tjetërkujt përveç Allahut. Si rezultat i kësaj, 
vjen edhe mirëqenia materiale. Në periudhën e Khalifit Omer bin Abdula- 
zizit, për shkak se myslimanët nuk po gjenin të varfër për t'i dhënë zekatin, 
shkuan tek Khalifi dhe e pyetën se çfarë të bënin me zekatin. 39 

Islami ështëfe e tolerancës 

Pejgamberi $j§, u ka dhënë shumë njerëzve // eman"-e 40 me shkrim. Prof. 
Dr. Muhamed Hamidullah, në veprën e tij, të quajtur "Letrat diplomatike te 
Pejgamberit" , shprehet se në vende të ndryshme ka parë shumë kopje të 
"emanname"-ve që i përkisnin Pejgamberit i|§. Një nga këto, ka edhe një 
ndodhi shumë të bukur: 

Kur u çlirua Stambolli, nga mbretëritë përreth vinin delegacione për 
të uruar. Midis tyre ishte edhe Patriarku Ortodoks i Kudsit (Jeruzalemit) 
Athanasios, i cili kur doli përpara Sulltan Fatihut, i tregoi atij emannamen 
që kishte firmosur Pejgamberi $l§, me gishtin e tij dhe disa dorëshkrime të 
shkruara me shkrim "kufi" 41 , që kishin ngelur që nga koha e Omerit 4fe. Pas 
kësaj, i kërkoi sulltanit që vendet e adhurimit, të cilat ndodheshin në Kuds, 
të qëndronin ashtu siç kishin qenë më parë. Sulltan Fatihu aprovon po ato 
të drejta që u kishte dhënë Pejgamberi $j§ dhe lëshon një ferman me shkrim, 
në fund të të cilit gjendet një shënim: "E mallkoftë Allahu atë c\ë e anulon këtë 
urdhër të padishahut!" Sot, ky ferman gjendet në Arkivin Osman të Kryemi- 
nistrisë, i regjistruar si "Kilise Defteri (regjistri i kishës), no: 8" 42 . 

38. Shih. Buhari, Menakib, 25; Ahmed, IV, 257, 377-379; Ibn-i Hisham, IV, 246; Inb-i Kethir, Bidaje, 
V, 62. 

39. Shih. Bejhaki, Delailu'n-Nubuue, VI, 493; M.S. Ramadan Buti, Fikhu's-sire, fq.434. 

40. Eman / Emanname: Një dokument i lëshuar në vendet Islame, i cili garanton jetën dhe pasurinë 
e atij që e posedon. 

41. Kufi: Një stil shkrimi me gërma arabe. 

42. Ziya DemirAvni Arslan, Osmanli'da Peygamber Sevgisi, Ankara 2009, s. 63; www.turkislamtarihi. 
nl/makaleler/kudus.php 





Çfarë është Islami? 


Në sajë të parimeve islame, shoqëria myslimane kishte arritur një nivel të 
tillë, saqë edhe komunitetet e tjera që jetonin në administrimin e tyre, qoftë 
të krishterët e qoftë hebrenjtë, jetonin në mirëqenie dhe ishin të kënaqur. 
Madje, ata nuk e dëshironin aspak administrimin e bashkëfetarëve të tyre 
dhe në shumë raste i kanë ftuar vetë myslimanët në vendet e tyre. 

Bernard Lewis thotë: 

"Osmanët i magjepsnin të krishterët. Toleranca osmane dhe mundësitë 
që njihte shteti i tyre, kishte tërhequr aty shumë njerëz që kërkonin të arrinin 
qetësinë. Fshatarët e shtypur shpresonin ndihmë prej armiqve të të zotëve të 
tyre. Madje, vetë Lutheri, në një vepër të tijën, të cilën e publikoi në 1541-in, i 
paralajmëron kështu të krishterët: «Në vend që të jetojnë nën administrimin 
e princërve, feudalëve dhe borgjezëve sypangopur si puna juaj, të varfërve 
mund t'u duket më mirë të jetojnë nën administrimin e turqve...» 43 " 

Islatni ështëfe mëshire 

Islami është një fe mëshire. Mëshira është një nga parimet më të rëndësi- 
shme të fesë islame. Aq sa Allahu i Madhëruar, pranë fjalës "Bismilah", që 
është edhe kryetitull në Librin e Tij, ka vendosur edhe dy emrat e Tij të bukur, 
Rrahman dhe Rrahim, të cilët shprehin mëshirën e Tij të gjerë. Menjëherë 
më pas, në ajetin e dytë të sures së parë, Fatiha, janë përsëritur të njëjtët 
emra. Më tutje, emri Rrahman është përdorur si fjala e parë e një sureje, e 
cila ka marrë po të njëjtin emër, Rrahman. Më konkretisht, aty urdhërohet: 
"Rrahmani ua mësoi Kuranin!", duke shprehur në këtë mënyrë faktin se 
Kurani Kerim i është ofruar njerëzimit si një mëshirë hyjnore. Gjithashtu, në 
suren Isra deklarohet qartë se Kurani është mëshirë dhe shërim. (isra, 82) 

Në të njëjtin kontekst, edhe në sure të tjera të Kuranit, butësia dhe më- 
shira përmenden dhe këshillohen me qindra herë. Nga ana tjetër, një nga 
virtytet më të larta që Allahu Teala i dhuroi Pejgamberit iH, është mëshira. 
Në mënyrë të veçantë, në sajë të deklaratës hyjnore: "Dhe Ne nuk të kemi 
dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët." (Enbija, 107), kjo cilësi 
e Resulullahut 5H, përbën një nivel aq të lartë, sa askush tjetër nuk mund ta 
arrijë. Një nga shembujt e mëshirës së tij të pashoqe është edhe ky: 

Ndërkohë që në betejën e Bedrit ushtritë kishin dalë përball njëra-tjetrës. 


43. Bernard Lewis, "The War and the Polities", In The Legacy oflslam, botimi i dytë, Oxford 1974, fq. 
156-209. 


o 






Islami, feja e vërtetë 


Resulullahu S§, u dërgoi idhujtarëve përfaqësues me qëllim për të bërë paqe. 
Në këtë kohë, në radhët e ushtrisë së armikut filloi kriza për ujë. Një grup 
prej idhujtarëve, midis të cilëve ishte edhe Hakim bin Hizami, erdhën për 
të pirë ujë në puset e myslimanëve. Kur myslimanët tentuan t'i pengonin, 
i Dërguari i Allahu 5§f, tha: 

"Lërini të pinë!" Pastaj ata erdhën dhe shuan etjen. (Ibn-i Hisham, n, 261) 

Pra, mund të themi se në Islam, fryti i parë përbëhet prej mëshirës. Të 
dashurit e Allahut, të cilët kanë bërë një jetë mbi këto parime, e kanë për- 
kufizuar devotshmërinë me këto dy shprehje të shkurtra: 

a) Ta'dhim li-emrillah. Pra, të tregosh respekt dhe nënshtrim në zbatimin 
e urdhrave të Allahut, 

b) Shefkat ala halkiilah. Pra të mëshirosh të gjitha krijesat për hir të 
Krijuesit. 

Islami është një fe mëshire. Ndërkohë që njerëzimi, i cili është rrokullisur 
në shumë gropa të gjynaheve dhe të shkujdesjes, e ka merituar shkatërrimin 
dhe humbjen për shkak të atyre që ka bërë, Allahu i Madhëruar i ka hapur 
gjithmonë krahët e mëshirës dhe faljes, duke dëshiruar t'i tërheqë robërit e 
Tij në atmosferën e lumturisë. Deklarata e Tij e qart ë:"Mëshira ime e tejkaloi 
zemërimin tim!" u , është treguesi më i bukur i kësaj të vërtete. 

Mund të themi me bindje se një shoqëri, e cila e jeton Islamin ashtu siç 
duhet, bëhet shoqëri e paqes dhe qetësisë. Njerëzit që jetojnë aty ndihen të 
sigurt në jetën e kësaj bote, por mund të shohin me shpresë edhe jetën e 
botës tjetër. I Dërguari i Allahut 5 §|, ka thënë: 

"Ai i cili është mysliman, të cilit i është dhënë furnizim i mjaftueshëm dhe është 
i kënaqur me mirësitë që i kafalur Allahu, ka arritur shpëtimin (e vërtetë)." (Muslim, 
Zekat, 125. Shih. Tirmidhi, Zuhd, 35/2348) 

b. Kafshët gjejnë qetësi 

Para se Muhammedi 5 §|, të dërgohej si Pejgamber, nuk u jepej vlerë as 
njerëzve të dobët e as grave. Pra, është e qartë se në një shoqëri të tillë, as 
kafshët nuk merreshin parasysh. Kafshët e mjera, edhe u shërbenin njerëzve, 
por edhe përjetonin një mijë e një vuajtje e tortura. Kur erdhi Profeti ?§1 edhe 
ato shpëtuan nga torturat e njerëzve. 

44. Shih. Buhari, Teuhid, 15, 22; Muslim, Teube, 14-16. 

o- 





Çfarë është Islami? 


Ebu Uakidi tregon: 

"Kur Resulullahu 5 §§, erdhi në Medinë, banorët e Medinës ia prisnin 
gungën devesë për së gjalli, ndërsa deleve u këpusnin ndonjë copë mishi 
nga kofshët dhe e hanin. Pejgamberi 5 §§, i cili e pa këtë gjë, tha: 

"Ajo që pritet prej kafshës, ndërkohë cfë ajo është ende gjallë, konsiderohet si 
Cofëtinë dhe nuk hahet. " (Tirmidhi, Sajd, 12/1480) 

Në këtë mënyrë, ai i shpëtoi këto kafshë prej torturave. Po ashtu, Resu- 
lullahu ?§§, e ka ndaluar rreptësishtë edhe përdorimin e kafshëve si tabelë 
qitjeje. 45 Në të njëjtën mënyrë e ka ndaluar edhe vrasjen e kafshëve vetëm 
për qejf dhe pa asnjë shkak. Në një hadith fisnik, thuhet: 

"Kush e vret një harabel pa shkak, veç për t'u argëtuar, ai harabel do t'i drejtohet 
Allahut duke vajtuar: «0 Zoti im! Filani më vrau pa asnjë shkak. Nuk më vrau për 
ndonjë arsye të dobishme»." (Nesai, Dahaja, 42) 

Islami urdhëron që të sillemi mëshirshëm me kafshët dhe të ruhemi prej 
veprimeve që i torturojnë ato. 

Një person tha: 

"O Resulullah! Kur ther ndonjë dele, më dhimbset dhe ndjej mëshirë për 
të." Pasi e dëgjoi, Resulullahu 2§§, tha dy herë rresht: 

"Edhe në qoftë dele, nëse e mëshiron një krijesë, edhe Allahu do të ketë mëshirë 
për ty." (Ahmed, III, 436; Hakim, IV, 257) 

Në një hadith tjetër, Resulullahu ?§§, ka thënë: 

"Kush e mëshiron një zog, ndërkohë që po e ther (qoftë edhe për ushqim), edhe 
Allahu do ta mëshirojë atë në Ditën e Kijametit." (Taberani, Kebir, vm, 234/7915; Bej- 
haki, Shuab, VIII, 482) 

Një ditë, i Dërguari i Allahut 5§§, shkoi në kopshtin e një prej ensarëve 
dhe atje pa një deve. Sapo deveja e pa Pejgamberin 5 §|, rënkoi dhe nga sytë 
e saj rrodhën lot. Resulullahu shkoi pranë devesë, e përkëdheli pas veshëve 
me butësi dhe deveja u qetësua. Pas kësaj, Pejgamberi ?§§, pyeti: 

"E kujt është kjo deve?" Një i ri medinas, u afrua dhe tha: 

"Kjo deve është e imja, o Resulullah!" Profeti ?§§, tha: 

"A nuk frikësohesh prej Allahut që tafali këtë deve? Ajo po më ankohet se e ke 
lënë të uritur dhe e ke lodhur shumë." (Ebu Daud, Xhihad, 44/2549) 


45. Shih. Buhari, Zebaih, 25. 


o 






Islami, feja e vërtetë 


Ndërsa Seuade bin Rebi na transmeton këtë shembull të mreku- 
llueshëm të mëshirës: 

"Shkova tek Pejgamberi dhe i kërkova diçka. Ai tha që të më jepeshin 
disa (3-10) deve. Pastaj më këshilloi: 

«Kur të kthehesh në shtëph i thuaj familjes që të kujdesen mirë për kafshët e 
t'i ushqejnë mirë atol Gjithashtu, urdhëroji ata të presin thonjtë, me qëllim që të 
mos i dëmtojnë gjinjtë e kafshëve kur t'i mjelin!»" (Ahmed, III, 484; Hejthemi, V, 168, 
259, VIII, 196) 

Njëherë tjetër, Resulullahu $|f, pa një person që po milte delet dhe i tha: 

"O filan! Kur të mjelësh kafshën , lër qumësht edhe për të voglin e saj!" (Hej- 
themi, VIII, 196) 

Një ditë, sahabiu Ebu Derda pa disa njerëz që i kishin ngarkuar 
jashtë mase devetë e tyre. Aq sa deveja nuk mund të ngrihej në këmbë prej 
ngarkesës së rëndë. Ebu Derda pasi hoqi ngarkesën e tepërt nga kurrizi 
i devesë dhe e ngriti në këmbë, u drejtua nga të zotët e tyre dhe u tha: 

"Nëse Allahu i Madhëruar do t'jua falë torturat që u bëni kafshëve, do 
t'ju mëshironte jashtë mase. Unë e kam dëgjuar Resulullahun $|f, të thotë: 

«Allahu Teala ju urdhëron të silleni mirë me këto kafshë pa gjuhë! Nëse kaloni 
në ndonjë tokë pjellore, lejoni kafshët të kullotin pak aty! Nëse kaloni në ndonjë 
vend të shkretë, shpejtoni dhe mos i torturoni kafshët duke humbur kohën nëpër 
këto vende!» (Ibn-i Haxher, Metalibu'l-Alije, IX, 346/1978) 

Si rezultat i këtyre porosive të Pejgamberit 5H, mirësjelljen dhe delika- 
tesën që as njerëzit nuk e kishin parë para Islamit, myslimanët e tregonin 
ndaj kafshëve. 

Një herë, Pejgamberi Hf, doli nga Medina i veshur me ihram 46 për të 
shkuar në Meke. Kur erdhi në vendin e quajtur Usaje, që ndodhej midis 
Ruejses dhe Arxhit, pa një drenushë (gazelë), e cila po flinte nën një hije. 
Për këtë arsye, Pejgamberi jH, e urdhëroi një prej sahabëve të qëndronte 
pranë drenushës, me qëllim që të mos trembej derisa të kalonin të gjithë. 
(Shih. Muuatta, Haxhxh, 79; Nesai, Haxhxh, 78) 

Një herë tjetër, kur Pejgamberi ?§f, së bashku me sahabët e tij po përparon- 
te drejt Mekës për ta çliruar atë, ndodhi diçka e pazakontë, që tregon qartë 


46. Ihram: Mbulesë e bardhë e përbërë prej dy copash të bardha dhe pa qepje, të cilën duhet ta 
veshin meshkujt myslimanë që bëjnë Haxh ose Umre. 





Çfarë është Islami? 


sjelljen e Pejgamberit $|f, ndaj kafshëve. Kjo sjellje ishte edhe një shprehje e 
mënyrës së shikimi të krijesave me syrin e Krijuesit: 

Kur Pejgamberi iH, doli për udhë prej Arxhit me ushtrinë e tij madhësh- 
tore prej dhjetë mijë vetash dhe po drejtohej për në Talub, në rrugë u duk 
një qen femër, e cila po ushqente me gji këlyshët e saj. Pejgamberi JH, thirri 
menjëherë Xhuajl bin Surakan dhe e vuri atë roje te kryet e qenit, duke 
e porositur të kujdesej që ushtria të mos i trembte ata. (shih. Uakidi, II, 804) 

Nga çfarë kuptuam deri tani, Allahu i Madhëruar nuk do që të shqetëso- 
het as edhe një milingonë e vogël. Kjo shprehet qartë edhe në Kuranin Fisnik, 
kur ushtria madhështore e Sulejmanit SSSl, u tregua shumë e kujdesshme 
nga frika se mos i shkelte milingonat pa i vënë re. (shih. Neml, 18) 

Një shembull të bukur të këtij kujdesi e ka shfaqur edhe i nderuari Ba- 
jezid Bistami. Njëherë, kur po kthehej nga Meka, ndaloi në Hemedan, ku 
bleu farë të zezë (Nigella). Kur arriti në vendlindjen e tij, në Bistam, vuri re 
se brenda farës së zezë që kishte blerë, ndodheshin disa milingona. 

"I paskam ndarë prej atdheut këto milingona!", tha ai dhe shkoi përsëri 
në Hemedan, duke i lënë ato atje ku i mori. (Feriduddin Attar, Tezkiretu'l-Eulija, 
1,176) 

Myslimanët kanë themeluar edhe vakëfe për kafshët. Në këtë mënyrë, 
ata kanë ushqyer kafshët e uritura, kanë kuruar ato të sëmurat dhe kanë 
strehuar shpendët që nuk kanë mundur të emigrojnë. Pikërisht ky është 
edhe shkaku që të huajt, të cilët vinin si turistë në shtetin Osman, tregojnë 
se macet dhe qentë që ndodheshin në lagjet e myslimanëve, u vinin njerëzve 
përqark, ndërsa në lagjet e tjera iknin me të katra sa shikonin një njeri. 

Me pak fjalë, Islami ka sjellë edhe të drejta për kafshët. Në periudhën e in- 
jorancës, njerëzit e kishin harruar se edhe kafshët kanë të drejta dhe se duhet 
sjellë mirë me to. Madje, ata as që mund ta mendonin se po t'i mëshironin 
kafshët, mund të fitonin edhe sevape. Një ditë, Resulullahu 5§f, tha: 

"Kohë më parë, një njeri e kapi etja gjatë udhëtimit. Ai gjeti një pus, zbriti 
poshtë, piu ujë dhe dolijashtë. Por ç'të shihte! Një qen po merrtefrymë me gjuhën 
e nxjerrë një pëllëmbë jashtë dhe prej etjes së madhe po lëpinte dheun e lagësht. 
Njeriun e breu ndërgjegjja dhe tha me vete: 

«Këtë qen e paska marrë etja njësoj si mua!» Pastaj zbriti menjëherë në pus, 
e mbushi këpucën me ujë dhe duke e mbajtur me gojë u ngjit lart dhe i shoi etjen 
qenit. Allahu i Madhëruar u kënaq prej veprimit të tij dhe iafali gjynahet." 


© 




Islami, feja e vërtetë 


Sahabët, me habi të madhe pyetën: 

"O i Dërguar i Allahut! A do të kemi sevape edhe prej kafshëve?" 

Resulullahu iHl, u përgjigj: 

"Për çdo gjallesë ka sevape. " (Buhari, Shurb, 9) 

c. Bimët gjejnë qetësi 

Çarja e farave, çelja e filizave dhe shndërrimi i tyre në pemë madhështore, 
çelja dhe rritja e bimëve me ngjyra të panumërta, të frutave, zarzavateve dhe 
luleve, është një fenomen madhështor mbi të cilin duhet ndalur e medituar 
thellë. Një mendje që mediton rreth këtyre, më në fund do ta arrijë Allahun 
Teala, i Cili ka krijuar çdo gjë në formën më të bukur e do të zhytet me kë- 
naqësi në cilësitë e Tij të bukura, si Madhështia, Fuqia, Mëshira dhe Bukuria. 
Pra edhe myslimanët i konsiderojnë si amanete hyjnore të gjitha gjallesat 
dhe bimët, të cilat janë shfaqjet e artit më të jashtëzakonshëm të Allahut të 
Madhëruar. Ata nuk i këpusin pa shkak dhe nuk i shpërdorojnë ato. 

Islami, për besimtarët që kanë hyrë në ihram dhe ndodhen në Mekke 
apo në zonat e " haremit " 47 , i ka ndaluar disa veprime, si prerjen e pemëve, 
këputjen e barërave, gjuetinë, madje edhe t'i tregosh gjahun gjuetarit etj., 
duke vendosur edhe dënime të ndryshme për ata që i shkelin këto ndalesa. 
Në këtë mënyrë, Islami ka dëshiruar që me kalimin e kohës, besimtarët të 
mos bëjnë as gjynahet më të vogla dhe të shndërrohen në kuptimin e plotë 
të fjalës, në njerëz "të padëmshëm", duke mos cenuar asnjë gjallesë. 

Resulullahu JH, përveç Mekës, ka shpallur si harem edhe zonat e Me- 
dinës dhe Taifit, duke ndaluar që aty të priten pemë, të prishen vendet e 
gjelbëruara dhe të bëhet gjueti 48 . Ai është shprehur kështu: 

"Është e ndaluar të gjuhen me shkop ose të priten pemët që ndodhen brenda 
korijes së Resulullahut. Mirëpo , nëse është e domosdoshme , degët e tyre mund të 
shkunden lehtë dhe butësisht , me qëllim që të hanë kafshët. " (Ebu Daud, Haxh, 95- 
96/2039) 

Një herë tjetër, në lidhje me kullotat e fisit Benu Haris, ka thënë: 


47. Harem: Vjen nga rrënja " haram", e cila do të thotë e ndaluar. Si fjalë, nënkupton një hapësirë të 
shenjtë dhe përdoret për të treguar vendet apo zonat ku është e ndaluar të bëhen disa veprime 
apo të hyjnë disa lloj personash. 

48. Shih. Ebu Daud, Menasik, 96; M. Hamidullah, Islam Peygamberi, I, 500; a.mlf., Vesaik, Bejrut, 
1969, fq. 236-238, 240. 





Çfarë është Islami? 


"Kush pret një pemë këtu , të mbjellë patjetër një pemë tjetër në vend të saj!" 49 

Ndërsa gjyshi i Ebu Du'shum Xhuhenit tregon: 


"Resulullahu $|f, pa një beduin që po mundohej të shtinte gjethet e një 
peme për t'ua dhënë kafshëve të veta, duke i gjuajtur degët e saj me një 
shkop. Në atë moment, u thotë atyre që kishte pranë: 

«Ma sillni këtu atë beduin, por silluni butë dhe mos efrikësoni!» Kur beduini 
iu afrua, ai i tha: 

«0 beduin! Shkundi degët me butësi dhe ëmbëlsi dhejo duke i thyer!» 

Edhe tani më duket sikur po i shoh gjethet në kokën e beduinit." (Ibnu'l- 
Esir, Usdu'l- Gabe, VI, 351) 


Resulullahu 5f§, ndërkohë që nga një anë mundohej të ruante bimët 
ekzistuese, nga ana tjetër nxiste për gjelbërimin e mjedisit. Një herë, ai ka 
thënë: 

"Nëse është duke u bërë Kijameti dhe ndonjëri prejjush ka ndonjëfidan në dorë, 
le ta mbjellë atë menjëherë pa u bërë ende Kijameti!" (Ahmed, III, 191,183) 

Sa përgëzimi i bukur është ky hadith fisnik në lidhje me ata që mbjellin 
pemë: 

"Çfarëdo lloj peme dhe bime të mbjellë një mysliman, ajo c\ë hahet, c\ë vidhet, 
atë c\ë hanë kafshët e egra apo zogjtë dhe ajo që mund të presë dikush prej atyre 
(pemëve), janë të gjitha sadaka për të." (Muslim, Musakat, 7) 

Një nga sahabët më të shquar, Ebu Derda 4fe po mbillte pemë në Da- 
mask. Pranë tij erdhi një njeri, që i habitur tha: 

"A po merresh me mbjelljen e pemëve edhe pse je një nga shokët më të 
afërt të Pejgamberit?" Ebu Derda 4§b, iu përgjigj: 



"Prit, mos më paragjyko kështu! Unë e kam dëgjuar Resulullahun 


të thotë: 


«Nëse dikush mbjell një pemë dhe prej frutave të asaj peme ha një njeri ose një 
prej krijesave të Allahut, kjo do të jetë sadaka për atë që e ka mbjell atë pemë!»" 
(Ahmed, VI, 444. Shih. Muslim, Musakat, 7) 

Myslimanët edhe kur lëviznin me ushtritë e tyre të mëdha, mundoheshin 
të mos dëmtonin bimët dhe pemët. Khalifi Ebu Bekër 4të>, e porositi ushtrinë 
e tij që po përgatitej për fushatë, me këto fjalë: 


49. Shih. Belazuri, Futuhu'l-buldan, s. 17; Ibrahim Canan, Islam ve Çevre Sagligi, Istanbul 1987, s. 





Islami, feja e vërtetë 


"Mos u bëni tradhtarë, mos tradhtoni (fshihni) plaçkën e luftës, mos 
bëni padrejtësi, mos masakroni (mos torturoni duke prerë veshë, hundë apo 
gjymtyrë të tjera); mos vrisni fëmijët, të moshuarit dhe gratë! Mos i shkulni 
pemët e hurmave me rrënjë dhe mos i digjni, mos prisni pemët frutore! 
Mos vrisni dhentë, lopët dhe devetë, përveç atyre që i prisni për të ngrënë! 
Nëse do të përballeni me njerëz që janë mbyllur në manastire dhe kryejnë 
adhurime, i lini ata të qetë në adhurimin e tyre..." 50 

Çdo gjë që ekziston në gjithësi, është në një përmendje të vazhdueshme 
të Allahut të Madhëruar. Ndërsa njerëzit dhe xhindët janë ata që tregohen 
më të shkujdesur në lidhje me këtë çështje. Prandaj, myslimanët duhet ta 
shohin çdo send me këtë vetëdije. Po ashtu edhe nxënësit dhe fëmijët e tyre, 
me këtë vetëdije duhet t'i edukojnë. 

ç. Krijesat pajetë gjejnë qetësi 

Njerëzit që marrin edukatën islame, mësojnë të sillen mirë edhe me gjë- 
rat pa jetë. Edhe krijesat pa jetë e përmendin Allahun e Madhëruar jashtë 
perceptimit tonë dhe përmbajnë një mijë e një urtësi. Allahu i Madhëruar 
urdhëron: 

"Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe 
nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar. Por ju (o njerëz) 
nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ato. Ai, me të vërtetë është i Butë dhe 
Talës." (Isra, 44) 

Kur njeriu sillet me egoizëm, vetëm për interesat personale dhe papërgje- 
gjësi, ashtu si gjallesat e tjera edhe krijesat pa jetë ndihen të shqetësuara. Një 
ditë, pranë Pejgamberit $|f, kaloi një xhenaze 51 (kortezh mortor) dhe ai tha: 

"Ka arritur qetësinë ose kanë shpëtuar prej tij!" Sahabët pyetën të habitur: 

"O i Dërguar i Allahut! Çfarë deshët të thoshit me shprehjen: «Ka arritur 
qetësinë ose kanë shpëtuar prej tij!»? Resulullahu it, u përgjigj: 

"Kur vdes një roh besimtar; ai qetësohet prej lodhjes dhe vështirësive të kësaj 
bote dhe arrin mëshirën e Allahut. Ndërsa, kur vdes një gjynahqar, njerëzit e tjerë, 
qytetet, pemët, dhe kafshët shpëtojnë prej tij dhe gjejnë qetësi." (Buhari, Rikak, 42; 
Nesai, Xhenaiz, 48; Ahmed, V, 296, 302, 304) 

Nga kjo kuptojmë se vendi mbi të cilin jetojmë, shqetësohet prej disa 


50. Shih. Bejhaki, Sunenu'l-Kubra, IX, 85; Ali Muttaki, Kenz, nr: 30268; Ibnu'l-Esir, Kamil, II, 196. 

51. Xhenaze: Njeri i vdekur që nuk është varrosur ende. 


© 






Çfarë është Islami? 


njerëzve dhe gjen qetësi prej besimtarëve që kryejnë vepra të mira. Kjo, 
sepse kur myslimanët jetojnë sipas dëshirës së Allahut, arrihet një unitet 
harmonik me gjithçka. 

Abdullah bin Mes'udi transmeton: 

"Një mal, duke e thirrur në emër një mal tjetër, e pyet: 

«0 filan, a të ka ardhur sot ndonjë njeri që e përmend Allahun Teala?» 

Nëse i thotë: «Po, ka ardhur!», ai gëzohet shumë. 

Aun bin Abdullah, i cili e ka transmetuar këtë ndodhi prej Ibn-i Mes'udit 

shton: 

"Malet nuk dëgjojnë vetëm gënjeshtrat dhe fjalët e këqija, por edhe ato 
të mirat. Ata i dëgjojnë fjalët e mira dhe të bukura, më mirë dhe me më 
shumë dëshirë. Në një ajet fisnik, na bëhet e ditur se malet i dëgjojnë fjalët 
e këqija: 

"Ata thonë: 'I Gjithëmëshirshmi ka një bir". Keni thënë diçka vërtet 
të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s'çahet 
e malet sa s'rrëzohen të thërrmuar, ngaqë ata i veshin një bir të Gjithë- 
mëshirshmit. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të 
ketë një bir. S'ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë 
si rob para të Gjithëmëshirshmit." (Merjem, 88-93) (Bejhaki, Shuab, 1,453; Taberani, 
Kebir, IX, 103) 

Kjo do të thotë se gjynahet që bëjnë njerëzit, e shqetësojnë kohën dhe ha- 
pësirën. Përkundër kësaj, veprat e mira, adhurimet dhe përmendja e Allahut 
që bëjnë besimtarët, e gëzojnë dhe e lumturojnë kohën dhe hapësirën. 

I Dërguari i Allahut ?§§, solli dashurinë në këtë botë. Ai u mësoi njerëzve 
të duan edhe krijesat e pajeta, si malet dhe gurët. Një ditë, Pejgamberi ?§§, tha: 

"Uhudi 52 na do ne dhe ne e duam Uhudin ." (Buhari, Xhihad, 71) 

Nga këto fjalë, duket sikur Pejgamberi ?§§, e konsideron malin e Uhudit 
si të gjallë, prandaj dhe i afrohet atij me dashuri. Përkrah kësaj, edhe malet 
apo gurët e tjerë e duan atë. Njëherë, Pejgamberi ?§§, ka thënë: 

"Njoh një gur që ndodhet në Mekë , i cili më jepte selam (përshëndeste), edhe 
para se të bëhesha Pejgamber. Unë edhe tani e njoh atë gur ." (Muslim, Fedail. 2) 

Ky është një gur i lartë, i cili ndodhet në rrugë që në shekullin e 10-të 


52. Uhud: Një mal në afërsi të qyetit të Medinës. 






Islami, feja e vërtetë 


Hixhri, njihej si rruga Zukaku'l-Haxher ose Zukaku'l-Mirfak. 53 

Aliu 4fe, tregon: 

''lsha në Mekë me Resulullahun ||§. Së bashku shkuam në disa vende të 
Mekës dhe kaluam midis maleve dhe pemëve. Të gjithë malet dhe pemët që 
e panë Pejgamberin JH, thoshin: «-Selamu alejke ja Resulullah!»" (Tirmidhi, 
Menakib, 6/3626) 

Në të njëjtën mënyrë, edhe trungu i hurmës që gjendej në Xhaminë e 
Pejgamberit, në Medinë, ku ai mbështetej e mbante hutbe/ligjërata, e ndjente 
veten shumë fatlum. Ai kënaqej shumë kur Pejgamberi gjendej pranë tij 
dhe përmendte Allahun. Kur u bë një minber 54 dhe Pejgamberi JH, filloi t'i 
mbajë hutbet mbi të, trungu i hurmës nuk mundi ta përballonte këtë ndarje, 
edhe pse Resulullahu JH, riuk ishte larguar shumë, e ai ia dëgjonte përsëri 
zërin dhe e shihte... Mirëpo trungu i hurmës dëshironte të ishte shumë pranë 
tij. Për këtë arsye, ai filloi të rënkonte në një mënyrë që të gjithë arritën ta 
dëgjojnë. Resulullahu 5§f, zbriti nga minberi dhe kur e përkëdheli, trungu 
e preu rënkimin dhe u qetësua. Pejgamberi 5§f, tha: 

"Ai po qante, sepse mbeti larg nga përmendja e Allahut që bëhej pranë tij!" 55 

Resulullahu i§, nuk e pëlqente aspak të flitej keq apo të shahej ndonjë 
krijesë, qoftë e gjallë apo e pajetë. Por këshillonte gjithmonë që prej Allahut 
të kërkohej mirësia e tyre dhe mbrojtja e tyre prej së keqes. Ai urdhëronte 
rreptësisht që të gjitha krijesat të përdoren në rrugë të drejtë dhe të mos 
përdoren si mjet për të keqen. Në disa hadithe finike, thuhet: 

"Mosflisni keq për natën , ditën, diellin, hënën apo erën! Ato, për disa njerëz 
janë mëshirë, e për disa të tjerëjanë mjet dënimi." (Hejthemi, VIII, 71) 

"Mosflisni keq për këtë botë! Ajo, për besimtarin është një mjet i mirë udhëtimi. 
Duke udhëtuar mbi të, arrin mirësi dhe shpëton nga të këqijat." (Sujuti, XhamiuT- 
ehadis, nr:16459) 

"Mosflisni keq për erën! Nëse përballeni me diçka që nukju pëlqen, thoni: «0 
Allah! Na jep të mirën e atyre që do të sjellë dhe me të cilat është urdhëruar kjo 
erë! Strehohemi tek Ti prej së keqes që do të sjellë dhe me të cilën është urdhëruar 
kjo erë!»" (Tirmidhi, Fiten, 65/2252) 

53. Shih. Ibn-i Haxher Hejtemi, XhevheruT-munazzam fi zijaratiT-kabriT-mukerrem, Bejrut 1427, 

fq. 155; Halebi, Siret, I, 486. 

54. Minber: Vend i lartë me shkallë, ku imami mban ligjëratat. 

55. Shih. Buhari, Menakib, 25, Xhuma, 26; Tirmidhi, Xhum'a 10, Menakib 6; Nesai, Xhum'a, 17; 

Ibn-i Maxhe, Ikame, 199; Darimi, Mukaddime 6, Salat 202; Ahmed, I, 249, 267, 300, 315, 363. 








Çfarë është Islami? 


Ebu Derda 4fe, ka thënë: 

"Nëse dikush e mallkon botën, ajo i thotë: 

«Allahu e mallkoftë atë që është më kryeneç ndaj Tij prej nesh!» " (Bejhaki, Shuab, 
IV, 302/5187; Hakim, IV, 348/7870) 

Ndërsa Xhabir bin Sulejmi 4fe, ka thënë: 

"Kam parë një person, mendimin e të cilit e kërkonin shumë njerëz; ata 
pranonin çdo gjë që thoshte ai dhe i zbatonin ato. 

«Kush është ky njeri?»- pyeta unë. 

«Është i Dërguari i Allahut»- thanë. Unë i thashë dy herë: 

«Alejke's-Selamu ja Resulullah / Mbi ty qoftë paqja, o i Dërguar i Allahut!» 
Ndërsa Resulullahu jH, tha: 

«Mos thuaj Alejke's-Selam!; Ky është selami që u jepet të vdekurve. Por thuaj: 
selamu Alejke / Paqja qoftë mbi ty!» Pastaj e pyeta: 

«1 Dërguari i Allahut je ti?» Pejgamberi ?§§, u përgjigj: 

«Unëjam i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin. I Atij (Allahu), që kur 
ke një vështirësi dhe i lutesh, ta largon atë, kur të godet zia (e bukës) dhe i lutesh, 
të jep prodhim, kur të humbet deveja në shkretëtirë dhe i lutesh, ta kthen përsëri 
atë!» Pas këtyre fjalëve, thashë: 

«Do të dëshiroja të më këshillonit!» Ndërsa Resulullahu 'H, tha: 

«Mos ifol keq askujt!» 

Kështu që edhe unë, prej asaj dite nuk i thashë asnjë fjalë të keqe askujt, 
qoftë i lirë apo skllav dhe asnjë kafshe, qoftë deve apo dele. 

Pastaj, ai vazhdoi me këshillat e tij: 

«Asnjë të mirë mos e konsidero të vogël dhefol duke buzëqeshur me vëllain tënd, 
sepse edhe kjo është një mirësi... Rrobën mos e zgjat, aq sa të zvarritet nëpër tokë, 
sepse kjo tregon mendjemadhësi dhe vetëpëlqim; Allahu nuk i do ata që mburren 
dhe u pëlqen vetja. Nëse dikush të thotë njëfjalë të keqe ose të përqesh për shkak të 
diçkaje që ka parë tek ti, ti mos e përqesh atë njeri, për shkak të diçkaje që di në lidhje 
me të! Gjynahu i sjelljes Së tij i takon atij.»" (Ebu Daud, Libas, 25; Hejthemi, VIII, 72) 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë 
dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: «Paqe qoftë!»" 

(Furkan, 63) 


"Mjerë për çdo përqeshës e shpifës!" (Humeze, l) 


o 




Islami, feja e vërtetë 


Llukman Hakimi ishte një njeri lëkurëzi. Një person e përqeshi duke i 
thënë: 

"Sa fytyrë të shpifur që ke, o Llukman!" 

Por Llukman Hakimi iu përgjigj në mënyrë shumë të urtë: 

"Me këto fjalë po përqesh ngjyrën apo Ngjyruesin?" (Ismail Hakki Bursevi, 
Ruhu'l-Bejan, Lokman, 12) 

Allahu ka krijuar çdo gjë dhe secila prej krijesave ka urtësitë e saj. Pra- 
ndaj, asgjë nuk duhet përçmuar. Ja pra, pikërisht në këtë mënyrë, Islami i 
fal qetësi çdo gjëje në gjithësi. Ata që kapen fort pas tij, gjejnë qetësi edhe 
për veten, por shpërndajnë qetësi edhe përreth tyre. Kur ata ndërrojnë jetë, 
së bashku me njerëzit pas tyre qajnë edhe qiejt me tokën. Ndërkohë që të 
gjallët hidhërohen për humbjen e një njeriu të mirë, banorët e varreve dhe 
melekët i presin ata me gëzim dhe lumturi të madhe. Njeriu që ka një jetë 
kaq të bukur në këtë botë, padyshim se jeta e përjetshme e tij do të jetë edhe 
më e bukur. 

Ndërsa ata që nuk e ndjekin Islamin, pra njerëzit që bëjnë një jetë indivi- 
dualiste sipas dëshirave të veta, ashtu siç e shqetësojnë botën dhe banorët 
e saj, shqetësojnë edhe fqinjët e varrit pasi të ndërrojnë jetë. Kur ata vdesin, 
do s'do, në mendjen e njerëzve vijnë këto fjalë të poetit: 

As vet s'gjeti rehat, as botën s'e la të qetë, 

Theu qafën, iku nga kjo botë, 
banori i varrit durim le të ketël 

O Zot! Na e bëj të mundur ta kuptojmë Islamin dhe ta zbatojmë atë në 
mënyrën më të bukur në jetën tonë, me qëllim që të arrijmë shpëtimin në 
të dyja botët; që nga dora dhe gjuha jonë të mos cenohet asnjë krijesë; të 
bëjmë një jetë të qetë, pa cenuar askënd dhe pa u cenuar nga askush; dhe 
që të gjitha gjymtyrët e mirësitë që na i ke falur, t'i përdorim gjithmonë 
në rrugë të drejtë! 

Amin!.. 


© 




Çfarë është Islami? 


4. Islami të siguron shpëtimin 
në botën e përjetshme 

Nëse shohim të shkuarën e njeriut, vëmë re se ai fillon prej një qelize 
mashkullore të babait e cila vendoset në mitrën e nënës. Aty ai fillon një jetë 
të veçantë. Jeton brenda një qeseje me ujë dhe ushqehet me gjakun që merr 
nga nëna. Pas një farë kohe, detyrohet ta braktisë jetën në të cilën ndodhet 
dhe i hap sytë në një botë tjetër, pra në këtë botë. Jeta e re ka kushte që 
ndryshojnë shumë prej atyre të jetës së mëparshme. Tashmë, nuk është e 
mundur të jetojë në ujë ose të ushqehet si më parë. 

Po ashtu, kur ai të vdesë, do të kalojë përsëri në një botë tjetër. Edhe 
kushtet e asaj bote do të jenë të ndryshme prej kësaj në të cilën gjendemi. 
Se si do të jetë ajo jetë dhe se çfarë duhet të përgatisim për atje, Allahu i 
Madhëruar na e ka bërë të ditur me anë të pejgamberëve të Tij. Njerëzit janë 
të aftë t'i kuptojnë këto njohuri, në sajë të vëzhgimeve që bëjnë në këtë botë. 
Prandaj, kur të kalojë në atë botë, njeriu do të mund t'i kuptojë vetë shumë 
gjëra. Kjo gjendje ngjan me atë të fëmijës që ndodhet në barkun e nënës, i 
cili i ka të kufizuara njohuritë në lidhje me botën jashtë tij. 

Një gjë nuk duhet harruar kurrsesi; qefini, që është rroba e fundit e kësaj 
bote të përkohshme. Një ditë do t'i mbështjellë të gjithë, ndërsa vdekja do t'i 
vërë vulën e anulimit të gjitha marrëdhënieve të përkohshme, kënaqësive, 
bukurive dhe shkëlqimeve mashtruese!.. 

Sipas atyre që mësojmë prej Kuranit dhe haditheve fisnike, jeta e njeriut 
në varr do të jetë sipas jetës që ai ka bërë në këtë botë. Për ata që kanë bërë 
një jetë të bazuar në kënaqësinë e Allahut, varri do të jetë si një kopsht prej 
kopshteve të xhenetit. Ndërsa, për ata që e kanë kaluar jetën duke kundër- 
shtuar Allahun, varri do të jetë si një gropë, prej gropave të xhehenemit. 
(Shih. Tirmidhi, Kijamet, 26) 

Pas jetës së varrit, njeriu do të fillojë një jetë të tretë së bashku me llo- 
garinë, jetë e cila nuk do të ketë më fund. Edhe kjo jetë e përjetshme do të 
marrë formë sipas jetës që njeriu ka bërë në këtë botë. 

Atë ditë Allahu i Madhëruar do të nxjerrë një libër ku janë regjistruar të 
gjitha veprat që njeriu ka bërë në këtë botë dhe do të urdhërojë: 

"Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetes!" (Isra, 14) 

Atë ditë, kundër tij do të sillen edhe dëshmitarë të tjerë. Ja se si shprehet 
Kurani Fisnik në lidhje me këtë: 






Islami, feja e vërtetë 


"Paralajmëroji ata për Ditën, kur do të tubohen armiqtë e Allahut për 
në zjarr e do të shtyhen me radhë. Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre 
do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë. Ata 
do t'u thonë lëkurëve të veta: «Pse dëshmuat kundër nesh?" e ato do të 
përgjigjen: "Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë 
(edhe neve) që të fiasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të 
ktheheni»." (Fussilet, 19-21. Shih.Nur, 24; Ja-Sin, 65) 

"Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj, sepse Zoti yt e ka frymëzuar 
atë." (Zelzele, 4-5) 

Atë ditë, të gjithë njerëzit do të pendohen. Ata që jetuan dhe ndërruan 
jetë si myslimanë, do të hidhërohen se përse nuk bënë më tepër vepra të 
mira. Ndërsa gjynahqarët dhe ata që jetuan si jobesimtarë, do të hidhërohen 
dhe drithërohen nga një ndjenjë e fortë pendimi se përse nuk besuan dhe 
nuk i braktisën gjynahet. 56 Ata që bien në xhehenem, duke vajtuar në një 
mënyrë të frikshme, shprehen: 

"O Zot! Na shpëto prej këtij dënimi dhe na dërgo përsëri në botën (e 
mëparshme), që të braktisim punët tona të këqija që kemi bërë deri tani dhe 
të bëjmë gjithmonë punët e mira që dëshiron Ti!" 

Mirëpo, Allahu i Madhëruar u përgjigjet: 

"...Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte 
të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi! Andaj, 
shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!" (Fatir, 37) 

Në këtë ditë kaq të vështirë, ndihmësi më i madh i njeriut është Islami. 
Pra, besimi dhe punët e mira, me të cilat na udhëzoi Allahu dhe Profeti 5§f. 
Në atë ditë të vështirë, kur bota e sprovave ka mbaruar, njerëzit japin llogari 
dhe fillojnë të shohin shpërblimin apo dënimin, Islami do t'i shpëtojë ata që 
i janë dorëzuar atij. Pra, ashtu si në jetën e kësaj bote, edhe në jetën e për- 
jetshme, Islami është e vetmja fe që do t'i çojë njerëzit në shpëtim. Allahu i 
Madhëruar, urdhëron: 

"Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami..." (A1 Imran, 19) 

"Kush kërkon tjetërfe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën 
tjetër do të jetë i huntbur." (Al imran, 85) 

Një ditë, hebrenjtë i thanë Omerit 4fe: 

"O Prijësi i besimtarëve! Në librin tuaj gjendet një ajet, të cilën ju e lexoni 


56. Shih. Tirmidhi, Zuhd, 59/2403 

®- 






Çfarë është Islami? 


dhe nëse ky ajet do të na ishte zbritur ne hebrenjve, atë ditë do ta shpallnim 
ditë feste!" Omeri pyeti: 

"Cili ajet?" Ndërsa ata përmendën këtë ajet fisnik: 

"...Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova mirësinë Time ndaj jush dhe 
zgjodha që Islami të jetë feja juaj..." (Maide, 3) 

Pastaj Omeri 4fe, u dha këtë përgjigje: 

"Ne e dimë edhe momentin edhe vendin ku i është zbritur ky ajet Pejga- 
mberit . Kur u zbrit ky ajet, Resulullahu <$§, qëndronte në këmbë në Arafat 
dhe ishte ditë e Xhuma." (Buhari, Iman, 33; Megazi, 77; Tefsir, 5/2; Muslim, Tefsir, 3-5) 

Për myslimanët, edhe dita e Arefesë, edhe dita e xhumasë, janë ditë 
festash. 

Në bazë të këtyre ajeteve fisnike, që prej ditës që Muhamedi J§§, u dërgua 
si pejgamber, e vetmja fe që Allahu i Madhëruar ka pranuar prej njerëzve 
është Islami. Përveç saj nuk do të pranohet kurrë asnjë fe dhe besim tjetër. 
Kjo, sepse periudha e pejgamberëve të mëparshëm përfundoi dhe filloi 
periudha e Pejgamberit Muhamed ?§§. Vetë i Dërguari i Allahut shprehet 
kështu në lidhje me këtë çështje: 

"Betohem ne ate Qenie Madhështore, i Cili mban në dorën e Tij shpirtin e Mu- 
hamedit, se cilido prej këtij umeti -qoftë hebre apo i krishterë- që më dëgjon mua 
dhe vdes pa i besuar këto që më janë shpallur, do të jetë patjetër prej banorëve të 
xhehenemit ." (Muslim, Iman, 240) 

"Dëshmoj se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se unëjam i Dërguari i Tij. 
Kush e takon Allahun pa rënë në dyshim ndaj këtyre dy çështjeve, do të hyjë në 
xhenet." (Muslim, Iman, 44) 

Zemrat qetësohen duke përmendur Allahun 

Përveç anës materiale, njeriu ka edhe anën shpirtërore. Për fat të keq, sot 
shumica e njerëzve përpiqet të sigurojë vetëm nevojat materiale. Mirëpo, 
trupi i njeriut është i vdekshëm, kurse shpirti i tij i përjetshëm. Kur njerëzit 
neglizhojnë në plotësimin e nevojave të shpirtit, i cili është i përjetshëm, 
pësojnë kriza psikologjike dhe depresion. Për të shpëtuar shpirtin e njeriut 
nga këto vështirësi dhe për ta çuar atë në lumturinë e përjetshme, ka vetëm 
një rrugë; dhe kjo rrugë është të kapesh fort pas besimit Islam dhe adhuri- 
meve. Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"...Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!" (Ra d, 28) 


o 




Islami, feja e vërtetë 


Shumica e sëmundjeve në ditët tona janë kriza shpirtërore dhe strese. 
Aq sa këto sëmundje i kanë kaluar shumëfish më tepër sëmundjet trupore. 
Mirëpo, nëse shohim në kohën e Pejgamberi 5§|, është e pamundur të gjejmë 
një mysliman me krizë shpirtërore. Kjo, sepse ata jetonin me dashurinë dhe 
pasionin e frymëzimit të Kuranit Fisnik dhe Sunetit Pejgamberik. Dhe kjo e 
kënaqte zemrën dhe botën e tyre shpirtërore. Allahu i Madhëruar na e bën 
të qartë se Kuranin Fisnik e ka zbritur si "Shërim" dhe "Mëshirë" 57 . 

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na e bën të qartë se edhe "Mëshirën 
hyjnore" do t'ua falë atyre që ndjekin Kuranin Fisnik dhe të Dërguarin e 
Tijlt: 

"...mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t'ua jap atyre që ruhen nga 
gjynahet e japin zekatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona dhe atyre 
që ndjekin të Dërguarin Tonë, Pejgamberin që nuk di shkrim e lexim, të 
cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. 
Ai do t'i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t'i ndalojë nga të 
këqijat; do t'ua lejojë të mirat e do t'ua ndalojë të këqijat, duke i liruar 
nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta 
besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur 
me të, pikërisht ata janë të fituarit." (A'raf, 156-157) 

Morali hyjnor, që i solli njerëzimit Pejgamberi ?§f dhe ndikimi i edukimit 
të jashtëm e të brendshëm, ishte një eliksir i tillë, saqë një shoqëri injorante, 
e cila më parë ishte gjysmë e egër dhe nuk ia kishte haberin qytetërimit, 
brenda një kohe të shkurtër, nën identitetin "sahabë" u shndërrua në një 
qytetërim virtytesh të jashtëzakonshëm, të cilin historia njerëzore e sheh 
ende me zili. Njerëzit injorantë dhe kriminelë u kulturuan; njerëzit e egër 
u civilizuan; njerëzit me karakter të ulët dhe gjynahqar, fituan karakter të 
lartë dhe u bënë të devotshëm. Pra, u bënë njerëz të mrekullueshëm që 
jetonin ndërmjet dashurisë dhe frikës ndaj Allahut, njerëz të sinqertë dhe 
me zemër të butë. 

Mendoni dikë me natyrë të egër, të cilit i ishte ngurtësuar zemra aq 
shumë, saqë e shkëpuste vajzën e vogël prej zemrës së nënës së saj, duke 
shkaktuar një mijë e një vuajtje dhe e varroste të gjallë në dhë... Një njeri aq 
tiran, saqë e konsideronte skllavin e tij si një mall të thjeshtë dhe e torturonte 
atë me mënyrat më çnjerëzore!.. 

57. Shih. Kuran: Isra, 82. 

O- 







Çfarë është Islami? 


Mirëpo, këta njerëz të egër e injorantë, pasi hynë në Islam dhe gjetën 
udhëzimin, duke u thelluar në dije, moral, edukatë dhe ndërgjegje, formuan 
një qytetërim virtytesh të mrekullueshëm. Këta njerëz, të cilët në periudhën 
e injorancës kishin kapur fundin në aspektin njerëzor e civil, kur filluan të 
jetojnë me parimet dhe moralin islam, arritën një nivel aq të lartë, sa ç'është 
për tokën maja e Everestit. 

Me sa kuptuam prej gjithë këtyre, individët dhe shoqëritë që përfitojnë 
nga shërimi dhe mëshira e Kuranit Fisnik, ashtu siç arrijnë lumturinë në 
këtë botë, do të arrijnë edhe lumturinë e përjetshme në botën tjetër. Ndërsa 
shpirtrat që qëndrojnë larg Besimit dhe Islamit, ashtu siç nuk do të jenë të 
qetë në këtë botë, do të përballen me hidhërim dhe vuajtje të shumta edhe 
pas vdekjes. 


o 





Pjesa II 


KUSHTET 
E BESIMIT 


Allahu i Madhëruar e ka krijuar natyrën njerëzore të atillë, që 
vetëm me anë të besimit të mund të gjejë paqe. Për këtë arsye, njeriu 
që e tradhton natyrshmërinë e tij duke u zhytur në moçalin e mos- 
besimit ose të besimeve të gabuara, nuk mund të shpëtojë kurrë prej 
shqetësimeve në aspektin shpirtëror. Ai gjithmonë bart një ndjenjë 
pakënaqësie në zemrën e tij. I vetmi shpëtim prej kësaj gjendjeje, është 
të ndjekësh gjurmët e mirësisë më të madhe që na ka dhuruar Allahu 
i Madhëruar, pra të Resulullahut të gjesh jetë në atmosferën e një 
pranvere të lumtur muhamedane. Të ruajmë nderin dhe prestigjin e 
të qenit umeti i tij, tregon madhështinë e të qenit njeri. 



1. Kelime-i Teuhid 58 


Kelime-i Teuhid ose, siç njihet ndryshe, Kelime-i Shehadet, nënkupton 
shprehjen e pranimit dhe deklarimit, se “përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe 
se Muhamedi $§§, është rob dhe i Dërguari i Tij". Kjo shprehje shkruhet dhe 
shqiptohet në këtë mënyrë: 




[Esh-hedu en la ilahe il-lAllah, ue esh-hedu enne Muhammeden ab- 
duhu ue resuluh] 

''Dëshmoj se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është 
robi dhe i Dërguari i Tij." 

Një nga dijetarët më të mëdhenj të tabiinëve 59 , Sha'bi, thotë: 

Kur Adij bin Hatim erdhi në Kufe 60 , ne shkuam për ta vizituar së 
bashku me një grup juristësh të Kufes. Kur e takuam, e pyetëm: 

"A mund të na flasësh në lidhje me ato që ke dëgjuar prej Profetit 5§f?" 
Adiji tha: 

Kur shkova pranë Pejgamberit ?§f, ai më tha: 

"O Adij bin Hatim, bëhu mysliman dhe shpëto!" Unë e pyeta: 

"Çfarë është Islami?" I Dërguari i Allahut, u përgjigj: 

"Të dëshmosh , se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se unë jam i Dërguari i 
Tij; të besosh plotësisht në kaderlcaktim, me të mirat e të këqijat, me gëzimet dhe 
hidhërimet." (Ibni Maxhe, Mukaddime, 10) 


58. Teuhid: Besimi se Allahu është Një dhe i vetmi Zot, pa shok e pa ortakë. 

59. Tabiin: Gjenerata e dytë e myslimanëve. Ata që kanë parë sahabët e Pejgamberit $§. 

60. Kufe: Qytet në Irak. 


© 





Islami, feja e vërtetë 


Në një hadith tjetër, Resulullahu $H, i ka përkufizuar kështu kushtet e 
besimit: 

"Besim do të thotë të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, pejgamberët e 
Tij, ditën e gjykimit dhe kaderin/caktimin me të mirat dhe të këqijat. " (Buhari, Iman, 
37; Muslim, Iman, 1, 5; Tirmidhi, Iman, 4; Ebu Daud, Sunnet, 16; Ahmed, I, 97) 

Kelime-i Teuhid, shpreh distancimin prej çdo gjëje që të largon prej 
Allahut dhe ruajtjen e zemrës nga çdo lloj dashurie të tepruar ndaj krijesave 
përveç Krijuesit. Kelime-i Teuhid, pengon që egoja dhe ambicia të bëhen 
idhuj në zemrën e njeriut. Pra, në këtë mënyrë siguron largimin e zemrës 
prej të gjithë idhujve të jashtëm e të brendshëm. Allahu i Madhëruar, robërit 
të cilët nuk e pastrojnë zemrën e tyre nga idhujt e brendshëm, i kërcënon 
me këto fjalë: 

"A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t'i bëhesh 
mbrojtës atij?" (Furkan, 43) 

Nëse na duhet të japim një shembull konkret; kur e mbajmë thjerrzën 
nën dritën e diellit, rrezet e përqendruara të diellit, i bëjnë shkrumb e hi të 
gjitha gjërat e pista që ndodhen poshtë saj. Ja pra, kështu edhe njeriu duhet 
ta përqendrojë Kelime-i Teuhidin në zemrën e vet, duke e pastruar atë nga 
çdo gjë e papastër. Ashtu siç shprehet edhe ajeti fisnik, zemrat qetësohen 
me përmendjen e Allahut të Madhëruar. Ajeti i parë që është zbritur dhe 
që tregon se çdo punë e jona duhet të jetë me Allahun dhe vetëm për hir të 
Allahut, urdhëron: 

"Lexo me Emrin e Zotit tënd!" (Alak, l) 

Nëse veprohet në këtë mënyrë, zemra fillon të përfitojë prej bukurive 
të Allahut. Ajo e kërkon dhe takohet me Zotin e vet në çdo vend dhe kohë. 
Kjo, sepse zemra e besimtarit që ngrihet në grada të larta, sodit vitrinën 
hyjnore në çdo gjë që sheh dhe përjeton me pasion e dashuri madhështinë 
dhe bukuritë hyjnore. Disa prej cilësive të bukura që shfaqen në një zemër 
të devotshme, janë: 

Rrahman dhe Rrahim 61 : Kur në një zemër shfaqet cilësia e bukur e Alla- 
hut të Madhëruar, Rrahman dhe Rrahim, ai besimtar shpërndan mëshirë 
kudo që shkon. Ai bëhet strehë e ngrohtë për të vuajturit dhe nuk qëndron 
indiferent ndaj asnjë vajtimi me zë apo pa zë të çfarëdolloj krijese. Kjo, sepse 
mëshira është fryti më i bukur i besimit dhe treguesi i tij numër një. 

61. Rrahman, Rrahim: Janë dy emra të bukur të Allahut, të cilët rrjedhin prej një cilësie të vetme. 

Rrahman: I Gjithëmëshirshëm; Rrahijm: Mëshirëbërës. 

©- 






Kushtet e besimit 


Afu'u: Allahu i Madhëruar, është shumë falës. Prandaj dhe besimtarët e 
devotshëm, me parimin "Ai që nukfal, nukfaletl", bëhen falës ndaj robërve 
të Allahut, me qëllim që edhe ata ta meritojnë faljen hyjnore. Ta shndërrosh 
faljen në një lloj aftësie, në sajë të së cilës i shumëzon me zero të gjitha pa- 
drejtësitë që të bëhen, duke mos ndjerë edhe zemërimin më të vogël në 
zemër, është vepra më madhështore e pjekurisë shpirtërore; heroizmi më 
i madh shpirtëror. 

Kerimu: Allahu është më Bujari. Një rob i cili zotëron bujari, zbukurohet 
me çdo lloj morali të bukur dhe bëhet një besimtar i devotshëm. 

Mu'min: Allahu është i Besueshëm dhe i Sigurt. Një zemër, e cila arrin 
të përfitojë prej cilësisë "Mu'min" të Allahut të Madhëruar, e ndjen veten 
gjithmonë nën kamerat hyjnore dhe nga çdo aspekt bëhet përfaqësuesi 
më i mirë i fesë; forcon besimin e tij dhe bëhet një rob i sigurt e besnik. Ai 
përpiqet gjithmonë të injektojë besimin në zemrat përreth tij. Po ashtu, ai e 
ruan veten dhe rrethin e tij prej çdo lloj të keqeje dhe ngjall besim e siguri 
tek të gjithë. 

Sabur: Një zemër e cila arrin të përfitojë prej kësaj cilësie, bëhet monu- 
ment i durimit dhe shpëton prej shumë vështirësive. Në sajë të fryteve të 
durimit, që tregon ndaj dhimbjeve në këtë botë, fiton lumturinë e përjetshme 
në botën tjetër. 

a. Rëndësia e Kelime-i Teuhidit 

Shprehja e Teuhidit është hapi i parë që hedh njeriu kur bëhet pjesë e 
Islamit; është deklarata e parë dhe identiteti që do të tregojë personalitetin 
e tij në pjesën tjetër të jetës së tij. Ai që e thotë këtë shprehje, ka besuar Alla- 
hun në mënyrë të sinqertë dhe ka hyrë në fenë e fundit hyjnore, në Islam. 
Nisur nga kjo, Kelime-i Teuhid, është themeli dhe vendi ku mbështetet feja 
Islame. 

Kelime-i Teuhid është një shprehje aq madhështore, saqë lumturia dhe 
shpëtimi i gjithë njerëzimit janë të fshehura në atmosferën e saj shpirtërore 
dhe mistike. 

Kjo shprehje është thelbi i thelbeve. Parimet e tjera të Islamit dhe de- 
tajet e tyre, janë të gjitha të mbështetura në këtë thelb. Prandaj, besimi me 
kelime-i shehadetin, është më i çmuar se gjithë adhurimet e tjera, sepse edhe 

-o 







Islami, feja e vërtetë 


adhurimet, tek kjo shprehje mbështeten. Adhurimet janë të kufizuara brenda 
një kohe të caktuar dhe kryerja e tyre është vetëm për atë kohë. Madje edhe 
namazi, që është adhurimi më i çmuar, është farz (i detyrueshëm) vetëm 
pesë herë në ditë. Ndërsa besimi është gjithmonë farz. 

Ta ruash vazhdimisht zemrën prej çdo lloj gjynahu, që bëhet shkak për 
shkujdesjen e saj, pra prej gjërave që e largojnë atë prej Allahut dhe ta mbash 
besimin gjithmonë të gjallë, është diçka e domosdoshme. Kjo, sepse besimi 
nuk mund të jetë i mangët për asnjë arsye. Në çdo moment, mbrojtja e tij 
është kusht dhe nuk ka vend për shtyrje apo neglizhim. 

Personi i cili e aprovon me zemër kuptimin që shpreh kjo fjalë, hyn në 
rrethin e besimit. Ndërsa, kur e shpreh me gojë, njihet edhe nga njerëzit e 
tjerë se ai është mysliman dhe në këtë botë konsiderohet si mysliman. Nëse 
zemra nuk e beson plotësisht kelime-i teuhidin, mirësitë dhe sjelljet e tij të 
mira nuk do të kenë dobi në botën tjetër. Mirëpo, Allahu ynë i Madhëruar, 
i Cili është i Drejtë dhe i Mëshirshëm, në këmbim të mirësive që bën, do t'i 
japë atij disa mirësi dhe lehtësi në këtë botë. (Shih. Muslim, Munafikin, 57,56) 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përngjan fjalën e mirë me pemën e 
mirë, e cila rrënjën e ka (të ngulur) fortë në tokë, kurse degët nga qielli? 
Me lejen e Zotit të saj, ajo (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon 
shembuj njerëzve, që t'ua vënë veshin. 

Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e paqëndrue- 
shme për ekzistencë." (Ibrahim, 24-26) 

Ibn-i Abbas 4fe, në shpjegimin e këtyre ajeteve fisnike, shprehet: 

"Këtu tregohet për Kelime-i Shehadetin, rrënja e së cilës është në fjalën 
dhe zemrën e besimtarit, ndërsa degët e saj në qiej. Për këtë arsye, punët 
e besimtarëve ngrihen në qiej. Kurse Kelime-i Habise (fjala e keqe), është 
një fjalë që nënkupton shirk 62 , mohim dhe mosbesim. Prandaj, me të nuk 
pranohet asnjë vepër." 

Njeriu, që në fillim të jetës, përgjatë saj dhe në fund të saj, duhet të jetë 
gjithmonë i mbështetur në teuhid. Resulullahu $l§, thotë: 

"Fjala "La ilahe il-lAllah" ështëfjala e parë që duhet t'u mësoni fëmijëve tuaj, 
në mënyrën më të bukur! " (Bejhaki, Shuabu'l-Iman, VI, 398) 

Po ashtu edhe vetë ai, kur ndonjë fëmijë prej fisit Benu Abdulmutalib 


62. Shirk: Idhujtari. Të adhurosh zota të tjerë së bashku me Allahun; t'i bësh atij shok e ortak. 





Kushtet e besimit 


fillonte të fliste, ia mësonte duke ia lexuar shtatë herë këtë ajet fisnik: 

Thuaj: "Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk 
ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për 
ndihmës! Madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij !" 63 (Abdurrez- 
zak, IV, 334; Ibn-i Ebi Shejbe, I, 348) 

Ndërsa sahabët e nderuar, me qëllim që fjala e parë që do të shprehnin 
fëmijët e tyre kur të fillonin të flisnin, të ishte Teuhidi, u përsëritnin atyre 
vazhdimisht shprehjen e bukur të teuhidit: "Përveç Allahut nuk ka Zot 
tjetër" (Abdurrezzak, IV, 334) 

Njeriu duhet të jetojë brenda këtij kuadri dhe duhet ta dorëzojë shpirtin 
që i është lënë amanet, duke përsëritur Kelime-i Shehadetin. 

Një ditë, Omeri vuri re se Talha ishte shumë i mërzitur. Kur e 
pyeti për shkakun, Talha 4fe, tha: 

"Njëherë, i Dërguari i Allahut, tha: 

«Unë di njëfjalë , që kush e thotë në momentet e vdekjes, ajo patjetër do të bëhet 
dritë për librin e punëve të tij, ndërsa trupi e shpirti i tij në ato momente, në sajë 
të kësaj fjale, arrin kënaqësinë hyjnore, mëshirën dhe paqen.» 

Mirëpo, Resulullahu ndërroi jetë pa pasur mundësi ta pyesja për këtë 
fjalë. Prandaj dhe jam i mërzitur." Pas kësaj, Omeri tha: 

"Unë e di atë fjalë. Ajo është shprehja "La ilahe il-lAllah", të cilën Pejga- 
mberi dëshironte që ta thoshte xhaxhai i tij (Ebu Talibi). Nëse Profeti i|§, do 
të dinte një fjalë më shpëtuese se kjo për xhaxhain e tij, patjetër atë do të 
dëshironte të thoshte." (Ibn-i Maxhe, Edeb, 54. Shih. Ahmed I, 6) 

Resulullahu i§, ka thënë: 

"Këshillojini ata cfëjanë duke vdekur të thonë "La ilahe il-lAllah"!" (Muslim, 
Xhenaiz, 1, 2) 

"Ai njeri,fjala efundit e të cilit është "La ilahe il-lAllah", hyn në xhenet!" (Ebu 
Daud, Xhenaiz, 20/3116; Ahmed, V, 247) 

"Si tëjetoni, ashtu do të vdisni, si të vdisni, ashtu do të ringjalleni!.." (Munavi, 
Fejzu'l-Kadir, V, 663) 

Sa bukur është të jetosh me teuhid, të vdesësh me teuhid dhe të arrish 
lumturinë dhe mbretërinë e teuhidit!.. 


63. Kuran: Isra, 111. 


O 







Islami, feja e vërtetë 


b. Vlera e Kelime-i Teuhidit 

Allahu i Madhëruar e ka pranuar Kelime-i Teuhidin, që është shprehja 
e hyrjes në Islam edhe si adhurim, me qëllim që robërit e tij ta përsëritin 
atë vazhdimisht dhe të fitojnë shpërblime të shumta. Në lidhje me këtë, 
Resulullahu 5§f, ka thënë: 

"Dhikri 64 më me vlerë është La ilahe il-lAllah" (Tirmidhi, Deauat, 9/3383; Ibn-i 
Maxhe, Edeb, 55) 

"Duaja 65 më e mirë është istigfari 66 , ndërsa adhurimi më i mirë është Kelime-i 
Teuhid." (Ali Muttaki, I, 483/2112) 

Një ditë, i Dërguari i Allahut ?§f, tha: 

"Freskojeni besimin tuaj!" Sahabët e nderuar, pyetën: 

"O i Dërguari i Allahut! Si ta freskojmë besimin tonë?" Pejgamberi ?§f, 
u përgjigj: 

"Përsëriteni shpesh fjalën "La ilahe il-lAllah"!" (Ahmed, II, 359; Hakim, IV, 
285/7657) 

Vajza e Ebu Talibit, Ummu Hani 8 |§, shkoi tek Resulullahu dhe i tha: 

"O Resulullah! Unë u plaka dhe u dobësova. A mund të më këshillosh 
një adhurimi të cilin mund ta bëj ulur?" Resulullahu 5§f, i tha: 

"Thuaj njëqind herë Subhanallah, njëqind herë Elhamdulilah dhe njëqind herë 
La ilahe il-lAllah!" (Ibn-i Maxhe, Edeb, 56; Ahmed, VI, 344) 

Në mënyrë të veçantë, përmendja e Kelime-i Teuhidit me xhemat (në 
bashkësi), zë një vend të rëndësishëm në llojet e dhikrit. Në lidhje me këtë 
çështje, mund të japim shembull transmetimin e sahabiut Sheddad bin Eus 
4fe, i cili ka thënë: 

Njëherë, kur ishim pranë Resulullahut ?§f, ai na tha: 

"A ka të huaj midis jush?" Me fjalën "të huaj", kishte për qëllim "të krish- 
terët dhe hebrenjtë". Ne i thamë: 

"Jo, nuk ka, o Resulullah!" Pas kësaj, i Dërguari i Allahut 5§f, urdhëroi 
të mbyllen dyert dhe tha: 

"Ngrini duart dhe thoni "La ilahe il-lAllah"!" 


64. Dhikir: Përmendje. Në terminologjinë islame; të përmendësh Allahun. 

65. Dua: Lutje 

66. Istigfar: Të kërkosh falje prej Allahut, duke thënë "estagfirullah". 

o- 





Kushtet e besimit 


I ngritëm duart për një farë kohe dhe bëmë dhikër, duke thënë "La ilahe 
il-lAllah". Më pas, Resulullahu ?§f, uli duar dhe bëri këtë dua: 

«Falënderuar qofsh, o Allah! O Zoti im! Më dërgove me këtë "fjalë" dhe ma 
urdhërove atë (ta them dhe të veproj sipas saj). Dhe në këmbim të kësaj, më premtove 
xhenetin. Ti nuk e thyen kurrë premtimin Tënd!» 

Më vonë, i Dërguari i Allahu ||§, u tha sahabëve: 

«Qofshi të përgëzuar! Është e sigurt se Allahu Teala jufali!»." (Ahmed, IV, 124) 

Në një hadith tjetër, thuhet: 

"La ilahe il-lAllah, është njëfjalë që ka vlerë shumë të madhe tekAllahu. Kush e 
thotë me sinqeritet dhe besnikëri të plotë, Allahu do ta vendosë atë në xhenet. Kush 
e thotë atë vetëm me gjuhë, megjithëse nuk e beson, i ruhetjeta dhe pasuria; mirëpo, 
nesër, kur të shkojë tekAllahu, ati do t'i kërkohet llogari." (Hejthemi, 1,26) 

Besimi shprehet me gojë dhe aprovohet me zemër. Nëse nuk aprovo- 
het me zemër, edhe pse shprehet me gojë, ngelet në nivelin e aprovimit të 
mendjes dhe, nëse nuk pasqyrohet në vepra, nuk ka asnjë vlerë. Allahu i 
Madhëruar i përngjan njerëzit që i mbajnë dijet shpirtërore vetëm në me- 
ndjen e tyre, me gomarët e ngarkuar me libra 67 . 

Po ashtu, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se bota e zemrës së atyre 
që e shprehin besimin me gojë dhe e aprovojnë me zemër, zbukurohet me 
devotshmëri. Ja se si shprehet Ai në suren Fatir: 

"...Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijeta- 
rët..." (Fatir, 28) 

Shkurtimisht, Kelime-i Teuhid, është i dobishëm aq sa pasqyrohet në 
zemër. Njerëzit, që në Ditën Gjykimit do të lumturohen më së shumti në 
sajë të ndërmjetësimit të Pejgamberit 5§f, janë ata që thonë me gjithë zemër 
"La ilahe il-lAllah". 68 

E megjithatë, vetëm Kelime-i Teuhidi nuk është i mjaftueshëm për një 
shpëtim të sigurt. Pasi hyhet në Islam, ka disa përgjegjësi dhe detyra të cilat 
duhen realizuar. Në mënyrë të përmbledhur, këto janë zbatimi i urdhrave 
të Allahut dhe ruajtja nga ndalesat e Tij. Resulullahu ?§f, një pjesë të këtyre 
i ka përmbledhur me këto fjalë: 

"Besimi, përbëhet nga gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë degë. Më e larta e këtyre 


67. Shih. Kuran: Xhumu'a, 62/5. 

68. Shih. Buhari, Ilim, 33; Rikak, 51. 





Islami, feja e vërtetë 


është të thuash: «La ilahe il-lAllah», ndërsa më e ulëta, është të heqësh nga rruga 
gjërat që dëmtojnë njerëzit. Edhe turpi (ndjenja e turpit), është një nga degët e 
besimit. " (Muslim, Iman 58. Shih. Buhari, Iman, 3; Ebu Daud, Sunnet, 14) 

Po ashtu, edhe sahabët e nderuar nuk kanë pasur vetëm fjalë; ata e kanë 
shfaqur besimin e tyre me vepra të mira e të sinqerta në rrugën e drejtë. 

Kur njëri prej tabiinëve, Uehb bin Munebbih, u pyet: 

"A nuk është fjala «La ilahe il-lAllah», çelësi i xhenetit?", ai u përgjigj: 

"Po ashtu është! Por çdo çelës ka patjetër dhëmbët e vet. Nëse sjell çelësin 
që ka dhëmbët e duhur, dera do të hapet, përndryshe nuk hapet." (Buhari, 
Xhenaiz, 1. Shih. Tirmidhi, Iman, 17/2638) 

Një herë, Bajezid-i Bistamit i thanë: 

"Fjala «La ilahe il-lAllah» është çelësi i xhenetit." I nderuari Bistami tha: 

"E saktë! Mirëpo, është fakt i vërtetë se çelësi pa dhëmbë nuk e hap de- 
rën. Dhe dhëmbët e Kelime-i Teuhidit janë këta: 

1) Një gjuhë e pastër nga gënjeshtrat, përgojimi dhe fjalët e këqija, 

2) Një zemër e pastruar nga mashtrimet dhe tradhtitë, 

3) Një stomak i pastruar nga ushqimet haram dhe të dyshimta, 

4) Punë të mira të pastruara nga ambiciet e egos (si mburrja, mendje- 
madhësia dhe dëshira për t'u dukur) dhe bid'atet 69 ." (Abdulmexhid Hani, 
HadaikuT-urdijje, Damask 1996, fq. 320) 

2. Besimi në Allahun 

Mendja e njeriut, nuk mund ta perceptojë në mënyrë të përsosur Allahun 
e Madhëruar, i Cili krijoi nga asgjëja qiejt, tokën dhe gjithçka mes tyre. Kjo, 
sepse rrugët e njohjes njerëzore janë pesë shqisat, mendja dhe zemra. Dhe 
fuqia e të gjitha këtyre aftësive njohëse, është e kufizuar. Nisur nga kjo, me 
mjetet të cilat kanë fuqi dhe aftësi të kufizuar, nuk mund të perceptohet 
një Qenie që është Baki (i Përhershëm), Mutllak (Absolut), Ezeli (Pa fillim) 
dhe Ebedi (Pafund). Perceptimi me mjete të kufizuara s'mund të jetë veçse 
i kufizuar. Prej oqeanit, mund të marrim ujë vetëm aq sa na mban ena. 

Kur Hidri SKSl, u takua me Musain SKSl, i tregoi atij ngjarje të çuditshme. 


69. Bid'at: Risi, shpikje re. Në terminologjin islame; diçka e re në fe, e shpikur pas vdekjes së Pe - 
gamberit $|f, gjë e cila është e ndaluar në Islam. 


o 





Kushtet e besimit 


aq sa Musai SSSl, ngeli i habitur. Në një moment, një zog u ul në kuvertën e 
anijes dhe mori një pikë ujë me sqepin e tij. Pas kësaj, Hidri thotë: 

"Shiko o Musa! Uji në sqepin e zogut është dija jote, dija ime dhe dija e 
të gjitha krijesave, ndërsa ky oqean i pafund, është dija e Allahut Teala." 70 

Nisur nga kjo, të thellohesh në mendime rreth "esencës" së Allahut të 
Madhëruar, nuk përfitohet gjë tjetër përveçse disa imagjinata dhe fantazi, 
të cilat e cenojnë besimin. Kjo, sepse syri ka një largësi shikimi të kufizuar; 
çdo organ i trupit ka një fuqi dhe aftësi të kufizuar. Në të njëjtën mënyrë, 
edhe mendja ka një kufi, megjithëse përtej saj ekzistojnë edhe botë të tjera. 
Nëse kapërcehet kufiri i mendjes, ajo shpërthen dhe lind marrëzia. Për këtë 
arsye, i Dërguari i Allahut 5H, ka thënë: 

"Meditoni rreth krijesave tëAllahut dhe mirësive të Tij. Por mos mendoni rreth 
"esencës" së Tijl Sepseju nuk mund ta çmoni dot vlerën e Tij (ashtu siç e meriton 
Ai)." (Shih. Dejlemi, II, 56; Hejthemi, I, 81; Bejhaki, Shuab, 1,136) 

Ndërsa Ibn-i Arabiu ka thënë: 

dJJS ^JOlj 

"Çfarëdo mendimi të të vijë në mendje në lidhje me Allahun e Madhëruar, 
dije se Ai është përtej atij (mendimi)." 

Një nga cilësitë e Allahut të Madhëruar është edhe "Muhalefetun li'l- 
Hauadis / Pangjashmëria me krijesat". E megjithatë, gjithmonë është këshilluar 
që Madhështia, Fuqia dhe Mëshira e Allahut Teala, të mundohet të kuptohet 
duke kaluar prej cilësisë tek cilësuesi, prej veprës tek vepruesi, prej artit tek 
artisti dhe prej shkakut tek shkaktari. Çdo gjë në gjithësi, që prej mikros deri 
në makro, është pasqyra ose vitrina e madhështisë hyjnore. 

Nëse mendja do t'i vëzhgonte cilësitë dhe veprat e Allahut të Madhëruar 
me vullnet të shëndoshë dhe me mendim të pastër, nuk mund të mendohet 
kurrë që ajo ta mohojë Atë. Kjo, sepse mohimi fillon aty ku prishet mendimi 
i shëndoshë dhe ndjenjat shpirtërore. Një njeri me mendje të shëndoshë, 
edhe pse mund t'i ketë hapur sytë në botën e mohimit, ka shumë mundësi 
të shpëtojë prej atij (mohimit). Kurani Fisnik, si shembull për këtë na tregon 
Ibrahimin Megjithëse ai kishte lindur dhe ishte rritur në një shoqëri 
idhujtare, ai arriti ta perceptojë ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut të Ma- 


70. Shih. Buhari, Tefsir, 18/4. 





Islami, feja e vërtetë 


dhëruar, vetëm në sajë të kthjelltësisë së mendjes dhe aftësisë së zemrës. 

Nisur nga ky fakt, një mendje e shëndoshë, është e pamundur të jetë 
absolutisht mohuese, sepse nuk mund të zgjidhet problemi, nëse për diçka 
thua thjesht "nuk ekziston". Për këtë, duhen argumente dhe prova bindëse. 
Ata që përpiqen të shpëtojnë duke thënë vetëm "nuk ekziston", kur nuk 
mund ta zgjidhin dot enigmën e jetës, gjithësisë dhe vdekjes, u ngjajnë atyre 
që nuk e kuptojnë kur trupi i tyre sëmuret. Kur ata thonë nuk kam uri, edhe 
pse janë të uritur, është një argument se ata janë të sëmurë. Një i sëmurë 
që vihet në narkozë, nuk mund ta ndjejë thikën që ia pret organet si copë 
bezeje. Njëjtë me këtë, ka edhe shumë njerëz të cilët e sëmurin shpirtin e 
tyre kundrejt të vërtetave madhështore dhe për këtë nuk janë aspak të vetë- 
dijshëm. Allahu i Madhëruar, në lidhje me këta përdor shprehjen: 

"Të verbër, të shurdhër ..." 71 

Allahu i Madhëruar, në natyrën e çdo njeriu ka vendosur nevojën për të 
besuar dhe aftësinë për të njohur të vërtetën. Prandaj, largimi prej besimit 
dhe të vërtetës edhe përkundër këtij fakti, shkaktohet vetëm prej verbërisë 
dhe shurdhërisë shpirtërore. 

Në fakt, edhe shpirti i atij që nuk beson është i gatshëm ta perceptojë 
Allahun, por për shkak të verbërisë dhe shurdhërisë shpirtërore, ai nuk mund 
ta nxjerrë këtë veçori në vetëdijen e tij. Njësoj si ëndrrat që shihen dhe nuk 
të kujtohen... Ose si zogu, i cili lind e rritet në kafaz dhe e humbet aftësinë 
e tij për të fluturuar për shkak të gëlqerizimit të krahëve të tij... 

Nëse vihet re, në të gjitha fetë njerëzore e qiellore ekziston "besimi në 
Zot". Mirëpo ky besim, me kalimin e kohës ka dalë jashtë kuadrit të "teu- 
hidit" dhe ka shfaqur gabime të ndryshme. Prandaj dhe në botëkuptimin 
islam, ato nuk mund të pranohen, sepse besimi i tyre nuk përputhet me 
faktin se Allahu është krijuesi i vetëm i gjithësisë, i pastër nga çdo mangësi, 
i madhëruar me atribute të përsosura dhe një Qenie e paperceptueshme nga 
mendja e çfarëdolloj krijese. 

Një pjesë e këtyre gabimeve qartësohen edhe në këtë "hadith kudsi", që 
ka transmetuar Resulullahu JH, prej Zotit të Tij: 

"Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: Biri i Ademit më përgënjeshtroi, edhe pse ai 
nuk kishte të drejtë të më përgënjeshtronte. Biri i Ademit më ofendoi, edhe pse ai nuk 
kishte të drejtë ta bënte këtë. Për sa i përket përgënjeshtrimit; ky është pretendimi 

71. Shih. Kuran: Bekare, 18; Maide, 5/71; Junus, 42-43. 


o 








Kushtet e besimit 


i tij se Une nuk do ta ringjall pasi ai te vdesë. Për sa i përket ofendimit; këtë e bëri 
kur më atribuoi fëmijë. Në të vërtetë, Unë nuk kam as grua dhe asfëmijë (Jam i 
pastër prej këtyre atributeve )." (Buhari, Tefsir, 2/8) 

Në kohën e fundit 72 , i vetmi besimi i vërtetë në lidhje me Allahun Teala, 
mund të mësohet vetëm nga Islami, i cili duke u bazuar në fjalët e Allahut dhe 
Pejgamberit ?f§, ka vendosur disa cilësi dhe kurrsesi nuk pranon mangësinë 
e cilësdo prej këtyre cilësive ose shtimin e një cilësie tjetër që nuk përputhet 
me këto. Këto cilësi apo atribute, sipas një klasifikimi të përgjithshëm e të 
njohur, ndahen në dy pjesë: 

a. Atributet Dhati (individuale) 

b. Atributet Thubuti (që tregojnë përsosmërinë e Tij) 

Atributet Dhati (individuale) 

1. Vuxhud (Ekzistenca): Allahu ekziston dhe ekzistenca e Tij nuk varet 
prej dikujt apo diçkaje tjetër. Në bazë të kësaj, Ai njihet edhe si "vaxhibu'l- 
vuxhud / ekzistenca e domosdoshme". Pra, nuk mund të mendohet mos- 
ekzistenca e Tij. Ndërsa të gjitha qeniet e tjera jashtë Allahut të Madhëruar, 
janë krijesa të krijuara prej Tij dhe njihen si "mumkinu'l-vuxhud", pra 
ekzistenca e të cilave nuk është e domosdoshme; edhe mund të ekzistojnë 
edhe mund të mos ekzistojnë. 

2. Kidem (I pafillim): Në lidhje me marrëdhënien shkak-pasojë të qenieve, 
është domosdoshmëri logjike që të ketë një shkak fillestar. Një shkak i tillë, 
që nuk ka nevojë për t'u krijuar dhe është i fuqishëm të krijojë vetë. Ja pra, 
ky shkak, është Allahu Teala. Për këtë arsye, ekzistenca e tij madhështore 
nuk ka fillim. Kjo, sepse nuk mund të mendohet që Allahu të mos ketë 
ekzistuar në një pikë kohore të caktuar. Sado të kthehemi pas, nuk do të 
mund të gjejmë një pikë kohore që Ai të mos ketë ekzistuar. Ai është fillimi 
i çdo gjëje. Ndërsa Vetë Ai, është "pa fillim dhe pa fund". 

3. Beka (i pafund): Ekzistenca e Allahut nuk ka fund, Ai është i për- 
jetshëm. 

4. Vahdanijet: Allahu i Madhëruar është një i vetëm. Ai nuk ka ortak 
apo të ngjashëm, as si qenie, as në cilësi dhe as në vepra. 

Vazhdueshmëria harmonike që rrjedh prej krijimit të gjithësisë, rregulli i 
pagabueshëm dhe pafundësia e urtësive dhe mistereve të ndërthurura, janë 


72. Koha e fundit: Koha afër kijametit të madh. 


o 






Islami, feja e vërtetë 


tregues të qartë se çdo gjë është vepra e një fuqie të vetme. Nëse kjo fuqi nuk 
do të ishte një, por më shumë, për shkak të ndryshimeve në dëshira, harmo- 
nia e gjithësisë, rregulli i pashoq dhe urtësitë, do të përziheshin me njëra- 
tjetrën dhe jeta do të ishte e pamundur. Në ajetet fisnike, urdhërohet: 

"Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s'ka 
asnjë zot tjetër, përndryshe, çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do 
të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre!" 

(Mu'minun, 91) 

"Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë përveç Allahut, si 
qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar Alla- 
hu, Zoti i Fronit dhe i lartësuar mbi çka ia veshin Atij!" (Enbija, 22) 

Kur e studiojmë Kuranin Fisnik me kujdes nga fillimi në fund, shihet 
se çështja më e rëndësishme ndaj së cilës Allahu Teala i ka bërë përgjegjës 
njerëzit, është besimi në lidhje me Qenien e Vet. Dhe elementi më delikat i 
këtij besimi, është “Vahdanijeti". Kjo, sepse sistemi i besimit të teuhidit nuk 
mund ta tolerojë ortakërinë. Për këtë arsye, në këndvështrimin islam, t'i 
bësh ortak Allahut, është shkaku numër një i cili tërheq zemërimin hyjnor. 
Në Kuranin Fisnik vërejmë kërcënime, qortime dhe udhëzime të veçanta, 
të cilat sigurojnë mbrojtjen nga rënia në këtë mjerim mendor: 

"...Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Ai do t'ia 
ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk 
ka ndihmës." (Maide, 72) 

Me të vërtetë, ty (o Muhamed) dhe atyre që kanë qenë para teje ju 
është shpallur: "Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me 
siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit." 

(Zumer, 65) 

"Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç 
Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën 
shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm." (Nisa, 48) 

Mangësia më e vogël në lidhje me Vahdanijetin, nuk mund të kompen- 
sohet qoftë edhe me veprat më të virtytshme e të panumërta. Njësoj sikur 
dikujt t'i dhuronin shumë mirësi materiale dhe përkrah kësaj ta cenonin 
atë në nder dhe ndjenja; në këtë rast, mirësive që u bënë, nuk u mbeti asnjë 
vlerë. Kur e shohim çështjen nga ky këndvështrim, të mohosh Allahun, 
do të thotë të bësh një gabim të pafalshëm ndaj dinjitetit të Tij hyjnor. Dhe 




Kushtet e besimit 


shkaku që ky gabim nuk mund të falet, është barra shpirtërore që bart ai. 
Pra, nëse një njeri vdes duke qenë mohues ose idhujtar, nuk është e mundur 
të falet. Por, nëse pendohet dhe heq dorë nga idhujtaria dhe mohimi para 
se të vdesë, natyrisht që në sajë të mirësisë së Allahut, ai do të falet. Nisur 
nga kjo, gjëja e parë që kërkon Allahu i Madhëruar prej robërve të Tij, është 
besimi, pastaj veprat e mira. 

Muhalefetun li'l-hauadith (i pangjashëm): Allahu nuk ka të ngjashëm; 
Ai është i pashoq. Ai nuk i ngjan asgjëje që është krijuar. Për rrjedhojë, Ai 
është larg prej çdo lloj cilësie njerëzore. 

Kijam binefsihi: Allahu ekziston në vetvete. Ai është i qëndrueshëm 
dhe i vazhdueshëm pa fillim e pa fund. Ai nuk ia ka nevojën e askujt për të 
ekzistuar. Ndërsa çdo gjë tjetër ka nevojë për Të, që të ekzistojë. 

Atributet thubuti 73 

Hajat (Jetë): Allahu Teala është i gjallë, i vazhdueshëm dhe gëzon jetë 
absolute. Kjo cilësi është e pafundme. Ndërsa të gjitha jetët e tjera ekzistojnë 
në sajë të këtij atributi madhështor dhe janë relative. 

Hajat, është një cilësi që s'ka fillim dhe e bën të domosdoshme që Allahu 
i Madhëruar të cilësohet me atribute të përsosura, si dija dhe fuqia. Kjo, 
sepse dija mund të ekzistojë vetëm tek një qenie që ka jetë. Një qenieje që 
nuk ka cilësinë e jetës, nuk mund t'i atribuohet as edhe një cilësi e përsosur, 
si dija dhe të ngjashme me të. 

Për arsye se asnjë prej cilësive të Allahut të Madhëruar nuk i ngjan ndonjë 
cilësie të robërve edhe cilësia e Tij e jetës nuk është si ajo e krijesave. Cilësia 
e Allahut, "hajj", është një cilësi e përkryer dhe e pandarë nga qenia e Tij. 
Jeta e Allahut nuk është një jetë që ka edhe vdekjen si të kundërtën e saj. 
Përkundrazi, ajo është një jetë e pafillimtë dhe e pafundme, që e zotëron 
vetëm Ai. Kurse jeta e krijesave është një jetë kalimtare, që lind prej bash- 
kimit të trupit me shpirtin dhe nuk është jetë e vërtetë. Për këtë arsye, kur 
vjen koha e duhur, ajo merret prej çdokujt që i është dhënë. 

Ilm (Dituri): Allahu i Madhëruar di dhe dituria e Tij përfshin gjithçka. 
Asgjë nuk ndodhet jashtë dijes së Tij. Ai di në mënyrë të përkryer çdo gjë 
që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Për dijen e Tij nuk mund të mendohet 


73. Atributet thubuti, dëshmojnë përsosmërinë e Allahut, por në të njëjtën kohë ato janë atribute 
që në mënyrë të kufizuar e jo të ngjashme, gjenden edhe tek njerëzit apo krijesat e tjera. 






Islami, feja e vërtetë 


fshehtësi apo mister. Çdo gjë është e hapur dhe e qartë për Të. Ndërsa të 
gjitha dijet që i janë dhënë njeriut, janë veç një thërrmijë e kësaj cilësie të 
Allahut dhe janë relative. 

Dija hyjnore nuk është prodhim i mendimit dhe i mendjes. Ky rregull, 
harmoni dhe lidhje e përsosur që shohim në gjithësi, të cilin nuk mund ta 
imagjinojë asnjë mendje, është argumenti më besnik i cili tregon se sa dije të 
pakufishme zotëron Allahu i Madhëruar. Nëse çdo gjë, që prej thërrmijave 
e deri tek trupat më të mëdhenj, nuk do të ishin plotësisht dhe në mënyrë 
të përkryer brenda dijes së Allahut, kjo lidhje dhe harmoni e përsosur që 
vërejmë vazhdimisht në gjithësi, nuk do të kishte ekzistuar. Të krijosh qoftë 
edhe një gjë të vogël në formën më madhështore, varet nga njohja e shkaqeve 
dhe kushteve që kërkohen për krijimin e saj në atë formë. 

Njeriu edhe një zbulim të vogël mund ta arrijë vetëm pas përvojave të 
përfituara në shumë shekuj. Mirëpo, ky zbulim dhe shumë të fshehta të tjera 
që ende nuk kanë dalë në pah, janë çështje të cilat Allahu i Madhëruar me 
diturinë e Tij, i ka vendosur brenda një momenti në rregullin e gjithësisë. 
Për të na kujtuar këtë fakt, Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me im- 
tësi dhe është i Gjithinformuari?!" (Mulk, 14) 

"Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë të ishin lapsa, e deti bojë 
shkrimi, e t'i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin 
fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti." (Luk- 
man, 27) 

Sem'i (Dëgjuesi): Allahu është dëgjuesi i çdo gjëje. Por dëgjimi i Tij nuk 
i ngjan dëgjimit tonë. Për Të nuk ka asnjë zë të fshehtë. Madje, siç thotë 
edhe një përkufizim i shquar; Ai dëgjon edhe zërin e hapave të milingonës 
që ecën qetë mbi një gur. Në sajë të këtij atributi të Allahut të Madhëruar, 
dëgjojnë edhe të gjitha krijesat që zotërojnë cilësinë e dëgjimit. Madje, kur 
këtyre u merret kjo cilësi, ato nuk mund të dëgjojnë asgjë. 

Basir (Shikuesi): Edhe shikimi i Allahut të Madhëruar, ashtu si cilësitë 
e tjera, është pjesë e domosdoshme e Qenies së Tij. Ai sheh çdo gjë ashtu 
siç është dhe në shikimin e Tij s'mund të ngelet asgjë e fshehtë. Përsëri, siç 
thotë përkufizimi i shquar; "Ai sheh edhe gjurmët e këmbëve të një milingone të 
zezë, mbi një gur të zi, në një natë të zezë". 

Allahu i Madhëruar di edhe mendimet më të fshehta të krijesave, dëgjon 




Kushtet e besimit 


të gjitha fjalët e tyre dhe sheh pa asnjë mangësi gjithçka që veprojnë ato. Ai 
i kujton shpesh këto cilësi të Tij në Kuranin Fisnik, me qëllim që robërit të 
kenë kujdes ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij, duke u bërë njerëz të drejtë 
dhe besimtarë të devotshëm. 

Irade (Vullnet/dëshirë): Allahu i Madhëruar është i lirë në urdhrat, gjy- 
kimet dhe veprat e Tij. Ai dëshiron ç'të dojë dhe vepron si të dojë. Kur 
dëshiron të bëhet diçka, mjafton që Ai të thotë vetëm "Bëhu!" dhe ajo bëhet 
menjëherë. (shih. Bekare, 117) 

Allahu i Madhëruar është i vetmi që vepron me vullnet absolut. Çdo 
ekzistencë dhe punë varet nga dëshira e Tij. Shkurt: 

"Ajo që e dëshiron Allahut bëhet! Ajo që nuk e dëshironAi nuk bëhet!" 

Nisur nga kjo, ashtu siç realizohen me dëshirën e Tij punët me të cilat 
Ai është i kënaqur, ashtu realizohen në sajë të lejes së Tij edhe punët me 
të cilat Ai nuk është i kënaqur. Dhe kjo, ndodh vetëm si domosdoshmëri 
e sprovave. 

Nëse analizohet mirë Kurani Fisnik, vihet re se Allahu i Madhëruar nuk 
toleron asnjëherë që vullneti i Tij absolut të kuftzohet nga dikush. Ai, vazh- 
dimisht na kujton se vullneti i Tij është i lirë dhe mund të bëjë çdo gjë që 
dëshiron. Madje, mund të themi se të gjitha shprehjet në Kuran, nga ftllimi 
deri në fund, janë të ndërtuara në bazë të këtij parimi. Kështu që Allahu 
i Madhëruar, përveç dënimit të mohimit, idhujtarisë dhe të shkeljes së të 
drejtës së robit, të gjitha dënimet për gjynahet e tjera i ka lënë të fshehta dhe 
ka bërë të qartë se do të veprojë si të dëshirojë. Pra, nëse dëshiron i fal, nëse 
dëshiron nuk i fal. Ana e fshehtë e kësaj çështjeje qëndron përtej botëkuptimit 
njerëzor. Në lidhje me këtë fakt, Kurani Fisnik, shprehet: 

"Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet 
në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh 
e Mëshirëplotë." (A1 'Imran, 129) 

Kudret (Fuqi): Allahu i Madhëruar ka fuqi të pakufishme dhe është i plot- 
fuqishëm për çdo gjë. Për të nuk ekziston asnjë vështirësi. Atë që dëshiron, 
e bën në kuadër të urtësisë pa lënë mangët dhe pa e tepruar në asgjë. 

Krijimi i kësaj bote që shohim, në një rregull të jashtëzakonshëm, është 
një argument i qartë i fuqisë së Allahut Teala. Ne nuk duhet të gabojmë në 
vlerësimin e Fuqisë Hyjnore, duke e analizuar atë me dobësinë tonë, sepse 
fuqia jonë është jo vetëm e kufizuar, por edhe e mangët. Ndërsa fuqia e 

-o 








Islami, feja e vërtetë 


pafundme e Allahut të Madhëruar, nuk është e kufizuar dhe është e pastër 
nga çdo lloj cilësie negative, si dobësia. Për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë 
krijesë, që nuk është e dobët përballë fuqisë së Tij. Pra edhe fuqia jonë është 
aq sa na e ka dhënë Ai. 

Përfundimet e hidhura të shumë prej të shkujdesurve, që i kanë ngritur 
krye kësaj fuqie, kanë mbushur faqet e historisë njerëzore plot me fatkeqësi 
dhe humbje. Nemrudi, Faraoni, Karuni, Ebu Xhehli dhe shumë të tjerë, 
ikën nga kjo botë sikur të ishin asgjë. Dhe vdekja që Allahu i Madhëruar 
u ka shkruar atyre, ka qenë një ironi e vërtetë. Konkretisht, Nemrudi, i cili 
pretendonte të ishte Zot, u mposht nga një mizë e dobët dhe topalle, gjë e 
cila përmban një mesazh që të tërheq vëmendjen në lidhje me fuqinë hyj- 
nore. Një ndodhi tjetër mësimdhënëse është edhe Ebreha me ushtrinë e tij, 
i cili guxoi të sulmojë Qabenë, duke i besuar fuqisë së elefantëve të tij dhe 
u shkatërrua pa asnjë lloj vështirësi prej zogjve Ebabil. 

Kelam (Fjala): Allahu i Madhëruar ka fuqinë e fjalës. Por për këtë, nuk 
ka nevojë për zërin, shkronjat dhe radhitjen e fjalëve dhe fjalive. Pra, e 
folura e Tij, është e pavarur nga zëri e shkronjat dhe, nuk i ngjan aspak 
fjalëve dhe të folurit njerëzor. Kurse të folurit e njerëzve, realizohet në sajë 
të "fjalës" së Tij. 

Shfaqja e cilësisë hyjnore "Kelam", është trupëzuar në Kuranin Fisnik 
dhe librat e tjerë të shenjtë. Dhe për shkak se Kurani Fisnik është fjala e 
Allahut të Madhëruar, të gjithë duhet ta respektojnë atë. Prandaj dhe shu- 
mica e dijetarëve, duke u mbështetur në ajetin: "Ky është vërtet një Kuran 
i nderuar, në Librin e ruajtur. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit. 
Ai është Shpallje prej Zotit të botëve." 74 , janë të mendimit se Kurani nuk 
duhet të preket pa abdest. 

Ndërsa në hadithet fisnike, në lidhje me këtë çështje thuhet: 

"Kuranin le ta prekë vetëm ai që është i pastër!" (Muuatta, Kuran, l) 

"Askush të mos e prekë Kuranin , përveç atyre qëjanë të pastër!" (Hakim, Mus- 
tedrek, I, 553/1447) 

Tekuin (Krijim): Kjo është cilësia e Allahut si Krijues, e cila do të thotë, 
të krijosh nga asgjëja. Dhe këtë cilësi e zotëron vetëm Allahu. Ndërsa botët 
e panumërta janë vepra e Tij. Kjo cilësi, nuk shpreh krijimin/bërjen e diç- 
kaje me dorë apo me mjete. Tekuin, është një lloj krijimi, i cili realizohet me 


74. Kuran, Uakia, 56/77-80. 







Kushtet e besimit 


vullnet, fuqi dhe nënshtrimin e gjithësisë. 

Ashtu si të gjitha cilësitë madhështore të Allahut Teala, edhe cilësia Tekuin 
është e vazhdueshme dhe e pafillimtë. E megjithatë, çdo pjesë e gjithësisë 
që ekziston në sajë të kësaj cilësie, është krijuar më vonë. 


Këto cilësi të përmbledhura, bëjnë të mundur njohjen e Allahut të Ma- 
dhëruar nga ana e robërve të Tij. Cilësitë që përmendëm dhe cilësitë e tjera 
të panumërta të Allahut, janë të pranishme në Qenien e Allahut në çdo çast 
dhe jo veç e veç sipas kushteve të kohës dhe vendit. 

Përmbajtjet e cilësive të Allahut të Madhëruar janë aq të gjera dhe të pa- 
fundme, saqë nuk mund të përshkruhen. Të gjitha ato janë "të pahllimta" 
dhe "të pafundme". Të gjitha kanë veçori absolute dhe të pakufishme. Pra, 
asnjë cilësi e Tij nuk ka kufi. Nisur nga kjo, cilësitë e Tij, si dija, fjala, fuqia, 
krijimi dhe të tjerat, as nuk mund të krahasohen dhe as të shpjegohen. 
Ndërsa veçoritë e botës sonë janë edhe të kufizuara edhe të përkohshme. 
Në bazë të kësaj, njeriu i cili nuk njeh mirë as veten e tij, natyrisht që edhe 
cilësitë e veçanta të Allahut të Madhëruar nuk ka mundësi t'i kuptojë ashtu 
siç duhet. Pra, ashtu siç nuk mund ta kuptojmë të vërtetën dhe përmbajtjen 
e Qenies së Allahut Teala, nuk mund të kuptojmë në mënyrë të plotë as të 
vërtetat dhe përmbajtjet e cilësive të Tij. 

a. Argumentet e ekzistencës dhe njëshmërisë së Allahut 

Është shumë e qartë se në këtë gjithësi pa anë e pa fund ekziston një 
rregull dhe harmoni që mahnit mendjen e njeriut dhe e bën atë të ndihet e 
dobët për ta shpjeguar. Ky rregull dhe kjo harmoni janë jashtëzakonisht të 
përkryera; llogaritjet e hollësishme dhe të detajuara vazhdojnë pa devijuar 
aspak dhe brenda një ekuilibri ekologjik që prej krijimit të universit. 

Nëse pronari i një kopshti me pemë frutore ngrihet një mëngjes dhe vëren 
se disa prej fidanëve janë thyer në mënyrë të parregullt, mund të mendojë 
dhe të pranojë se këtë e ka shkaktuar një furtunë apo një fatkeqësi tjetër 
natyrore. Por, nëse në thyerjen e pemëve ka një lloj rregulli apo llogarie, 
p.sh., nëse janë thyer me radhë një në çdo tre apo pesë pemë, ai nuk mund 
ta pranojë që kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një fatkeqësie natyrore. 
Ai e kupton menjëherë se shkaktari i këtij dëmi është një qenie inteligjente 






Islami, feja e vërtetë 


dhe e fuqishme. Nisur nga kjo, duhet menduar se si mendjet që nuk mund 
të pranojnë se shkaktari i këtij dëmi ku thyhen pesë gjashtë pemë është 
diçka e pavetëdijshme, të pretendojnë se gjithësia me gjithë këto ekuilibra 
të jashtëzakonshëm dhe llogari të hollësishme, të jetë krijuar vetvetiu në 
mënyrë të rastësishme!? 75 

Çdo mendje e shëndoshë dhe me natyrë të pastër, në mënyrë të vetë- 
dijshme e dallon zinxhirin e shkaqeve në gjithësi dhe beson se pikënisja e 
gjithçkaje, është shkaku fillestar, pra Allahu Teala. Mirëpo, në lidhje me këtë 
çështje, shejtani ka thurur një mijë e një kurthe dhe hile në çdo cep e qoshe, 
me qëllim që ta mashtrojë mendjen njerëzore. Prandaj, është e domosdo- 
shme të mendohet me një mendje të shëndoshë dhe të veprohet në mënyrë 
të vetëdijshme, me qëllim që të shpëtohet prej kurtheve të shejtanit. 

Në Kuranin Fisnik, urdhërohet: 

"...Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm ata që 
kanë dije..." (Fatir, 28) 

Nisur nga kjo, të kuptosh ashtu siç duhet madhështinë dhe fuqinë e 
Allahut, pikësëpari është çështje që ka të bëjë me dijen. Prandaj, shkencëtarët 
që studiojnë hollësitë e botëve mikro dhe makro, mahniten jashtë mase për 
shkak të rregullit dhe ligjeve të mrekullueshme që vëzhgojnë, duke e kuptuar 
kështu ekzistencën dhe fuqinë e Krijuesit më mirë se kushdo tjetër. 

Një shembull të këtij fakti e tregon edhe një prej shkencëtarëve indianë, 

Dr. Inajetullah Mashriki: 

Në vitin 1909, një ditë të diel me shi, pashë një nga profesorët e Univer- 
sitetit Cambridge, shkencëtarin e njohur të astronomisë Sir James Jones, i 
cili me Biblën dhe çadrën nën sqetull po shkonte në kishë. Iu afrova dhe e 
përshëndeta, por nuk m'u përgjigj. Kur e përshëndeta përsëri, më tha: 

-Çfarë do prej meje? 

-Dua (t'ju pyes) dy gjëra zotëri! E para, përse çadra qëndron nën sqetullën 
tuaj, ndërkohë që po bie shi i madh?", - i thashë unë. Atë moment ai e hapi 
menjëherë çadrën duke buzëqeshur, ndërsa unë vazhdova duke thënë: 

-Dhe e dyta; çfarë e shtyn një shkencëtar me famë botërore si ju të shkojë 
në kishë? 


75. Shih. Ismail Fenni Ertogrul, Iman Hakikatleri Etrafmda Suallere Cevaplar, Istanbul, 1978, s. 
21 - 22 . 


o 






Kushtet e besimit 


Sir James, u mendua pak në lidhje me këtë pyetje, pastaj tha: 

-Eja sot nga ne, ta pimë bashkë çajin e mbrëmjes! 

Në mbrëmje, kur shkova në shtëpinë e tij, ai hlloi të më jepte një kon- 
ferencë në lidhje me krijimin e trupave qiellorë, sistemin e tyre të mre- 
kullueshëm, largësinë dhe dallimet e frikshme ndërmjet tyre, aventurat 
e këtyre trupave, boshtet e tyre, forcën e tyre tërheqëse, furtunat e dritës 
që të hutojnë mendjen, etj. Fjalët e tij ndikuan aq shumë tek unë, saqë në 
atë moment ndjeva zemrën time që po dridhej nga madhështia e Allahut. 
Ndërsa Sir Jamesit i ishin ngritur hokët përpjetë nga frika e Allahut, sytë 
po i rridhnin lot dhe duart po i dridheshin. Për një moment ndaloi, pastaj 
vazhdoi duke thënë: 

-Miku im Inajetullah! Kur i vëzhgoj të gjitha këto bukuri dhe mrekulli 
që ka krijuar Zoti, trupi im hllon e dridhet prej madhështisë së Tij. Kur 
dal e përkulem para Zotit të Madhëruar, i them: «0 Zot, Ti je i madh!». 
Pas kësaj, ndjej se çdo qelizë e trupit tim e aprovon fjalën time. Dhe pikë- 
risht në atë moment, ndjej një qetësi dhe lumturi të madhe, për të cilën 
jam i sigurt se është një lumturi një mijë herë më e madhe se lumturia e 
njerëzve të tjerë." 

Pasi e dëgjova, i lexova atij këtë ajet hsnik që më erdhi në mendje atë 
moment: 

"... Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm ata që 
kanë dije..." (Fatir, 28) 

Sapo e dëgjoi këtë ajet, Sir Jamesi u hodh e tha: 

-Çfarë thua!? Me të vërtetë, «nga robërit e Tij, Zotit i frikësohen vetëm 
ata që kanë dije»? Kjo është një gjë e mrekullueshme, por në të njëjtën kohë 
edhe e çuditshme, edhe interesante!.. Ajo që kam arritur të zbuloj unë në 
sajë të studimeve dhe përvojës së gjatë pesëdhjetëvjeçare, gjendet në ato që 
Muhamedi ka lajmëruar që më herët? A ekziston me të vërtetë ky ajet në 
Kuran? Atëherë shënoje në ndonjë vend, që unë dëshmoj se Kurani Fisnik, 
është një libër i shpallur nga Allahu!.. Muhamedi ishte analfabet, nuk dinte 
shkrim e këndim. Prandaj, nuk është e mundur që ai ta ketë zbuluar vetë këtë 
të fshehtë. Kështu që ai që ia ka zbuluar këtë të fshehtë, është Vetë Allahu 
i Madhëruar." (Vahiduddin Han, Islam Meydan Okuyor, s. 251-253) 

Shumë prej shkencëtarëve jomyslimanë, të cilët merren me shkencat 
pozitive, janë bërë myslimanë në këtë mënyrë, ndërsa shumë të tjerë, edhe 

-o 




Islami, feja e vërtetë 


pse nuk kanë shprehur besimin, janë ndjerë të detyruar t'i dorëzohen të 
vërtetës. Ky fakt është një mrekulli e Kuranit Fisnik. Allahu i Madhëruar 
urdhëron: 

"Ata, të cilëve u është dhënë dituria, e shohin se ajo që të është zbritur 
ty nga Zoti yt, është e vërteta, e cila të udhëzon në rrugën e të Plotfuqish- 
mit dhe të Denjit për çdo lavd." (Sebe', 6) 

"Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, 
si dhe në vetvete, derisa t'u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është 
e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që Zoti yt është Dëshmues për çdo 
gjë?!" (Fussilet, 53) 

Çdo sy që e sheh gjithësinë për të marrë mësim, arrin të shohë në të 
shfaqje të panumërta të këtyre ajeteve fisnike. 

Shembuj të Fuqisë Hyjnore 

Nëse në botë do të ekzistonin vetëm njerëzit dhe kafshët, do ta përdornin 
të gjithë oksigjenin dhe do ta kthenin atë në dioksid karboni. Për rrjedhojë, 
të gjitha gjallesat do të helmoheshin e do të zhdukeshin. Mirëpo, Fuqia që 
ka krijuar këtë botë, ka krijuar edhe bimët, të cilave u ka dhënë aftësinë të 
përdorin dioksidin e karbonit dhe të prodhojnë oksigjen. Në këtë mënyrë, 
Ai ka vendosur një ekuilibër të përsosur e të vazhdueshëm në këtë botë. 

Përveç kësaj, Allahu Teala, tre të katërtat e rruzullit tokësor i ka mbushur 
me ujë. Ndërsa në pjesën më të madhe të një të katërtës, ka krijuar shkëmbinj 
dhe shkretëtira, ku nuk mund të mbijë asnjë bimë. Shumë pak prej pjesës së 
mbetur është tokë ku mund të mbijnë bimë. Mirëpo, fuqia e Tij është aq e 
madhe, saqë në sajë të shndërrimit të vazhdueshëm nga një gjendje në tjetrën, 
e ka bërë këtë tokë burimin e ushqimit, i cili mjafton për të gjitha gjallesat. 

Le të marrim shembull vetëm një lloj kafshe. Nëse kjo lloj kafshe do të 
ishte dërguar në tokë përnjëherësh, aq sa kanë ardhur dhe do të vijnë të 
gjitha të marra së bashku, kjo botë jo vetëm që nuk do të mjaftonte si hapësirë 
vetëm për ato kafshë, por as ushqimi nuk do të mjaftonte. Mirëpo, Allahu i 
Madhëruar i ka krijuar ato me ligjin e zinxhirit duke i shpërndarë në kohë, 
në një hapësirë më të gjerë se sa hapësira që ekziston. Dhe ky ligj është i 
vlefshëm për të gjitha gjallesat. Për rrjedhojë, në sajë të urtësisë së kohës 
dhe vendit, kjo botë mund të bëhet skena e triliona herë më tepër gjallesave 
se kapaciteti i saj normal. Pra edhe vendi që zënë krijesat në botën tonë, i 
nënshtrohen një ekuilibri të përsosur. 






Kushtet e besimit 


P.sh., një pemë dushku prodhon me miliona fara në vit. Këto fara kanë 
një lloj parashute si pupël dhe në sajë të erërave, ato përhapen përreth në 
largësi shumë të mëdha. Nëse do të mbinin e do të bëheshin dushqe të 
gjitha farat e një peme të vetme, brenda një kohe të shkurtër e gjithë bota 
do të pushtohej nga dushqet. Pra, gjithë kjo tokë do të ishte e ngushtë edhe 
vetëm për një lloj peme. Ky shembull vlen edhe për të gjitha krijesat e tjera. 
Me pak fjalë, në gjithësi vërejmë ekzistencën e një harmonie dhe ekuilibri, 
që nuk është e lehtë të kuptohet. 

Ekzistenca e një mekanizmi kaq të përkryer, të ndërthur dhe të llogaritur 
në mënyrë kaq të hollësishme, është një nga treguesit më të rëndësishëm 
të ekzistencës dhe njëshmërisë së një Krijuesi. Në Kuranin Fisnik urdhë- 
rohet: 

"Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (peshoren, ekuilibrin 

për çdo gjë)." (Rrahman, 7) 

"Ai ka krijuar shtatë qiej njëri mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në kri- 
jimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë të mete. Hidhe vështrimin: a sheh 
ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen 
të lodhur e të molisur." (Mulk, 3-4) 

Përveç këtyre, Allahu i Madhëruar u ka falur këtyre gjallesave veçori të 
tilla, që edhe pse hanë ushqime të ngjashme, japin prodhime të ndryshme 
dhe, të gjitha këto plotësojnë njëra-tjetrën, duke e bërë të mundur jetën në 
çdo aspekt të saj. 

P.sh., nëse gjethen e gjelbër të një mani e hanë lopët, delet apo dhitë, 
prej saj do të prodhohet qumësht, mish dhe lesh. Por, nëse atë e ha krimbi 
i mëndafshit, prej të njëjtës gjethe prodhohet mëndafsh. E, nëse e ha një 
lloj dreri, prej saj prodhohet një misk/parfum shumë i çmuar. Gjithashtu, 
edhe fakti se bletët prodhojnë mjaltë prej nektarit të luleve është diçka që 
as njeriu, i cili është krijesa më e përsosur e kësaj bote, nuk ka fuqi ta bëjë. 
Ngjyrat, aromat dhe gjethet që bartin fuqi kuruese, të cilat lulet i marrin dhe 
i nxjerrin prej tokës, janë mrekulli të përsosura, që asnjë kimist nuk mund 
t'i prodhojë. Ndërkohë që kafsha e shndërron barin në mish dhe qumësht, 
njeriu, në laboratorët kimikë nuk mund të prodhojë qoftë edhe një gram 
mish apo qumësht, edhe sikur të përdorë me tonelata bar. 

Një njeri që zotëron mendje të shëndoshë, ngado që të drejtohet në këtë 
gjithësi, do të shohë ekzistencën dhe madhështinë e Allahut. Të dërgosh 

-o 







Islami, feja e vërtetë 


pejgamberë, ta përsosësh njerëzimin me gjuhën, dijen, moralin e tyre dhe të 
edukosh dijetarë mes njerëzve, është vepra e mirësisë hyjnore. Nga ana tjetër, 
synimi i të gjitha dijeve që i shërbejnë njeriut duke i ofruar atij një mijë e një 
përfitime, është t'i tregojë njerëzimit ekzistencën dhe madhështinë e Allahut. 
Gjithashtu, ato e bëjnë atë të kuptojë dobësinë e vet, duke e ndihmuar të 
kuptojë më mirë pozicionin në të cilin ndodhet si rob i Allahut. Nëse njeriu 
shikon në veten e tij dhe në gjithësi, në mënyrë të ndërgjegjshme, e kupton 
menjëherë se sa qesharake dhe e çuditshme është të mos besosh përballë 
fuqisë dhe sundimit të qartë të Allahut. 

Në kozmos ekzistojnë vrima të zeza dhe të bardha. Ndërsa Allahu i 
Madhëruar, në lidhje me këto vrima, të cilat shkencat pozitive nuk kanë 
shumë që i kanë zbuluar, urdhëron: 

"Betohem në çastin e perëndimit të yjeve, e ky është betim i madh, 
veç sikur ta dinit!" (Uakia, 75-76) 

Ky fakt, të cilin shkenca e sotme sapo e ka zbuluar, është tregues i qar- 
të se me çfarë madhështie të jashtëzakonshme kemi të bëjmë. Vendi ku 
lindin yjet quhen vrima të bardha, ndërsa vendi ku vdesin, quhen vrima 
të zeza. Prej vrimave të bardha del një trup i vogël, i cili me një zgjerim të 
menjëhershëm, zmadhohet triliona herë më shumë se madhësia e tij, duke 
formuar masën e një ylli gjigand. Nga ana tjetër, edhe shumë yje gjigandë, 
të cilët janë shumë herë më të mëdhenj se toka jonë, kur u vjen koha, hyjnë 
dhe vdesin brenda vrimave të zeza. Nisur nga kjo, edhe dielli i cili ndriçon 
qiellin tonë, siç shprehet edhe ajeti kuranor, një ditë "do të mblidhet e do 
të humbë shkëlqimin" 76 

Atë ditë edhe jeta e tij do të marrë fund. Atë ditë, patjetër që do të bëhet 
Kijameti. E më pas do të fillojë jeta e përtejme!.. 

Për njeriun nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të bjerë në sexhde dhe 
të strehohet tek Allahu! Shkurtimisht, sytë që shohin, e kuptojnë se përballë 
artit hyjnor kjo botë është vetëm një prej miliarda grimcave të pluhurit që 
noton në hapësirë. Edhe malet, luginat, oqeanet dhe njeriu, janë brenda 
këtij pluhuri. Ja pra, brenda kësaj dobësie, njeriu nuk është gjë tjetër veçse 
një hiç!.. 

Këta shembuj që dhamë janë veçse një pikë prej oqeanit. Por ata shprehin 
qartë se pranimi i ekzistencës së një Qenieje Hakim, Kadir, Kajjum, Rrezzak 

76. Shih. Kuran: Tekuir, 81/1. 

@ - 







Kushtet e besimit 


etj... është një domosdoshmëri logjike. Mirëpo, për ta parë këtë të vërtetë, më 
tepër se shikimi, duhet intuita, pra duhet që sytë e zemrës të jenë të hapur. 
Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë, që të kenë zemra me të 
cilat të mendojnë dhe veshë me të cilët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre 
nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta 
në kraharor." (Haxhxh, 46) 

Çdo gjë është në lëvizje 
dhe ndryshim të vazhdueshëm 

Nëse do të vërenim me kujdes, do të shihnim se në këtë botë çdo gjë 
ndryshon duke kaluar nga një formë në tjetrën. P.sh., nutfë 77 shndërrohet 
në aleka 78 , aleka në mudga 79 dhe mudga në mish e eshtra. Ky lloj ndryshimi 
ndodh edhe tek planetët, mineralet, bimët e çdo gjë tjetër. 

Brenda atomit ndodh një lëvizje e jashtëzakonshme. Elektronet rrotullo- 
hen me një përllogaritje shumë precize dhe me një shpejtësi marramendëse. 
Grimcat e bërthamës, që janë protonet dhe neutronet, për shkak se janë të 
ngjeshura në një masë shumë më të vogël, edhe shpejtësia e tyre është jash- 
tëzakonisht më e madhe në krahasim me elektronet. Aq sa ato rrotullohen 
me një shpejtësi që i kalon 60.000 km në sekondë. 

Nëse kemi parasysh se në një mm 2 pra, në kokën e një gjilpëre ndodhen 
përafërsisht 100 trilion atome, do të kuptojmë më mirë se është e pamundur 
të kuptosh fuqinë e vërtetë të Allahu të Madhëruar, i Cili drejton lëvizjet 
në të gjithë universin. 

Kështu që për të ndodhur gjithë këto lëvizje dhe ndryshime, ka nevojë për 
një shkaktar absolut. Dhe ky është pikërisht Krijuesi i Madhërishëm, Allahu 
Teala. Kjo, sepse realizimi i gjithë këtyre fenomeneve të jashtëzakonshme, 
të cilat mahnisin mendjen, është kategorikisht e pamundur të bëhet pa një 
shkaktar ose të bëhet rastësisht në mënyrë të pavetëdijshme. 

Kur i mendojmë këto ashtu siç duhet, mjafton edhe një grimcë që ne të 
kuptojmë marrëdhënien midis veprës dhe artistit. 

77. Nutfe: Term i Kuranit në lidhje me embrionogjinë. Në gjuhën shkencore njihet si "zigot" 

78. Aleka: Një nga faza e zhvillimit embrional të përmendura në Kuran. Embrioni është si gjak i 
ngjizur. 

79. Mudga: Një fazë tjetër embrionale, ku embrioni duket si copë mishi e përtypur. 


O 







Islami, feja e vërtetë 


Nga e njëjta materie krijohen vepra të ndryshme 

Thelbi i çdo krijese që shohim përreth nesh, është i njëjtë. Pra, të gjitha 
janë krijuar prej materies. Elemente të ndryshëm, por me përbërje të njëjtë. 
P.sh., trupat qiellorë, krijohen gjithmonë nga e njëjta materie. Mirëpo, çdonjëri 
prej tyre ka veçoritë, detyrat, sasinë dhe jetën e tij të posaçme. Një pjesë e 
tyre janë të ftohtë, ndërsa një pjesë tjetër jashtëzakonisht të nxehtë... 

Prej elementëve, si azoti, karboni, oksigjeni dhe hidrogjeni, krijohen bimët 
dhe kafshët. Mirëpo, midis këtyre lëndëve dhe jetës, në veçanti midis cilësive 
si dija, vullneti, forca, dëgjimi dhe shikimi, nuk ka asnjë lloj lidhjeje. 

Të gjitha këto janë mrekullitë e artit hyjnor. Krijesat e ndryshme dhe 
të mrekullueshme që shohim në gjithësi, janë veprat e një artisti me fuqi 
madhështore. Një Qenie, e Cila ka krijuar gjithë këto mrekulli, është e pamu- 
ndur të ngjajë me ata që janë krijuar më vonë. Ai është Allahu i Madhëruar, 
ekzistenca e të Cilit është e detyrueshme, VaxhibuT-Vuxhud. 

Çdo gjë është krijuar me një qëllim 

Shihet qartë se në këtë botë çdo gjë është krijuar me një urtësi dhe dobi 
të caktuar. 

- Në sajë të dritës së diellit dhe të hënës, ndriçohen dhe zhvillohen kri- 
jesat mbi tokë. Me rrotullimin e tokës dhe hënës përreth diellit, arrijmë të 
perceptojmë kohën. Me rrotullimin e tokës, dalin në pah stinët, vitet, ditët 
dhe netët. Ndërsa me rrotullimin e hënës, dalin në pah muajt. 

- Ajri që e thithim vazhdimisht, shkon në mushkëri dhe pastron gjakun. 
Për shkak se trupi ynë ka shumë nevojë për ajrin, ai gjendet lehtësisht dhe 
me shumicë. 

- Erërat shtyjnë retë dhe çojnë shi në vendet ku ka nevojë. Gjithashtu, 
ato ndihmojnë në pllenimin e bimëve, rregullojnë nxehtësinë dhe pastrojnë 
ajrin... 

- Po ashtu edhe dobia e deteve është e pafundme... 

Të gjitha këto dhe hollësi të tjera, të cilat nuk mund t'i përmendim këtu 
për shkak të pafundësisë së tyre, dihet shumë mirë, se kanë rëndësi të madhe 
në jetën e njeriut. Nisur nga kjo, një njeri i cili mediton në lidhje me këto dhe 
merr mësim prej tyre, arrin në përfundimin se në krijimin e gjithçkaje ka 
një urtësi të madhe dhe qëllim të caktuar. Ndërsa, pranimi i këtyre thjesht 
si rastësi, do të thotë të nxirret jashtë loje mendja, logjika dhe ndërgjegjja. 

o- 




Kushtet e besimit 


Këto janë vepra e një Qenieje të ditur, të urtë, të fuqishme e madhështore. 
Dhe Ky është Allahu i Madhëruar. 

Shkurtimisht, për një njeri me mendje të shëndoshë dhe meditues, është 
shumë e lehtë të gjejë Zotin e tij e të admirojë Atë dhe madhështinë e Tij 
hyjnore. Ky është rezultati më i natyrshëm i mendjes së shëndoshë dhe 
ndërgjegjes së pastër. Nëse njeriu mediton siç duhet në ato që ndodhin në 
gjithësi dhe në veten e tij, gjen besimin, nëse është mohues dhe arrin nivel 
më të lartë, nëse është besimtar. Pra, fillon të përparojë në shkallët e njohjes 
dhe dashurisë ndaj Allahut. 

b. Dobitë e besimit në Allahun 

Allahu i Madhëruar, në natyrën e njeriut, pra në krijimin e tij, ka vend- 
osur edhe nevojën për të besuar. Për këtë arsye, një njeri që nuk zotëron 
besimin e vërtetë, ndihet keq shpirtërisht dhe jeton duke bartur në zemrën 
e tij një pakënaqësi të thellë. Rrugëzgjidhja e vetme e kësaj gjendjeje, është 
të besosh ashtu siç na ka udhëzuar Allahu Teala. 

Nga ana tjetër, njeriu që e beson Allahun, i Cili e njeh, e vëzhgon dhe 
e dëgjon vazhdimisht atë, fiton moral të bukur dhe respekton të drejtat e 
krijesave të tjera. Dhe për këtë arsye, ai jeton një jetë të qetë. Ashtu siç nuk 
cenon njeri, edhe nuk cenohet nga të tjerët. Ndërsa jeta e tij në botën tjetër, 
është më e bukur se jeta e tij në këtë botë. 

Ai që i beson Allahut në këtë mënyrë, nuk mund të veprojë diçka të 
keqe, edhe aty ku atë nuk e sheh askush. Kjo, sepse ai e di shumë mirë se 
në Ditën e Gjykimit do t'i japë llogari Allahut të Madhëruar dhe prej Tij do 
të marrë patjetër shpërblimin ose dënimin për veprat e tij. 

Njeriu që i beson Allahut, ruhet nga mburrja dhe mendjemadhësia, 
duke u bërë modest. Mburrja dhe mendjemadhësia janë sëmundjet më të 
këqija që gjenden në zemrat e njerëzve. Nën të gjitha debatet, grindjet dhe 
përplasjet, qëndron gjithmonë ndjenja e mendjemadhësisë. Për këtë arsye, 
një njeri mendjemadh, pas një farë kohe i humbet të gjithë miqtë e tij, duke 
u dënuar të mbetet i vetmuar. Aliu ka thënë: 

"Vetmia më e madhe është të pëlqesh vetveten." 

Ndërsa modestia është një nga virtytet më të bukura që e zbukurojnë 
njeriun. Ai që i beson Allahut, e di shumë mirë se çdo gjë që ka, i është falur 
nga Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, ai gjithmonë është modest dhe falë- 
nderues. Kjo bën që ai të shkojë mirë me njerëzit dhe të duhet nga të gjithë. 

-o 





Islami, feja e vërtetë 


Përkrah këtyre, besimi është burimi më i madh i ngushëllimit përballë 
vështirësive dhe fatkeqësive të jetës. Njeriu pa besim e shkatërron vetveten 
kur përballet me vështirësi dhe nuk mund ta gjejë lehtë mënyrën e ngushë- 
llimit. Ndërsa besimtari, pasi të ketë vepruar atë që ka mundësi, mbështetet 
dhe dorëzohet tek Allahu. Nëse arrin përfundim të mirë, falënderon duke 
fituar kënaqësinë e Allahut; e, nëse përballet me diçka që nuk e pëlqen, 
bën durim dhe përsëri fiton kënaqësinë e Allahut. Pra, sido që të jetë, për 
të është mirësi. 80 

Ai që i beson Allahut dhe vepron në përputhje me këtë besim, nuk i 
frikësohet shumë vdekjes. Ndërsa një jobesimtar ia nxin jetën vetes nga 
frika e vdekjes. Ashtu siç nuk gjen rehat në këtë botë, ashtu nuk ka për ta 
shijuar rehatinë edhe në botën tjetër. Për shkak se nuk e llogarit jetën pas 
vdekjes, mund të bëjë gjithfarëlloj të keqeje në këtë botë, sa herë që të ketë 
mundësi. Madje, ai mund t'i vërë zjarrin gjithë botës edhe për një përfitim 
shumë të vogël. 

Besimi dhe adhurimi i Allahut është i dobishëm edhe në aspektin shë- 
ndetësor. Sipas një studimi të publikuar në numrin e shkurtit 2002 të re- 
vistës "The International Journal of Psychiatry in Medicine", besimtarët që i 
bëjnë adhurimet së bashku dhe në mënyrë të vazhdueshme, janë 50% më 
të ruajtur nga sëmundjet jokanceroze të aparatit të tretjes, 20% më të ruajtur 
nga vdekjet për shkak të sëmundjeve të damarëve (përfshi krizat e zemrës 
dhe paralizat) dhe 66% më të ruajtur nga vdekjet, për shkak të sëmundjeve 
të aparatit të frymëmarrjes. 

Ky studim na tërheq vëmendjen në faktin se çdo ditë e më tepër po 
kuptohen edhe më mirë dobitë psikologjike të fesë. Me forcimin e besimit 
dhe gjendjes shpirtërore, njeriu largohet gjithnjë e më shumë nga depresioni 
dhe stresi. Po ashtu, ai bëhet pozitiv dhe në përgjithësi arrin të bëjë një jetë 
më të qartë dhe më të ndritur. 


3. Besimi në Melekët 

Melekët janë krijesa të bukura e të buta, të krijuara prej dritës. Për këtë 
arsye, ne nuk mund t'i shohim ata me sy. Mirëpo, Allahu i Madhëruar mund 
t'ia tregojë kujt të dëshirojë. 81 Disa prej pejgamberëve të mëdhenj i kanë 

80. Shih.Muslim, Zuhd, 64. 

81. Shih. Kuran: Hud, 77-82; Hixhr, 59-69; Merjem, 17-21; Nexhm, 67,13-17; Tekuir, 23. 

e- 







Kushtet e besimit 


parë ata edhe në formën e tyre origjinale. Ata nuk kanë veçori njerëzore, si 
ngrënia, pirja, etj. Për shkak se janë krijuar vetëm për të adhuruar Allahun 
e Madhëruar dhe për të zbatuar urdhrat e Tij, atyre nuk u është dhënë nefs 
(ego). Nisur nga kjo, melekët asnjëherë nuk gabojnë, nuk bëhen kryeneçë 
dhe nuk bëjnë gjynahe. Ata kanë edhe fuqi të jashtëzakonshme. 82 

Ata janë aq të shumtë në numër, saqë nuk mund të numërohen. Sipas 
disa transmetimeve, për çdo pikë shiu dhe flok dëbore që zbret në tokë, zbret 
edhe një melek. Dhe melekut që zbret një herë, nuk i vjen më radha deri 
në Ditën e Kijametit. Kjo është edhe urtësia, se përse pikat e shiut bien në 
tokë pa u përplasur me njëra-tjetrën. Nëse vërehet me kujdes, madje edhe 
furtunat zbresin pa u përplasur me njëra-tjetrën. Me pak fjalë, çdo gjë, që 
prej grimcës më të vogël e deri tek trupi më i madh, është si një vitrinë e 
madhështisë hyjnore. 

Në një farë kuptimi, melekët janë si shpirti që na është dhënë neve. Pra- 
ndaj, ashtu siç nuk mund ta mohojmë shpirtin tonë edhe pse nuk e shohim, 
ashtu nuk mund t'i mohojmë edhe ata. 

Melekët, kanë grada të ndryshme në bazë të virtyteve të tyre. Ekzistoj- 
në katër melekë të mëdhenj: Xhebraili Mikaili SSSl, Azraili dhe 
Israfili 3SSBI. 

Xhebraili SSsS, është një melek i ngarkuar me detyrën e dërgimit të shpall- 
jes tek pejgamberët. Mikaili SSSl, është i ngarkuar me menaxhimin e feno- 
meneve natyrore. Azraili që ndryshe njihet edhe si meleku i vdekjes, ka 
për detyrë të marrë shpirtrat e atyre që u ka ardhur koha e vdekjes. Ndërsa 
Israfili SSSi, ka për detyrë t'i fryjë surit 83 në Ditën e Kijametit. 

Siç e shohim, përveç adhurimeve ndaj Allahu të Madhëruar, melekët kanë 
edhe detyra të tjera. Disa prej tyre ndihmojnë njerëzit me lejen e Allahut. 
Kjo lloj ndihme e melekëve, ndodh veçanërisht kur robërit besimtarë janë në 
vështirësi. Për ndodhi të tilla ka dëshmi të shumta edhe në historinë islame. 

Përveç këtyre, ka edhe melekë që mbrojnë njerëzit, melekët Kiramen 
Katibin, të cilët shkruajnë në librin e punëve të njerëzve, melekët Munker 

82. Për veçoritë e melekëve shih. Kuran: Bekare, 30-34; A'raf, 11, 27; Hud, 69-70; Hixhr, 28, 51-52; 
Isra, 61, 92; Kehf, 50; Ta-ha, 116; Sad, 71, 73; Nexhm, 5; Tahrim, 6; Tekuir, 20. 

83. Sur: Një lloj instrumenti, që sipas disa transmetimeve (shih. Tirmidhi, Kijamet, 8), i ngjan një 
briri ku fryhet. Po sipas transmetimeve, surit do t'i fryhet dy herë. Herën e parë do të vdesin 
e do të shkatërrohet gjithçka, përveç atyre që do Allahu. Ndërsa herën e dytë, do të ringjallen 
njerëzit për t'u mbledhur në sheshin e mahsherit, ku do të fillojë llogaridhënia e madhe. (shih. 
Neml 27/87; Ja-sin 36/51; Zumer 39/68; Hakka69/13-16) 


© 





Islami, feja e vërtetë 


dhe Nekir, të cilët marrin në pyetje të vdekurit në varr, melekët që i kërkojnë 
falje Allahut për gjynahet e njerëzve dhe i luten Atij t'i udhëzojë në rrugë 
të drejtë... 

Madje edhe mbijetesa e njeriut në jetën e kësaj bote të mbushur me rre- 
ziqe, varet nga mbrojtja e melekëve. Melekët, të cilët Allahu i Madhëruar i 
ka ngarkuar me këtë detyrë, e mbrojnë njeriun nga gjërat e dëmshme derisa 
t'i vijë koha e vdekjes. Kur vjen ajo kohë, ata largohen dhe e lënë atë vetëm 
për vetëm me vdekjen. Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"Njeriu ka përcjellës (engjëj) para dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me 
urdhrin e Allahut..." (Rad, ll) 

Nuk duhet harruar as fakti se edhe fuqia e melekëve është dhuruar nga 
Allahu i Madhëruar. Por, nëse dikush e nënvleftëson ose e ofendon një 
prej melekëve të përmendur në Kuran apo hadithet e sakta, bëhet mohues. 
Për këtë arsye, duhet të ruhemi nga fjalët, si "Fytyra jote më duket si ajo e 
Azrailit", ose "Unë nuk e pranoj këtë apo atë, edhe nëse e thotë Xhebraili 
me Mikailin". 


4. Besimi në librat 

Allahu i Madhëruar i ka dërguar njerëzimit urdhra dhe ndalesa që prej 
njeriut dhe pejgamberit të parë, Ademit Në fillim i ka dërguar në formë 
fletushkash. Më vonë, me shtimin e popullsisë dhe të çështjeve shoqërore, i 
ka dërguar në formën e librave. Të gjitha fletushkat dhe librat janë të vërteta 
dhe të vlefshme për kohën e tyre. Prandaj besimi në librat e Allahut vlen 
për formën e tyre origjinale, në të cilën janë dërguar nga Ai. 

Sipas transmetimeve, dhjetë prej fletushkave i janë zbritur Ademit 
pesëdhjetë Shitit tridhjetë Idrisit dhe dhjetë të fundit, Ibrahimit 
8SSl. 84 Ndërsa prej librave të mëdhenj, Teurati (Tora) i është shpallur Musait 
SSSl, Zeburi (Psalmet) Daudit SSSl, Inxhili (Ungjilli), Isait SSSl dhe libri i 
fundit, Kurani Fisnik, i është shpallur Pejgamberit tonë të nderuar, Muha- 
medit ||§. 

Librat hyjnorë janë si një letër që Allahu i Madhëruar ua ka dërguar 
robërve të Tij. Këta libra, të cilët rregullojnë jetën njerëzore dhe ofrojnë re- 
cetën e lumturisë së përjetshme, janë reflektimi i Fjalës së Allahut në fjalën 

84. Shih. Ibn-i Kethir, Tefsir, [Nisa, 163.]; Ibn Nedim, Fihrist, Tahran 1966, fq. 24. 

O- 






Kushtet e besimit 


dhe perceptimin njerëzor. Për këtë arsye, përveç mesazhit që ata përçojnë, 
çdo njëri prej tyre është edhe një mrekulli më vete e fjalës hyjnore. 

Çështjet themelore të çdo fletushke apo libri, pra çështjet që kanë të bëjnë 
me besimin, janë të njëjta. Ndërsa ligjet në lidhje me adhurimet dhe veprat, 
ndryshojnë disi në bazë të strukturës së shoqërisë për të cilën janë zbritur. 

Allahu i Madhëruar, nuk është i detyruar të dërgojë libra. Prandaj, ata 
duhen konsideruar plotësisht si një mirësi dhe ndihmë hyjnore që Ai ua 
bën robërve të Tij. 

a. Kurani Fisnik 

Kurani Fisnik, që është edhe i fundit prej librave hyjnorë, i ka abroguar 
ligjet e të gjithë librave të mëparshëm. Kjo është bërë e domosdoshme për 
shkak të ndryshimit dhe të shtimit të nevojave njerëzore përgjatë kohës dhe 
ndërhyrjes e transformimit të librave të mëparshëm nga ana e njerëzve të 
paskrupull. 

Veçoria më e rëndësishme e librave qiellorë është se ata pa asnjë dyshim 
mbështeten në shpalljen hyjnore. Mirëpo sot, kjo veçori vlen vetëm për Ku- 
ranin Fisnik, sepse librat e tjerë, pas vdekjes së pejgamberëve të cilëve u janë 
shpallur, kanë pësuar një transformim nga dora njerëzore dhe, si përfundim, 
kanë marrë veçorinë e një libri të shkruar nga dora e njeriut. Në fakt, ky ka 
qenë edhe një nga shkaqet e shpalljes së Kuranit Kerim. Megjithatë, libri i 
fundit, Kurani Fisnik, që është dërguar edhe si "hitamuhu misk" 85 , përfshin 
të gjithë librat hyjnorë dhe është më i përsosuri. Po ashtu, për shkak se është 
edhe libri i fundit, ai gëzon edhe mbrojtjen e Vetë Allahut të Madhëruar. 

1) Veçoritë 

Kurani Fisnik, iu zbrit Pejgamberit, Muhammedit $l§. Ai është mrekulli 
në shumë aspekte. Kurani u zbrit pjesë-pjesë dhe çdo pjesë shkruhej e më- 
sohej përmendësh. 

Ajetet e para që kanë zbritur, kanë mishëruar lavdet për "lapsin" dhe 
"rreshtat që ka shkruar". Po ashtu, gjatë gjithë procesit të shpalljes është 
theksuar me ngulm fjala "Kitab/Libër", e cila nënkupton "dijet e shkruara". 86 

85. Hitamuhu Misk: Është një shprehje që përdoret për gjërat, përfundimi, plotësimi apo fundi i 
të cilave është i bukur, me aromë të këndshme; për gjërat të cilat më të bukurën, më të mirën e 
kanë në fund. Kjo shprehje përmendet në ajetin 26. të sures Mutaffifin. 

Shih. Kuran: Alak, 1-5; Kalem, 1; Bekare, 2; Zuhruf, 2; ed-Duhan, 2. 


86 . 


o 






Islami, feja e vërtetë 


Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut gig, me qëllim që Kurani të ruhej sa më 
mirë, përveç mësimit të tij përmendsh, i dha rëndësi të madhe edhe shkri- 
mit të tij. 87 

Kurani Fisnik është bërë kusht të lexohet vazhdimisht në namaz, ndërsa 
leximi e dëgjimi i tij jashtë namazit është konsideruar si adhurim. Po ashtu, 
Pejgamberi $H, ka përgëzuar me dhjetë sevape (të mira), për çdo germë që 
lexohet prej tij. 88 Përveç këtyre, Kurani Fisnik është lexuar vazhdimisht në 
ligjëratat e ditës së Xhuma, ku mblidhen të gjithë myslimanët, në bisedat 
fetare dhe në takimet e ndryshme ndërmjet myslimanëve. 89 Të gjitha këto 
kanë siguruar transmetimin e Kuranit Fisnik në mënyrë shumë korrekte 
dhe të pagabueshme. 

Kryerja e adhurimeve me leximin e Kuranit Fisnik, ka bërë që ai të jetë i 
ndërthurur me jetët e myslimanëve dhe të zërë vend në çdo fazë të jetës së 
tyre të përditshme. Në këtë mënyrë, myslimanët kanë pasur nderin të jenë 
gjithmonë të shoqëruar nga fjala e Allahut. Me pak fjalë, Kurani Fisnik ka 
qenë gjithmonë në qendër të jetës së myslimanëve. 

Kurani është ruajtur përmes shkrimit dhe mësimit përmendësh brez 
pas brezi. 90 


87. Për të mësuar më mirë metodat që kanë përdorur myslimanët për të ruajtur Kuranin dhe për 
ta transmetuar atë të paprekur deri në ditët tona, mund të lexohen këto vepra: Prof. Dr. M. M. 
Azami, "The History ofthe Qur'anic Textfrom Revelation to Compilation: A Comparative Study with 
the Old and New Testaments, Leicester": UK Islamic Academy, 2003 (Kuran Tarihi: Eski ve Yeni 
Ahit ile Karçilaçtirmali bir Araçtirma, istanbul 2006); Prof. Dr. M. Hamidullah, "Kuran-i Kerim 
Tarihi", istanbul 2000 (Le Saint Coran'm giriç kismi). 

88. Shih. Tirmidhi, FedailuT-Kuran, 16. 

89. Shih. Muslim, Xhuma, 49-52, Musafirin 142; Ebu Daud, Buju 36/3416; Ibn-i Maxhe, Salat 178; 
Ahmed, III, 432, IV, 9; Ibn Haxher, Isabe, nr: 2546 [Kreu Rafi bin Malik]; Ibn-i Ishak, Siret, fq. 128. 

90. Dy prej argumenteve të shumta që tregojnë se përveç ruajtjes së tij duke u mësuar përmendsh, 
Kurani Fisnik ka ardhur deri tek ne edhe me shkrim janë: 1. Ish-Kryetari i Komunitetit Mysliman 
Turk, Dr. Tajjar Altikulaç, në sajë të një pune dhjetë vjeçare, në të cilën ka krahasuar Kuranët 
e sotëm me katër prej Mushafëve/Kuranëve origjinalë, fjalë për fjalë e germë për germë, ka 
vërtetuar se ndërmjet tyre nuk gjendet as edhe një dallim i vogël. Mushafi origjinal, i cili i at- 
ribuohet Khalifit Osman dhe që ruhet në Muzeun e Pallatit të Topkapës, është faksimiluar 
(kopjuar përpikërisht) nga IRCICA. Kjo kopje e faksimiluar është vërtetuar nga ana e Dr. Tajjar 
Altikulaç, se është e njëjtë fjalë për fjalë e germë për germë me çdo Kuran që lexohet në çdo 
vend të botës. Po të njëjtin studim mbi një kopje tjetër origjinale që i atribuohet Osmanit i 
cili ndodhet në Kairo, e ka kryer edhe Meshhedu'l-Husejni. Dr. Altikulaç, i cili shprehet se të 
njëjtin studim e ka kryer edhe tek mushafët që ndodhen në Muzeun e Veprave Islame-Turke, 
në Tashkent, thotë: 

"Këto janë mushafe të shkruar brenda shekullit të parë të hixhrit, në zona të ndryshme. Mushafët, për- 
veçse janë në përputhje të plotë me njëri-tjetrin, janë të njëjtë me të gjithë Kuranët të cilët lexohen sot 
në çdo vend të botës. Edhe pse gjenden disa gabime të vogla dhe të thjeshta ortografike, ato nuk ndikojnë 
aspak në origjinalitetin e teksit të mushafëve. Nuk përbëjnë as tepri as mangësi! Dhe këtë unë e konsideroj 


© 





Kushtet e besimit 


Fakti më i rëndësishëm i ruajtjes së Kuranit Fisnik, është vetë fjala e 
Allahut, i Cili ka urdhëruar: 

"Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe padyshim Ne do ta ruajmë 
atë!" (Hixhr, 9) 

Kurani Fisnik ka zbritur pjesë-pjesë i lidhur me ngjarje dhe nevoja të 
ndryshme. Kur Pejgamberit i|S, i shpallej një pjesë e Kuranit, i tregohej 
edhe vendi ku duhej të vendosej ajo pjesë. Me afrimin e fundit të jetës së 
Resulullahut dhe përfundimit të shpalljes, Kurani Fisnik mori formën e 
tij të plotë e të përpiluar në mënyrë ekzakte. 

Organizimi i radhitjes dhe i temave të Kuranit Fisnik, nuk i ngjan aspak 
veprave të shkruara nga njerëzit. Ai ka një cilësi origjinale me të cilën mund 
të identifikohet vetëm ai. Klasifikimi i Kuranit Fisnik, në sure/kapituj dhe 
ajete/vargje, e ka lehtësuar shumë mësimin e tij përmendsh. Në lehtësimin 
e mësimit të tij ka ndikuar shumë edhe elokuenca, retorika dhe harmonia 
e mrekullueshme e Kuranit. 

Temat që gjenden në përmbajtjen e Kuranit Fisnik, janë të shpërndara nga 
fillimi deri në fund. Kjo formë radhitjeje, me ndihmën edhe të përsëritjeve, 
ka bërë që ai i cili e lexon apo e dëgjon Kuranin Fisnik, të kuptojë disa çështje 
përnjëherësh. Ata përballen me shumë udhëzime dhe paralajmërime, të cilat 
nga shumë aspekte janë më ndikuese, më edukuese dhe më të dobishme. 
Kurani Fisnik përbëhet nga 114 sure/kapituj me gjatësi dhe numër ajetesh/ 
vargjesh të ndryshme. 

2) Përmbajtja 

Kurani Fisnik, vazhdon të jetë një deklaratë e mrekullueshme, e cila ka 
sfiduar çdo shekull. Çështjet themelore që na ofrohen në të si një recetë 
shpëtimi, janë: 

1. Amentu-ja (parimet e besimit), teuhidi, emrat dhe cilësitë e Allahut, 
njohja e Allahut në formën e duhur, çështjet në lidhje me botën tjetër... 

2. Punët e mira; adhurimet, veprat, morali, gjykimet në lidhje me veprat 
e njerëzve, pra çështjet në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjnë dhe nga se 
duhet të ruhen ata... 

3. Fazat në lidhje me krijimin e njeriut; jeta e kësaj bote, vdekja etj... Çësh- 


si një rezultat shumë të rëndësishëm për myslimanët” .2. Në Muzeun e Veprave Islame-Turke, në 
Stamboll, më 5 Shtator të 2010, u hap një ekspozitë me titull, "Ekspozita e Kuranit Kerimit në 
vitin 1400.", ku u shfaqën kopjet e pra të Kuranit, të shkruara mbi lëkura sorkadhesh. 


O 







Islami, feja e vërtetë 


tjet në lidhje me anën shpirtërore të njeriut; cilësitë e nefsit/egos, virtytet e 
përsosura të shpirtit dhe çështjet në lidhje me faktin se si mund ta realizojë 
njeriu ngritjen e vetes nga cilësitë e paformuara, tek ato të përkryerat, duke 
pastruar egon dhe duke rafinuar zemrën... 

4. Sistemi i gjithësisë; shtatë katet e qiejve, dielli, hëna, yjet, krijimi dhe 
përfundimi i tyre, fenomenet natyrore, zgjatja dhe shkurtimi i hijes, shiu, 
procesi i ditë-natës, krijesat që jetojnë midis qiellit e tokës dhe veçoritë e tyre... 

5. Njohuri historike; gjendjet pozitive dhe negative të popujve të ndry- 
shëm në këtë botë dhe botën tjetër, shfaqjet e dënimit hyjnor, mësime të 
panumërta nga historitë e pejgamberëve dhe popujve të tyre, mësime nga 
e kaluara, shkaqet e ndodhive dhe përfundimet e tyre... 

6. Një oqean i gjerë i meditimit dhe përkujtimit, kufijtë e të cilit janë nga 
pafillimi deri në pafundësi... Kalimi nga mendimi tek ndjenja... 

Kurani Fisnik bën që në zemër të lindin ndjenja të thella. Një besimtar që 
e ka të zhvilluar botën e zemrës, kur sheh ajetet e Kuranit, zhytet në thellësi 
të tij, sikur sheh një pus pa fund dhe prej andej nxjerr shumë kuptime të 
gjera. 

Disa dijetarë, si Imam Sujuti, shprehen se çdo dije që mendja njerëzore 
ka arritur dhe do të arrijë, ndodhet në Kuranin Fisnik, të paktën si thelb ose 
si gjurmë. Ndërsa Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"...Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë..." (En'am, 38) 

"...Ne ta zbritëm ty Librin si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, 
si mëshirë dhe si përgëzim për myslimanët." (Nahl, 89) 

Nisur nga këto fakte, mund të themi se Kurani Fisnik ka një pasuri, e 
cila mund t'u japë përgjigje të gjitha nevojave të njerëzimit deri në Ditën 
e Kijametit. Prof. Dr. Muhammed Hamidullah, në lidhje me këtë çështje, 
shprehet: 

"Kurani Fisnik, ashtu siç u ka dhënë përgjigje nevojave të bashkësisë së 
parë islame, që përbëhej nga njerëz të dobët e të shtypur, ka përballuar edhe 
të gjitha nevojat morale dhe ligjore të shoqërisë islame edhe në periudhën kur 
myslimanët formuan një shtet të vetëm e madhështor dhe kishin vendosur 
sundimin e tyre nga Oqeani Atlantik deri në Oqeanin Paqësor. Kjo shoqëri 
ka mundur t'i gjejë gjithmonë në këtë libër të gjitha njohuritë në lidhje me 
besimin, jetën shoqërore, ligjet sociale dhe nevojat e tjera." 91 

91. Shih. M. Hamidullah, Kuran-i Kerim Tarihi (Le saint coran'm giris kismi), fq. 23. 

®- 






Kushtet e besimit 


3) Mrekulli më vete 

Allahu i Madhëruar e bëri Kuranin Fisnik një mrekulli më vete, me 
qëllim që të argumentonte edhe vërtetësinë e Vetes së Tij, edhe vërtetësinë 
e Pejgamberit JH- Nisur nga kjo, është e pamundur të numërosh mrekullitë 
e tij, 92 sepse ai do të vazhdojë të zbulojë të fshehtat e tij deri në Ditën e 
Kijametit. Megjithatë, anët e mrekullueshme të tij, të cilat kemi arritur t'i 
kuptojmë deri më sot, janë: 

• Sfidimi i gjithë njerëzimit për të sjellë një libër të ngjashëm me Ku- 
ranin Fisnik, 

• Megjithëse arabët kishin shumë arsye për ta kundërshtuar dhe për 
ta konkuruar Kuranin, ata nuk e sollën dot një libër të ngjashëm me të, 

• Ai dallon nga të gjitha format e njohura të letërsisë, 93 

• Ai ka një organizim shumë të bukur të shkrimit e vargjeve dhe qën- 
dron në një nivel aq të lartë të elokuencës, saqë asnjë qenie njerëzore nuk 
mund ta arrijë, 

• Ai përmban lajme të fshehta prej së shkuarës dhe të ardhmes, një 
pjesë e të cilave janë vërtetuar, 94 

• Ndikimi i thellë shpirtëror që ka Kurani Fisnik në zemra. Përveç 
Kuranit Fisnik, asnjë poezi apo prozë nuk i jep shije dhe ëmbëlsi zemrës 
edhe kur ajo ka përmbajtje të frikshme e rrëqethëse. Kur dëgjohet Kurani, 
qetësohen shpirtrat dhe çelin zemrat. 95 Kur njeriu e ndjen atë, tronditet 


92. Për më detaje, shih. Osman Nuri Topbash, Frymëra Mëshironjëse, Stamboll 2010. 

93. Rummani, Nuket fi i'xhazT-Kuran, Kairo, fq. 101 

94. Kadi Ijaz, Shifa bi-ta'rifi hukuki'l-Mustafa, Egjipt 1995,1, 227-247. 

95. Prof. Dr. Sejjid Kutub, në lidhje me ndikimin e Kuranit në zemrat e njerëzve, tregon këtë ku - 
tim: "Rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë (vitet 1948), po shkonim në NewYork me një anije 
egjiptiane nëpër Oqeanin Atlantik. Midis njëqind e njëzet udhëtarëve të huaj, gra e burra, nuk 
kishte mysliman tjetër përveç nesh. Ndërkohë që ishim ende në oqean, erdhi koha e xhumasë. 
Kapiteni anglez i anijes na dha leje të falnim namazin e xhumasë. Njëkohësisht, ai lejoi që me ne 
të faleshin edhe marinarët e anijes, që nuk ishin në krye të detyrës, kuzhinierët dhe shërbyesit. 
Personeli i anijes u gëzua jashtë mase, sepse ky ishte namazi i parë i xhumasë që falej në atë 
anije. Unë mbajta hutben dhe priva në namazin e xhumasë. Udhëtarët e huaj ishin mbledhur 
përreth nesh dhe shihnin se si falnim namaz!.. Pas namazit, shumica e udhëtarëve erdhën dhe 
na përgëzuan duke thënë, "Ju pranofshin lutjet!", sepse, ajo që ata kishin kuptuar më mirë 
nga namazi ynë, ishte lutja. Mirëpo, në mes të këtij grupi ndodhej edhe një zonjë jugosllave, e 
cila ishte prekur jashtë mase nga kjo ngjarje dhe ishte ndikuar nga adhurimi ynë. Ajo nuk po 
i përmbante dot ndjenjat dhe lotët e saj. Erdhi pranë nesh dhe na përgëzoi nga zemra. Fliste 
me një anglishte të parregullt dhe thoshte se ishte ndikuar shumë prej namazit tonë, përqe- 
ndrimit, rregullit dhe atmosferës shpirtërore që ishte krijuar. Mirëpo për ne nuk ishte kjo ana 
më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje. Gjëja më e rëndësishme ishin fjalët e kësaj zonje: «Në çfarë 
gjuhe fliste prifti juaj?» Kjo zonjë nuk mund ta mendonte se namazin mund ta falte dikush tjetër 
përveç një kleriku fetar, sepse kështu funksiononte edhe feja e krishterë në të cilën ajo besonte! 

-o 






Islami, feja e vërtetë 


thellësisht, e kaplon një gjendje mes frikës dhe shpresës, emocionohet dhe 
zemra fillon t'i rrahë më shpejt. Kurani hyn midis tij dhe besimeve që kanë 
zënë rrënjë e janë fshehur në brendësi të tij. I Dërguari i Allahut JH, kishte 
shumë armiq, të cilët vinin tek ai me qëllimin për ta vrarë. Por sapo dëgjonin 
Kuranin, menjëherë hiqnin dorë nga mendimi i tyre, pranonin Islamin dhe 
armiqësia u kthehej në miqësi, ndërsa mohimi në besim. 96 

• U ligjërua me anë të dikujt, që nuk dinte shkrim e këndim, 97 

• Saktësia e kuptimeve, 

• Lidhja e fjalëve me njëra-tjetrën në mënyrë elokuente, 98 

• Melodia e veçantë e Kuranit, 

• Historia (zbritja, mbledhja etj..), 

• Mospërmbajtja e fjalëve të kota e të padobishme, 

• Përmbajtja e të vërtetave shkencore... 99 Në lidhje me të vërtetat shken- 
core, Kurani Fisnik është gjithmonë në krye, ndërsa shkenca e ndjek nga 
pas. Në të gjenden shumë shembuj në lidhje me fushat, si astronomia, em- 
brionologjia dhe mjekësia. 

Sipas Imam Sujutit, aspektet e mrekullive kuranore janë të panumërta 
dhe nuk mund të kufizohen. Vetë ai, në veprën e tij prej tre vëllimesh, ka 
përmbledhur tridhjetë e pesë prej tyre. 100 

Për të kuptuar anët e mrekullueshme të Kuranit Fisnik, nuk ka nevojë 


Ne e korrigjuam mendimin e saj të gabuar dhe ia shpjeguam çështjen. Pas kësaj, gruaja tha: 
«Gjuha që po fliste ai që udhëhiqte adhurimin, kishte një ton melodik të mahnitshëm. Unë nuk 
kuptova asgjë, por zëri më pëlqeu shumë». Më vonë ndodhi edhe një ngjarje tjetër e papritur. 
Gruaja tha: «Në fakt, ajo që unë desha të pyesja nuk ishte kjo. Ajo që ndikoi më tepër tek unë, 
ishin fjalët me ton melodik e tërheqës që përdorte imami në fjalimin e tij. Këto fjalë më dukeshin 
ndryshe nga fjalët e tjera që ai fliste! Ana melodike e këtyre fjalëve dominonte më shumë dhe 
kishin ndikim më të thellë. Këto pjesë të veçanta krijonin një drithërimë brenda meje, e cila m'i 
ngrinte qimet përpjetë. Kjo ishte diçka krejt ndryshe! Dukej sikur imami mbushej me shpirtin 
e shenjtë ndërsa i thoshte ato!» Pasi menduam për njëfarë kohe se çfarë kërkonte të thoshte kjo 
zonjë, e kuptuam se ajo e kishte fjalën për ajetet e Kuranit, të cilat u lexuan gjatë hutbes dhe 
namazit! Kjo ngjarje na shokoi të gjithëve, sepse ajo grua nuk dinte arabisht dhe nuk e kuptonte 
domethënien e vargjeve kuranore! Nga kjo ndodhi kuptohet se Kurani ka edhe një të fshehtë 
tjetër dhe disa zemra mund ta perceptojnë këtë të fshehtë vetëm me anë të leximit. P.sh., në 
vendin tonë, shumë njerëz që e dëgjojnë Kuranin, nuk e kuptojnë atë. E megjithatë, zemrat e 
tyre ndikohen jashtë mase dhe sundohen nga metoda e mrekullueshme e Kuranit. Këta nuk e 
kuptojnë gjuhën e Kuranit më tepër se ajo grua jugosllave!" (Sejjid Kutub, Fi Dhilali'l-Kuran, 
[Junus, 38.]) 

96. Shih. Hattabi, Bejanu i'xhazi'l-Kuran, fq. 24, 64. Sujuti, Itkan, IV, 14-16. 

97. Shih. Bakillani, I'xhazu'l Kuran, Bejrut 1988, fq. 50-68. 

98. Shih. Sujuti, Itkan, IV, 9. 

99. Shih. Rafii, I'xhazu'l Kuran, fq. 131. 

100. Shih. Sujuti Mu'tereku'l-akran fi i'xhazi'l Kuran, I, 3. 






Kushtet e besimit 


për njohuri të jashtëzakonshme të shkencës, kulturës dhe letërsisë. Çdo 
njeri që e lexon atë duke medituar, çfarëdo që të jetë kultura dhe edukimi 
i tij, ai mund ta kuptojë lehtësisht strukturën e tij të mrekullueshme. 101 Pra, 
e kupton menjëherë, se ai është fjala e Krijuesit të Plotfuqishëm dhe se nuk 
mund të thuhet prej një qenieje njerëzore. 

a) Qartësia dhe elokuenca 

Shoqëria e parë, mbi të cilën zbriti Kurani Fisnik, ishte në nivelet më të 
larta të letërsisë. Në panairet e saj, përpara të gjithëve zhvilloheshin gara 
të elokuencës dhe poezisë. E gjithë shoqëria, nga i vogli, deri tek më i ma- 
dhi, merreshin me poezinë dhe fjalën e bukur. E megjithatë, poetët më të 
mëdhenj mbetën të mahnitur, duke u përpëlitur pa rrugëzgjidhje përballë 
elokuencës, qartësisë dhe rregullit poetik të Kuranit Fisnik. E për pasojë, u 
detyruan të groposen në thellësitë e heshtjes. 

Kurani Fisnik i sfidoi ata shumë herë me radhë, duke i ftuar që të thërris- 
nin të gjithë ndihmësit e tyre dhe të sillnin një fjalë të ngjashme me ajetet e 
Kuranit. Me gjithë këtë sfidë të hapur, arabët, të cilët ishin aq krenarë saqë 
sakrifikonin edhe jetën, pasurinë dhe të gjithë familjen për hir të nderit, nuk 
mundën t'i përgjigjen kësaj sfide. 

Një ditë, një prej idhujtarëve të Mekës, Velid bin Mugire, erdhi te Pejga- 
mberi ?§§. I Dërguari i Allahut ?§§, i lexoi atij disa pjesë nga Kurani Fisnik. 
Për rrjedhojë, zemra e Velidit u zbut disi ndaj Islamit. Sapo Ebu Xhehli e 
mori vesh këtë, shkon tek Velidi dhe i tha: 

"Xhaxha! Populli yt po mbledh mall e pasuri për të ta dhënë ty, ndërsa 
ti ke shkuar dhe ke kërkuar mall prej Muhamedit!" Velidi ia ktheu: 

"Kurejshët 102 e dinë shumë mirë se unë jam nga ata që kanë më tepër 
mall e pasuri." Pas kësaj, Ebu Xhehli thotë: 

"Atëherë, thuaj diçka të tillë ndaj Muhamedit, që populli yt ta dijë se t'i 
e mohon dhe nuk e do atë!" Velidi ia priti: 

"Çfarë të them? Vallahi, midis nesh nuk ka tjetër që e njeh poezinë më 
mirë se unë. Askush nuk e njeh më mirë se unë rexhzin 103 dhe kasiden 104 . 


101. Shih. Buti, Rauai, fq. 160. 

102. Kurejsh: Fisi të cilit i përkiste Pejgamberi dhe në të njëjtën kohë edhe fisi më autoritar i Mekës, 
të cilët e luftuan më tepër Pejgamberin $§. 

103. Rexhz: Një lloj vjershe në letërsinë arabe 

104. Kaside: Ode; Poema për të lavdëruar një ndodhi apo një person. 


© 





Islami, feja e vërtetë 


Vallahi, ato që thotë ai nuk i ngjajnë asnjërës prej këtyre. Vallahi, nëfjalët 
e tij ka një ëmbëlsi dhe një shije krejt të veçantë. Ato i hedhin përtokë të 
gjithafjalët e tjera dhe mbizotërojnë ndaj tyre. Asnjëfjalë nuk mund të dalë 
sipër tyre!" Ebu Xhehli nguli këmbë dhe tha: 

"Nëse nuk thua diçka kundër tij, populli yt nuk do të kënaqet!" 

"Më lër të mendohem pak!"- tha Velidi. Pastaj u shpreh kështu: 

"Kjo është një magji e trashëguar!" (Vahidi, Esbabu Nuzul, fq. 468) 

Në Kuranin Fisnik, gjendja e tij (Velidit), përshkruhet në këtë mënyrë: 

"Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit). Dhe qoftë mallkuar, si kur- 
disi! Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi! Pastaj vështroi rreth vetes, 
mblodhi vetullat e u vrenjt, pastaj u kthye i kapardisur dhe tha: 'Ky (Ku- 
ran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar! Kjo nuk është tjetër, 
veçse fjala e një njeriu!" (Muddeththir, 18-25) 

Shtimi me shpejtësi i numrit të myslimanëve dhe hyrja në Islam e trimave, 
si Hamzai dhe Omeri 4fe>, i shqetësoi shumë idhujtarët. Ata organizuan një 
mbledhje dhe menduan rrugëzgjidhje për të ndaluar ngritjen e Islamit: 

"Çështja e Muhamedit është bërë me të vërtetë serioze; na i bëri punët 
lëmsh. Le të dërgojmë tek ai më të diturin prej nesh në magji, parashikime 
dhe poezi e të flasë me të!"- thanë ata. 

Për këtë punë zgjodhën Utbe bin Rebian dhe e dërguan tek Profeti 5§g. 
Utbe foli gjatë dhe i propozoi të njëjtat gjëra që i kishin propozuar më parë 
idhujtarët, si pasuri, pozitë dhe gra me bollëk. I Dërguari i Allahut 5 §|, e 
dëgjoi atë në heshtje derisa ai mbaroi. Pastaj, duke iu drejtuar me nofkën 
e tij, e pyeti: 

"O Ebu'l-Velid! I mbarove ato që kishe për të thënë?" 

"Po!", tha Utbe. Pastaj Resulullahu 5§g, tha: 

"Tani më dëgjo ti mua!" dhe pasi tha Bismilah, filloi të lexojë suren Fus- 
silet. Kur arriti në ajetin e 37, i cili është edhe ajet i sexhdes, bëri sexhde 
dhe tha: 

"O Ebu'l-Velid! I dëgjove ato që lexova. Tashmë, ja ku je ti, ja ku është ai! 

Kur Utbe u ngrit dhe po kthehej tek shokët e vet, idhujtarët që e panë, 
thanë: 

"Vallahi, Ebu'l Velidi u kthye me një fytyrë ndryshe nga ç'iku. Ka ndry- 
shuar shumë?!" Kur vajti pranë tyre, ata e pyetën të emocionuar: 

o- 




Kushtet e besimit 


"Na trego, çfarë ndodhi?" Utbe tha: 

"Vallahi kam dëgjuar një fjalë të tillë, që deri më sot nuk kam dëgjuar 
të ngjashme me të. Ajo nuk ishte as poezi, as magji dhe as parashikim! Kur 
Muhamedi tha: 


5 4j1pLv^? ^JlpLv/? 1 (1)^ 


«Nëse ata shmangen, ti thuaju: "Ju paralajmëroj me rrufenë që goditi 
fisetAd dhe Themud.» 105 , i zura gojën me dorën time, me qëllim që të mos 
lexojë më tepër. Iu luta të ndalonte për hir të farefisnisë që kemi. Mirëpo, 
për shkak se çdo gjë që thotë Muhamedi ndodh në të vërtetë, u frikësova 
se mos na zbret ndonjë dënim nga lart. 

O bashkësi e Kurejshëve, ejani dhe më dëgjoni! Lëreni atë në punën e vet 
dhe tërhiquni! Nëse atë e vrasin arabët, do të shpëtoni prej tij në sajë të të 
tjerëve. Por nëse ai i mbizotëron arabët, sundimi i tij do të jetë edhe i juaji, 
fuqia dhe nderi i tij do të jetë edhe fuqia dhe nderi juaj. Në këtë mënyrë, në 
sajë të Muhamedit, do të bëheni njerëzit më të lumtur!" 

Kur kurejshët i thanë: 

"O Ebu'l-Velid! Ai të paska bërë magji me gjuhën e tij!", Utbe ua priti: 

"Ky është mendimi im. Ju bëni ç'të doni!" (Ibn-i Hisham, 1, 313-314; Ibn-i Kethir, 
Bidaje, III, 111-112) 

Në vitin e nëntë të hixhrit, në Medine filluan të vinin delegacione nga 
të gjitha anët. Në këtë kohë, pranë Pejgamberit JH, vjen edhe Ebu Harb bin 
Huvejlid. Rasullahu JH, i lexoi Kuran dhe i tregoi Islamin. Ebu Harbi, i cili 
mbeti i mahnitur përballë Kuranit dhe Islamit, tha: 

"Vallahi, ti ose je takuar me Allahun, ose me dikë që është takuar me 
Allahun! Ti po flet fjalë të atilla, që ne në të vërtetë asnjëherë nuk kemi 
dëgjuar fjalë më të bukura..." 106 

Para se të zbriste Kurani Fisnik, në panairet e letërsisë zhvilloheshin gara 
të ashpra të fjalës së bukur dhe poezisë. E megjithatë, askush nuk doli të 
thotë, "të përgatitim diçka të ngjashme me Kuranin dhe të luftojmë kundër 
tij." Këta poetë të famshëm, megjithëse brenda vetes e pranonin se ajetet që 
zbriteshin ishin nga Allahu, i refuzonin ato vetëm për shkak të egos së tyre. 


105. Kuran: Fussilet, 41/13. 

106. Ibn-i Sa'd, I, 302-303; Ibn-i Esir, Kamil, II, 286; Ibn-i Haldun, Tarih, II, 2, 51. 


o 







Islami, feja e vërtetë 


Ata e pranonin se Kurani ishte libri i Allahut, mirëpo, -Allahu na faltë- ata 
pretendonin se dëshira dhe vullneti i Allahut ishin të gabuara. Sipas mendjes 
së tyre, Kurani nuk duhet t'i kishte zbritur një të varfri apo jetimi, por njërit 
prej të pasurve të Mekës, si Velid bin Mugire ose të pasurve të Taifit, si Amr 
bin Umejri. Për rrjedhojë, edhe Velid bin Mugire ka thënë: 

"Si mund t'i zbresë Kurani Muhamedit, ndërkohë që unë jam i madhi 
dhe zotëria i kurejshëve, kurse Amr bin Umejri, i madhi i Sakiht?!./' (Ibn-i 
Hisham, I, 385) 

Në fakt, vlera e robërve tek Allahu nuk matet as me pasuri dhe as me 
pozitë, por vetëm me devotshmëri. Por përsëri, Pejgamberi, Muhamedi JH, 
për sa i përket pozitës që kishte në fis, ishte më fisniku prej tyre. 

Një nga poetët e famshëm arabë, EbuT-Ala Maarri, në lidhje me mreku- 
llinë e Kuranit, shprehet: 

"Të gjithë ata që kanë mohuar, që janë udhëzuar, që janë në mëdyshje 
dhe ata që kanë gjetur rrugën e drejtë, janë të një mendjeje se libri i mreku- 
llueshëm që solli Muhamedi, mbizotëron mbi gjithçka... Nëse një ajet fisnik 
që ka dërguar Allahu, ose një pjesë e tij, vendoset midis fjalës më të bukur, 
ai gjithmonë do ta tregojë veten si një yll që ndriçon në mes të errësirës..." 

Kur kërkohet një argument, i cili vërteton se Kurani është një mrekulli që 
ka ardhur deri në ditët tona pa e humbur ndikimin e tij, nuk është e mundur 
të gjesh një argument më të qartë dhe më fortë se sa përvoja dhe dëshmia. Që 
prej ditës së parë që filloi të zbritej e deri në ditët tona, nuk ka dalë askush 
që ka mundur ta konkurojë Kuranin. Ata që kanë dashur ta provojnë diçka 
të tillë, janë poshtëruar në sytë e gjithë botës dhe kanë marrë mbi vete një 
turp që nuk do t'u ndahet deri në Ditën e Kijametit. 107 

b) Lajmërimi i të fshehtave 

Kurani Fisnik përmban shumë lajme dhe shenja në lidhje me të fshehtat. 
Në të gjenden shenja, njohuri dhe referenca në lidhje me të shkuarën, të 
tashmen dhe të ardhmen. 108 

Skena e parë e krijimit të njeriut, hollësitë që kanë rrjedhur (embriono- 
logjia) në këtë fazë, popujt paraardhës, historia e jetës së tyre dhe tregimi 


107. Shih. Buti, Ravai, fq. 126, 129, 130; Kaçaram, ismail, Sonsuz Mucize Kuran, fq. 159-175; 
Hacimuftuoglu, Nasrullah, Kuran Belagati ve i'cazi Uzerine, fq. 58-62, 90. 

108. Shih. Salah Abdulfettah Halidi, Bejan fi i'xhazi'l-Kuran, Amman 1991, fq. 234; Yavuz, "Fcazu'l- 
Kuran", DIA, XXI, 405. 

o- 





Kushtet e besimit 


i marrëdhënieve të tyre me pejgamberët që u janë dërguar, janë lajme nga 
e shkuara. 

Duke marrë parasysh kohën e zbritjes së tyre, edhe lajmet në lidhje me 
hyjninë e Allahut të Madhëruar, cilësitë dhe veprat e Tij, melekët, xhindët, 
botën e varrit, xhenetin, xhehenemin dhe veçanërisht ajetet që tregojnë për 
popujt e librit (hebrenjtë dhe kristianët), dyfytyrëshit, idhujtarët, hilet dhe 
kurthet që bluanin ata brenda vetes dhe gjendjen e tyre psikologjike, bëjnë 
pjesë në lajmet e fshehta. 

Mirëpo, prej lajmeve të fshehta, më i rëndësishmi është njoftimi i ngjarjeve 
që do të ndodhin në të ardhmen. Kur historia i vërtetoi këto lajme ashtu siç 
ishin lajmëruar më parë, nuk ngeli më asnjë dyshim se Kurani Fisnik, është 
'Al-lamuT-Gujub", pra, i zbritur prej Allahut të Madhëruar, i Cili di me detaj 
çdo të fshehtë. Disa nga lajmet e fshehta në lidhje me të ardhmen, janë: 

Trupi ifaraonit 

Kur faraoni së bashku me ushtrinë e tij ishte vënë në ndjekje të Musait 
S&Sl, deti u nda më dysh dhe Musai S&Sl, me popullin e vet kaluan përmes tij, 
ndërsa faraoni dhe ushtria e tij u mbytën. Në kohën kur faraoni ishte duke u 
mbytur në vorbullat e Detit të Kuq, i detyruar nga gjendja në të cilën ndodhej, 
deshi të kapej pas litarit të besimit. Por Allahu i Madhëruar i tha: 

"Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe 
ngatërrestar?! Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim 
për ata që vijnë pas teje. " Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua 
vënë veshin shenjave Tona." (Junus, 91-92) 

Në sajë të kërkimeve që janë bërë pak kohë më parë, trupi i faraonit është 
gjendur në pozicionin e sexhdes dhe në këto çaste ndodhet në sallonin e 94-t 
të Muzeut Britanik në Londër. Edhe pse kanë kaluar me mijëra vjet, trupi 
i tij është ruajtur i paprishur nga Allahu i Madhëruar, me qëllim që të jetë 
mësim për të gjithë njerëzimin. 

Fitorja e Romakëve 

Shumë kohë më parë u zhvillua një betejë midis romakëve të krishterë 
dhe persëve zjarrputistë, e cila përfundoi me fitoren e persëve. Idhujtarët, 
të cilët deshën të përfitonin nga rasti për të thyer moralin e myslimanëve, 
u thonë atyre: 






Islami, feja e vërtetë 


-Ju pandehni se do të fitoni në sajë të librit hyjnor. Por ja, zjarrputistët i 
mundën romakët. 

Pas kësaj, Allahu i Madhëruar zbriti këto ajete, të cilat do t'i hidhëronin 
idhujtarët dhe do t'i gëzonin besimtarët. 

"Elif, Lam, Mim. U mundën bizantinët, në afërsi të tokës (arabe), por 
pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë brenda disa vjetëve. Çështja 
është vendim i Allahut, fillim e mbarim. Dhe atë ditë, do të gëzohen 
besimtarët për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i 
Plotfuqishëm e Mëshirëplotë." (Rum, 1-5) 

Në atë kohë, romakët ishin dobësuar aq shumë, saqë askush nuk mund 
të mendonte se ata do të fitonin pas kësaj humbjeje që i kishte thyer në mes. 
Mirëpo, Kurani Fisnik theksonte me forcë: 

"(Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, 
por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Rum, 6) 

Më në fund, Allahu i Madhëruar e realizoi premtimin e Vet. Brenda një 
kohe më pak se nëntë vjet, romakët korrën fitore mbi persët. Për këtë fakt 
historik janë në konsensus të gjithë historianët. Dhe po në të njëjtën ditë, 
myslimanët korrën fitore mbi idhujtarët në betejën e Bedrit. 109 Kjo ishte 
mrekullia e dytë, e cila u lajmëruar në ajetet 4-5. 

Kurani Fisnik lajmëroi fitoren e besimtarëve mbi ushtrinë e armikut në 
betejën e Bedrit. 110 Po ashtu, lajmëroi edhe se pas një farë kohe, myslimanët 
do të fitonin dhe qyteti i Mekës do të çlirohej. * * 111 Dhe të gjitha këto ndodhën 
ashtu siç u lajmërua. Shembuj të tillë janë të shumtë. 112 

Pejgamberi nuk mund të jepte informacione për këto lloj ngjarjesh, që 
ishin të fshehta edhe për të, pa u mbështetur në shpalljen hyjnore. Atëherë, 
mund të themi se Kurani Fisnik është padyshim fjala e Allahut dhe më e 
sakta ndër të gjitha fjalët. 

c) Ndriçimi i zbulimeve shkencore 

Në fakt, qëllimi i Kuranit Fisnik është udhëzimi i njeriut, por njohuritë 
thelbësore nga fusha e dijeve natyrore, që jepen në shumë ajete të tij, si- 
domos kur dëshiron të tërheqë vëmendjen tek besimi në një Zot të vetëm 


109. Shih. Tirmidhi, Tefsir, 30/3191-3194; Ahmed, I, 276; Kurtubi, Xhami, XIV, 3. 

110. Shih. Kuran: Kamer, 45 

111. Shih. Kuran: Feth, 16-17. Për shembuj të tjerë, shih. Jusuf Haxh Ahmed, MevsuatuT-i'xhaziT- 
ilmi fTl-KuraniT-Kerim ue's-sunnetiT-mutahhara, Damask, 2003, fq. 20-24. 

112. Për detaje shih. Osman Nuri Topbash, "Fllade Mëshironjëse" 


o 





Kushtet e besimit 


dhe zbulimi i këtyre njohurive nga shkenca moderne, përbën një aspekt 
të veçantë të mrekullisë së tij. Pra, Kurani Fisnik gjithmonë është në krye, 
ndërsa shkenca e ndjek atë nga pas. 

Ajetet e Kuranit shprehen se shkencëtarët që mundohen të zbulojnë ligjet 
e pandryshueshme që Allahu ka vendosur në natyrë dhe në jetën shoqërore, 
më në fund do ta kuptojnë se Kurani është një libër hyjnor. 113 Ndërsa, sipas 
një ajeti tjetër 114 , Kurani Fisnik jep referenca për disa gjëra që do të realizohen 
në të ardhmen. Kurse mohuesit, përpiqen ta përgënjeshtrojnë atë menjëherë 
qorrazi, pa e studiuar mirë metodën e Kuranit dhe pa pritur realizimin e 
lajmeve që ka dhënë ai në lidhje me të ardhmen. 115 

Ndriçimi i zbulimeve shkencore e bën Kuranin Fisnik një mrekulli të 
veçantë, e cila do të vazhdojë në çdo kohë e vend, deri në Ditën e Kijametit. 
Kurani Fisnik jep vazhdimisht argumente të reja të madhështisë së vet, të 
cilat zhvillimi i vazhdueshëm e shkencës i vërteton dhe i aprovon pandër- 
prerë. Disa shembuj të këtyre argumenteve janë: 

Gjurmët e gishtave 

Dega shkencore e daktiloskopisë, e cila studion gjurmët e gishtave, ka 
zbuluar se gjurmët e gishtave të njeriut qëndrojnë të njëjta dhe të pandry- 
shueshme gjatë gjithë jetës. Gjithashtu, gjurmët e gishtave të një njeriu nuk 
ngjajnë aspak me ato të cilido njeri tjetër. Për këtë shkak, në polici dhe në 
drejtësi, identifikimi më i sigurt i personave bëhet me anë të gjurmëve të 
gishtave. Ky zbulim është bërë në fund të shekullit të 19-të dhe prej atëherë, 
njerëzimi ka filluar të përfitojë prej kësaj mirësie. Mirëpo Kurani Fisnik na e 
ka tërhequr vëmendjen në këtë të vërtetë që katërmbëdhjetë shekuj më parë: 

"A mendon njeriu se nuk do të mund t'i mbledhim eshtrat e tij?! Po, 
si jo! Ne jemi të Zotë t'ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e 
gishtave të tij." (Kijame, 3-4) 

Dhimbjen e ndjen lëkura 

Dekani i fakultetit të mjekësisë në universitetin Cayn-Mayn, në Tajlandë, 
Prof. Dr. Tajaket Tajason, ka bërë një studim në lidhje me dhimbjen dhe ka 
arritur në këto përfundime: 


113. Shih. Kuran: Sebe', 6. 

114. Shih. Kuran: Junus, 39. 

115. Shih. Alusi, Ruhu'l-meani, XI, 119-120, (Junus, 39) 







Islami, feja e vërtetë 


Truri e percepton dhimbjen në sajë të nervave të vendosura në lëkurë. 
Nëse lëkura digjet, nervat shkatërrohen dhe truri nuk e percepton më dhim- 
bjen. Prandaj, nëse duam që dhimbja të jetë e vazhdueshme pasi lëkura të 
digjet në zjarr e të eliminohet, asaj duhet t'i jepet përsëri e njëjta aftësi për 
të ndjerë dhimbjen. 

Një ditë, Prof. Dr. Tajasonit iu tregua ky ajet fisnik: 

"Ata që s'besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t'i djegim në 
zjarr. Sapo t'u digjet lëkura, Ne do t'ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, 
për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe 
i Urtë." (Nisa, 56) 

Pasi e lexoi këtë ajet, Prof. Dr. Tajason u shokua dhe deklaroi se Kurani 
Fisnik nuk mund të jetë fjala e një njeriu. Në konferencën që mbajti kur u 
kthye në vendin e vet, pesë prej nxënësve të tij pranuan Islamin. Më në fund, 
në kongresin e 8-të të mjekësisë, që u mbajt në Riad, edhe vetë ai shqiptoi 
Kelime-i Shehadetin dhe thirri me gëzim: "Edhe unë u bëra mysliman!" Që 
atëherë, jetën e vet ia kushtoi Kuranit Fisnik. 

Ndarja e atomit 

Para katërmbëdhjetë shekujsh, në Kuran është urdhëruar: 

"...Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimcë, (qoftë) në Tokë apo në qiell; 
dhe nuk mbetet as më pak e as më shumë se ajo, pa u shënuar në Librin 
e qartë!" (Junus, 61) 

Në këtë ajet fisnik bëhet fjalë për ekzistencën e diçkaje më të vogël se 
grimca/atomi. Mirëpo, fakti se atomi mund të ndahet, nuk ka shumë kohë që 
është zbuluar. Më parë, kujtohej se atomi është pjesa më e vogël e materies, 
e cila nuk mund të ndahet. 

Mendimtari i madh Islam, Mevlana Xhelaleddin Rumiu (1207-1273), 
në lidhje me këtë fakt, ka thënë: 

"Nëse e pret një grimcë (atom), do të gjesh një diell dhe planete që vijnë 
rrotull rreth tij!" 

Eva De Vitray Meyerovitch, e cila ka përkthyer në frëngjisht veprat e 
Mevlanës, "Mexhalis-i Seb'a", "Fihi Ma Fih" dhe "Mesnevi", është një nga 
personalitetet e rralla që ka arritur të deshifrojë të fshehtat e mesazheve të 
Mevlanës. Ajo thotë: 

"Jam krenare që e them, se vepra e fundit e Mevlanës që kam përkthyer. 




Kushtet e besimit 


më ka marrë dhjetë vjet. Kjo është një vepër e mrekullueshme dhe e ma- 
dhe... 

Mendoni, Mevlana thotë: «Nëse e prisni atomin, do të gjeni sistemin 
diellor!». Ai thotë se gjenden planete të cilët rrotullohen përreth tij. Mirëpo, 
shton edhe se duhet pasur shumë kujdes, sepse kur atomet e hapin gojën, 
del një zjarr që mund ta shkatërrojë gjithë botën. Ai thotë se gjenden nëntë 
planete. Mirëpo shkenca e zbuloi këtë vetëm në 1930. Më parë mendohej se 
ekzistonin vetëm shtatë planete... Ndërkohë që perëndimi thoshte se dielli 
rrotullohet rreth tokës, Mevlana thoshte se toka është një planet i vogël, si 
planetët e tjerë. Madje, thotë edhe shumë gjëra të tjera të jashtëzakonshme. 
Ai thotë se të gjitha gjallesat që jetojnë në tokë, janë nën ndikimin e yjeve. 
Dielli ndikon tek bimët dhe kafshët, hëna tek deti dhe shumë gjëra të tjera 
që nuk dihen..." 

Mevlana i nderuar, të gjithë dijen dhe urtësinë e kishte marrë prej Kuranit 
Fisnik dhe prej haditheve të Profetit ?§§. 

Krijimi në çift 

Në disa ajete fisnike, Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju t'u vini 
veshin (këshillave)! (Dharijat, 49) 

"Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej 
tokës, nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ato që ata nuk i dinë!" (Ja Sin, 36; Shih. 
Ra'd, 3) 

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ashtu si njerëzit dhe kafshët, 
edhe bimët dhe qeniet e tjera janë krijuar në çift. Madje edhe atomet janë çift. 
Një pjesë e tyre kanë ngarkesë pozitive, një pjesë tjetër ngarkesë negative. 
P.sh., ngarkesa elektrike pozitive rrjedh tek ngarkesa negative dhe në këtë 
mënyrë bëhet e mundur ndezja e llambës; reja me ngarkesë pozitive rrjedh 
tek reja me ngarkesë negative dhe kështu bie shiu. Ky ligj hyjnor përfshin 
të gjitha krijesat. 

Zgjerimi i gjithësisë 

Pak kohë më parë, u zbulua se gjithësia është në një proces zgjerimi të 
vazhdueshëm dhe se galaktikat po largohen nga njëra-tjetra me një shpejtësi 
marramendëse. Sipas këtij ligji kozmik, galaktikat po largohen nga njëra- 

- © 




Islami, feja e vërtetë 


tjetra në proporcion të drejtë me largësinë ndërmjet tyre. P.sh., ndërkohë 
që një galaktikë e cila është 10 milion vjet dritë larg nesh, largohet me një 
shpejtësi prej 250 km në sekondë, një galaktikë tjetër që ndodhet 10 miliardë 
vjet dritë larg, largohet me një shpejtësi prej 250.000 km në sekondë. 116 

Në lidhje me këtë fakt, Kurani Fisnik urdhëron: 

"Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë." 

(Dharijat, 47) 

Tavani i mbrojtur 

Meteorët janë copat e shpërndara nëpër hapësirë të një ylli i cili ka mba- 
ruar ciklin e jetës dhe ka shpërthyer. Mirëpo, Allahu i Madhëruar e mbron 
vazhdimisht tokën prej rrezikut të tyre. Jupiteri dhe Saturni me forcën e 
tyre tërheqëse të jashtëzakonshme, e mbrojnë tokën prej shumë trupave të 
rrezikshëm. Ndonjëherë, disa meteorë arrijnë t'u shpëtojnë këtyre dy pla- 
netëve dhe ndërkohë që afrohen drejt tokës, tërhiqen nga hëna. Për shkak 
se hëna nuk ka atmosferë, çdo meteor që bie aty, përplaset në sipërfaqe të 
saj. Këto përplasje kanë formuar në sipërfaqen e hënës kratere të shumtë, 
të cilët mund t'i shohim edhe me një dylbi të vogël. 

Ndërsa meteorët që e kalojnë edhe pengesën e hënës, nëse nuk janë të 
mëdhenj, fillojnë të digjen për shkak të fërkimit, sapo hyjnë në atmosferën e 
tokës. Si rezultat i këtij fenomeni që njihet edhe si "rënia e yjeve", meteorët 
shpërbëhen në shtresën e Mezosferës dhe shpërndahen si pluhur në ajër. 
Më pas, çdo grimcë e këtij pluhuri bëhet bërthama e një pike shiu. 117 

Përveç këtyre, fusha magnetike që formohet në sajë të lëvizjes së tokës 
dhe shtresat e ndryshme të atmosferës, e mbrojnë tokën prej rrezeve të 
dëmshme që vijnë nga shpërthimet diellore. 

Atmosfera na mbron edhe prej të ftohtit marramendës -270 gradë i cili 
mbizotëron në hapësirën e kozmosit. P.sh., hëna, e cila nuk ka atmosferë, 
natën ftohet deri në -150 gradë, ndërsa ditën, nxehet deri në 100 gradë 
celsius. Pra, për shkak se ajo nuk ka "tavan të mbrojtur", e gjithë nxehtësia 
dhe rrezet që vijnë nga dielli, bien direkt në sipërfaqen e hënës. 

Kurani Fisnik na e tërheq vëmendjen në këtë fenomen, duke thënë: 

"Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga 
shenjat që gjenden aty." (Enbija, 32) 


116. Prof. Dr. Osman Çakmak, Bir Çekirdekti Kainat, Stamboll 2005, fq. 28. 

117. Çakmak, po aty, fq. 94,127. 





Kushtet e besimit 


Detet që nuk përzihen me njëri-tjetrin 

Në ajetet 19 dhe 20 të sures Rrahman, urdhërohet: 

"Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen, por midis tyre ka një pengesë 
që nuk mund ta kapërcejnë!" Gjithashtu, i njëjti fenomen përmendet edhe 
në ajetin 61 të sures Neml. 

Fakti që përmendet në këto ajete, është një mrekulli kuranore, e cila është 
zbuluar vetëm disa vite më parë. Nga studimet e fundit në Ngushticën e 
Gjibraltarit, ku bashkohet Deti i Mesdheut me Oqeanin Atlantik, është evi- 
dentuar një lloj perde uji, e cila i pengon dy detet të përzihen me njëri-tjetrin. 
Pra, ujërat e dy deteve nuk përzihen, por ruajnë cilësitë e tyre origjinale. Po 
ashtu, një pengesë e tillë uji është zbuluar edhe në vitet 1960, në Ngushticën 
e Mendebit, ku bashkohet Gjiri Aden dhe Deti i Kuq. Në bazë të studimeve 
shkencore, dy masa uji me përqindje kripe dhe dendësi të ndryshme, nuk 
përzihen me njëra-tjetrën për shkak të një cilësie të quajtur, "tension sipër- 
faqësor". Dobia më e madhe kësaj mrekullie, është formimi i një mjedisi që 
lejon gjallesa të ndryshme të jetojnë në ujëra të ndryshme. 

Lumenjtë dhe detet 

Pengesa e ujit, që u përmend më sipër, vërehet edhe në grykëderdhjet 
dhe deltat e lumenjve. Lumenjtë, të cilët duken sikur mund të përzihen 
shumë lehtë me njëri-tjetrin, si në sipërfaqe ashtu edhe në rrymat që rrjedhin 
në thellësi të tyre, në pikat ku derdhen në det, nuk përzihen kurrë me ujin 
e kripur. Nëse Allahu i Madhëruar nuk do të kishte vendosur ligjin i cili i 
ndalon ata të përzihen, ujërat e ëmbla të lumenjve në tokë, do të ishin për- 
zierë me ujin e kripur të detit dhe do të ishin shkatërruar të gjitha gjallesat 
brenda tyre dhe përreth tyre. 

Në lidhje me këtë, në një ajet të Kurani Fisnik, urdhërohet: 

"Është Ai që i ka lënë të lirë dy ujëra, - njëri i pijshëm e i ëmbël, kurse 
tjetri i njelmët e i hidhur, - duke ngritur pengesë e kufi të prerë ndërmjet 
tyre." (Furkan, 53) 

Shtresat shumëkatëshe të dallgëve dhe errësirave 

Të zbresësh në fundin e oqeaneve, është e vështirë pothuajse sa edhe 
ngjitja në hapësirë. Pa mjetet e posaçme për zhytje, njerëzit mund të zhyten 
deri në thellësinë 70 metra. Më tepër, është pamundur. Në thellësitë nën 

-o 





Islami, feja e vërtetë 


200 metra, është pothuajse errësirë, ndërsa në thellësitë nën 1000 metra, 
është errësirë totale. 

Allahu i Madhëruar, na e ka bërë të ditur që para 1400 vjetëve, se fundi 
i deteve është aq i errët sa nuk mund të shohim as dorën tonë: 

"Ose janë si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët 
që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire 
njëra mbi tjetrën, aq sa kur e nxjerr dorën e vet, njeriu pothuajse nuk e 
sheh fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë." 

(Nur, 40) 

Shprehja, "...si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët 
që ngrihen njëra mbi tjetrën...", që zë vend në fillim të ajetit, na lajmëron 
për një të vërtetë tjetër shkencore e cila është zbuluar kohëve të fundit: 
"Dallgët e brendshme"... 

Thellësitë e ujërave të oqeaneve përbëhen nga shtresa me dendësi të 
ndryshme. Ndërmjet këtyre shtresave formohen dallgë, njësoj si në sipër- 
faqe të oqeanit. Këto quhen "dallgë të poshtme" ose "dallgë të brendshme" dhe 
nuk mund të shihen me sy të lirë. Ato mund të zbulohen vetëm nëse matet 
temperatura dhe dendësia e kripës ndërmjet shtresave. 

Të gjitha këto zbulime të reja vërtetojnë vazhdimisht Kuranin Fisnik... 

Resulullahu nuk ishte marinar dhe nuk kishte udhëtuar kurrë në det. 
Mirëpo, në Kuranin Fisnik gjenden shumë ajete në lidhje me detet. Nëse 
mendojmë pak në lidhje me këto, do të dalim në përfundimin se këto njohuri, 
nuk mund t'i vinin Pejgamberit 5H, përveçse me anë të shpalljes kuranore. 
Kjo, sepse dikush që përshkruan një pamje, mund të përdorë vetëm elementet 
që ka parë në vendet ku ka shëtitur dhe ka kaluar. Mirëpo, edhe pse Kurani 
Fisnik zbriti në një zonë të rrethuar nga shkretëtirat, në të flitet më tepër për 
lumenj që rrjedhin me vërshim, për vende të gjelbra, për re të mbushura me 
shi që i japin jetë tokës, për vreshta, kopshte, male dhe dete. 

Presioni atmosferik 

Kurani Fisnik e përngjan gjendjen e mohuesve me gjendjen e njeriut, të 
cilit i ngushtohet zemra sa më lart të ngjitet në qiell. 118 

Sot zbulimet shkencore kanë vërtetuar se sa më lart të ngjitesh, aq më 
shumë ulet dendësia e ajrit, bie presioni dhe pakësohet oksigjeni. Për këtë 


118. Shih. Kuran: En'am, 6/125. 

O- 






Kushtet e besimit 


arsye, sa më lart të ngjitet, njeriut i ngushtohet kraharori dhe e ka më të 
vështirë të marrë frymë. 

Po ashtu, edhe shqiptimi dhe melodia e fjalës që shpreh këtë kuptim në 
ajetin kuranor, e bën njeriun të përjetojë pothuajse të njëjtën gjë që kuptohet 
nga kjo fjalë. 

Në kohën e Pejgamberit ?§|, nuk kishte mjete për t'u ngjitur aq lart. Gjith- 
ashtu, edhe në zonat ku ai ka banuar, nuk ka pasur male aq të lartë. Prandaj, 
mund të themi se një përngjasim dhe një shprehje të tillë mund ta bëjë vetëm 
Allahu i Madhëruar që di gjithçka. 

Erërat pllenuese 

Para katërmbëdhjetë shekujsh, në Kuranin Fisnik është urdhëruar: 

"Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të 
cilit ju japim të pini..." (Hixhr, 22) 

Shumë shekuj pas zbritjes së këtij ajeti, është zbuluar se era ndihmon në 
pllenimin e bimëve dhe ngarkimin e reve. 

Erërave u është dhënë detyra e rëndësishme e bartjes së grimcave të 
pluhurit, të quajtura "bërthama të kondensimit ". Grimcat e kripës që ngrihen 
mbi oqeane, pluhuri që shpërndahet prej shkretëtirave dhe hiri që shkaktojnë 
vullkanet, ngrihen në shtresat e sipërme të atmosferës në sajë të erërave. 
Këto grimca ngarkojnë avujt e ujit, të cilat më pas kthehen në pika uji. Nëse 
nuk do të ekzistonte kjo, avujt e ujit nuk do të kondensoheshin dhe njerëzit 
do të privoheshin nga shiu. 

Po ashtu, edhe poleni i mijëra llojeve të luleve në tokë, plu- 
huri i luleve dhe farat, transportohen nga njëra tek tjetra në sajë 
të erës. Në këtë mënyrë, sigurohet shtimi i bimëve duke u plle- 
nuar, vazhdimi i llojit dhe prodhimi i frutave, perimeve etj. 

Allahu i Madhëruar shprehet se retë janë të rënda. 119 Shkencëtarët kanë 
llogaritur shiun që bie prej reve dhe kanë dalë në rezultatin se një centimetër 
shi, i cili bie në një hapësirë rreth 50 km 2 , peshon rreth gjysmë milion tonë. 
Ndërsa, vetëm një re shiu mund të peshojë rreth 300.000 tonë. 

Në ajetin 43 të sures Nur, flitet për breshërin, rrufenë dhe marrëdhënien 
midis tyre. Kurani Fisnik bën fjalë për shumë të vërteta shkencore si këto. 


119. Shih. Kuran: A'raf, 57. 








Islami, feja e vërtetë 


një pjesë e të cilave janë vërtetuar, ndërsa një pjesë tjetër ende pret të zbu- 
lohet e të vërtetohet. 120 


5. Besimi në pejgamberët 

Pejgamberët, janë udhëzues në rrugën e drejtë. 

Për shkak se biri i njeriut bën shumë gabime dhe është i dobët për të ecur 
vetë dhe pa u lëkundur në rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar e ka për- 
forcuar atë me pejgamberët e tij. Kështu që, pasi Allahu ia ka bërë të ditur 
njeriut përgjegjësitë dhe kufijtë me anë të librave dhe pejgamberëve, e ka 
ngarkuar atë me përgjegjësi. Dhe asnjë shoqëri njerëzore nuk e ka privuar 
nga kjo mirësi. Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën, përgëzues dhe paralajmërues. 
Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues." (Fatir, 24) 

Qëllimi i fesë, është të minimizojë prirjet e këqija të egos njerëzore dhe 
të ngrejë në maksimum cilësitë dhe virtytet e mira. Mirëpo, për të realizuar 
këtë qëllim, njeriu ka nevojë për një shembull konkret. Prandaj dhe një prej 
urtësive të dërgimit të pejgamberëve, është që ata të bëhen shembull i për- 
kryer të cilin njerëzit do ta ndjekin. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë 
që shpreson tek Allahu, Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun." 

(Ahzab, 21) 

Pejgamberët nuk përbëhen vetëm nga ata që përmenden në Kuranin 
Fisnik. 121 Në bazë të disa transmetimeve, gjithsej janë dërguar 124 mijë ose 
224 mijë pejgamberë. Një pjesë e këtyre pejgamberëve kanë ardhur me ligje 
të veçanta, ndërsa një pjesë tjetër janë urdhëruar të vazhdojnë të zbatojnë 
ligjet e mëparshme. 


120. Për detaje në lidhje me çështjen e Kuranit dhe shkencës, shih. Osman Nuri Topbash, Fllade M - 
shironjëse, Stamboll 2010; Dr. Maurice Bucaille, La Bible le Coran et la science : les ecritures saintes 
examinees a la lumiere des connaissances modernes, Paris: Seghers, 1980 (Bibla Kurani dhe 
Shkenca, Përkthimi Shqip, Nazim Juniku. Për format Pdf: http://www. islamic-invitation.com/ 
book details.php?bID=897 ); Afzalurrahman, Quranic Sciences, London 1981; Prof. Dr. Omer Çelik, 
Tek Kaynakli iki Irmak : Kuran'dan Teknolojik Yansimalar, istanbul 2009; Imaduddin Halil, "The 
Qur'an and Modern Science: Observations on Methodology'', The Amercian Journal oflslamic Social 
Sciences, 1991, Vol. 8, No. 1, fq. 1-13; Prof. Dr. Vahiduddin Han, islam Meydan Okuyor, istanbul 
1996; M. Sinan Adali, Kuran Mucizeleri, istanbul 2010. 

121. Shih. Kuran: Nisa, 164. 

o- 








Kushtet e besimit 


Pejgamberët nuk janë ngarkuar me detyrë në sajë të meritës së tyre, por 
me anë të caktimit hyjnor. Prandaj, ata kanë cilësi të veçanta që u janë falur 
nga ana e Allahut. Kështu që edhe besimi në pejgamberët realizohet brenda 
kornizave të këtyre cilësive: 

Sidk (drejtësia): Pejgamberët janë gjithmonë të drejtë, si në fjalë, ashtu 
edhe në vepra. Fjalët dhe veprat e tyre janë pasqyrë të njëra-tjetrës. Është e 
pamundur që ata të gënjejnë. Madje, drejtësia e tyre është aq e jashtëzakon- 
shme, saqë është pranuar edhe nga vetë ata që nuk i kanë besuar. 

Emanet (besnikëria): Pejgamberët janë personat më të besueshëm ndër 
të gjithë njerëzit. Madje edhe jobesimtarët janë ndjerë të sigurt pranë tyre. 
Pejgamberi 5§f, njihej edhe me emrin Muhammedu'l-Emin, emër ky që 
përdorej shumë nga idhujtarët, të cilët edhe amanetet e veta ia besonin 
Pejgamberit S§| dhe jo shokëve të tyre. Kur Pejgamberi 5§f, ishte detyruar të 
emigronte për shkak të keqtrajtimeve të idhujtarëve, megjithëse kishte rrezik 
për jetën, ai e la Aliun në Mekë, me qëllim që t'u dorëzonte idhujtarëve 
amanetet e tyre që ia kishin besuar atij më parë. 

Fetanet (zgjuarsia): Pejgamberët ishin në nivelin më të lartë ndër të gjithë 
njerëzit nga çdo aspekt e veçanërisht, për nga zgjuarsia dhe mendjempreh- 
tësia. Ata zotëronin një memorie të fortë, logjikë të shëndoshë dhe aftësi për 
të bindur të tjerët. Me të tilla shfaqje virtuoze është e mbushur edhe jeta e 
Pejgamberit 

Teblig (kumtesa): Pejgamberët ua kanë përcjellë njerëzve urdhëresat 
hyjnore në mënyrën më të saktë dhe ashtu siç janë urdhëruar. Në kumtesën 
e tyre nuk gjen as shtesë dhe as mangësi. 

Ismet (pafajësia): Ata janë larg prej çdo gjynahu të fshehtë apo të hapur. 
Mirëpo, ka ndodhur që edhe ata të bien në gabime njerëzore jashtë vullnetit 
të tyre, me qëllim që të njohin dobësinë e tyre dhe që të mos u atribuohen 
cilësi hyjnore, duke harruar se janë veçse qenie njerëzore. Ata janë të detyruar 
të shfaqin sjellje të cilat është e mundur të merren shembull. Përndryshe, 
njerëzit do të arsyetohen duke thënë se "Ato që urdhërojnë pejgamberët , janë 
jashtë mundësive tona " dhe në këtë mënyrë, nuk do t'i zbatojnë urdhrat dhe 
ndalesat hyjnore. 

Përveç këtyre pesë cilësive të përgjithshme të pejgamberëve, Profeti $§g, 
zotëron edhe këto cilësi, që janë të veçanta vetëm për të: 

1. Resulullahu 5 §|, është Habibullah (i Dashuri i Allahut), më i zgje- 






Islami, feja e vërtetë 


dhuri ndër të gjithë pejgamberët e tjerë dhe më i nderuari ndër të gjithë 
njerëzit. 122 

2. Resulullahu 5§f, u është dërguar të gjithë njerëzve dhe xhindëve. Pra, 
ai është Rasulu'th-Thekalejn 123 . Feja që ka sjellë ai do të ekzistojë Deri në 
Ditën e kijametit. Ndërsa pejgamberët e tjerë janë dërguar për një kohë të 
shkurtër dhe për një popull të caktuar. Nisur nga kjo, ndërkohë që mreku- 
llia e çdo pejgamberi ka qenë e veçantë vetëm për kohën e tij, mrekullitë e 
Pejgamberit JH, përfshijnë të gjitha kohët. Veçanërisht Kurani Fisnik, i cili 
është një mrekulli që do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit, i ruajtur nga 
prishja dhe tejtërsimi. (Shih. Buhari, Tejemmum, 1) 

3. Hatemu'l-Enbija; Pra, i fundit i pejgamberëve dhe vula e tyre. (Muslim, 
Mesaxhid, 5, 6) 

4. Pejgamberit i është dhuruar Makam-i Mahmud, pozita më e lartë 
e shefaatit/ndërmjetësimit në Ditën e Gjykimit. Për këtë shkak, ai Pejgamber 
i mëshirës, do të ndërmjetësojë në mahsher për gjynahqarët e popullit të tij 
dhe ky ndërmjetësim do të pranohet nga ana e Allahut të Madhëruar. (shih. 
Buhari, Teuhid, 36; Buhari, Tejemmum, 1) 

5. Allahu e ka ndihmuar Pejgamberin $H, duke futur frikë në zemrat e 
armiqve të tij. 

6. Për të dhe popullin e tij, toka është bërë vend-faljeje/mesxhid dhe e 
pastër. Nisur nga kjo, cilido besimtar prej popullit të tij mund ta falë namazin 
menjëherë në vendin ku ndodhet me të hyrë koha e namazit. 

7. Atij i është bërë hallall/e lejuar plaçka e luftës, e cila nuk ishte hallall 
për pejgamberët e mëparshëm. 

8. Atij i është dhënë cilësia Xheuamiu'l-kelim, pra të shprehurit të shumë 
kuptimeve me pak fjalë. 

9. Atij i janë sjellë dhe ofruar çelësat e thesareve të tokës. (shih. Muslim, 
Mesaxhid, 5, 6) 

Shkurtimisht, të gjithë pejgamberët janë personalitete të lartë, të cilët e 
kanë udhëzuar njerëzimin të mbështetur në parimin e besimit në një Zot. 
Mohimi i ndonjërit prej pejgamberëve që janë lajmëruar në Kuranin Fisnik, e 
nxjerr njeriun nga korniza e besimit. P.sh., nëse dikush e mohon pejgamberinë 
e Isait SSSi, nuk mund të jetë besimtar. Kjo, sepse të gjithë pejgamberët kanë 


122. Shih. Tirmidhi, Menakib, 1/3616; Darimi, Mukaddime, 8; Ahmed, VI, 241; Hejthemi, IX, 29. 

123. Rasulu'th-Thekalejn: I dërguar për botën e njerëzve dhe të xhindëve. 


o 







Kushtet e besimit 


kumtuar të njëjtat parime dhe për këtë arsye, feja e shprehur në kumtimet 
e tyre, ka qenë gjithmonë Islami. 

"Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe të gjitha lavdet e falënderimet qof- 
shin për Allahun, Zotin e botëve!" (Saffat, 37/181-182) 

a. Pejgamberi i fundit Muhamed Mustafai ?§§ 

Allahu i Madhëruar, në lidhje me ithtarët e librit (hebrenjtë dhe kristia- 
nët), urdhëron: 

"O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut 
dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t'ju dhurojë pjesë 
të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t'ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do 
të ecni dhe do t'ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." (Hadid, 28) 

Ibn-i Abbasi këtë ajet fisnik, e ka komentuar kështu: 

"Pjesa e dyfishtë, e cila përmendet në këtë ajet, nënkupton një pjesë që 
kanë ata për shkak të besimit në Isain/Jezusin Inxhilin/Ungjillin dhe 
Teuratin/Torën dhe një pjesë për shkak të besimit dhe pranimit të Muha- 
medit $|f. 

Ndërsa me fjalën, «dritë» nënkuptohet se ata do të ndjekin Kuranin dhe 
Pejgamberin lHf..." (Nesai, Kada, 12) 

Po ashtu edhe vetë Resulullahu ||S, ka thënë se Allahu i Madhëruar, do 
t'i shpërblejë dyfish ithtarët e librit, që përkrah pejgamberëve të tyre besojnë 
edhe Muhamedin <$§. (shih.Buhari, Ilm, 31) 

Për të qenë prej besimtarëve, është e domosdoshme që përkrah besimit 
në Allahun e Madhëruar të besosh edhe Pejgamberin islam, Muhamed 
Mustafanë i|§. Pra, besimi realizohet, kur këto dy elemente zënë vend në 
zemër si një e vetme. Nisur nga kjo, besimi vetëm në Allahun apo vetëm në 
të Dërguarin e Tij, është e pamjaftueshme. 

Në ajetet fisnike, urdhërohet: 

"Bindjuni Allahut dhe bindjuni të DërguaritL" 124 

"Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut..." (Nisa, 80) 

"...Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore 
madhështore." (Ahzab, 71) 


124. Kuran: Maide, 92; Nur, 54, 56; Muhammed, 33; Tegabun, 12. 


O 





Islami, feja e vërtetë 


Për këtë arsye, Kelime-i Shehadeti, pra të dëshmosh se Allahu është i 
vetmi Zot dhe se Muhamedi JH, është i Dërguari i Tij, është kushti i parë i 
Islamit. 

Të besosh në Pejgamberin 2H, e bën të domosdoshme pranimin e tij, 
bindjen, respektin dhe dashurinë ndaj tij. Dijetari i madh islam, Ahmed bin 
Hanbeli (Allahu e mëshiroftë), thotë: 

"Studiova Kuranin dhe vura re se bindja ndaj Resulullahut urdhërohet 
në tridhjetë e tre vende." Pastaj, lexoi këtë ajet: 

' + \ „ „ , * o * > a » ° \ t ♦ o 

jt-Jl >IJLp- jI 4J3 1s^2j jl o y *I jjji]L>tj AJI 

"...Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i 
godasë ndonjë fitne 125 ose ndonjë dënim i dhembshëm." (Nur, 63) 

Më pas, e lexon disa herë këtë ajet fisnik dhe thotë: 

"Çfarë është kjo fitne që mund t'i godasë? Është idhujtaria dhe mohimi. 
Atëherë, kjo fitne mund të ndodhë në këtë mënyrë: kur dikush e refuzon një 
fjalë të Pejgamberit JH, zemra e tij pëson shtrembërim dhe fillon të rrëshqasë. 
Më në fund, ajo zemër largohet plotësisht prej udhëzimit dhe e shkatërron 
të zotin e vet." 

Kur Ahmed bin Hanbeli i mbaroi këto fjalë, filloi të lexojë ajetin: 

"Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të 
të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiej- 
në kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht." 

(Nisa, 65) 

Muhamedi H, e nderoi botën tonë më 12 Rabiuleuuel, që sipas kalendarit 
Gregorian, shënon datën 20 Prill të vitit 571, në një mëngjes të hëne, pak para 
se të lindte dielli në Mekën e nderuar. Rrënjët e tij gjenealogjike, zgjaten deri 
tek Adnani, i cili ishte më i nderuari i fisit të Kajdharit, birit të Ismailit SS®I. 126 
Resulullahu 5H, si nga ana e babait, ashtu edhe nga ana e nënës, i takon 
familjes më të pastër dhe më të ndershme brenda fisit të kurejshëve. 

Dy muaj para lindjes i vdiq babai dhe kur ishte gjashtë vjeç, i vdiq edhe 
e ëma. Fëmijëria dhe rinia e tij si jetim, kaloi pranë xhaxhait të tij, me një 


125. Fitne: Ngatërresë, sprovë, problem, devijim nga e vërteta etj. 

126. Shih. Buhari, Menakibu'l-Esar, 28; Ibn-i Hisham, 1,1-3; Ibn-i Sa'd, I, 55-56. 








Kushtet e besimit 


pastërti dhe fisnikëri të madhe. Për një farë kohe punoi si çoban. 127 Më 
vonë u mor me tregti 128 , ku në sajë të drejtësisë në shitje-blerje, u njoh nga 
të gjithë, fitoi respekt dhe u quajt "Emin / njeri i besueshëm". Besueshmë- 
ria u bë pothuajse emri i tij i dytë. Kur mbushi moshën 25 vjeç, në Mekë 
thirrej vetëm me emrin Emin . 129 Idhujtarët, amanetet dhe sendet me vlerë, 
nuk ua besonin të afërmve të tyre, por Resulullahut ?§§, të cilin e thërrisnin 
"Muhammedu'l-Emin". Kur po restaurohej Qabja dhe mekasit ranë në 
kundërshti me tyre në lidhje me çështjen se kush do ta vendoste gurin e 
zi (haxhi esuedi), në vendin përkatës, të gjithë pa përjashtim iu dorëzuan 
gjykimit të Profetit Muhamed ?§§, i cili me një zgjidhje gjeniale, parandaloi 
një luftë të madhe. 130 

Për nga virtytet, Pejgamberi ?§§, ishte më i miri i popullit të tij, për nga 
gjaku, ishte më fisniku dhe për nga morali, ishte më i përkryeri. Ai ishte më 
i respektueshmi ndaj fqinjëve, më i buti, më besniku dhe më i miri në sjelljet 
me njerëzit. Nuk është parë kurrë që ai të qortojë, të turpërojë apo të grindet 
me dikë. 131 Ai dallohej ndër të gjithë njerëzit me moralin e tij të bukur. Të 
gjithë e njihnin dhe e respektonin për mirësitë dhe sjelljet e tij të mira. 

Detyra e pejgamberisë 

Kur mbushi moshën dyzet vjeç, iu dha pejgamberia, të cilën nuk e priste 
në asnjë mënyrë. Mirëpo si gjithmonë, Allahu i Madhëruar vepron atë që 
dëshiron. 

Pejgamberi ?§§, e filloi detyrën e tij në kushte shumë të vështira dhe u 
përball me shumë vështirësi gjatë punës në udhëzimin e njerëzve. Ai u 


127. Të gjithë pejgamberët kanë punuar si çobanë. (shih. Buhari Ixhare, 2, Enbija, 29) Në këtë m - 
nyrë, para se t'u japë detyrën e kumtesës së fesë, Allahu i Madhëruar i ka bërë ata të aftë në 
disa aspekte që janë të domosdoshme në drejtim. Tek personat që punonjë si çobanë, zhvillohet 
horizonti i meditimit, maturia dhe ndjenja e mëshirës. Ndërkohë që mundohen të drejtojnë 
bagëtitë dhe t'i ruajnë ato prej egërsirave, u forcohen ndjenjat e durimit dhe mbrotjes së të 
tjerëve. Të mëshirosh çdo krijesë dhe të durosh sjelljet e tyre të papjekura dhe arrogante, janë 
nga cilësitë më të rëndësishme që duhet të gjenden tek pejgamberët. Çobani e ruan tufën e tij 
nga egërsirat, kontrollon ato që ecin para dhe mbrapa dhe i merr në krah e i kthen përsëri në 
tufë bagëtitë e sëmura e të dobëta që mbesin pas. Çobani i kullot bagëtitë e tij në toka pjellore 
dhe nuk i mundon ato në vende të shkreta. Pejgamberi 'jft, thotë: "Të gjithëjeni çobanë dhe të gjithë 
jeni përgjegjës për tufën tuaj..." (Buhari, Uesaja, 9) Pra, është e domosdoshme që çdo mysliman 
të jetojë duke qenë i vetëdijshëm ndaj një përgjegjësie të tillë. 

128. Shih. Buhari, Ixhare, 2; Ebu Daud, Edeb, 17, 82; Hakim, III, 200. 

129. Shih. Ibn-i Sa'd, 1,121,156. 

130. Shih. Ibn-i Hisham, I, 209-214; Abdurrezzak, V, 319. 

131. Shih. Ibn-i Hisham, 1,191; Ibn-i Sa'd, 1,121. 






Islami, feja e vërtetë 


përpoq shumë, me qëllim që në tokë të vendosej besimi, drejtësia, mëshira 
dhe dashuria. Gjithashtu, ai punoi me vetëmohim të jashtëzakonshëm, që 
të shpëtonte njerëzit edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Ai i thërriste 
njerëzit vetëm për hir të Allahu, duke u thënë: 

"...Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë..." (Sad, 86) 

Mirëpo, mohuesit e kundërshtonin me inat. 

Resulullahu ?§§, ishte analfabet. Pra, si shumë njerëz në atë kohë edhe ai 
nuk dinte shkrim e këndim. Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Para këtij, ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe 
shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të 
dyshonin." (Ankebut, 48) 

Nga kjo, kuptojmë se ishte e pamundur që Pejgamberi ?§§, t'i lexonte në 
ndonjë libër apo t'i transmetonte prej dikujt tjetër ato që tregonte. Që një 
njeri analfabet të fillojë papritur pas moshës dyzetë vjeçare të japë lajme 
shumë të rëndësishme, duke folur me një gjuhë elokuente dhe fjalë të bu- 
kura, është e mundur vetëm në sajë të shpalljes hyjnore. Këtë fakt e dinin 
dhe e pranonin të gjithë armiqtë e tij të asaj kohe. 

Idhujtarët u munduan shumë ta bënin Resulullahun iH, të hiqte dorë 
nga çështja e tij. Madje, ata futën në mes edhe xhaxhain e tij, të cilin ai e 
donte shumë. Ata vajtën tek Resulullahu ?§§ dhe i propozuan gjëra të jash- 
tëzakonshme, si, ta bënin mbret të tyre, të mblidhnin para dhe ta bënin më 
të pasurin ndër ta, ta martonin me vajzat më të bukura etj., duke i thënë, se 
"jemi gati të bëjmë çdo gjë që dëshiron". Mirëpo, i Dërguari i Allahut ?§§, 
në mënyrë të hapur dhe të qartë, u tha: 

"Unë nuk dua asgjë prej jush. As mall, as pronë, as mbretërim dhe as udhëheqjel 
E vetmja gjë që dua, është: Të hiqni dorë nga adhurimi i idhujve dhe të adhuroni 
vetëm Allahun që është Një!" (Ibn-i Kethir, Bidaje, III, 99-100) 

Pasi nuk arritën ta bënin Resulullahun të hiqte dorë prej asgjëje, idhujtarët 
filluan fushatën e terrorizimit. Çdo ditë e më tepër, ata filluan të shtonin 
torturat dhe kërcënimet ndaj myslimanëve. Për këtë arsye, një pjesë e mys- 
limanëve emigruan në Etiopi, ku në atë kohë mbizotëronte drejtësia. 

Idhujtarët prenë çdo lloj marrëdhënieje tregtare dhe civile me myslima- 
nët dhe fisin Benu Hashim, që i mbronte ata, duke i bojkotuar në çdo gjë. 
Madje, për këtë nënshkruan edhe një marrëveshje, të cilën e gozhduan në 
murin e Qabes. Ky bojkot vazhdoi me gjithë egërsinë e tij për tre vjet rresht. 





Kushtet e besimit 


Gjatë kësaj periudhe, myslimanët vuajtën aq shumë nga uria dhe etja, saqë 
prej urisë së madhe hanin lëvoret dhe gjethet e pemëve. Ndërsa të qarat e 
fëmijëve dëgjoheshin prej së largu. 

O Zotl Fale popullin tim, sepse ata nuk e dinë! 

Më në fund, pas tre vjetësh bojkotit iu dha fund. Mirëpo, po ato ditë 
ndërruan jetë dy njerëzit më të dashur të Pejgamberit 5§f; bashkëshortja e 
tij Hadixhja ||§ dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi. Pas këtyre ngjarjeve, sulmet 
armiqësore arritën nivelin e mizorisë. I Dërguari i Allahut 5 §|, mori Zejd 
bin Harithen dhe së bashku me të shkuan në qytetin e Taifit, 160 km 
larg Mekës. Në këtë qytet ku kishte edhe të afërmit, qëndroi dhjetë ditë. Por 
edhe ata, më parë e tallën, pastaj filluan ta ofendonin. Më pas, i rreshtuan 
skllevërit e tyre në dy anët rrugës ku do të kalonte Profeti ?§§ dhe filluan 
ta shanin e ta gjuanin me gurë. Pejgamberi i mëshirës 5§f, u bë gjak kokë e 
këmbë. E megjithatë, përveçse nuk bëri asnjë mallkim ndaj kësaj që iu bë, 
nga frika se mos kishte lënë gjë mangët në detyrën e tij, ai u përgjërua me 
këto fjalë: 

"O Allah! Fuqia ime është dobësuar, jam pa rrugëzgjidhje dhe i përçmuar në 
sytë e popullit. O Mëshiruesi i Mëshiruesve! Nëse nuk Je i zemëruar me mua, nuk 
dua t'ia di për vuajtjet dhe belatë që po heq! O Zot! Udhëzoje popullin tim; ata nuk 
e dinë. O Zot! Kërkoj faljen Tënde, derisa Ti të jesh i kënaqur..." (Ibn-i Hisham, II, 
29-30; Hejthemi, VI, 35) 

Siç e kuptojmë edhe nga kjo lutje e Resulullahut it, qëllimi i tij i vetëm 
ishte të kënaqte Allahun e Madhëruar dhe të kryente sa më mirë detyrën 
që i kishte ngarkuar Ai. Dhe, për hir të këtij ideali, as torturat më të rënda 
nuk i bënin përshtypje, sepse ai ishte "Pejgamberi i Mëshirës". 

I Dërguari i Allahut ||S, e tregon kthimin e tij nga Taifi me këto fjalë: 

"...Unë u ktheva dhe po ecja thellësisht i hidhëruar. Nuk e mora veten derisa arrita 
tek vendi i quajtur Karnu's-Sealib, ku ngrita kokën dhe vura re se një re po më bënte 
hije. Duke parë me kujdes, brenda resë dallova Xhebrailin f$$\, i cili më tha. 

«Allahu i Madhëruar e dëgjoi se çfarë të thotë populli dhe se si refuzoi të të 
mbrojë. Ai të ka dërguar Melekun e Maleve për të bërë me ta atë që dëshiron ti.» 
Në atë moment, Meleku i Maleve më thirri dhe më përshëndeti. Pastaj tha: 

«0 Muhammed! Allahu i Madhëruar e dëgjoi se çfarë të thotë populli yt. Unë 
jam Meleku i Maleve. Allahu më ka dërguar të veproj atë që do të më urdhërosh ti. 






Islami, feja e vërtetë 


Çfarë dëshiron të bëj? Nëse dëshiron, i marr këto dy male dhe ua lëshoj në kokë!» 
Pas këtyre fjalëve, thashë: 

«Jo! Unë dëshiroj prejAllahut të Madhëruar që prej pasardhësve të tyre të nxjerrë 
njerëz që do të adhurojnë vetëm Allahun dhe nuk do t'i bëjnë Atij asnjë ortak!»" 
(Buhari, Bed'u'l-Halk, 7; Muslim, Xhihad, 111) 

Gjatë kthimit nga Taifi, kur Pejgamberi ?§§, kishte ndaluar në një vend 
për të kaluar natën dhe filloi të lexonte Kuran, atë e dëgjoi dhe një grup 
prej xhindëve. Të gjithë ata e kuptuan të vërtetën dhe i besuan Pejgamberit 
tonë ?§§. Pasi biseduan për një farë kohe, u kthyen tek populli i tyre për t'u 
kumtuar fenë e Allahut. 132 

Pas këtyre vështirësive, Allahu i Madhëruar i fali të Dërguarit të Tij mre- 
kullinë e Miraxhit. Një natë, e mori atë prej Mesxhidi Haramit (Qabes) dhe 
e çoi në Mesxhidin Aksa (në Jerusalem), rrethina e së cilës është e bekuar, 
për t'i treguar atij disa prej argumenteve të Tij. Pastaj e ngriti atë në qiell, ku 
u zhvillua një bisedë e veçantë, përmbajtjen e së cilës nuk e dimë. 133 

Emigrimi i Pejgamberit 

Ato ditë, një grup njerëzish që erdhi prej Medinës, u bënë myslimanë. 
Këta filluan të përhapin Islamin në Medinë dhe kërkuan një mësues prej 
Pejgamberit J§§, i cili për këtë detyrë dërgoi Mus'ab bin Umejrin dhe Ab- 
dullah bin Umm-i Mektum Në sajë të punës së tyre, brenda një kohe 
shumë të shkurtër nuk ngeli asnjë shtëpi ku nuk kishte hyrë Islami. Më në 
fund, myslimanët e ftuan Resulullahun ?§§, në Medinë dhe i dhanë fjalën se 
do ta mbronin atë me jetët dhe pasuritë e tyre. 

Bera bin Adhib tregon: 

"Prej sahabëve të Pejgamberit ?§§, të parët që erdhën tek ne (në Medinë), 
ishin Mus'ab bin Umejr dhe Ibnu Umm-i Mektum ib. Kur erdhën këta, fi- 
lluan të na mësojnë Kuranin. Më vonë, erdhën Ammar bin Jasiri, Bilali dhe 
Sa'd bin Ebi Uakkas Pak më vonë, erdhi Omer bin Hattabi 4fe, me njëzet 
persona të tjerë. Pas këtyre erdhi edhe Pejgamberi 3§§. Unë nuk kam parë 
asnjëherë që banorët e Medinës të gëzoheshin për ndonjë gjë më shumë se 


132. Shih. Kuran: Ahkaf, 29-32; Xhin, 1-10; Buhari, Tefsir 72, Ezan 105; Muslim, Salat 149; Tirmidhi, 
Tefsir 72/3324; Ibn-i Sa'd, I, 212. 

133. Shih. Kuran: Isra, 1; Nexhm, 1-18; Buhari Bed'u'l-Halk, 6, Enbija 22, 43, MenakibuT-Ensar 42, 
Tefsir 17/3, Eshribe 1, 12; Muslim, Iman 264, 272, Eshribe 92; Tirmidhi, Tefsir, 94, Deauat 58; 
Nesai, Salat 1; Eshribe 41; Ahmed, V, 418; Ibn-i Sa'd, I, 214. 





Kushtet e besimit 


sa iu gëzuan ardhjes së Pejamberit $|f. Madje, pashë edhe vajzat e reja dhe 
fëmijët, që gëzoheshin duke thënë: 

«Ja ky është Resulullahu dhe ka ardhur në qytetin tonë!» 

Kur erdhi Resulullahu jH, unë kisha mësuar përmendsh suren "A'la" 
dhe disa sure të tjera si ajo." (Buhari, Tefsir, 87/1) 

Me këtë ngjarje mbaroi lufta trevjeçare e Mekës dhe filloi jeta e Medi- 
nës, e cila do të zgjaste dhjetë vjet. Në Medine-i Muneuere u realizua një 
marrëveshje me fqinjët hebrenj, e cila njihet si "Karta e Medinës", por edhe 
si kushtetuta e parë e shkruar në historinë e botës. 134 Më vonë u zhvilluan 
beteja mbrojtëse ndaj armiqve që sulmonin Medinën. Tetë vjet më vonë 
u çlirua pa luftë qyteti i bekuar i Mekës. Ndërsa në vitin e dhjetë, i gjithë 
gadishulli Arabik iu dorëzua Pejgamberit ||§. 

Resulullahu jH, i cili u dërgua si mëshirë për botët, ndoqi një politikë 
mëshire të tillë në fushatat e tij luftarake, saqë edhe pse e mori nën kon- 
troll gjithë gadishullin Arabik, nuk lejoi që nga asnjë palë të derdhej gjak i 
tepërt. Në fillim, ai gjithmonë preferonte t'i zgjidhte problemet me anë të 
marrëveshjeve. 

Pejgamberi ?H, personalisht ka marrë pjesë në 29 beteja. Në 16 prej 
këtyre nuk ka pasur luftë, sepse janë arritur marrëveshje midis palëve. 
Ndërsa në 13 të tjera janë detyruar të luftojnë. E megjithatë, në betejat e 
zhvilluara, gjithsej, kanë rënë dëshmorë 140 myslimanë dhe janë vrarë 
afërsisht 335 armiq. 135 

Në Islam, qëllimi kryesor i luftës nuk është të vrasësh njerëzit, të fitosh 
pre lufte, të pushtosh toka, të ngjyesh tokën me gjak, të shkatërrosh botën, të 
arrish interesa personale, të fitosh të mira materiale apo të marrësh hak. Por 
përkundrazi, të eliminosh tiraninë, të garantosh lirinë e besimit, të ndihmosh 
njerëzit që të udhëzohen dhe të eliminosh çdo lloj padrejtësie. 

Dëshira për t'u takuar me Allahun 

Robi i liruar nga Resulullahu Hf, Ebu Muuejhibe tregon: 

"Një ditë, Resulullahu JH, më tha: 

134. Prof. Dr. M. Hamidullah, "The First VVritten Constitution in the World", Lahore 1975. 

135. Shih. Prof. Dr. M. Hamidullah, Hz. Peygamber'in Savaslan, istanbul 1991; Dr. Elshad Mahmudov, 
Sebepleri ve Sonuçlari Açismdan Hazri Peygamber'in Savaçlan, istanbul 2010. 






Islami, feja e vërtetë 


«Jam urdhëruar të kërkojfalje për banorët në Baki 136 . Eja me mua!» Unë shkova 
me të në mes të natës. Ai qëndroi në krye të atyre që preheshin në varre 
dhe tha: 

«Selamu alejkum o banorët e varrit! Le t'ju gëzojë më tepër gjendja në të cilën 
ndodheni ju, se sa gjendja në të cilën ndodhen njerëzit (qëjetojnë)! Po afrohen fitne/ 
ngatërresa si copa nate të errëta. Ato do të ndjekin njëra-tjetrën. Fitnet e mëvonshme, 
do tëjenë më të rënda dhe më të ashpra se sa ato të parat.» 

Pastaj, Resulullahu jfg, u kthye nga unë dhe tha: 

«0 Ebu Muuejhibe! Padyshim se mua mëjanë dhënë çelësat e thesareve të kësaj 
bote, qëndrimit të përhershëm në të dhe mundësia për të hyrë në xhenet. Më kanë 
lënë të zgjedh midis këtyre dhe takimit me Zotin tim.» 

Atë moment i thashë: 

«Tu bëfshin kurban babai dhe nëna ime! Zgjidhni çelësat e thesareve 
të kësaj bote, qëndrimit të përhershëm në të dhe më vonë, hyrjen në xhe- 
net!» 

Pejgamberi $fg, tha: 

«Jo vallahi, o Ebu Muuejhibe! Unë preferoj të takohem me Zotin tim.» 

Më pas, kërkoi falje për besimtarët në Baki' dhe u kthye. Pak kohë më 
vonë, filloi sëmundja dhe dhimbjet që u bën shkak i vdekjes së Profetit sfg." 
(Darimi, Mukaddime, 14; Ahmed, III, 489; Hakim, III, 57/4383) 

1) Morali i bukur 

Resulullahu sfg, është njeriu me moral më të bukur ndër të gjithë njerëzit, 
sepse Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: 

"Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer, sepse ti je me virtyte 
madhore." (Kalem, 3-4) 

Ai është Pejgamberi më i zgjedhur, i cili ka përhapur moralin e bukur 
mbi tokë dhe ia ka mësuar atë njerëzimit. 

Ebu Dherri i cili ishte pjesëtar i fisit Gifar, kishte dëgjuar se në Mekë 
kishte dalë një pejgamber. Për këtë arsye, vëllait të tij Unejsit, i cili ishte i 
zgjuar dhe mjeshtër në poezi, i thotë: 

"Hipi kalit, shko në luginën e Mekës dhe dëgjo fjalët e atij personi!" 


136. Xhennetu'l-Bakijje: Është një varrezë që ndodhet pranë Xhamisë së Pejgamberit në Medinë. 






Kushtet e besimit 


Kur Unejsi u kthye nga Meka, tha: 

"Pashë se ai person, po u mësonte të gjithëve moralin e bukur!" (Buhari, 
Edeb, 39) 

Ndërsa vetë Pejgamberi §f, duke deklaruar se: "Unë nuk kam ardhur për gjë 
tjetër, përveçse të plotësoj moralin e bukur. " 137 , ka shprehur urtësinë themelore 
të detyrës së tij dhe ka theksuar rëndësinë e moralit të bukur. 

Ja disa shembuj të moralit të tij të bukur: 

Drejtësia 

Resulullahu 5§f, solli të drejtën dhe të vërtetën; erdhi për të përmirësuar 
njerëzit dhe për t'u mësuar atyre të drejtën. Prandaj, jo vetëm gënjeshtra që 
nuk kishte vend tek ai, por as fjalët apo veprat e kota dhe të padobishme. 

Abdullah bin Amr 4fe, transmeton: 

"Unë shkruaja çdo gjë që dëgjoja prej Resulullahut 5§g, me qëllim që t'i 
ruaja ato. Por disa myslimanë prej fisit Kurejsh, më ndaluan nga kjo punë 
duke më thënë: 

«Edhe Resulullahu 5 §|, është njeri. Ndonjëherë edhe ai flet kur është i 
zemëruar apo i gëzuar! Pra, po shkruan gjithçka që dëgjon prej tij, kur e di 
që është kështu?» 

Për këtë arsye, unë hoqa dorë nga të shkruarit dhe ia shpreha këtë edhe 
Resulullahut 5§f. Ai, duke bërë me shenjë gojën e tij të bekuar, tha: 

«Shkruaj! Betohem në Allahun që ka në dorë ekzistencën time, se prej kësaj 
nuk delfjalë tjetër përveçse të vërtetës!»" (Ebu Daud, Ilm, 3/3646; Darimi, Mukaddime, 
43/490; Ahmed, II, 162; Hakim, 1,187) 

Çdo fjalë e Pejgamberit 3§g, është argument për çështjet fetare. Zemërimi 
dhe gëzimi nuk ndikojnë tek zemra e tij e bekuar, e cila në çdo çast është 
e lidhur me Allahun dhe pranon shpalljen hyjnore. Gjithashtu, ato nuk e 
turbullojnë as burimin e urtësisë që rrjedh nga gjuha e tij. 

Drejtësinë e tij e kanë pranuar të gjithë, miq apo armiq qofshin. Ja dy 
prej shembujve të panumërt që e tregojnë këtë: 

Edhe idhujtarët e admironin moralin e Pejgamberit ?§f dhe besonin me 
gjithë shpirt se ai në asnjë mënyrë nuk gënjente. Mirëpo, ata nuk donin të 


137. Muuatta, Husnu'l Hulk, 8; Ahmed, II, 381; Bejhaki, Sunenu'l-Kubra, X, 192. 






Islami, feja e vërtetë 


hiqnin dorë nga disa të mira materiale dhe kënaqësi që i kishin fituar në 
mënyrë të padrejtë. 

Një ditë, Resulullahu jfg, shkoi tek Ebu Xhehli dhe shokët e tij, të cilët 
ishin edhe armiqtë e tij më të egër. Ata thanë: 

"O Muhammed! Vallahi, ne nuk të përgënjeshtrojmë. Ti për ne je jashtë- 
zakonisht një njeri besnik (fjalëdrejtë, i besuar). Ne përgënjeshtrojmë vetëm 
ajetet që ke sjellë ti..." 

Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet fisnik: 

"...Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mo- 
hojnë shpalljet e Allahut." (En'am, 33; Tirmidhi, Tefsir, 6/3064; Uahidi, Esab, fq. 219) 

Kjo tregon se ata në ndërgjegjen e tyre e pranonin profetësinë e Muha- 
medit 5§f, por e kundërshtonin atë, për shkak se ishin robër të dëshirave 
të tyre. 

Në lidhje me këtë çështje, në një transmetim tjetër tregohet: 

"Medinasi Sa'd bin Muadh shkoi në Mekë për të bërë umren. Kur 
arriti atje, bujti në shtëpinë e idhujtarit Umejje bin Halef, i cili kur shkonte 
në Sham/Damask, kthehej në Medinë dhe qëndronte në shtëpinë e Sa'd bin 
Muadhit 4|s>. (Pra, midis tyre kishte njëfarë miqësie) Umejje i thotë Sa'dit: 

«Prit pak! Kur fillon i nxehti i drekës, njerëzit largohen. Atëherë bëje 
tavafin në Qabe!» 

Kur Sa'di 4fe, po bënte tavafin, erdhi Ebu Xhehli dhe pyeti: 

«Kush është ky që po bën tavaf?» Sa'di u përgjigj: 

«Unë jam Sa'd bin Muadh!» Ebu Xhehli vazhdoi: 

«Ti po e bën tavafin i sigurt, por ju e morët nën mbrojtje Muhamedin 
dhe shokët e tij?!» 

«Po ashtu është!»- tha Sa'di dhe midis tyre filloi një debat. Për këtë arsye, 
Umejje i thotë Sa'dit 4fe 

«Mos e ngre zërin ndaj Ebu'l Hakemit! Ai është i pari i popullit të kësaj 
lugine.» Sa'di i thotë Ebu Xhehlit: 

«Nëse më pengon të bëj tavaf Qaben, për Zotin edhe unë do ta pres 
rrugën e tregtisë për në Sham!» Umejje i thotë përsëri Sa'dit 4fe 

«Mos e ngre zërin!»- dhe fillon ta mbajë. Për këtë arsye, Sa'di i zemëruar 
i thotë Umejjes: 

«Na lër të qetë! Unë dëgjova prej Muhamedit ?f|, të thoshte se do të të vriste!» 





Kushtet e besimit 


(Sepse Umejje, sikur të mos mjaftonin torturat që i kishte bërë Pejgamberit 
tonë 5§g, në të njëjtën kohë e kishte kërcënuar edhe me vdekje. Për rrjedhojë, 
edhe Pejgamberi 5§g, kishte thënë se do ta vriste) 

Umejje pyeti: 

«Mua?» 

«Po ty!»- tha Sa'di 4fe. Pas kësaj, Umejje bin Halef tha: 

«Vallahi! Nëse Muhamedi thotë diçka, nuk gënjen kurrë!»- dhe i fri- 
kësuar shkoi pranë gruas së tij, së cilës i tha: 

«E di se ç'më tha vëllai im nga Jethribi 138 ?» 

«Çfarë tha?»- e pyeti gruaja: 

«Tha se e kishte dëgjuar Muhamedin të thotë se do të më vrasë!»- tha 
Umejje. Pas kësaj, gruaja i thotë: 

«Betohem në Allahun se Muhamedi nuk gënjen kurrë!» 

Pas një farë kohe, kur idhujtarët po përgatiteshin të shkonin në luftën e 
Bedrit, e thirrën edhe Umejjen. Gruaja i thotë Umejjes: 

«E harrove se ç'të tha vëllai yt nga Jethribi?» 

Umejje nuk deshi të shkonte në Bedër, por Ebu Xhehli erdhi dhe e mash- 
troi duke i thënë: 

«Ti je nga fisnikët e kësaj lugine. Nuk është mirë të mbetesh pas. Të 
paktën eja udhëto nja dy ditë së bashku me të tjerët, pastaj kthehu!» Umejje 
udhëtoi dy ditë me ta, por nuk u kthye. Si përfundim, ai vdiq në këtë luftë. 
(Buhari, Menakib, 25, IV, 184-185) 

Modestia 

Edhe pse Resulullahu ?§g, ishte më i larti prej të gjithëve, ai ishte edhe 
më modesti. Ditën kur çliroi Mekën pa derdhur gjak, ishte momenti kur 
ishte më i forti në sytë e të gjithë njerëzve. Ishte çasti që mund të merrte 
hak për padrejtësitë e viteve të shkuara. Mirëpo ai ishte "Pejgamberi i 
faljes dhe mëshirës". Atë ditë hyri në Mekën e ndritur duke bërë sexhde 
mbi devenë e tij. Personin që i doli para dhe filloi të dridhej nga frika kur 
po fliste, e qetësoi duke i kujtuar një shembull nga koha kur ishte i dobët 
dhe me mundësi të pakta: 

"Qetësohu vëllai im! Unë nukjam as mhret dhe as sundues. Unë jam biri i 


138. Jethrib: Emri i Medinës para Islamit. 





Islami, feja e vërtetë 


një gruaje që hante mish të tharë në diell nga Kurejshët!.." (Ibn-i Maxhe, Et'ime, 30; 
Hakim, III, 50/4366) 

I Dërguari i Allahut 5§g, nuk lejonte që njerëzit ta tepronin në lidhje me 
të dhe thoshte: 

"Më thoni vetëm «Robi dhe i Dërguari i Allahut»!" (Buhari, Enbija, 48) 

Ajo që e ngre njeriun dhe e afron atë më tepër me të vërtetën, është 
modestia. 

Resulullahu jfg, duke shtuar shprehjen "abduhu/Rob i Allahut" në krye 
të fjalisë së pranimit të profetësisë së tij, e ka ruajtur popullin e tij nga rreziku 
i hyjnizimit të njerëzve, siç kishte ndodhur në popujt e mëparshëm. 

Gjithashtu, në lidhje me këtë temë, Pejgamberi 5§g, ka thënë: 

"Mos më ngrini më shumë se ç'e meritoj! Sepse Allahu i Madhëruar më bëri 
rob para se të më bënte të Dërguar." (Hejthemi, IX, 21) 

I Dërguari i Allahut 5§g, vizitonte të sëmurët, merrte pjesë në xhenaze 139 , i 
përgjigjej ftesës së skllevërve, udhëtonte me gomar, hipte njerëz në pjesën e 
pasme të samarit të kafshës së tij dhe hante përtokë. Vishte rroba prej leshi 
të ashpër, ulej dhe milte delet, kujdesej për mysafirët dhe u shërbente aty- 
re. Ai nuk druhej të ecte së bashku me gratë e veja, të varfrit dhe të mjerët 
derisa të zgjidhte problemet e tyre. 140 

Resulullahu 5§g, zakonisht ulej midis shokëve të tij. Për këtë arsye, kur 
vinte ndonjë i huaj, nuk mund ta njihte Pejgamberin J§|, pa pyetur ndokënd. 

(Nesai, Iman, 6) 

Thjeshtësia 

I Dërguari i Allahut bënte një jetë jashtëzakonisht të thjeshtë dhe modeste. 
Bashkëshortja e tij Aisheja 8|§, tregon: 

"Resulullahut §§, iu soll një gotë ku kishte qumësht dhe mjaltë. Për këtë, 
i Dërguari i Allahut J§g, tha: 

«Dy mirësi në një pije , dy ushqime në një gotë! Unë nuk kam nevojë për këtë. 
Mirëpo , nuk mendoj se kjo është haram. Unë vetëm kamfrikë se në Ditën e Kijametit, 
Allahu do të më kërkojë llogari për tepricën në këtë botë. Po tregohem modest për hir 
të Allahut. Kush tregohet modest për hir të Allahut, Ai e ngre atë. Kush tregohet 


139. Xhenaze: Ceremoni mortore 

140. Shih. Tirmidhi, Xhenaiz, 32/1017; Ibn-i Maxhe, Zuhd, 16; Nesai, Xhuma, 31; Hakim, 1,129/205; 
II, 506/3734; IV, 132/7128; Hejthemi, IX, 20.H 






Kushtet e besimit 


mendiemadh, Ai e poshtëron atë. Kush tregohet kursimtar, Allahu e hën të pasur. 
Kush e kujton shumë vdekjen, Allahu e do atë.»" (Hejthemi, X, 325) 

Nëna jonë e nderuar Aisheja |§t, thotë: 

"Resulullahu sfl, asnjëherë nuk e ka ruajtur ushqimin e ngelur prej më- 
ngjesit për në darkë dhe ushqimin e ngelur prej darkës për në mëngjes. 
Kurrë nuk ka pasur dy lloje të të njëjtës rrobë; as dy këmisha, as dy triko, as 
dy peshqirë dhe as dy këpucë. Po ashtu, nuk është parë kurrë që të rrijë në 
shtëpi pa bërë punë; ose riparonte këpucën e një të varfri, ose qepte rrobën 
e një të vetmuari." (Ibnu'l-Xheuzi, Sifatu's-Safue, I, 200) 

Butësia dhe mëshira 

I Dërguari i Allahut <$8, kishte një butësi dhe mëshirë të jashtëzakonshme 
ndaj gjithë njerëzimit. Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë 
për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër, që ju të 
shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët." 

(Teube, 128) 

Gjithashtu, Kurani Fisnik shprehet se edhe populli i tij i mëshiron të 
gjithë njerëzit, madje edhe armiqtë. (shih. A1 Tmran, 119) 

Abdullah bin Ubejd, tregon: 

Në betejën e Uhudit, Resulullahut H, i ishte thyer dhëmbi, ishte plagosur 
në ballë dhe në fytyrën e tij rridhte gjak. Disa i thanë: 

"O Resulullah! Mallkoji këta mohues!" Por Resulullahu JH, tha: 

"Allahu i Madhëruar, nuk më ka dërguar sifajësues e mallkues për njerëzit! Ai 
më ka dërguar që të lutem shumë dhe tëjem mëshirë për ta. O Allah! Fale popullin 
tim, sepse ata nuk dinë!" (Bejhaki, Shuab, II, 164/1447) 

I Dërguari i Allahut jf|, nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj njerëzve, por 
edhe ndaj kafshëve dhe bimëve. Një ditë, kur po kalonte pranë një deveje 
që i ishte bërë barku njësh me kurrizin prej urisë, tha: 

"Kinifrikë Allahun në lidhje me këto kafshë që nuk mund tëflasin! Hipuni 
atyre dhe therini për t'i ngrënë kur janë të ushqyera (të mbajtura)!" (Ebu Daud, 
Xhihad, 44/2548) 

Bujaria 

I Dërguari i Allahut 5§f, ishte më bujari ndër të gjithë njerëzit. Një prej 






Islami, feja e vërtetë 


idhujtarëve dhe parisë së Kurejshëve, Safuan bin Umejje, edhe pse nuk 
ishte mysliman, mori pjesë së bashku me Resulullahun 2|§, në betejën e 
Huejnit dhe Taifit. Kur po inspektonte plaçkën e luftës që ishte mbledhur 
në Xhirane, Resulullahu 5|§, vuri re se Safuani po shikonte i mahnitur tufat 
e mëdha të kafshëve dhe për këtë arsye e pyeti: 

"Kaq shumë të pëlqejnë?" 

"Po!"- tha ai. Atëherë, Pejgamberi ||§, i tha: 

"Merri, qofshin të gjitha të tuat!" Safuani, duke mos e përmbajtur dot 
veten, tha: 

"Asnjë zemër tjetër nuk mund të jetë kaq bujare, përveç zemrës së një 
pejgamberi!" Pastaj tha Kelime-i Shehadetin dhe u bë mysliman. Kur u 
kthye tek fisi i vet, u tha: 

"O populli im! (Nxitoni) Bëhuni myslimanë! Sepse Muhamedi jep dhe 
bën shumë të mira pa pasur frikë nga varfëria dhe nevoja." (Shih. Muslim, 
Fedail, 57-58; Ahmed, III, 107-108; Uakidi, II, 854-855) 

Sufjan bin Ujejne ka thënë: 

"Kur ai nuk kishte gjë (për të dhënë), premtonte (se do të jepte kur të 
kishte)." (Darimi, Mukaddime, 12) 

Madje edhe më tepër... 

Një ditë, kur një nevojtar erdhi tek Pejgamberi $§g dhe kërkoi diçka, i 
Dërguari i Allahut ;|§, i tha: 

"Tani nuk kam asgjë që mund tëjap. Por ti shko dhe bli në emrin tim. Unë do 
ta paguaj kur të kem." Mirëpo, Omeri të cilit i erdhi rëndë që Profeti 5§f, 
të futej në vështirësi, tha: 

"O Resulullah! Nëse ke diçka me vete e jep, nëse jo, Allahu nuk të ka 
ngarkuar me diçka që nuk mund ta bësh." 

Nga fytyra e Pejgamberit u duk që atij nuk i pëlqyen këto fjalë. Prandaj, 
një person prej ensarëve tha: 

"T'u bëfshin kurban nëna dhe babai im, o Resulullah! Jep! Mos ki 
frikë se do ta pakësojë Pronari i Arshit!" 

Këto fjalë i pëlqyen shumë Pejgamberit |§, prandaj dhe buzëqeshi e 
tha: 

"Edhe unë për këtë jam urdhëruar." (Hejthemi, X, 242) 

Sipas një transmetimi të Xhabirit 





Kushtet e besimit 


"Asnjëherë nuk kishte ndodhur që të kishte kërkuar diçka prej Resulu- 
llahut ?§§ dhe ai të kishte thënë «jo»." (Muslim, Fedail, 56) 

Bujaria e tij mbështetej në themele të forta dhe të palëkundshme. Sipas 
mësimeve të Islamit, pasuria e vërtetë e njeriut janë mundësitë materiale dhe 
shpirtërore që ai shpenzon për të fituar kënaqësinë e Allahut në mënyrën që 
Ai ia ka treguar 141 dhe jo ato që ai i përdor e i konsumon në këtë botë... 

Falja 

Resulullahu ?§§, gjithmonë preferonte faljen dhe nuk dëshironte kurrë 
të dënonte dikë pa qenë i detyruar. Megjithëse kishte fuqinë t'i dënonte 
ata që i kishin bërë shumë të këqija, ai preferoi t'i falte. Madje, ai ua ndaloi 
edhe sahabëve që t'i kujtonin fajet e tyre, qoftë me fjalë, qoftë me aludime. 
Kjo, sepse i Dërguari i Allahut ?§§, nuk e dëshironte kurrë të keqen e askujt, 
qoftë ai mysliman apo mohues. Dhe për këtë arsye, ai me të gjithë sillej me 
edukatë dhe moral të lartë. Kur e çliroi Mekën pa shkaktuar luftë, ata të cilët 
kishin njëzet e një vjet që tregonin çdo lloj armiqësie ndaj tij, u mblodhën 
dhe prisnin gjykimin e tij. Ndërkohë, Pejgamberi ?§§, i pyeti: 

"O bashkësi e Kurejshëve! Çfarë mendoni se do të bëj meju tani?" Kurejshët 
thanë: 

"Me shpresën që ti të na bësh mirë, themi: «do të bësh mirë!» Ti je një 
vëlla i mirë dhe bujar, biri i një vëllai të mirë dhe bujar!.." Pas këtyre fjalëve, 
Resulullahu it, tha: 

"Unë do t'ju them ashtu siç u ka thënë Jusufi vëllezërve të tij: «... 
Sot s'ka qortim për ju; Allahu do t'ju falë. Ai është më i mëshirshmi i 

mëshiruesve!» 142 . Tani shkoni, jeni të lirë!" (Ibn-i Hisham, IV, 32; Uakidi, II, 835; 
Ibn-i Sa'd, II, 142-143) 

Ajo ditë u quajt; "Jeumu'l-merhame / dita e mëshirës" 143 ... 

Atë ditë, ai fali edhe Uahshin, i cili martirizoi xhaxhain e tij Hamzain 
në betejën e Uhudit dhe Hindin, që me dëshirë të madhe ia kafshoi mëlçinë. 144 
Nga kjo falje e madhe përfitoi edhe Hebbar bin Esued, i cili shkaktoi vdekjen 
e vajzës së tij Zejnebes, duke e rrëzuar nga deveja. Resulullahu $§§, u tregua 


141. Shih. Tirmidhi, Kijamet, 33/2470 

142. Kuran: Jusuf 12/92. 

143. shih. Uakidi, III, 352; Ali Muttaki, Kenz, nr: 30173. 

144. shih. Buhari, Megazi, 23; Muslim, Akdije, 9. 






Islami, feja e vërtetë 


aq i kujdesshëm, sa jo vetëm që e fali Hebbarin, por edhe ndaloi që ai të 
ofendohej e të ngacmohej për shkak të atyre që kishte bërë në të kaluarën. 

(Uakidi, II, 857-858) 

Kur u çlirua Meka, djali i Ebu Xhehlit, Ikrimja, u largua nga vendi. I 
Dërguari i Allahut 5§|, e thirri të kthehej, duke i dhënë garanci se nuk do 
t'i ndodhte gjë për gjithë ato të këqija që kishte bërë më parë. Gruaja e tij e 
ndoqi nga pas duke bërë një rrugë të gjatë. Kur e arriti, i komunikoi ftesën 
e Profetit 5§g dhe e bindi të kthehej në Mekë. Kur iu afruan Mekës, Resulu- 
llahu $§f, duke shfaqur një mrekulli dhe një delikatesë shumë të veçantë, u 
thotë shokëve të tij: 

"Ikrime bin Ebu Xhehl , po vjen si besimtar dhe emigrues. Tashmë mos e ofendoni 
më babanë e tij! Edhe pse ishte njeri shumë i keq, të ofendosh të vdekurin, hidhëron 
vetëm të afërmit e tij qëjetojnë. Atij nuk i shkon asgjë." (Hakim, III, 269/5055; Uakidi, 
II, 851) 

Kur Resulullahu 5§f, e pa Ikrimen tek po vinte, u hodh nga gëzimi dhe 
tha tri herë: 

"Përshëndetje kalorës emigrues. Mirëserdhe!" Ndërsa Ikrime tha: 

"Vallahi, o Resulullah! Aq sa kam shpenzuar në armiqësinë ndaj Islamit, 
do të shpenzoj të paktën edhe njëherë aq në rrugën e Allahut!" (Hakim, III, 
271/5059; Tirmidhi, Isti'zan, 34/2735) 

Resulullahu Rasulullah, fali edhe shumë të tjerë si ky... Sepse ai nuk 
kishte ardhur për të rrënuar, por për të përmirësuar dhe për të fituar zemra. 
Ai ishte dërguar si mëshirë për të gjitha botët. 

Pastërtia dhe mirësjellja 

Islami e ka shpallur pastërtinë si gjysmën e besimit dhe fillimin e çdo 
adhurimi. Për këtë arsye, Pejgamberi ?§f, ka urdhëruar rregullin në veshje 
dhe nuk e pëlqente çrregullsinë e mjekrës dhe flokëve. Vetë ai ishte jashtë- 
zakonisht i pastër dhe i rregullt. Ebu Hurejre tregon: 

"Nuk kam parë asnjë njeri më të bukur se Resulullahu 5§f. Dukej sikur 
dielli rridhte në fytyrën e tij të bekuar..." (Ahmed, II, 380,350) 

Islami i ka dhënë rëndësi të madhe edhe mirësjelljes, e cila buron nga 
pastërtia dhe bukuria e zemrës. Resulullahu ?§f, nuk përdorte kurrë asnjë 
prej fjalëve të shëmtuara dhe të këqija që përdornin njerëzit. Në lidhje me 
këtë, ai ka thënë: 




Kushtet e besimit 


"Në Ditën e Kijametit, në peshoren e robit besimtar nuk do të ketë asgjë që peshon 
më tepër se morali i tij i bukur. Allahu i Madhëruar e urren atë që bën veprime të 
shëmtuara dhefletfjalë të pista." (Tirmidhi, Birr, 62/2002) 

Kur Pejgamberi 2§§, dëgjonte se dikush ka thënë fjalë të papëlqyeshme, 
nuk thoshte: 

"Çfarë kafilani qëflet kështu apo ashtu!", por thoshte: "Çfarë kanë disa qëflasin 
kështu e ashtu!", duke treguar kujdes të madh që çështja të mos fokusohej 
tek njeriu, por tek vepra e keqe. (shih. Ebu Daud, 5/4788) 

Në një hadith fisnik, në të cilin i Dërguari i Allahut </§§, tërheq vëmendjen 
edhe tek pastërtia, edhe tek mirësjellja, thuhet: 

"Ruhuni nga tri gjëra prej të cilave do të mallkoheni: Mos prishni abdestn 145 në 
krye të burimit , në mes të rrugës dhe në vendet ku njerëzit qëndrojnë nën hije!" (Ebu 
Daud, Taharet, 14/26; Ibn-i Maxhe, Taharet, 21; Ahmed, I, 299; Hakim, I, 273/594) 

Vlera që u jepte grave 

Me ardhjen e Islamit u nxorën edhe ligje të posaçme në lidhje me gratë. 
Për këtë arsye, gruaja u bë shembull i ndershmërisë dhe i virtytit në shoqëri. 
Institucioni i nënës mori nderin që i takonte. Në sajë të hadithit fisnik të 
Pejgamberit ?§§: "Xheneti është nën këmbët e nënës (së mirë)!" 146 gruaja mori 
vlerën që meritonte. Resulullahu 5§|, rtuk e ka ngritur asnjëherë dorën ndaj 
grave të tij dhe nuk ka gjuajtur askënd. 147 Allahu i Madhëruar ka thënë: 

"...Jetoni e silluni mirë me to (gratë tuaja)!.." (Nisa, 19) 

Ndërsa i Dërguari i Allahut ?§§, ka thënë: 

"Më i miri prej jush , është ai që sillet më mirë me bashkëshorten e tij dhe ka 
moralin më të bukur." (Tirmidhi, Rada, 11/1162) 

"Askush të mos e urrejë bashkëshorten e vet! Nëse nuk e pëlqen një zakon të saj , 
pëlqen një zakon tjetër." (Muslim, Rada, 61) 

"Kjo botë përbëhet nga dobi të përkohshme. Qenia më e dobishme e saj (botës), 
është gruaja fetare dhe e mirë." (Muslim, Rada, 64; Nesai, Nikah, 15) 148 


145. Veprimet kryesore që prishin abdestin, janë nevoja e madhe dhe e vogël. Për më tepër shikoni 
Ilmihalin. 

146. Nesai, Xhihad, 6; Ahmed, III, 429; Sujuti, 1,125. 

147. Ibn-i Maxhe, Nikah, 51. 

148. Nisur nga kjo, dëshirojmë të prekim disa çështje në lidhje me gratë: 

1. Poligamia: Martesa me më shumë se një grua nuk i ka rrënjët në Islam. Megjithatë, në lidhje 
me këtë çështje, Islami ka bërë disa rregullime dhe ka vënë disa kufinj. Para Islamit, në martesë 







Islami, feja e vërtetë 


Në fakt, bukuritë e moralit të tij, nuk kanë fund. Për këtë arsye dhe dijetari 


nuk kishte një numër të kufizuar të bashkëshorteve, por Islami e kufizoi këtë deri në "katër". Një 
çështje tjetër është edhe fakti se martesa me shumë gra, nuk është një "urdhër" për besimtarët, 
por një "leje" e njohur për shkaqe të caktuara. Kjo zbatohet më tepër për shkaqe, si luftërat, 
sëmundjet, gjymtimet, ndarjet e gjata dhe shkaqe të tjera të ngjashme, me qëllim që të mos copë- 
tohen familjet dhe që gratë të mos mbeten pa mbrojtje e pa krahë. Në këtë mënyrë, minimizohen 
dëmet materiale dhe shpirtërore që mund të shkaktohen nga rrënimi i një familjeje. Po ashtu, 
kjo i shpëton disa njerëz të bien ndesh me ligjin në rastet kur kjo gjë është e detyrueshme. 
Burrat që martohen me më shumë se një grua, kanë përgjegjësi "në mbajtjen e drejtësisë" midis 
grave. Në një ajet fisnik urdhërohet: "Nëse kenifrikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, 
martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e nëse frikësoheni se nuk do 
tëjeni të drejtë ndaj tëgjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me njëgrua... Në këtë mënyrë do t'i 
ruheni më lehtë padrejtësisë." (Nisa, 3) "Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, 
edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të 
varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është 
vërtet Falës dhe Mëshirëplotë." (Nisa, 129) 

2. Martesa e Pejgamberit M, me më shumë se një grua: Martesat e Pejgamberit §|, nuk kanë qenë 
asnjëherë për qejf e për dëshirë. Kur ai ishte njëzetepesë vjeç, pranoi propozimin e Hadixhes 
i|, e cila ishte pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se ai dhe u martua me të. Dorën e Hadixhes 
ëji, e kërkonin të gjithë fisnikët e Mekës. Por ajo dëshiroi të martohej me Muhamedin M, për 
shkak se admironte jashtë mase moralin dhe karakterin e tij. Po ashtu, edhe Pejgamberi §f, nuk 
u martua me Hadixhen $$, për shkaqe materiale dhe egoiste, por për virtytet e saj të larta. Në 
një shoqëri ku poligamia ishte në modë, ai u bë simbol i lumturisë martesore vetëm me një grua 
deri në moshën pesëdhjetë e ca vjeç. Mirëpo, në vitet e fundit të jetës, u shfaqën disa shkaqe dhe 
urtësi, të cilat e bën të detyrueshme martesën e tij me më shumë se një grua: a) Resulullahu M, 
disa martesa, i ka bërë për të ndërtuar marrëdhënie farefisnore dhe të sinqerta me disa fise, me 
qëllim që të përhapte dhe të forconte Islamin. P.sh., martesa e tij në Hajber me vajzën e liderit 
të hebrenjve, Safijjen Wji, u bë me qëllim që të rregullonte marrëdhëniet ekzistente me hebrenjtë 
duke bërë lidhje farefisnore. Po ashtu, edhe martesa e tij me Xhuuejrijen e cila ishte vajza e 
prijësit të një fisi, u bë shkak i lirimit përnjëherësh të mijëra robërve të luftës dhe udhëzimit me 
Islam i të gjithë atij fisi. b) Pejgamberi M, shumë prej martesave, i ka bërë me qëllim që sjelljet 
dhe sunetet brenda shtëpisë t'u transmetoheshin njerëzve dhe që edukimi islam të përhapej 
edhe në mesin e grave. Bashkëshortet e Pejgamberit M, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në 
mësimin dhe tregimin e ligjeve islame. c) Pejgamberi ij§, i cili ishte edhe mbrojtësi i popullit të 
vet, disa prej martesave i ka bërë me qëllim që të mbronte dhe t'u bënte mirë disa sahabëve që 
sapo kishin hyrë në Islam dhe për këtë shkak po hiqnin shumë vuajtje e vështirësi. P.sh., martesa 
e tij me vajzën e Ebu Sufjanit, Ummu Habiben u bë me qëllim që t'u jepej fund vuajtjeve 
të saj. Megjithëse burri i Ummu Habibes e tradhtoi fenë kur ata ndodheshin në Etiopi, ajo 
e ruajti besimin e vet, edhe pse ndodhej në kushte të vështira. Po ashtu, për shkak të besimit 
dhe pjekurisë që e karakterizonte, ajo nuk shkoi as tek babai i saj Ebu Sufjani, i cili në atë kohë 
ishte lideri i idhujtarëve të Mekës. d) Në shoqëri kishin zënë vend disa besime dhe mendime 
të gabuara, të cilat duheshin ndryshuar rrënjësisht. Për këtë arsye, është bërë edhe martesa e 
Pejgamberit M, me Zejneb bint-i Xhahsh $$. Këto arsye dhe të ngjashme, kanë qenë shkak që 
Allahu i Madhëruar ta urdhëronte Profetin ij§, të martohej me më shumë se një grua, duke ia 
zgjeruar hapësirën në këtë çështje. (shih. Ahzab, 37, 50) 

3. Pjesa e gruas në trashëgimi dhe dëshmia e saj: Në legjislacionin islam në lidhje me trashë- 
giminë, është marrë parasysh një ekuilibër i drejtë ndërmjet pjesëve dhe përgjegjësive. Burrit 
i takon të bëjë më shumë shpenzime dhe, për këtë arsye atij i është dhënë më shumë pjesë 
në trashëgimi në krahasim me gruan. Kjo, sepse burri është ai që ka përgjegjësinë e të gjitha 
shpenzimeve materiale në familje, që nga dhënia e mehrit kur martohet, shpenzimet e dasmës 
e deri tek furnizimi i shtëpisë me ushqime dhe të mira materiale. Pra, dallimi burrë-grua në 
legjislacionin islam të trashëgimisë, është i lidhur me dallimin në përgjegjësi dhe detyra. Për 






Kushtet e besimit 


i famshëm i Andaluzisë, Ibn Hazmi, ka thënë: 

"Ai që do të fitojë lumturinë e botës tjetër, sundimin e kësaj bote, një 
jetë të qetë dhe të gjitha virtytet e bukuritë morale, le të marrë shembull 
Muhamedin $§f! Sepse Resulullahu jH, është në krye të çdo mirësie. Allahu i 
Madhëruar e ka lavdëruar moralin e tij, ka mbledhur tek ai të gjitha virtytet 
në mënyrën më të bukur dhe e ka pastruar atë nga çdo lloj të mete." (Ibn-i 
Hazm, Ahlak ue's-sijer, Kajro, 1962, fq. 19-20, 50) 


këtë arsye, ndërmjet këtyre është vendosur një ekuilibër i drejtë. Për shkak të detyrës së saj të 
vështirë të lindjes dhe rritjes së brezave të rinj, gruaja nuk është ngarkuar me përgjegjësinë e 
furnizimit të shtëpisë me ushqime dhe të mira materiale. Prandaj dhe pjesa e saj në trashëgimi 
është përgjysmuar. Kjo pjesë është dhënë për shkak të pamundësisë së disa grave për t'u mar- 
tuar përsëri, për shkak të situatave të divorceve dhe disa nevojave personale të gruas. Grave 
u janë falur edhe disa cilësi të larta si thellësia e ndjenjave, delikatesa, butësia, mëshira, turpi, 
sakrifica, kujdesi për fëmijën dhe ruajtja e brezave. Për shkak se trupi i tyre është i brishtë, 
ndjenjat e tyre janë jashtëzakonisht të forta dhe mëshira e tyre shumë e madhe, kur përballen 
me disa surpriza në faza të ndryshme të jetës, ndonjëherë pësojnë dobësi trupore dhe shpirt- 
ërore. Ky është edhe shkaku, që në Islam, dëshmia e gruas konsiderohet përgjysmë. E vërteta 
është se Allahu i Madhëruar, çdo qenie dhe çdo pjesë të asaj qenieje e ka krijuar me një qëllim 
të caktuar dhe i ka pajisur ato me strukturën e duhur fizike (biologjike) dhe shpirtërore (psi- 
kologjike) për të realizuar qëllimin e krijimit të saj. Krijuesi i Madhëruar, i cili e ka ngarkuar 
mashkullin me detyrën e luftës për jetën dhe sigurimit të të ardhurave, i ka dhënë atij edhe 
forcë trupore, edhe qëndrueshmëri shpirtërore, me qëllim që ai t'i kryejë me sukses këto detyra. 
Ndërsa femra është ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së brezave, edukimit të fëmijës, kujdesit 
dhe ruajtjes së tij kur ai është i dobët dhe i pafuqishëm. Për këtë arsye, është dashur që shpirti 
i saj të zbukurohej me ndjenja më të thella dhe më të forta se të mashkullit. Në etapat e para të 
jetës së fëmijës, femrës i janë dhuruar ndjesi të jashtëzakonshme, me qëllim që ajo të kujdeset 
dhe ta mbulojë me mëshirë të madhe fëmijën e saj. Nëse një nëne, e cila posedon të tilla ndjenja 
mëshire, i jepen përgjegjësi të tjera jashtë qëllimit të krijimit dhe fuqisë së saj, do të dalin në pah 
rezultate të padëshirueshme. Për rrjedhojë, mundësia që një grua ta mëshirojë një fajtor dhe ta 
orientojë drejtësinë në kah të gabuar, është shumë e madhe. Kjo pra, është dhe një nga urtësitë 
e ligjit hyjnor, i cili e ka konsideruar dëshminë e një burri të barabartë me dëshminë e dy grave. 
Nga ana tjetër, Islami e përcakton dëshminë në bazë të gjendjes psikologjike të njeriut. Ka raste, 
që dëshmia e një burri nuk merret fare në konsideratë, ndërsa dëshmia e një gruaje merret e 
plotë. P.sh., në fushat ku burri nuk ka mundësi të ketë njohuri, mjafton vetëm dëshmia e grave. 
(shih. Mecelle, md. 1685) Në këto çështje, Islami ka vendosur ekuilibra të drejtë ndërmjet të 
drejtave dhe përgjegjësive. Ndërsa në çështjet ku cilësitë natyrore të njerëzve nuk ndryshojnë, 
ai merr në konsideratë të gjithë shoqërinë në mënyrë të barabartë. Në kohën tonë ka filluar 
një garë artificiale dhe e padrejtë e barazisë ndërmjet burrit dhe gruas. Kjo garë, e cila është 
në kundërshtim me cilësitë natyrore të gruas, po dobëson virtytet e gruas si bashkëshorte dhe 
nënë dhe po shkatërron familjen. Për këtë shkak, fenomeni i abortimit të fëmijëve, i cili është 
shtuar ndjeshëm në kohën tonë, është forma moderne e groposjes për së gjalli të vajzave në 
kohën e injorancës dhe një vrasje e hapur. Ndërmjet gruas së lodhur dhe të këputur të kohës 
sonë dhe gruas së periudhës së injorancës, ka ngelur vetëm ndryshimi i garderobës, pra vetëm 
ndryshimi në veshje. Dhe kjo është një fatkeqësi shoqërore që ka shkaktuar edukimi i pashpirt 
materialist. 





Islami, feja e vërtetë 


2) Përpjekja e tij për shpëtimin e njerëzimit 

Pjesa e njerëzimit që prej ditës kur Resulullahu 3§|, u dërgua si Pejga- 
mber, e deri në Ditën e Kijametit, është umeti/populli i tij. Një pjesë e këtyre 
e ka pranuar ftesën e tij, ndërsa një pjesë nuk e ka pranuar. Ata që e kanë 
pranuar, quhen "Ummi Ixhabe", ndërsa ata që nuk e kanë pranuar quhen 
"Ummi Gajr-i Ixhabe". 

I Dërguari i Allahut $§|, e donte shumë popullin e tij dhe përpiqej me 
sa mundej për shpëtimin e tij. Këtë ai e ka shprehur shumë bukur në një 
hadith fisnik, ku thotë: 

"Unë dheju, i ngjajmë njeriut që ndez një zjarr. Dhe kur zjarri ndriçon vendin 
j)ërreth, fluturat e natës dhe disa kafshë të tjera që pëlqejnë dritën, fillojnë ta hedhin 
veten në zjarr. Njeriu i shkretë mundohet t'i pengojë, por kafshët e mundin dhe 
shumë prej tyre bien në zjarr. Unë përpiqem t'ju kap nga beli e nga rripi, që ju të 
mos bini në zjarr, por ju nxitoni për t'u hedhur në zjarr!" (Buhari, Rikak, 26) 

I Dërguari i Allahut 5§|, mendonte gjithmonë për Ahiretin (jetën tjetër) 
e umetit të tij dhe lutej gjithmonë për lumturinë dhe shpëtimin e tyre të 
përjetshëm. Një ditë, ai lexoi këto ajete fisnike: 

"O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai 
që më pason mua, është i fesë sime..." (Ibrahim, 36) 

"Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, 
vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti." (Maide, 118) Më pas, ngriti duart dhe 
filloi t'i përgjërohej Allahut, duke qarë: 

"O Allah! Populli im, populli im!" Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar 
urdhëroi: 

"-0 Xhebrail! Zoti yt e di mirë çdo gjë, por shko dhe pyete Muhamedin se përse 
qan (që ta mësojnë edhe njerëzit)!" 

Xhebraili S3, u kthye dhe e njoftoi Allahun, se Resulullahu ?§§, qante 
prej shqetësimit në lidhje me popullin e tij. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar 
urdhëroi: 

"O Xhebrail! Shko tek Muhamedi dhe përgëzoje: «Ne do të kënaqim ty në lidhje 
me popullin tënd dhe kurrë nuk do të hidhërojmë!»" (Muslim, Iman, 346) 

Sipas një transmetimi të Ebu Dherrit njëherë, kur Resulullahu J§§, po 
falte namaz nate, e kishte lexuar ajetin e mësipërm të sures Maide deri në 
mëngjes. Ai e lexoi këtë ajet edhe në ruku edhe në sexhde... (Ahmedi IV, 149) 




Kushtet e besimit 



"O i Dërguar i Allahut! Lutju Allahut për mua!" Dhe Resulullahu Jfg, 
bëri këtë dua: 

"O Allah! Falja Aishes të gjitha gjynahet e shkuara e të ardhme, të hayëta e 
tëfshehta!" Aishja Sjl, u gëzua aq shumë për shkak të kësaj lutjeje, saqë po 
fluturonte nga gëzimi. Për këtë arsye, Resulullahu jfg, e pyeti: 

"A të gëzoi lutja që hëra?" Ajo iu përgjigj: 

"E si të mos më gëzojë lutja jote!?" Atëherë, Resulullahu jfg, tha: 

"Vallahi, kjo është lutja që unë bëj në çdo namaz yër popullin tim." (Hejthemi, 
IX, 243; Ibn-i Hibban, Sahih, XVI, 47/7111) 


Resulullahu Sg, i motivonte të gjithë myslimanët, që edhe ata të përpi- 
qeshin dhe të luteshin për shpëtimin e njerëzimit siç bënte ai vetë. Në lidhje 
me këtë, në një hadith fisnik thuhet: 

"Nuk ka lutje më të dashur tek Allahu, se sa kur robi i tij thotë: 



«OAllah! Mëshiroje umetin e Muhamedit $fg, me një mëshirë gjithëpërfshirëse!» 
(Ali Muttaki, no: 3212, 3702) 


Për shkak të kësaj mëshire të madhe, i Dërguari i Allahut gig, nuk i mall- 
konte ata që nuk e besonin atë, madje as ata që silleshin armiqësisht ndaj 
tij. Po ashtu, ai nuk dëshironte as vrasjen e tyre. Përkundrazi, lutej që ata të 
gjenin rrugën e drejtë dhe përpiqej të largonte çdo të keqe ndaj tyre, pa u 
dëmtuar. Kjo, sepse ai shpresonte se pas një farë kohe, prej pasardhësve të 
tyre do të dilnin njerëz që do të besonin vetëm Allahun. 

Një ditë, disa sahabë të cilëve u kishin ardhur në majë të hundës pa- 
drejtësitë e idhujtarëve, shkuan tek Resulullahu jfg dhe i kërkuan që ai t'i 
mallkonte ata. Por Resulullahu jfg, u tha: 

"Unë nuk u dërgova si mallkues, por si mëshirë për botët!" (Muslim, Birr, 87) 


Në qindra hadithe të tij, Resulullahu jfg, jep në mënyrë shumë të ëmbël 
mesazhin "populli im, populli im", sikur ndjente një kënaqësi të pafundme 
kur thoshte "populli im". Ai kishte një lidhje shpirtërore me popullin e tij. 
Resulullahu Hf, e donte aq shumë popullin e tij, saqë asnjëherë nuk donte 
të ndahej prej tij. Një ditë, kur i erdhi lajmi se do të vdiste, ai filloi t'i për- 
gjërohej Allahut: 




Islami, feja e vërtetë 


"O Zot! Kush do të qëndrojë në krye të popullit tim atëherë?" Për këtë arsye, 
Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet fisnik: 

"Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a 
do të mbesin ata të përjetshëm?!" (Enbija, 34) 

Përpjekjet e Resulullahut 5H, për shpëtimin e popullit të tij, nuk u ku- 
fizuan vetëm në këtë jetë. Ai na ka bërë të ditur se edhe pas vdekjes së tij, 
në jetën e Berzahut dhe pas Kijametit do t'i lutet Allahut të Madhëruar për 
shpëtimin e popullit të tij dhe do të ndërmjetësonte tek Ai për ta. Në disa 
hadithe fisnike thuhet: 

"]eta ime është në dobinë tuaj; juflisni me mua dhe njoftoheni (me shpalljen 
hyjnore dhe ligjet). Por edhe vdekja ime është në dobinë tuaj. Punët tuaja më trego- 
hen edhe mua. Kur shoh një punë të mirë , falënderoj Allahun e kur shoh një punë 
të keqe, i kërkoj falje Atij për ju." (Hejthemi, IX, 24) 

"Bëni kujdes! Sa tëjem gjallë, jam shkak i sigurisë suaj. Ndërsa kur të vdes e 
tëjem në varr , do të thërras: «0 Zot! Populli im , populli im !..», deri kur t'ifryhet 
surit për herë të parë..." (Ali Muttaki, Kenzu'l-Ummal, XIV, 414) 

Kur të shpërthejë Kijameti, të gjithë njerëzit që kanë ardhur në këtë botë 
do të mblidhen në një fushë të madhe e të drejtë. Dielli do të afrohet tepër 
dhe njerëzit do të mbyten në djersë, duke përjetuar vështirësi shumë të 
mëdha. Ata do të qëndrojnë të tmerruar nga frika e ndëshkimit të Allahut 
të Madhëruar. Dhe për të shpëtuar nga kjo gjendje e frikshme, ata do të 
shkojnë tek të gjithë pejgamberët, duke filluar që nga Ademi e do t'u 
kërkojnë që ata t'i luten Allahut që t'i japë fund kësaj gjendjeje. Mirëpo, të 
gjithë pejgamberët u thonë se njeriu i vetëm që mund të ndërmjetësojë tek 
Allahut në atë ditë, është Pejgamberi Muhamed $|§, duke i drejtuar të gjithë 
për tek ai. Më pas, Pejgamberi i lutet Allahut dhe njerëzit shpëtojnë prej 
kësaj frike të tmerrshme. Mirëpo, Pejgamberi $|§, për umetin e vet ka ruajtur 
mundësinë më të veçantë të ndërmjetësimit tek Allahu. 149 

Me pak fjalë, Pejgamberi jH, i cili u dërgua si mëshirë për botët, gjatë 
gjithë jetës së tij, u përpoq jashtëzakonisht shumë për shpëtimin e njerëzimit. 
Po ashtu, ai do të vazhdojë të lutet për shpëtimin e përjetshëm të popullit të 
tij, edhe në jetën e varrit, edhe pas ditës së kijametit. Pra, ai u përpoq gjith- 
monë, që njerëzit të bëhen robër të Krijuesit të tyre, Allahut të Madhëruar 
dhe t'i afrohen Atij sa më shumë. Dëshira e tij e vetme ishte që njerëzimi të 


149. Shih. Buhari, Enbija, 3, 9, Tefsir, 17/5; Muslim, Iman, 302, 327, 328; Tirmidhi, Kijamet 10. 







Kushtet e besimit 


kthehej nga rruga e gabuar, të gjejë rrugën e vërtetë dhe të arrijë mëshirën 
hyjnore duke iu nënshtruar Krijuesit të vet. 

3) Mrekullitë 

Allahu i Madhëruar i kishte falur Resulullahut ?§f, një pozitë të veçantë 
dhe i kishte dhënë atij të gjitha mrekullitë që u ishin dhënë më parë pejga- 
mberëve të tjerë. 150 Mirëpo, mrekullia më e rëndësishme e Pejgamberit 5§f, 
ishte Kurani Fisnik. Këtë temë e cekëm më lart me të gjitha detajet përkatëse. 
Më pas, vjen jeta e tij e bekuar dhe morali tij i lartë. 

Jeta e pashoqe dhe morali i lartë i të Dërguarit të Allahu 5§f, ka fituar jo 
vetëm admirimin e miqve, por edhe atë të armiqve të tij. Në lidhje me këtë 
çështje, nuk ka ndonjë kundërshtim serioz, përkundrazi, shumë prej perso- 
naliteteve të larta jomyslimane e kanë pohuar madhështinë e moralit të tij. 
Një nga këta personalitete, i cili është edhe studiuesi perëndimor Thomas 
Carlyle, ka thënë: 

"Asnjë perandor me kurorë në kokë nuk ka parë më tepër respekt sesa Muhamedi 
?§f, i cili vishte rroba të arnuara nga dora e vet." 

Të kesh një jetë kaq të bukur dhe moral kaq madhështor, padyshim se 
është mrekullia më e madhe. Edhe këtë temë e cekëm më parë me të gjitha 
hollësitë. 

Një mrekulli tjetër e Pejgamberit $f§, janë sahabët fisnikë, të cilët ai i edukoi 
në një periudhë 23- vjeçare. 151 Ky fakt është shprehur nga shumë dijetarë. 
Një nga figurat kryesore të Jurisprudencës Islame, Karafi (v. 684), thotë: 

"Edhe sikur Pejgamberi të mos kishte asnjë mrekulli, sahabët fisnikë, do të mja- 
ftonin si argument i profetësisë së tij. " 152 

Ndërsa njëri nga emrat e mëdhenj të letërsisë arabe, Mustafa Sadik Rafii, 
shprehet se sahabët ishin argumenti i gjallë i mrekullisë kuranore. 153 

Megjithatë, këtu do të flasim për mrekulli të tjera të Pejgamberit tonë i§. 
Ja disa shembuj prej mrekullive të tij të shumta: 


150. Për disa prej mrekullive të Pejgamberit H, mund të shihen këto vepra: Bejhaki, Delailu'n-Nubuue, 
Bejrut 1985; Ebu Nuajm, Delailu'n-Nubuue, Halep 1970-1972; Sujuti, Hasaisu'l-Kubra, Istanbul 
2003. 

151. Për më tepër në lidhje me këtë çështje, shih: Osman Nuri Topbash, Shoqëria e Epokës së Lu - 
turisë, Stamboll 2010; Fllade Mëshironjëse. 

152. Karafi, Furuk, Daru's-Selam, 2001, IV, 305. 

153. Rafii, I'xhazuT-Kuran, DaruT-KitabiT-Arabi, Bejrut, 1990,158-159. 







Islami, feja e vërtetë 


Osman bin Hunejf 4fe, tregon: 

"Një i verbër erdhi tek Resulullahu ||§ dhe i tha: 

«0 Resulullah! Lutjuni Allahut për mua, që të ma heqë sëmundjen e syve! 
Verbëria e syve të mi ma vështirëson jetën!» I Dërguari i Allahut JH, tha: 

«Nëse do, bëj durim, sepse kjo është më e mirë për ty.» Mirëpo i verbëri tha: 
«0 Resulullah! Nuk kam njeri që të më mbajë përdore. Prandaj, kjo 
gjendje ma vështirëson shumë jetën. Të lutem, lutju Allahut që të më hapen 
sytë!» Atëherë, Pejgamberi 5|§, tha: 


«Sill enën e ujit dhe merr abdes! Pastaj fal dy rekat namaz dhe më pas bëj këtë 
lutje: 

^ ç i 1 Lj • ^ I L i-1 Ld i ^ 1 ^ ^ i i i 

'J j^JJl .J oAa J^r^~ J^ Jj J\ A 


"O Allah! Kërkoj dhe të drejtohem Ty për hir të të Dërguarit Tënd të mëshirës, 
Muhamedit... O Muhamed! Po i drejtohem Zotit tim që të mëjapë atë c\ë kam nevojë 
për hir tënd!.. O Allah! Bëje atë ndërmjetës për mua!.." 

Vallahi, ne ende nuk ishim ndarë (nga Pejgamberi), sepse biseda jonë 
zgjati disi. Kur pas pak, njeriu i verbër erdhi përsëri tek Resulullahu $H, i 
shëruar plotësisht, sikur të mos kishte pasur asgjë më parë." 154 


Idhujtarët e Mekës kishin kërkuar një mrekulli prej Resulullahut $|§. Për 
këtë arsye, Pejgamberi iH, iu lut Allahut, i Cili e bëri Hënën të ndahej më 
dysh. Kjo mrekulli u pa në çdo vend. Kur Hëna u nda më dysh, një pjesë 
e saj u pa në anën e Malit Ebu Kubejs, ndërsa pjesa tjetër në anën e Malit 
Kuajkian. Idhujtarët pyetën karvanët që vinin nga vende të largëta jashtë 
Mekës nëse e kishin parë apo jo këtë fenomen. Dhe ata ishin shprehur se e 
kishin parë Hënën të ndahej më dysh. 155 Po ashtu edhe astronomi i shquar 
francez, Lefrançois de Lalande, i cili ka studiuar lëvizjet e hënës në të shkua- 

154. Shih. Tirmidhi, Deauat, 118/3578; Ibn-i Maxhe, Ikame, 189; Nesai, Kubra, VI, 169; Ahmed, IV, 
138; Hakim, I, 707-708; Bejhaki, Delail, V, 464; Hejthemi, II, 279. 

155. Shih. Kuran: Kamer, 1-3; Buhari, Menakib 27, MenakibuT-Ensar 38, Tefsir 54/1; Muslim, M - 
nafikin, 43, 47, 48; Tirmidhi, Tefsir, 54/3286; Ahmed, I, 377, 413. 







Kushtet e besimit 


rën, e ka konfirmuar vërtetësinë e kësaj mrekullie. 156 


Në vitet e para, kur Resulullahu gj§, po kumtonte Islamin, erdhi një 
beduin, i cili i tha: 

"Cili është argumenti që ti je i Dërguari i Allahut?" Profeti 5§§, tha: 

"Unë do ta thërras atë bistakun e asaj pemës së hurmës dhe ai do të dëshmojë 
se unëjam i Dërguari i Allahut!" Pastaj e thirri bistakun e hurmës, i cili filloi 
të zbresë nga pema dhe ra pranë Resulullahut 'i§, duke thënë: 

"Paqja qoftë mbi ty, o i Dërguar i Allahut!" Më pas, Profeti 'Hf, i tha: 

"Tani kthehu në vendin tënd!" Bistaku u kthye dhe u ngjit përsëri në vend- 
in e vet. Ndërsa beduini, i cili e pa këtë ndodhi, u bë menjëherë mysliman. 
(Tirmidhi, Menakib, 6) 


Vehbi, i biri i Umejr bin Vehbit, kishte rënë rob i myslimanëve në betejën 
e Bedrit. Umejri ishte më mendjemprehti i idhujtarëve kurejshë dhe heroi 
i tyre. Ai i kishte bërë shumë të këqija Pejgamberit ?§§ dhe shokëve të tij në 
Mekë. Një ditë, Umejri u ul së bashku me Safuan bin Umejjen në pjesën 
Hixhr të Qabes. Ndërkohë që ishin duke folur rreth të vrarëve në betejën e 
Bedrit dhe fatkeqësive që u kishin ndodhur, Safuani tha: 

"Vallahi, nuk vlen më të jetosh pas gjithë asaj që u ndodhi atyre!" Ndër- 
sa Umejri tha: 

"Vallahi, ke thënë të drejtën! Nëse nuk do të kisha borxhe dhe familjen 
për të cilën kam frikë se do të vdesin nga uria pas meje, patjetër që do të 
shkoja ta vrisja Muhamedin. Madje, unë kam edhe një arsye që ata do ta 
pranojnë. U them: «Kam ardhur për djalin tim që keni kapur rob». Me sa 
kam dëgjuar, ai (Pejgamberi) del e shëtit edhe në tregje." Këto fjalë të Umejrit 
e gëzuan jashtë mase Safuanin, i cili tha: 

"Borxhin tënd e marr unë përsipër. Do ta paguaj unë në emrin tënd! Po 
ashtu edhe për familjen tënde, sa të jenë gjallë, për ta do të kujdesem unë së 
bashku me familjen time. Unë do t'ua siguroj jetesën në mënyrën më të mirë!" 
Pas kësaj, Umejri e mprehu dhe e helmatisi mirë shpatën. Kurse Safuani 


156. Shih. Zekai Konrapa, "Pejgamberimiz", Istanbul 1987, fq. 110. 







Islami, feja e vërtetë 


i përgatiti kafshën dhe pajisjet për udhëtim. Kur Umejri arriti në Medinë, 
qëndroi tek dera e xhamisë, lidhi devenë dhe vuri shpatën në brez. 

Sapo e pa, Omeri tha: 

"Ky është Umejri, armiku i Allahut! Vallahi, ai ka ardhur veç për keq. A 
s'ishte ky që i prishi marrëdhëniet tona dhe i informoi kurejshët për numrin 
tonë në ditën e Bedrit?" Pastaj, shkoi pranë Resulullahut 5§g dhe i tha: 

"O Resulullah! Ka ardhur ky armiku i Allahut, Umejri me shpatë në 
brez!" Ndërsa Resulullahu 5§g, i tha: 

"Sille atë tek unë!" Omeri shkoi dhe u kthye së bashku me Umejrin, 
të cilin e kapi fort prej rripit të shpatës. Pastaj, atyre që ndodheshin pranë 
prej ensarëve, u tha: 

"Hyni, uluni pranë Resulullahut dhe ruajeni prej këtij të poshtri! Sepse 
ky nuk është njeri i besueshëm!" Mirëpo, Resulullahu 5§f, tha: 

"O Omer! Lëre të lirë atë! Ndërsa ti Umejr afrohu tek unë!" Pastaj e pyeti 
Umejrin se përse kishte ardhur. Ndërsa ai u përgjigj: 

"Erdha për djalin tim që e keni kapur rob. Tregohuni të mirë me të!" 

"Nëse është kështu, për çfarë e ke marrë atë shpatë?!"- e pyeti Profeti 5§g. 
Umejri tha: 

"Allahu i mallkoftë shpatat! E çfarë të mire pamë prej tyre?" Mirëpo, 
Resulullahu 2§g, e pyeti përsëri: 

"Më thuaj të drejtën , përse erdhe këtu?" Umejri tha: 

"Unë s'kam ardhur për gjë tjetër, përveçse për djalin tim që e keni kapur 
rob." Kur Resulullahu $§g, e pyeti: 

"Cila ishte marrëveshja që hëtë me Safuanin në Hixhr? " Umejri u tremb dhe tha: 

"E çfarë marrëveshjeje paskam bërë unë me të?" Resulullahu 5§g, ia tha 
fjalë për fjalë të gjitha ato që kishin folur, pastaj vazhdoi duke thënë: 

"Allahu hyri midis teje dhe punës që do të hëje, e të pengoi nga ajo!" Pas gjithë 
kësaj, Umejri tha: 

"Dëshmoj se ti je me të vërtetë i Dërguari i Allahut! O Resulullah! 
Ne të përgënjeshtruam ty në lidhje me lajmin që na solle nga qielli dhe 
shpalljes që t'u zbrit. Këtë punë nuk e dinte askush tjetër përveç meje dhe 
Safuanit. Vallahi, vetëm Allahu mund të të ketë lajmëruar në lidhje me 
këtë punë! Falënderuar qoftë Allahu, i cili më udhëzoi me Islam dhe më 
solli këtu!" Pas këtyre fjalëve, Umejri tha Shprehjen e Shehadetit. Ndërsa 
i Dërguari i Allahut J§g, tha: 




Kushtet e besimit 


"Mësojani mirëfenë vëllait tuajl Lexojani Kuranin dhe mësojani atë! Ndërsa 
robin lëreni të lirë!" Ky urdhër i Pejgamberit <$§, u zbatua menjëherë. Umejri 
tha: 

"O Resulullah! Unë isha një njeri që mundohej të shuante dritën e Alla- 
hut dhe që i torturonte egërsisht myslimanët. Më lejoni të shkoj në Mekë 
dhe t'i ftoj idhujtarët tek Allahu, i Dërguari i Tij dhe Islami! Mbase Allahu 
i udhëzon edhe ata." Resulullahu 5§f, i dha leje dhe ai shkoi. 

Ndërkohë, Safuan bin Umeje, i cili nuk dinte asgjë për këto që kishin 
ndodhur, u thotë idhujtarëve të Mekës: 

"Brenda pak ditësh do të vijë një lajm me të cilin do të gëzoheni dhe do 
t'ju bëjë të harroni dhimbjen e Bedrit!" Gjithashtu, ai vazhdimisht pyeste 
karvanët që vinin në Mekë. Më në fund, një kalorës e lajmëroi atë se Umejri 
ishte bërë mysliman. 

Kur Umejr bin Vehbi erdhi në Mekë, filloi t'i ftonte njerëzit në Islam 
dhe u përpoq shumë për udhëzimin e tyre. Në sajë të tij, shumë njerëz 
pranuan Islamin. Një ditë, Umejri u takua pranë Qabes me Safuan bin 
Umejjen dhe i thotë atij: 

"Ti je një prej të mëdhenjve tanë! A nuk e sheh se ne po adhurojmë gurët 
dhe po presim kurban për ta? Fe është kjo? Unë dëshmoj se përveç Allahut 
s'ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut!" 

Safuani nuk foli as edhe një fjalë dhe mbeti ashtu i heshtur. 157 Pas çlirimit 
të Mekës, edhe ai u bë mysliman. 158 


Xhabir bin Abdullahu, tregon: 

"...Një ditë, po ecnim së bashku me Resulullahun ||§ dhe zbritëm në një 
luginë të gjerë. Resulullahu u largua për të kryer nevojat e tij personale. 
Ndërsa unë e ndoqa nga pas me një enë me ujë. Resulullahu 5H, vështroi 
përreth, por nuk gjeti ndonjë vend mbas të cilit mund të fshihej. Në një anë 
të luginës i zunë sytë dy pemë. Shkoi tek njëra prej tyre, kapi një prej de- 
gëve të pemës dhe tha: 

«Përkulu para meje me lejen e Allahut!» Pema, iu përkul Pejgamberit 5§f, si 

157. Shih. Ibn-i Hisham, II, 306-309; Uakidi, I, 125-128; Ibn-i Sa'd, IV, 199-201; Hejthemi, VIII, 284- 
286. 

158. Shih. Ebu Daud, Buju, 88/3563. 





Islami, feja e vërtetë 


një deve me frerë në hundë. Pastaj, ai shkoi tek pema tjetër dhe duke kapur 
një nga degët e saj, tha: 

«Përkulu para meje me lejen eAllahut!» Edhe kjo pemë, u përkul si e para 
dhe kur erdhi mes tyre i bashkoi dhe tha: 

«Mbulomëni nga sipër me lejen eAllahut!» Dhe ato të dyja e mbuluan. Nga 
frika se mos Resulullahu 5 §|, e ndjente që unë isha pranë tij, vrapova dhe 
u largova menjëherë prej aty. U ula në një vend dhe fillova të mendoja me 
vete. Ndërkohë, me cep të syrit, vura re se po vinte Resulullahu 5§f. Ndër- 
sa dy pemët ishin ndarë nga njëra-tjetra dhe secila qëndronte drejt mbi 
trungun e vet. Pastaj, pashë se Resulullahu $§g, ndaloi për një çast dhe bëri 
me shenjë nga e djathta dhe nga e majta. Më pas, ai eci drejt meje dhe kur 
m'u afrua, më pyeti: 

«0 Xhabir! Aepe vendin ku qëndrova?» 

«Po, o Resulullah!»- thashë unë. Ndërsa Resulullahu 5§f, më tha: 

«Atëherë , shko tek ato dy pemë , prit nga një degë prej të dyjave dhe silli. Kur të 
vish tek vendi ku ndalova, njërën prej degëve mbille në të djathtë dhe tjetrën në të 
majtë!» Menjëherë bëra ashtu siç më tha dhe kur u ktheva tek ai, e pyeta: 

«Bëra ashtu siç më thatë, o i Dërguari i Allahut, por përse e bëmë këtë?» 
Resulullahu 2§g, tha: 

«Kalova pranë dy të vdekurve që po dënoheshin në varr dhe dëshirova që në 
sajë të ndërmjetësimit tim, t'u lehtësohej dënimi derisa këto dy degë të qëndrojnë 
të gjelbra». Pastaj, kur erdhëm në vendin ku karvani kishte qëndruar për të 
pushuar, Resulullahu 5§f, tha: 

«Xhabir! A ka ujë për abdes?Pyeti njëherë njerëzit!»... Mirëpo, nuk kishte 
ujë tjetër përveç një pike uji që kishte ngelur në kacekun e një prej ensarë- 
ve. Nëse do ta kisha derdhur edhe atë pak ujë, ai do të humbiste në anën 
e thatë të kacekut dhe nuk do të dilte asnjë pikë prej tij. Pejgamberi $§g, e 
mori kacekun në dorë dhe këndoi diçka që nuk arrita ta kuptoj. Ndërsa nga 
ana tjetër, e shtrëngonte kacekun me të dyja duart. Më pas, ma dha mua 
kacekun dhe tha: 

«0 Xhabir! A ka ndonjë enë të madhe? Pyet njëherë!»... Resulullahu ?§f, e 
futi dorën në enë dhe hapi gishtat. Më pas, e vuri dorën në fund të enës 
dhe tha: 

«0 Xhabir! Merre kacekun, derdhe mbi dorën time dhe thuaj "Bismilah"!» Unë, 
menjëherë e derdha ujin mbi dorën e tij dhe thashë Bismilah. Në atë moment. 





Kushtet e besimit 


midis gishtave të Resulullahu 5§f, po rridhte ujë. Uji po rrotullohej brenda 
enës, e cila më në fund u mbush deri në grykë. Resulullahu ?§§, tha: 

«0 Xhabir! Thirri ata që kanë nevojë për ujë!» Njerëzit erdhën dhe pinë ujë 
derisa u kënaqën. 

«A ka mbetur ndokush që ka nevojë për ujë?»- thirra unë. Por nuk u për- 
gjigj njeri. Pas kësaj, Resulullahu ?§§, e ngriti dorën. Ndërsa ena qëndronte 
e mbushur plot deri në grykë. Pak më vonë, njerëzit filluan të ankoheshin 
prej urisë. Resulullahu ?§§, tha: 

«Allahu do t'ju ushqejë InshAllah!» Ndërkohë, erdhëm në bregun e detit, 
dallgët e të cilit u frynë dhe nxorën në breg një kafshë. Ne ndezëm një zjarr 
pranë kësaj kafshe, poqëm e skuqëm prej mishit të saj dhe hëngrëm derisa 
u ngopëm. E megjithatë, mundëm të hanim vetëm gjysmën e saj..." (Muslim, 
Zuhd, 74) 


Allahu i Madhëruar i pranon menjëherë duatë e Pejgamberit 5§§. Madje, 
këtë e kishin kuptuar edhe vetë idhujtarët. Kur i Dërguari i Allahut J§§, 
bënte dua për dikë, ndikimi i kësaj duaje vërehej tek ai gjatë gjithë jetës 
së tij. Fakti që Ebu Hurejre nuk harronte asgjë nga ato që dëgjonte; që 
Enes bin Maliku 4fe, kishte begati në jetë, mall dhe fëmijë; që Beshir bin 
Akrabe 4fe, arriti begati të mëdha dhe që Ebu'l Jeser 4fe, kishte jetë të gjatë, 
janë disa nga shembujt e ndikimit të duave të Pejgamberit $§§, për popullin 
e tij... Më konkretisht, po japim dy ndodhi që do të jenë shembuj shumë të 
bukur në lidhje me këtë fakt: 

Xhuajd bin Abdurrahmani tregon: 

"Unë e kam parë Saib bin Jezidin, kur ishte nëntëdhjetë e katër vjeç dhe 
kishte një trup të fortë e të shëndetshëm. Ai më tha: 

«Unë e di shumë mirë se shëndeti i mirë i veshëve dhe syve të mi në këtë 
moshë, është në sajë të begatisë së duasë së Pejgamberit ?§§. Kur isha fëmijë, 
tezja ime më çoi pranë Resulullahut ?§§ dhe i tha: 

"O Resulullah! Djali i motrës sime është i sëmurë. Lutjuni Allahu për të!" 

Resulullahu ?§§, më fërkoi kokën dhe bëri dua për mua, që të kem begati 
në çdo çështje...» (shih. Buhari, Menakib, 21-22) 

Abdullah bin Hishami 4&, e kishte arritur Pejgamberin J§|, kur ishte 




Islami, feja e vërtetë 


gjashtë vjeç. Nëna e tij, Zejneb bint-i Humejd, e kishte çuar tek Profeti 5§f, 
(në çlirimin e Mekës) dhe i kishte thënë: 

"O Resulullah! Merr besën e djalit tim, se ai është mysliman!" Resulu- 
llahu iH, i kishte thënë: 

"Ai është ende i vogël!"- pastaj i kishte përkëdhel kokën dhe bërë dua për 
Abdullahun. 

Kur Abdullahu arriti moshën madhore, dilte në treg dhe blinte lëndë të 
parë ushqimore. Sapo e shihnin në treg, Ibn-i Omeri dhe Ibn-i Zubejri 
shkonin menjëherë pranë tij dhe i thoshin: 

"Na lejo edhe neve të bëhemi ortakë në këtë mall, sepse Profeti $§§, ka bërë 
duanë e begatisë për ty." Kështu që Abdullahu i bënte ortakë. Ndonjëherë, ai 
fitonte dhe çonte në shtëpi një ngarkesë të plotë deveje. (Buhari, Shirket, 13) 


Ebu Hurejre tregon: 

"Njëherë, ishim në një fushatë së bashku me Resulullahun ?§§. Pas një 
farë kohe, ushtarëve iu mbaruan ushqimet. Për këtë arsye, deshën të thernin 
disa prej kafshëve. Mirëpo, Omeri tha: 

«0 i Dërguar i Allahut! A s'është më mirë që unë të mbledh prej të gjithëve 
ushqimet që kanë mbetur dhe ju të bëni një dua që ato të begatohen?» 

I Dërguari i Allahut pranoi dhe ashtu vepruan. Dikush solli grurë, dikush 
hurma dhe dikush tjetër bërthamat e hurmave." 

Ata që ndodheshin aty, e pyetën Ebu Hurejrën të mahnitur: 

"Po me bërthamat çfarë të bënin?" Ky sahab i nderuar, u përgjigj: 

"Kur njerëzit nuk gjenin diçka për të ngrënë, i mbanin ato në gojë dhe 
më pas pinin ujë." Pastaj vazhdoi të tregojë: 

"Resulullahu 3§|, bëri duanë dhe ushqimet u begatuan aq shumë, saqë të 
gjithë mbushën enët e veta. Pastaj, Resulullahu ?§§, në lidhje me këtë gosti 
hyjnore, tha: 

«Dëshmoj se përveç Allahut nuk ka Zot tjetër dhe se unëjam i Dërguari i Tij. 
Kush shkon tek Allahu duke mos pasur dyshim në këto dy çështje , do të hyjë në 
xhenet.»" 159 (Muslim, Iman, 44) 


159. Për më tepër detaje në lidhje me jetën e Pejgamberit 'H, moralin dhe mrekullitë e tij, shih: O - 





Kushtet e besimit 


5. Besimi në botën tjetër 

Allahu i Madhëruar ka caktuar pesë faza për jetën e njeriut. E para, është 
alem-i eruah 160 , e dyta barku i nënës, e treta jeta e kësaj bote, e katërta jeta 
e varrit, (berzahu) dhe e pesta jeta e botës tjetër, e cila nënkupton jetën e 
përjetshme në xhenet ose në xhehenem. Prej këtyre, jeta e kësaj bote i është 
dhënë njeriut për t'u sprovuar. Ndërsa lumturia e përjetshme është lënë në 
varësi të punëve dhe sjelljeve të njeriut në këtë botë. Me qëllim që njeriu të 
dijë se këto punë dhe sjellje kanë rezultatet e tyre pozitive e negative dhe 
në këtë mënyrë të kuptojë edhe përgjegjësitë e veta, besimi në botën tjetër 
është vendosur brenda gjashtë kushteve të besimit. Besimi në botën tjetër 
është aq i rëndësishëm, saqë në shumë ajete fisnike ai është përmendur së 
bashku me besimin në Allahun. Po ashtu, besimi në botën tjetër theksohet 
në mënyrë të veçantë sidomos në tre xhuzet 161 e fundit të Kuranit. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi'inët - 
kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit) dhe 
bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata 
nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!" (Bekare, 62) 

Ndërsa besimtarët përmenden duke u lavdëruar: 

"...ata që besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit..." (Teube, 44) 

Jeta e botës tjetër është një jetë e re, e pafundme dhe e vërtetë, që do të 
fillojë pas vdekjes. Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa 
jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!" 

(Ankebut, 64) 

Ata që e dinë këtë, e vlerësojnë çdo moment të botës së tyre të përkoh- 


man Nuri Topbash, The Prophet Muhammad Mustafa the Elect 1-11, The Exemplar Beyond Compare 
Muhammad Mustafa, Civilisation ofVirtues 1-11, (islamicpublishing.net); Ibn Ishaq (150/767) The 
Eife of Muhammed, Karaçi: Oxford University, 1976; Mevlana Shibli Numani, Siretu'n-Nebi, The 
Eife ofthe Prophet, Lahor: Kazi Publications, 1979; Afzalurrahman, Encyclopedia ofSeerah : Mu- 
hammed, London: The Muslim Schools Trust, 1982; Abdulahad Dawud, Mohammad in the Bible, 
Devha (Doha): APublications of Presidency, 1980; A. H. Vidyarthi, Mohamad in zuorld scriptures, 
New Delhi: Deep-Deep Publications, 1988. 

160. alemi eruah: Bota e shpirtrave, ku qeniet njerëzore ekzistojnë vetëm si shpirt dhe presin të 
dërgohen në jetën e kësaj bote për të përmbushur sprovën e tyre. 

161. Xhuz: Pjesë; Kurani përbëhet nga 114 Kapituj/Sure dhe është i ndarë në 30 xhuze, ku secili xhuz 
ka nga njëzet faqe Kuran. 






Islami, feja e vërtetë 


shme dhe nuk tregohen të pakujdesshëm ndaj Allahut të Madhëruar. Po 
ashtu, jeta e tyre mbushet plot me punë të mira dhe adhurime. Ata jetojnë 
gjithmonë ndërmjet frikës dhe shpresës. Sytë dhe zemrat e tyre lotojnë për 
shkak të frikës ndaj Zotit të tyre në ditën kur do të jepet llogaria e madhe. 
Sa mësimdhënëse është kjo ndodhi, e cila tregon më së miri realitetin e 
vështirësisë së llogarisë hyjnore: 

Një njeri i mirë kishte shkuar në çarshi për të marrë disa gjëra të nevoj- 
shme. Ai e kishte llogaritur që në shtëpi se sa para i duheshin për ato që 
do të blinte dhe mendoi se do t'i mjaftonin. Mirëpo, kur shkoi në çarshi, 
paratë nuk i mjaftuan për ato që do të blinte. Për këtë arsye, ai njeri i mirë 
filloi të qante dhe kështu vazhdoi për një farë kohe. Njerëzit përreth u ha- 
bitën shumë nga kjo gjë dhe u munduan ta qetësonin duke i thënë se nuk 
ia vlente të qaje kaq shumë për shkak se nuk i mjaftuan paratë. Pas një farë 
kohe, njeriu i mirë erdhi në vete dhe mes lemzës që i kishte lidhur fytin, i 
foli turmës së habitur: 

"Mos kujtoni se lotët e mi janë për këtë botë! U mendova dhe kuptova 
se sot llogaria e bërë në shtëpi, nuk përputhet me çarshinë! Po llogaritë që 
bëjmë në këtë botë, si do të përputhen nesër me botën tjetër?!." 


Kijameti dhe ringjallja 

Kur të përfundojë koha që i është caktuar jetës në këtë botë, një nga 
melekët e mëdhenj, Israfili SKSl, do t'i fryjë "surit" dhe gjithësia do të shpër- 
thejë e do të bëhet Kijameti. 162 

Me shpërthimin e kijametit, do të ndodhin gjëra shumë të tmerrshme; 
qielli do të çahet dhe do të bëhet si metal i shkrirë, Dielli dhe Hëna do 
të errësohen, yjet do të shpërbëhen dhe do të shkatërrohen, malet do të 
bëhen si lesh i hedhur, detet do të ziejnë dhe do të gufojnë, xhehenemi do 
të ndizet flakë dhe xheneti do të afrohet. Sytë do të verbohen nga tmerri 
dhe njerëzit do kërkojnë vend ku të futen, por nuk do të gjejnë. Madje, për 
shkak të kësaj gjendjeje të tmerrshme, do të lihen pa zot edhe devetë në 
muajin e dhjetë të barrës, të cilat janë shumë të çmueshme. Pra, nuk do të 
kenë vlerë as gjërat më të çmueshme. Kafshët e egra do të mblidhen në një 
vend. Askush nuk do të pyesë për shokun e vet dhe për shkak të një zëri 
shurdhues dhe një lëkundjeje të frikshme, nënat që ushqejnë fëmijët me gji. 


162. Shih. Kuran: Neml, 87; Zumer, 68; Hakka, 14-16. 





Kushtet e besimit 


do t'i harrojnë fëmijët e tyre, ndërsa ato që janë shtatzëna do t'i abortojnë 
fëmijët në mënyrë spontane. Atë ditë, njerëzit do të bëhen si të dehur. Për 
t'i shpëtuar dënimit të asaj dite, njeriu gjynahqar do të jetë i gatshëm të 
japë në këmbim fëmijët e vet, gruan, vëllain, farefisin, madje edhe të gjithë 
njerëzit e tjerë që ekzistojnë. 163 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kija- 
metit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen 
nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia 
shoqërojnë Atij (në adhurim)! Kur t'i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë 
ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do 
të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do 
të presin." (Zumer, 67-68) 

Po ashtu, në disa ajete të tjerë, Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë 
drejt Zotit të tyre, duke thënë: 'Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?' 
(Do t'u thuhet): 'Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të 
dërguarit kanë thënë të vërtetën!" (Ja Sin, 51-52) 

Sipas thënieve të disa dijetarëve, edhe pse njerëzit mohues dhe gjynah- 
qarë do të dënohen që në varr, ky dënim nuk do të jetë pothuajse asgjë në 
krahasim me dënim në botën tjetër. Nga kjo pikëpamje, jeta në varr është 
ngjasuar me gjumin. Kur ata të ngrihen nga varret, do t'i kapë një dënim 
aq i tmerrshëm, saqë do të fillojnë të thonë duke vajtuar: 

«Ja uejlena/Mjerë për ne!» 164 

Prej asaj dite, do të fillojë dita e përjetshme. Atë ditë, ringjallja e njerëzve, 
do të jetë shumë e lehtë për Allahun e Madhëruar që i krijoi ata nga asgjëja. 
Allahu urdhëron: 

Njeriu thotë: "Vallë, pasi të vdes, a do të ringjallem përsëri?" A nuk 
e mendon njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!" 

(Merjem, 66-67) 

"A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megji- 


163. Shih. Kuran: Haxh, 1-2; Mearixh, 8-14; Kijame, 6-12; Tekuir, 1-13; Infitar, 1-5. Për më tepër në 
lidhje me ndodhitë në çastin e kijametit, mund të shihni: Ibrahim, 48; Ta-Ha, 105-107; Kamer, 
7-8; Hakka, 14-16; Muzzemmil, 14; Murselat, 8-11; Abese, 34-42; Inshikak, 1-5; Karia, 1-5. 

164. Shih. Omer Nasuhi Bilmen, Tefsir, VI, 2943. 







Islami, feja e vërtetë 


thatë ai bëhet kundërshtar i hapët?! Ai na sjell shembull, duke harruar 
krijimin e vet dhe thotë: 'Kush do t'i ngjallë eshtrat kur të kalben?" 

Thuaj: "Do t'i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri 
të plotë për çdo krijesë; Ai, që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, 
të cilin e përdorni për të ndezur". Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi 
qiejt dhe Tokën, t'i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i 
Gjithëdijshmi! 

Vërtet, urdhri i Tij kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj "Bëhu!" 
- dhe ajo bëhet. Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është push- 
teti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!" (Ja Sin, 77-83) 

"Ai krijon të gjallën prej së vdekurës, krijon të vdekurën prej së gjallës 
dhe e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Në të njëjtën mënyrë do të 
ktheheni edhe ju në jetë." (Rum, 19) 

Ebu Rezin tregon: 

Një ditë e pyeta të Dërguarin e Allahut 5i|: 

"O Resulullah! Si do t'i ringjallë Allahu krijesat? Cili është shembulli i 
kësaj në këtë botë?" Resulullahu i|§, tha: 

"A nuk ke kaluar ndonfëherë gjatë stinës së thatësirës në luginën ku jeton po- 
pulli yt? Po më vonë , a sTce kaluar përsëri gjatë stinës së pranverës kur çdo vend 
është gjelbëruar?" 

"Sigurisht!"- thashë unë. Atëherë Resulullahu i|§, tha: 

"Ja pra , ky është argumenti që tregon se Allahu krijon përsëri. Kështu do t'i 
ringjallë Allahu edhe të vdekurit!" (Ahmed, IV, ll) 

Këto ajete të Allahut të Madhëruar, i Cili jep jetë, vdekje e ringjall për- 
sëri dhe këto hadithe të Pejgamberit $|g, tregojnë se ringjallja do të ndodhë 
patjetër. Nisur nga kjo, e rëndësishme është ta arrijmë atë ditë duke e kup- 
tuar mirë këtë thënie: "Si të jetoni ashtu do të vdisni dhe si të vdisni ashtu do 
të ringjalleni!" 

Kijameti do të ndodhë papritur 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

Ata (mosbesimtarët) gjithashtu thonë: "Kur do të përmbushet ky 
premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?" Ata presin vetëm një zë të 
tmerrshëm, që do t'i kaplojë, ndërsa grinden me njëri-tjetrin. Atëherë, 





Kushtet e besimit 


ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre." 

(Ja Sin, 48-50; shih. Sad, 15; Kaf, 42) 

Ndodhia gjithëpërfshirëse dhe e frikshme e kijametit për të cilën folëm, 
është aq e vogël dhe e thjeshtë për madhështinë dhe fuqinë e Allahut, saqë 
do të realizohet vetëm me një zë të lartë. Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"...Çështja e Ditës së Kiametit, është sa çel e mbyll sytë ose edhe më 
shpejt. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!" (Nahl, 77) 

Po ashtu, edhe Pejgamberi ?§§, faktin se kijameti do të ndodhë papritur, 
e ka shpjeguar me shembujt të ndryshëm. Njëherë, ai ka thënë. 

"Nuk do të bëhet Kijameti, pa lindur dielli nga perëndimi. E kur të lindë dielli 
nga perëndimi , të gjithë njerëzit do ta shohin dhe do të besojnë. Kjo kohë, është koha 
e cila lajmërohet në këtë ajet: 

"...Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t'i bëjë 
dobi askujt besimi i tij!.." (En'am, 158) 

Kijameti do të ndodhë patjetër dhe në një mënyrë të atillë, saqë kur shitësi dhe 
blerësi të kenë hapur copën (e pëlhurës), nuk do të kenë kohë , as për të bërë pazar 
dhe as për ta mbledhur atë. Edhe pse njeriu do ta ketë mjelë qumështin e devesë së 
tij qumështore, nuk do të ketë kohë ta pijë, sepse kijameti do të shpërthejë papritur. 
Po ashtu, kur njeriu ta ketë rregulluar mirë basenin e ujit, kijameti do të shpërthejë 
papritur, pa pasur mundësi që ai ta përdorë ujin. Njeriu do ta ngrejë dorën për të 
futur kafshatën e bukës në gojë, por nuk do të mund ta hajë, sepse kijameti do të 
shpërthejë papritur ." (Buhari, Rikak, 40; Ahmed, II, 369. Shih. Muslim, Fiten, 140) 

Këtu, pika më e rëndësishme nuk është koha se kur do të bëhet Kijameti, 
por se a janë të përgatitur njerëzit për atë që është Kijameti i tyre personal, 
vdekjen dhe përtej saj. Kjo botë është një iluzion mashtrues, ndërsa bota 
tjetër është një jetë pa vdekje. Të zgjohemi para se të na vijë kijameti ynë, 
vdekja, me qëllim që të mos pendohemi në mënyrë të pashpresë. Çdo i 
vdekshëm, do të takohet patjetër me Azrailin në një kohë dhe një vend që 
nuk e di. Nuk ka vend, ku mund të iket nga vdekja. Atëherë, njeriu duhet 
ta kuptojë të vërtetën e këtij ajeti, i cili thotë: "Andaj, ikni drejt Allahut ..." 165 
dhe ta njohë mëshirën hyjnore si të vetmin strehim. 

Robërit e mirë të Allahut janë ata që thonë, "ajo ditë, është sot" dhe për- 
gatiten për botën tjetër, pa u ardhur kijameti i tyre. Në atë ditë të tmerrshme 
të Kijametit, për njerëz të tillë nuk do të ketë as hidhërim dhe as frikë. 


165. Shih. Kuran: Dharijat, 50. 








Islami, feja e vërtetë 


Llogaria 

Në ditën e kijametit njerëzit do të përballen me një llogari të fortë dhe 
precize. Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, 
e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë!" 

(Zelzele, 7-8) 

"Ditën, kur askujt nuk do t'i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç 
atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!" (Shu'ara, 88-89) 

Në të vërtetë, bota tjetër është një botë që duhet të ekzistojë detyrimisht, 
si për të këqinjtë, ashtu edhe për të mirët. Kjo, sepse nuk mund të ketë gjë 
më të natyrshme, se sa shpërblimi i të mirëve dhe dënimi i të këqinjve. 
Madje edhe në kushtet e kësaj bote të përkohshme, nëse nuk do të kishte 
vende ku të mirët të strehoheshin dhe burgje ku të këqinjtë të dënoheshin, 
jeta do të bëhej e padurueshme! 

Për shembull, nuk është parë asnjëherë që një grup teatral të mbyllë 
perdet pas shfaqjes së skenës së parë, duke e lënë shfaqjen me ndodhi të 
shkëputura nga njëra-tjetra dhe në mënyrë që të kenë nevojë për shpjegim?! 
Nëse do të ndodhte diçka e tillë, çfarë do të mendonin shikuesit që sapo 
kanë filluar të futen në mendime, janë tensionuar dhe mezi presin të mësojnë 
qëllimin dhe idenë kryesore të shfaqjes dhe skenaristit? Edhe një fëmijë i 
zgjuar nuk e pranon që një pjesë teatrale të mbarojë në këtë mënyrë. Atëherë, 
si mund të mendohet që Allahu i Madhëruar, i Cili ka krijuar çdo gjë në 
mënyrë të përsosur dhe di gjithçka, ta mbyllë historinë e kësaj gjithësie të 
stërmadhe në një mënyrë, që as edhe një fëmijë nuk do ta bënte?! 166 

Biri i njeriut, nervozohet edhe kur trupin e tij e pickon një mizë dhe dë- 
shiron ta dënojë atë, ndërsa nga ana tjetër, nuk e harron një kafe që i është 
dhënë, edhe sikur të kalojnë dyzet vjet. Për rrjedhojë, nuk mund të ekzistojë 
pakujdesi më e madhe, se sa të mendosh që sjelljet pozitive apo negative 
që ai ka shfaqur gjatë një jete të tërë, të mos kenë ekuivalenten e tyre tek 
Allahu i Madhëruar. Kjo, sepse në këtë botë ekzistojnë tirania e tiranit dhe 
mallkimi i të shtypurit, mohimi i mohuesi dhe besimi i besimtarit. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?" (Kijame, 36) 


166. Shih. Dr. M. S. Ramadan Buti, Kubra'l-Jakinijjati'l-Keunijje, fq.180. 









Kushtet e besimit 


"Mos vallë keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të 
ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!" (Mu'minun, 115) 

(Njeriu) pyet: "Kur do të jetë Dita e Kiametit?" Por, kur t'i verbohen 
sytë e të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë ditë njeriu do 
të thotë: 'Ku të ik? Askund! S'ka strehë! Atë ditë, streha është te Zoti yt. 
Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që 
ka lënë pa bërë." (Kijame, 6-13) 

Koha e saktë e ditës së kijameti nuk është bërë e ditur. Megjithatë, në 
lidhje me atë ditë, janë lajmëruar disa shenja të vogla dhe të mëdha. Shkur- 
timisht, në mënyrë të përmbledhur këto shenja janë: 

Shenjat e vogla: 

1) Zhdukja e diturisë dhe shtimi i injorancës. Përdorimi i pijeve dehëse 
dhe kryerja e imoralitetit në mënyrë të hapur. 

2) Vrasja e njeriut në mënyrë shumë të thjeshtë dhe pa arsye. 

3) Moszbatimi i drejtësisë, humbja e përgjegjësisë dhe moskujdesi ndaj 
hallallit dhe haramit. 

4) Shtimi i kundërshtimit të prindërve dhe bindja ndaj grave gjynahqare. 

5) Përhapja në masë e hiles në peshë e matje dhe ankimit të njerëzve 
nga këto hile. 

6) Pakësimi i respektit dhe mëshirës ndaj njerëzve dhe mosdëgjimi i 
këshillave. 

7) Shtimi i lëvizjes së popullsisë drejt qyteteve dhe ndërtimi i pallateve 
të larta. Respektimi i njerëzve të këqinj dhe të papërgjegjshëm, ndërkohë 
që ata do të kenë në dorë edhe fjalën edhe gjykimin. 

8) Përhapja e tepërt e kumarit, fallit dhe mjeteve të lojërave të fatit, të 
cilat do të marrin vlerë të madhe, ndërsa njerëzit nuk do ta kuptojnë se si 
u kalon koha. 

9) Shtimi në masë të madhe i shpërdorimit dhe preferimi i pasurisë dhe 
interesave të kësaj bote në vend të lumturisë në botën tjetër. 167 

167. Për shenjat e vogla, shih. Buhari, Hudud 20, Fiten 25; Muslim, Iman 1; Fiten 18, 55; Tirmidhi, 
Fiten 34, 37, 39. 






Islami, feja e vërtetë 


Shenjat e mëdha: 

1) Shfaqja e një tymi që do të zgjasë dyzet ditë, 

2) Ardhja e Dexhalit, 

3) Dalja e një krijese që quhet Dabbetu'l-Ard, 

4) Lindja e Diellit nga perëndimi, 

5) Përhapja në tokë e Je'xhuxhëve dhe Ma'xhuxhëve, 

6) Zbritja e Isait SfëS 1, 

7) Shfaqja e një zjarri të madh në Hixhaz 168 

8) Fundosja e tokës në tre vende, në Lindje, në Perëndim dhe në Gadi- 
shullin Arabik. 169 


Besimi në botën tjetër forcon vetëdijen e përgjegjësisë dhe garanton 
respektin e të drejtës dhe ligjit sipas detyrës. Kjo gjë formon një botëkup- 
tim të shëndetshëm të moralit, një disiplinë të përsosur dhe një drejtësi 
madhështore. 

Njeriu, i cili e beson me forcë se një ditë do të dalë para Allahut të Madhë- 
ruar, do të japë llogari për çdo fjalë dhe vepër që ka kryer dhe do të marrë 
shpërblimin e merituar edhe të një grimce mirësie apo të keqeje që ka bërë, 
patjetër që do të ketë një moral të lartë dhe një botëkuptim madhështor të 
drejtësisë. 

Një besimtar, cili e di mirë hadithin e Pejgamberit $|§, i cili thot ë:"Në Ditën 
e Kijametit (gjykimit) asnjë rob nuk do të hedhë qoftë edhe një hap, pa u pyetur se 
ku e ka shpenzuar jetën, çfarë ka bërë me diturinë e vet , si e kafituar dhe si e ka 
shpenzuar pasurinë dhe ku e ka mplakur trupin e tij!" 170 , bën shumë kujdes ndaj 
të drejtës, ligjit dhe llogarisë që do të japë. 

Një njeri, i cili beson në botën tjetër dhe e di se Allahu i Madhëruar e 
vëzhgon në çdo çast, nuk mund të bëjë punë të këqija as edhe në vendet 
ku nuk e sheh njeri. Për rrjedhojë, ai bëhet një person, tek i cili kanë besim 
të gjithë njerëzit. 


168. Zona perëndimore e Arabisë Saudite, ku bëjnë pjesë edhe dy qytetet e shenjta Islame, Meka 
dhe Medina. 

169. Për shenjat e mëdha, shih. Kuran: Al-Imran, 55; Nisa, 157-159; En'am, 158; Kehf, 93-99; Enbija, 
96-97; Neml, 82; Zuhruf, 61; ed-Duhan, 10-13; Buhari, Buju 102, Enbija 49, Fiten 24, 25, 27; 
Muslim, Iman 247 23, 42,100-103; Tirmidhi, Tefsir, 27; Ibn-i Maxhe, Fiten, 31. 

170. Tirmidhi, Kijamet, 1/2417 






Kushtet e besimit 


Njerëzit nga zemra e të cilëve është fshirë ideja e botës tjetër, frika dhe 
dashuria ndaj Allahut, adhurojnë vetëm qëllimet dhe dëshirat e veta per- 
sonale. Prandaj, nuk ka dyshim se ata do të jenë edhe elementët më të 
dëmshëm të kësaj bote. Në botëkuptimin e këtyre njerëzve, gjërat si inter- 
esat e përbashkëta dhe marrja mësim prej historisë, konsiderohen si gjëra 
qesharake. Ndërsa virtyte dhe cilësi të mira, konsiderohen ato me të cilat 
mund të mashtrojnë njerëzit. Për rrjedhojë, të dobësosh idenë e fesë dhe të 
botës tjetër tek njerëzit, është një tentativë jashtëzakonisht e rrezikshme, e 
cila e çon shoqërinë në shkatërrim. Shembuj të këtij fakti, rastisen shumë 
në historinë e hershme dhe të vonshme. 

Tek besimtarët që besojnë në botën tjetër dhe e organizojnë jetën e tyre në 
bazë të këtij besimi, nuk ekziston frika nga vdekja. Shpëtimi nga vështirësitë, 
arritja e paqes së përjetshme dhe ideali i fitimit të kënaqësisë së Allahut, i 
jep gëzim jetës së njeriut dhe e forcon atë për t'u bërë ballë vështirësive të 
saj. Kënaqësitë kalimtare të kësaj bote, nuk e kënaqin plotësisht shpirtin e 
njeriut. Ndërsa feja i jep atij kënaqësi shpirtërore të një niveli të lartë. 

Shkurtimisht, pa besimin se një ditë do të kthehesh përsëri tek Allahu, 
në këtë jetë nuk mund të arrihet as sukses dhe as paqe. 

6. Besimi në Kader (Caktimin e Allahut) 

Vullneti i Allahut ekziston në çdo përbërje. Asgjë nuk bëhet pa vull- 
netin dhe fuqinë e Tij. Asnjë grimcë e vogël pluhuri dhe as një krah mize 
nuk lëviz pa lejen e Tij. Allahu i Madhëruar zotëron të gjitha dijet dhe për 
rrjedhojë, di gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Çdo gjë që ndodh, 
është shkruar nga Allahu i Madhëruar që para se të ndodhë dhe kjo quhet 
"kader / caktim", ndërsa realizimi i saj, quhet "kada". 

Është e pamundur që kaderi të kuptohet ashtu siç duhet nga mendja 
njerëzore. Për këtë arsye, me të është abuzuar shumë herë. Për rrjedhojë, nuk 
fitojmë asgjë, nëse thellohemi në këtë çështje, sepse kjo deklaratë hyjnore 
nuk na lejon ta bëjmë këtë: 

"Ai (Allahu) i ka çelësat e së fshehtës dhe vetëm Ai i njeh ato." (En am, 59) 

Ashtu siç nuk mund t'ia shpjegosh ngjyrën një njeriu që nuk sheh, ashtu 
nuk mund të arrihet tek kjo e fshehtë me anë të mendjes njerëzore. Mirëpo, 
disa prej atyre që Allahu i Madhëruar u ka dhënë dituri të fshehta, mund 
të arrijnë një pjesë të vogël të kësaj të fshehte. Shembulli më i qartë i këtij 




Islami, feja e vërtetë 


fakti, është kjo ndodhi e përmendur në Kuranin Fisnik: 

Allahu i Madhëruar e dërgon Musain tek Hidri i cili zotë- 
ronte dije të fshehta, me qëllim që ai të mësonte prej tij. 171 Këto dije, ishin 
dije përtej shkaqeve dhe arsyeve. Pra, një lloj shkëlqimi që reflektohej prej 
"Lehui Mahfudhit" 172 . Musai dhe Hidri 8SS1, dalin në një udhëtim, ku 

ndodhin disa ngjarje të çuditshme. Kur i analizojmë ndodhitë në ngjarjen 
me Hidrin 8&S1, shohim se: 

Në dukje, prishja e anijes ishte një padrejtësi dhe e keqe që iu bë të zotëve 
të saj; ndërsa në të vërtetë, qëllimi ishte të pengohej grabitja nga piratët e 
anijes, me të cilën të zotët e saj siguronin jetesën. 

Në dukje, vrasja e fëmijës ishte një krim; ndërsa në të vërtetë, ajo u bë 
për të shpëtuar edhe fëmijën, edhe prindërit e tij të mirë nga dënimi në 
botën tjetër. 

Në dukje, ndërtimi pa marrë shpërblim i murit të fshatit nga ku ishin 
dëbuar, është i palogjikshëm; por në të vërtetë, kjo u bë për të ruajtur thesarin 
e dy jetimëve të pambrojtur. 

Enigma e këtyre ndodhive mund të kuptohet vetëm në sajë të dijeve 
fshehta të dhuruara nga Allahu. Për këtë arsye, e fshehta e kaderit nuk 
mund të kuptohet nga mendja, sepse të kuptosh kaderin, është diçka që 
shkon përtej mendjes. Kjo është edhe arsyeja që i Dërguari i Allahut <$§, na ka 
urdhëruar që të mjaftohemi vetëm me besimin e kaderit dhe na ka ndaluar 
nga debatet e padobishme në lidhje me këtë çështje. Kur Resulullahu 5H, 
rastisi në një grup që po debatonte në lidhje me kaderin, u tha: 

"A për këtë jeni urdhëruar? Apo mos vallë unë jam dërguar për këtë? Popujt 
para jush janë shkatërruar, për shkak se diskutonin në lidhje me këtë çështje. Bëni 
kujdes , mos diskutoni për këtë çështje!" (Tirmidhi, Kader, 1/2133) 

Duke u nisur nga kjo, të kuptosh drejt thelbin e kësaj çështjeje, është 
një kriter i rëndësishëm dhe më se i mjaftueshëm. Shkurtimisht, veprat që 
Allahu i Madhëruar ka caktuar për njeriun, ndahen në dy pjesë: 

1) Vepra të detyrueshme: 

Këto janë gjëra që realizohen jashtë dëshirës dhe vullnetit tonë dhe plo- 


171. Shih. Kehf, 60-82; Buhari, Tefsir, 18/2-4. 

172. Lehui Mahfudh: Libri ku Allahu i Madhëruar ka shkruar gjithçka që do të ndodhë, prej fi lli mit 
të krijimit e deri në fund. 







Kushtet e besimit 


tësisht të varura nga kaderi dhe kadaja. Të veprosh në kundërshtim me to, 
është e pamundur. Të lindësh, të vdesësh, të ringjallesh, të flesh, të kesh uri, 
struktura trupore, koha e jetës dhe të ngjashme me këto, futen të gjitha në 
këtë pjesë të kaderit. Ndryshe, quhet edhe "kaderi mutllak/caktimi absolut" 
dhe për shkak se njeriu është i ndikuar nga këto në mënyrë të detyrueshme, 
nuk mban përgjegjësi për to. 

Në çështjet që bëjnë pjesë në këtë lloj kaderi, kur vjen çasti i kadasë, pra 
realizimit të tyre, syri i njeriut nuk sheh dhe veshi nuk dëgjon. Mevlana i 
nderuar thotë: 

"Kur vjen koha e kadasë, peshqit hidhen jashtë detit dhe zogjtë qëfluturojnë në 
ajër, nxitojnë për tek kurthi që është përgatitur për ta në tokë. Nga një kader dhe 
kada e tillë, mund të shpëtojnë vetëm ata që shkojnë përsëri për tek një kader dhe 
një kada tjetër ." 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"...Urdhri i Allahut është vendim i kryer!" (Ahzab, 38) 

Megjithatë, kur thuhet kada dhe kader, nuk duhet të kuptohen vetëm 
fatkeqësitë dhe të tjera si këto. Në një farë kuptimi, kaderi shpreh ekui- 
librin në gjithësi dhe kriteret hyjnore të atij ekuilibri. Allahu i Madhëruar 
urdhëron: 

"Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar." (Kamer, 49) 

Nisur nga kjo, të kritikosh kaderin është injorancë ose, nëse më lejohet 
ta them, një budallallëk. Kjo, sepse gjykimi i tij është gjithmonë me vend. 
P.sh., askush nuk shqetësohet për diellin që ndriçon tokën tonë dhe rrotu- 
llohet vazhdimisht në një ekuilibër të caktuar pa devijuar qoftë edhe një 
milimetër. Të gjithë besojnë se dielli lind dhe perëndon çdo ditë brenda një 
rregulli të caktuar dhe të pandryshueshëm. Ngjashëm me këtë, ka edhe 
ndodhi të tjera pozitive e negative, që po t'u dihet urtësia, nuk do të ketë 
shprehje tjetër që të thuhet për to, përveçse "Kështu duhet të jetë!". Edhe 
mohuesit më të ashpër, mahniten kur vërejnë harmoninë hyjnore, rregullin 
dhe funksionimin e sistemeve që zbulojnë. 

Çdo e fshehtë prej programit hyjnor, që zbulohet me lejen e Allahut, jo 
vetëm që nuk ka shans të kritikohet, por ajo e sjell vërdallë në luginën e mah- 
nitjes dhe çudisë çdo njeri me mendje të shëndoshë, qoftë ai edhe mohues. 
Ata që flasin mbrapsht në lidhje me këtë çështje, janë vetëm ata që nuk ia 
kanë haberin fare urtësive të të fshehtave dhe që janë të privuar nga mendja 




Islami, feja e vërtetë 


dhe të kuptuarit. Këta janë kurbanët e injorancës, që nuk dinë të ndajnë të 
mirën nga e keqja, të saktën nga e gabuara dhe të vërtetën nga e kota. 

Nga ana tjetër, dihet shumë mirë se kaderi dhe kadaja janë enigmë. Dhe 
kjo, është një mirësi hyjnore për njeriun që, në të vërtetë, është një qenie e 
vdekshme. Nëse dikush do të dinte çdo gjë që do t'i ndodhte, pozitive apo 
negative qoftë, ai nuk do të mund të jetonte më dhe do të hiqte dorë nga ush- 
qimi dhe puna. Pra, për shkak se Allahu i Madhëruar e ka fshehur kaderin, 
njeriu ushqen shpresa jete edhe kur ndodhet ballë përballë me vdekjen dhe 
nuk shkëputet nga veprimtaritë e jetës. Ky është një ligji hyjnor madhështor 
dhe i përsosur, që na e bën të mundur vazhdimin e jetës në këtë botë. 

Në fakt, kënaqësia e zemrës është fshehur në kënaqësinë ndaj kaderit. 
Dhe asnjë veprim në kundërshtim me këtë nuk sjell dobi. Sa bukur shprehet 
Mevlana i nderuar: 

"Pa u kënaqur me ato që të jep Allahu , shko ku të duash me shpresën për të 
shpëtuar dhe gjetur rehatinë , por edhe atje do të përballesh me fatkeqësinë; e keqja 
që do të vijë, do të të gjejë dhe do të godasë përsëri. 

Dije se asnjë cep i kësaj bote të përkohshme nuk është pa kurthe. Nuk ka shpë- 
tim dhe paqe tjetër , përveçse të gjesh Allahun në zemër e të strehohesh tek ai , duke 
jetuar në qetësinë shpirtërore. Shiko! A nuk bien në kurthin e vdekjes edhe ata që 
jetojnë në vendet më të sigurta , edhe ata që pandehen më tëfuqishmit e kësaj bote 
të përkohshme? 

Ti mos shiko të ruhesh nga kurthet e përkohshme , por shiko të strehohesh tek 
Allahu! Nëse Ai dëshiron , edhe helmin e bën shërim , ndërsa ujin e bën helm për 

ty ! " 


2) Veprat e bazuara ne zgjedhje: 

Allahu i Madhëruar u ka falur njerëzve një vullnet të pjesshëm dhe relativ. 
Për këtë arsye, robi është përgjegjës për veprat e realizuara në sajë të këtij 
vullneti. Nëse ajo që vepron është mirësi, meriton shpërblimin, nëse është 
e keqe, meriton dënimin. Allahu i Madhëruar e krijon veprën të cilën robi 
dëshiron ta bëjë, duke përdorur vullnetin e tij. Në këto lloj veprash, përveç 
kriterit të krijimit, ekziston edhe kriteri i realizimit, i cili i takon i njeriut. 
Mirëpo, Allahu i Madhëruar nuk krijon çdo gjë që dëshiron njeriu. 

Nga ana tjetër, koha është një koncept që nuk ndikon dhe nuk ekziston 
tek Allahu. Për shkak se ne mendojmë në një botë ku ekziston koha, jemi të 





Kushtet e besimit 


prirë të mendojmë se dija e Allahut për ato që do të ndodhin, është thjesht 
dëshira/caktimi ose diçka që Ai e bën me dhunë. Mirëpo kjo është një dobësi 
që lind nga fakti se ne nuk mund të mendojmë pa perceptimin e kohës. Nëse 
perdja e kohës do të ngrihej, çdo gjë do të shihej në të njëjtën kohë. Kur i 
Dërguari i Allahut ?§§, tregon për ato që ka parë në Natën e Miraxhit, nga 
një anë flet për botën e pafillimtë, duke thënë: 

"(Atë natë) u ngrita në qiell dhe arrita në një vend , ku dëgjoja kërcitjet e 
lapsave. " 173 Dhe nga ana tjetër, vazhdon duke treguar për ato që kishte parë 
në botën e pafundme dhe për llojet e njerëzve që do të hyjnë në xhenet dhe 
në xhehenem. 174 

Ky realitet që iu ofrua Pejgamberit $§§, në Natën e Miraxhit, duke u 
nxjerrë jashtë konceptit kohor, për Allahun e Madhëruar është gjithmonë i 
arritshëm, sepse Ai është i pavarur nga koncepti i kohës. 

Për rrjedhojë, nëse e largojmë perden e dobësisë sonë në lidhje me çështjen 
e kohës, do të shohim se Allahu i Madhëruar u ka dhënë robërve vullnet dhe 
mundësi sipas përgjegjësive dhe përgjegjësi sipas vullnetit dhe mundësive 
që kanë. Nëse nuk do të ishte kështu, Allahu, i Cili është Rrahman dhe 
Rrahim, nuk do t'i ngarkonte robërit me asnjë përgjegjësi dhe nuk do t'u 
kërkonte llogari në lidhje me zbatimin apo jo të urdhrave dhe ndalesave të 
Tij. Në një ajet fisnik, urdhërohet: 

"Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është 
e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon..." 

Menjëherë pas kësaj, Allahu i Madhëruar na mëson këtë lutje: 

"...Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa 
qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata 
para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na 
i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj 
na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!" (Bekare, 286) 

Fakti që Allahu i Madhëruar ka caktuar përgjegjësi dhe llogari për ro- 
bërit e Tij, tregon se Ai ka caktuar për ta edhe vullnet, liri zgjedhjeje dhe 
mundësi në po të njëjtën shkallë me përgjegjësitë që u ka dhënë. Atyre që 
nuk e shohin këtë realitet, Mevlana i nderuar, u flet prej botës së mendjes 
me këto fjalë: 


173. Buhari, Salat, 1. 

174. Shih. Buhari, Rikak, 51, Muslim, Zuhd 93. 





Islami, feja e vërtetë 


"Nëse shkon shtremhër, lapsi shkruan shtrembër, nëse shkon drejt, ai lind lumturi. 

Kur një hajdut u kap nga roja, i thotë: «Zotëri! Ajo që kam hërë, është gjykimi 
dhe caktimi i Allahut.» Për këtë arsye, roja i thotë: «Po mor zotëri, por edhe kjo 
që hëra unë është gjykimi dhe caktimi i Allahut. Edhe e bën të keqen, edhe ia hedh 
përgjegjësinë kaderit; kjo s'është punë me mend.» 

Kuptimi i kësaj është se Shejtani i tregon njeriut të keqen, ndërsa shpirti, të 
mirën. Nëse s'do të ekzistonte mundësia për të zgjedhur, përse të lodheshin kaq!.. 

O ti Xhebri 175 ! Kur thua se: «Robi nuk ka vullnet të lirë!», duket sikur ke për 
qëllim të pastrosh Allahun prej dobësisë, por nuk e sheh se duke e mohuar tëfsheh- 
tën e përgjegjësisë që Ai i ka ngarkuar robit të Tij, ti po e bën Allahun (kurrsesi) 
të padijshëm dhe po i atribuon Atij cilësitë e një njeriu që s'di se çfarë bën! Ai është 
Krijuesi i Gjithësisë! A bën Ai padrejtësi ndaj robërve të Vet, duke u kërkuar atyre 
të bëjnë atë që nuk ua ka urdhëruar? Thirri mendjes dhe kuptoje mirë urtësinë e 
urdhrit të Allahut të Madhëruar, kur u thotë robërve të Tij, «bëje ose mos e bëj 
këtë»! Edhe një urdhër apo ndalesë e thjeshtë qëjep Ai, është tregues i ekzistencës 
së vullnetit njerëzor. 

Kthehu dhe shiko botën tënde njëherë! Nëse askush tjetër nuk ka vullnet përveç 
Allahut, përse i keqesh hajdutit që të vjedh pasurinë? Përse disa i sheh si armiq 
dhe mpreh dhëmbët ditë e natë kundër tyre? Si është e mundur që i vë damkën e 
gjynahqarit dhe fajtorit, atyre që nuk kanë vullnet? Pra, kjo do të thotë, që kanë 
vullnet! Përndryshe, përse duhet të kishte nevojë për burgjet?!" 

Këtu është edhe një çështje që duhet sqaruar: 

Megjithëse robit i është falur vullnet dhe liri zgjedhjeje, nuk është e 
drejtë që këtyre t'u jepet më tepër vlerë dhe rëndësi nga ç'u takon dhe ta 
vendosësh mendjen më lart se çdo gjë tjetër. Kur përveç dijes shtohet edhe 
urtësia, kuptohet shumë lehtë se sa të limituara janë vullneti dhe liria e 
zgjedhjes njerëzore në krahasim me vullnetin e pakufishëm hyjnor. Vullneti 
i pjesshëm, i cili është i vogël sa një thërrime, tek njerëzit që ia përkushtojnë 
gjithë ekzistencën e tyre vetëm Allahut, pakësohet aq sa pothuajse elimino- 
het fare. Madje, kur kjo gjendje arrin gradën në të cilën Allahu bëhet "syri 
që shohin dhe dora me të cilën mbajnë" këta njerëz, është njësoj si flaka e 
qiriut, e cila shkrihet dhe zhduket fare nën rrezet diellit. 


175. Xhebri: Pjestar i rrymës xhebrije, të cilët e refuzojnë vullnetin dhe lirinë e zgjedhjes së njeriut, 
duke pretenduar, se gjithçka që bëjmë, është caktimi i Allahut. Pra, jemi të detyruar ta bëjmë, 
qoftë ajo e mirë apo e keqe. 







Kushtet e besimit 


E tnira dhe e keqja janë prej Allahut 

Për sa i përket çështjes që edhe e keqja është prej Allahut, duhet të themi 
se asnjë e keqe nuk ndodh, sepse Ai e dëshiron atë. Mirëpo, Allahu i Ma- 
dhëruar ka lejuar edhe ekzistencën e së keqes, si domosdoshmëri e sprovës. 
Vullneti dhe dëshira i takon robit, ndërsa krijimi i tyre i takon Allahut. Mbi 
të gjitha, vendosja e një "lejeje", ose nëse mund ta quajmë kështu, i një vize 
për shfaqjen e së keqes, është tregues i mëshirës së gjerë të Allahut ndaj 
robërve të Tij, sepse kjo vizë nuk e lejon çdo lloj të keqeje dhe, edhe nëse 
jemi apo jo të vetëdijshëm, kjo na ruan nga shumë fatkeqësi materiale dhe 
shpirtërore. Përndryshe, gjynahet dhe gabimet që njeriu i bën nën tundimin 
e shejtanit dhe egos, kushedi, mbase do të ishin edhe më të shumta. Kjo, 
sepse me vetëdije apo jo, ai e kërkon të keqen, aq sa kërkon edhe të mirën. 
Këtë fakt, Allahu i Madhëruar e shpreh me këto fjalë: 

"Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për mirë; vërtet që 
njeriu është i ngutur." (isra, ll) 

"Sikur Allahu t'ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë 
shpejt të mirën, me të vërtetë që ata do të zhdukeshin." (Junus, ll) 

Aq sa njeriu arrin ta kontrollojë veten, aq arrin edhe në kuptimin e ajetit 
fisnik të mësipërm. P.sh., kur një gënjeshtar i betohet dikujt për ta bërë që 
t'i besojë, duke i thënë, «për sytë e ballit që them të vërtetën\», në përgjithësi, 
sytë e tij nuk verbohen dhe ai vazhdon ta përdorë si zakonisht në kushte 
normale kohën e sprovës që i është dhënë. Po ashtu, shumë njerëz, në mo- 
mente të ndryshme dhe me qëllim të sinqertë, shprehen me fjalë të tilla plot 
seriozitet, si: «Mu thafshin duart nëse e bëj këtë; Gjetsha belanë nëse s'veproj 
kështu; Vdeksha nëse bëj atë etj». Mirëpo, vjen momenti dhe ata veprojnë në 
kundërshtim me ato që thonë. E megjithëse ndodh kështu, as duart nuk u 
thahen, as belaja nuk i gjen dhe as nuk vdesin. Në jetën e njeriut ka shumë 
shembuj të ngjashëm me këto. Ja pra, në raste të tilla, Allahu i Madhëruar, 
për shkak të mëshirës së Tij, nuk i realizon këto kërkesa të këqija. 

Mirëpo ndonjëherë, këto lloj dëshirash të gabuara të njerëzve realizohen. 
Dhe në këto raste, ai person vuan dënimin e gjuhës dhe marrëzisë së tij. 
Për rrjedhojë, duhet të kemi shumë kujdes dhe të ruhemi nga përdorimi 
i shprehjeve të tilla të gabuara. Çdo fjalë duhet ta peshojmë mirë para se 
nxjerrim nga goja. 





Islami, feja e vërtetë 


Nga ana tjetër, ndërkohë që Allahu i Madhëruar kënaqet nga e mira, 
Ai nuk kënaqet nga e keqja. Por e lejon dhe e krijon atë (të keqen) vetëm si 
domosdoshmëri të sprovës. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) 
bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh." 

(Nisa 40) 

"Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë 
vetë; por Ai fal shumë." (Shura, 30) 

Për këtë arsye, zemrat e urta, përballë kësaj mëshire të Allahut të madhë- 
ruar dhe çdo shfaqjeje pozitive dhe negative të kaderit, thonë: 

"Kënaqësi është çdo gjë që vjen prej teje, 

Trëndafil apo gjemb, 

Kaftan apo qefin, 

Edhe dënimi kënaqësi, edhe mirësia kënaqësi!" 

Po ashtu, edhe Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e tij të jenë të tillë: 

"Thuaj: "Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është 
Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!" (Teube, 51) 

"Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund 
të ta largojë atë përveç Tij, e nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s'ka kush 
që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve 
të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë." (Junus, 107) 

Megjithatë, kjo gjendje asnjëherë nuk është pengesë për marrjen e masave. 
Për shkak se kaderi është i panjohur, njeriu duhet të bëjë atë që mundet për 
të arritur më të mirën e çdo gjëje. 


Nëse thellohemi në këto parime themelore, para nesh do të dalin aq 
shumë çështje të cilat kanë nevojë për shpjegim, saqë nuk mund të vlejnë 
për gjë tjetër, përveçse si material debatesh në fushën e Kelamit 176 . Shkurti- 
misht, thelbi i kësaj çështjeje është: 


176. Kelam: Apologjia Islame 






Kushtet e besimit 


Njeriu zotëron vullnet. Ky vullnet apo mundësi, i është falur nga Allahu 
i Madhëruar. Megjithëse çdo gjë bëhet me dëshirën e Allahut, kënaqësia e 
Tij është vetëm tek gjërat e mira. Dëshira e një mësuesi është që nxënësi i tij 
të pajiset me dituri dhe të kalojë klasën. Nëse nxënësi nuk mëson, mësuesi 
s'ka çfarë të bëjë. Po ashtu, edhe detyra e një doktori është të shërojë të së- 
murin. Por, nëse i sëmuri nuk e zbaton recetën që i është dhënë, atëherë ai 
është vetë përgjegjës për rezultatet negative që mund të ndodhin. Në këtë 
rast, doktorit nuk mund t'i atribuohet asnjë gabim. 

Nisur nga kjo, realizimi i kaderit, varet nga dëshirat tona të vullnetshme. 
Për rrjedhojë, ne nuk mund ta shfajësojmë veten në lidhje me përgjegjësinë, 
duke u arsyetuar me kaderin. 

Nëse dikush që nuk e adhuron Allahun ose futet në rrugë të gabuar, thotë: 
"Ç'të bëj, kështu paska qenë e shkruar!", tregon se ai ka rënë në pakujdesinë 
dhe injorancën më të madhe. Allahu i Madhëruar, ia krijon mundësitë njeriut 
që dëshiron të falë namaz dhe të kryejë adhurimet e tjera. 

Nëse e shfajësojmë veten në lidhje me gjynahet që bëjmë, do të thotë "të 
shpifim ndaj kaderit", gjë e cila është marrëzi dhe paturpësi. 






Pjesa III 


ADHURIMET 


Besimi nuk mund të ruhet me dije dhe teori të thata, por me the- 
llimin në botën e zemrës duke medituar rreth bukurive tëfuqisë dhe 
madhështisë hyjnore që shfaqen në Kuran, nëgjithësi dhe tek njeriu. 
Po ashtu, edhe në sajë të adhurimeve të kryera me pasion e për- 
kushtim dhe në sajë të moralit të lartë. Nuk ka asnjë kënaqësi më të 
madhe dhe gradë më të lartë, sesa të jesh rob i devotshëm i Allahut. 
Adhurimet janë si vitaminat për jetën tonë shpirtërore. Nga ana 
tjetër, nëse bëjmë një jetë të shkujdesur nën ndikimin e dëshirave të 
poshtra dhe epshore, me një zemër të çoroditur, të rrudhur, të ashpër 
dhe rrangalle, do të thotë se besimi është dobësuar shumë. 






Thelbi i Islamit është besimi, ndërsa qëllimi i tij janë veprat e mira dhe 
morali i bukur. Islami nuk është diçka që duhet të fshihet vetëm në ndër- 
gjegje. Kjo, sepse një e vërtetë, e cila qëndron vetëm në fushën e mendjes dhe 
zemrës, duke mos u përjetuar me vepra, sado e lartë të jetë, nuk ka ndonjë 
vlerë të madhe. Nëse njeriu nuk bëhet përkthyesi me fjalë i së vërtetës që 
beson dhe nuk e përjeton atë me vepra, besimi dhe dashuria që ka për të 
dalëngadalë do të dobësohen. Për këtë arsye, Islami nuk ka predikuar vetëm 
parime teorike për besimin, por edhe dispozita praktike. Pra Islami, në kup- 
timin e plotë të fjalës, është fe e jetës. Besimi, i cili do ta përfshijë atë (jetën) të 
gjithën, do të fillojë nga pika më e thellë e zemrës, duke rrjedhur nga gjuha 
si uji i jetës e pastaj do të përhapet në të gjithë trupin dhe përreth tij. 

Besimi nuk mund të ruhet me dije dhe teori të thata, por me thellimin në 
botën e zemrës, duke shtuar meditimin në lidhje me të vërtetat dhe në sajë 
të adhurimeve të kryera me pasion e përkushtim. Nëse dobësohet kalaja 
e adhurimit, do të rrezikohet edhe kalaja e besimit brenda tij. Nëse e për- 
ngjajmë besimin me flakën e një kandili, adhurimet janë si vetë kandili që 
e mbron flakën nga fikja prej erërave që fryjnë nga anë të ndryshme dhe që 
ia shton edhe më shumë dritën asaj. 

Dija zhvillohet vetëm me zbatim e përvojë dhe, duke zënë rrënjë, ajo 
kthehet në aftësi. Dija, e cila nuk i nënshtrohet zbatimit, jo vetëm që ësh- 
të shumë e vështirë të ruhet, por ajo pothuajse nuk ka asnjë dobi. Në të 
njëjtën mënyrë edhe rrënjosja e besimit tek njeriu, arrihet vetëm në sajë të 
adhurimeve. 

Kënaqësia e besimit e cila fiton forcë në sajë të adhurimeve, tek njerëzit e 
mirë e të devotshëm është më e madhe se të gjitha kënaqësitë e përkohshme. 
Kjo kënaqësi eliminon forcën shkatërruese dhe të padurueshme të të gjitha 
dhimbjeve, vuajtjeve dhe vështirësive të mëdha të kësaj bote: 




Islami, feja e vërtetë 


Kur magjistarët që u përballën në garë me Musain Jff, besuan Allahun, 
faraoni tiran ua preu këmbët dhe duart tërthorazi dhe i vari në trungjet e 
hurmave. Këta myslimanë të rinj, duke treguar dobësinë njerëzore përballë 
tiranisë së egër të faraonit, ngritën duart nga qielli me frikën se mos dobë- 
soheshin në besim dhe iu drejtuan Allahut të Madhëruar me këto fjalë: 

"...O Zoti ynë! Na jep durim të madh dhe bëna të vdesim myslimanë !" 177 
Si përfundim, ata arritën te Zotit i tyre duke shijuar kënaqësinë e të qenit 
dëshmorë. 

Edhe pasuesit e parë të Isait SSBl, qëndruan të palëkundur në besimin 
monoteist, edhe pse e paguan këtë duke u copëtuar nga dhëmbët e luanë- 
ve nëpër arenat e cirqeve. Për shkak të kënaqësisë së madhe të besimit që 
shijuan, ata e pinë me gjithë dëshirë sherbetin e martirit. 

Sumejje ®j§, e cila më parë frikësohej edhe nga një gjemb që mund ta 
shponte, pasi shijoi kënaqësinë e papërshkueshme të besimit, tregoi durim 
të madh, edhe pse idhujtarët ia damkosën trupin me hekur të nxehtë. Ajo 
nuk lëshoi pe në besimin e saj edhe pas gjithë atyre torturave që hoqi. Më 
në fund, idhujtarët ia lidhën njërën këmbë në një deve dhe këmbën tjetër në 
një deve tjetër dhe e copëtuan trupin e saj të bekuar në mënyrë çnjerëzore. 
Po ashtu, edhe burri i saj Jasiri 4fe, i cili ishte shumë i moshuar, tregoi një 
durim të jashtëzakonshëm. Më në fund edhe ai e shijoi sherbetin e martirit. 
Familja e Jasirit ishin edhe martirët e parë të Islamit. 178 

Po ashtu edhe qëndresa legjendare e Bilalit 4fe, ishte në sajë të dëshirës 
së madhe që kishte ai për t'u takuar me Allahun. Edhe Bilali 4fe, iu nën- 
shtrua torturave të rënda të idhujtarëve të verbuar nga urrejtja. Megjithëse 
trupi i tij ishte sfilitur nga torturat dhe prej lëkurës së tij të zezë po rridhte 
gjak i kuq, ai thoshte me bindje të plotë, «Ehad, ehad, ehad... Allahu është 
një, Allahu është një, Allahu është një!». Ai po përjetonte kënaqësinë e ta- 
kimit me Allahun me një zemër që kishte shijuar ëmbëlsinë e besimit më 
tepër se dhimbjet dhe vuajtjet. Kjo, sepse ata e kishin kuptuar me të vërtetë 
madhështinë e mirësisë së Islamit. Në këtë mënyrë, ata ditën t'i hapnin me 
pasion dhe dashuri dyert e fisnikërisë hyjnore në të dyja botët. Jetët e tyre 
të përkohshme gjetën kuptimin e vërtetë të urdhrit hyjnor: "O besimtarë! 
Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë 


177. Kuran: A'raf, 7/126. 

178. Shih. Ibn-i Haxher, Isabe, III, 648; Zemahsheri, Keshshaf, tahkik. Muhammed Mersi Amir, Kairo 
1988, III, 164. 








Adhurimet 


myslimanë!" 179 , duke arritur të fitojnë jetën e vërtetë dhe të përjetshme. 

Po ashtu edhe brezat e mëvonshëm të besimtarëve që erdhën pas tyre, 
ishin të lartësuar, aq sa e mbajtën edhe Islamin mbi kryet e tyre. 

Ndërsa një besim, i cili nuk përforcohet me adhurime, dobësohet me 
kalimin e kohës, duke e humbur kështu ndikimin pozitiv në sjelljet e njeriut. 
Dhe me dobësimin e ndikimit të besimit, njeriu anon nga ndjenjat negative 
dhe morali i keq, duke filluar të bëjë gjynahe dhe të këqija të ndryshme. 

Duke theksuar urtësinë e adhurimeve, Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin 
para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)." (Bekare, 21) 

Një rob, i cili ruhet nga gjynahet dhe vazhdon rregullisht adhurimet e 
tij, në çdo moment afrohet edhe më shumë tek Allahu. Pejgamberi ?§§, në 
lidhje me këtë fakt, është shprehur: 

"Allahu i Madhëruar, ka urdhëruar: «Kush tregon armiqësi ndaj një mikut 
Tim, edhe unë i shpall luftë atij. Robi im nuk mund tëfitojë afërsi me Mua, 
me diçka tjetër më të dashur se sa punët që ia kam bërëfarz/të detyruara. 
(Nëse) Robi im vazhdon të më afrohet pa u ndalur me adhurime vullnetare 
(përveç farzeve), më nëfund Unë e dua atë. Kur Unë e dua robin Tim, bëhem 
veshi i tij që dëgjon, syri që shikon, dora me të cilën mban dhe këmba me të 
cilën ecën. Çfarëdo që të kërkojë prej Meje, unë ia jap patjetër; nëse streho- 
het tek Unë, e mbroj atë. Unë nuk nguroj në asnjë punë që bëj, aq sa nguroj 
kur ia marr shpirtin robit tim 180 ; (Sepse) Ai nuk e do vdekjen dhe Unë nuk 
e dua atë që nuk do ai»." (Buhari, Rikak, 38. Shih edhe. Ahmed, VI, 256; Ibn-i Hibban, 
Sahih, II, 58/347) 

Në disa transmetime të tjera zë vend edhe kjo shprehje: 

"...bëhem zemra me të cilën kupton dhe gjuha me të cilënflet." (Taberani, 
Kebir, VIII, 221/7880; Hejthemi, II, 248) 

Adhurimet garantojnë pjekurinë shpirtërore dhe për rrjedhojë, e shpë- 
tojnë njeriun nga xhehenemi, duke e bërë të fitojë xhenetin. Pasuria e vetme 
që do t'i bëjë dobi njeriut në botën tjetër, janë adhurimet dhe punët e mira, 
të cilat janë bërë me besim. Në gjirin e tokës do të varrosemi vetëm me 
punët tona të mira. 


179. Kuran: A1 Tmran, 3/102. 

180. Allahu i Madhëruar është larg prej cilësive njerëzore, si ngurrimi. Por këtu, kjo shprehje është 
përdorur, për të treguar kujdesin dhe rëndësinë që Allahu i Madhëruar i jep robit të Tij që e do 
dhe për t'ia bërë më të kuptueshme mendjes njerëzore. 








Islami, feja e vërtetë 


Mevlana i nderuar thotë: 

"Nëse nuk dëshiron tëjesh i vetmuar atje ku do të shkosh, merr me vete ndonjë 
ngafëmijët (ndihmësit) e tu , prej mirësive , bamirësive dhe adhurimeve!" (Divan-i 
Kebir, II, 692) 

Adhurimet kanë shumë ndikime pozitive në strukturën shpirtërore të 
njeriut. Çdo adhurim ka cilësitë e veta dhe çdonjëri prej tyre është si ushqimet 
dhe vitaminat shpirtërore që i jepen shpirtit. Besimtari që i kryen rregullisht 
adhurimet, nga ana shpirtërore është i fortë dhe jeton me zemër të qetë. Ai 
nuk kaplohet nga dëshpërimi dhe stresi përballë pengesave, vështirësive 
dhe pamundësive të jetës. Ndërsa, ai që i neglizhon adhurimet e veta, nuk 
mund të gjejë qetësi as në këtë botë dhe as në botën tjetër. I Dërguari i 
Allahut iH, ka thënë: 

"Nëse njeriu lë mangësi në adhurimet e tij, pra nëse çdo adhurim e pakëson duke 
mos i kryer ato në mënyrë të mjaftueshme , Allahu i Madhëruar ijep hidhërime dhe 
qedere." (Ali Muttaki, Kenzu'l-ummal, nr: 6788) 

Përveç këtyre, njeriu shpëton prej zhytjes dhe humbjes në materializëm, 
ngrihet shpirtërisht dhe duke fituar cilësi të mira, si mirësjellja, butësia dhe 
ndjeshmëria, arrin nderin e të qenit njeri. Për sa kohë i afrohet Allahut me 
adhurime, vepra dhe moral të bukur, fiton edhe cilësinë e të qenit drita e 
syrit të gjithësisë. 

Nga ana tjetër, adhurimet kanë edhe dobi materiale, sepse Islami nuk 
lë pas dore asnjë fushë të veprimtarive njerëzore. Përkundrazi, midis tyre 
vendos një ekuilibër të përsosur. Islami, është një sistem i kompletuar, i cili 
e përfshin jetën në të gjitha aspektet e saj. 

Resulullahu 5§f, është shprehur se besimtarëve të cilët bëjnë kujdes ndaj 
adhurimeve të tyre, do t'u jepet begati në furnizimin e tyre. 181 

Gjithashtu, Resulullahu 5§f, ka thënë: 

"Zoti ynë urdhëron: «Nëse robërit e Mi më binden ashtu siç didiet, natën do 
t'u lëshoj shiun, ndërsa ditën do të lind diellin mbi ta. Përveç këtyre, do të 
bëj që ata të mOS i dëgjojnë bubullimat.» r/ (Ahmed, II, 359; Hakim, IV, 285/7657) 

Siç shihet, Islami u jep rëndësi të madhe adhurimeve. Për këtë arsye, si 
në Kuranin Fisnik, ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit 5§f, në të shumtën 
e rasteve veprat e mira përmenden së bashku me besimin. Në të njëjtën 


181. Shih. Muslim, Munafikin, 57. 






Adhurimet 


kohë, kjo gjë tregon edhe rolin e rëndësishëm të adhurimeve në ruajtjen e 
besimit, edhe pozicionin qendror të adhurimeve në fe. 

Gjithashtu, adhurimet janë të dobishme më tepër për vetë personin që i 
kryen, sepse Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për adhurimin dhe bindjen 
e askujt. Adhurimet janë shprehja e falënderimit ndaj mirësive të panumërta 
materiale dhe shpirtërore që na ka falur Allahu i Madhëruar. Sa mosmirë- 
njohës është njeriu i cili nuk e falënderon Allahun e Madhëruar për gjithë 
këto mirësi, qoftë edhe duke kryer vetëm adhurimet që Ai i ka urdhëruar! 

Gjithçka që ndodhet në gjithësi, është vazhdimisht në gjendje adhurimi 
ndaj madhështisë së Allahu të Madhëruar. Kurani Fisnik shprehet se çdo 
gjë që ekziston në tokë dhe në qiell, e madhëron Allahun duke e lavdëruar. 182 
Yjet, malet, pemët, kafshët 183 , zogjtë që fluturojnë të dëlirë në qiell 184 dhe 
krijesat e tjera, e adhurojnë Allahun e Madhëruar, ashtu siç do Ai dhe në një 
mënyrë që ne njerëzit nuk e kuptojmë. Ky quhet "adhurimi i universit". 

Shkurtimisht, nuk mund të mendohet një jetë pa adhurim, sepse Allahu 
i Madhëruar, e ka krijuar njeriun për të qenë rob i Tij dhe për ta adhuruar 
Atë. 185 Po ashtu, edhe natyrën e njeriut e ka ndërtuar në përputhje me këtë. 
Për këtë arsye, njeriu e ndjen vazhdimisht nevojën për t'u strehuar tek Zoti 
i Madhëruar si Krijuesi i tij, të kërkojë ndihmë prej Tij dhe ta adhurojë Atë. 
Po për këtë arsye edhe jeta e njeriut është e mbushur me shfaqje të shumta 
të hulumtimeve të një të vërtete për të arritur Krijuesin e gjithësisë. 

Duke u nisur nga thënia, "njeriu është krijuar për të adhuruar", nuk duhet 
menduar se myslimanët janë gjithmonë tipa seriozë dhe të përvuajtur. Re- 
sulullahu |H, qëndronte gjithmonë i buzëqeshur dhe u thoshte myslimanëve 
se edhe buzëqeshja ndaj njëri-tjetrit do të konsiderohej si mirësi. Po ashtu 
edhe sahabët bënin shaka dhe shprehnin gëzim me njëri-tjetrin. Ndërsa 
Resulullahu 5H, u buzëqeshte atyre dhe këshillonte që në ditët e bajrameve 
dhe dasmave të mbizotëronte gëzimi dhe hareja. Pra edhe myslimanët 
ndajnë kohë për t'u rehatuar, për të pushuar dhe për të shëtitur. Mirëpo, të 
gjitha këto realizohen duke ruajtur një ekuilibër dhe harmoni të përsosur, 
larg shkujdesjes dhe dhënies pas kënaqësive egoiste. 

Islami i ka urdhëruar adhurimet në mënyra të ndryshme dhe i ka shpër- 


182. Shih. Kuran: Isra, 44. 

183. Shih. Kuran: Haxh, 18 

184. Shih. Kuran: Nur, 41. 

185. Shih. Kuran: Dharijat, 56. 








Islami, feja e vërtetë 


ndarë ato në kohë të veçanta. Kjo e bën njeriun të jetë së bashku me Allahun 
e Madhëruar në mënyrë të vazhdueshme, pa u lodhur e pa u mërzitur. Dhe 
ndjenja se ai është gjithmonë afër Allahut dhe së bashku me Të, i fal njeriut 
një qetësi dhe siguri të jashtëzakonshme. 

Së fundmi, mund të themi se e vetmja qenie që meriton adhurim, është 
Allahu i Madhëruar, sepse adhurimi është shkalla më e lartë e respektit, 
bindjes dhe madhërimit. Dhe një gjë e tillë bëhet vetëm për Allahun, i Cili 
është i vetmi që e meriton këtë. Kjo, sepse dhuruesi i trupit, jetës dhe të 
gjitha mirësive në lidhje me këto është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë 
arsye, është rreptësisht e ndaluar/haram, të bëhet sexhde 186 ndaj dikujt tjetër 
përveç Allahut. 


1. Abdesti dhe pastërtia 

Islami i jep rëndësi edhe pastërtisë fizike edhe asaj shpirtërore. Ai dë- 
shiron që njerëzit të jenë të pastër, të rregullt, të sjellshëm dhe të ndjeshëm 
në çdo aspekt. Madje edhe parfumosjen me erërat më të këndshme, që u 
japin kënaqësi njerëzve, e ka konsideruar ndër traditat profetike më të rë- 
ndësishme. Për këtë arsye, Islami, pastërtinë e ka konsideruar si adhurim 
dhe e ka vendosur atë në krye të tyre. Madje, njeriut që sapo hyn në fe, i 
vendos si kusht marrjen e gusulit (larjen komplet të trupit). 187 Po ashtu, ai 
na mëson se adhurimet si namazi, tavafi dhe leximi i Kuranit, nuk mund 
të pranohen pa marrë abdes. 

I Dërguari i Allahu JH, këshillon të lahen duart para dhe pas ushqimit 188 
dhe të merret abdes para se të flihet. 189 Madje, ai i nxiste besimtarët që me 
aq sa të kishin mundësi, të qëndronin gjithmonë me abdes. 190 

Një mëngjes, Resulullahu sH, e thërret pranë muezinin, Bilal Habeshiun 

dhe e pyet: 

"Bilal! Çfarë të mire ke bërë që hyre yara meje në xhenet? Sa herë që hyj në 
xhenet (në ëndërr), para meje dëgjoj kërcitjen e këpucëve të tua. Edhe mbrëmë hyra 
në xhenet (në ëndërr) dhe e dëgjova përsëri kërcitjen e këpucëve të tua..." 

Bilali 4§&, tha: 


186. Sexhde: Përkulja dhe vendosja e ballit në tokë për të kryer një adhurim. 

187. Shih. Ebu Daud, Taharet, 129/355. 

188. Shih. Tirmidhi, Et'ime, 39/1846. 

189. Shih. Buhari, Uudu, 75; Muslim, Dhikir, 56. 

190. Shih. Ibn-i Maxhe, Taharet, 4; Muuatta, Taharet, 36; Ahmed, V, 276, 282; Darimi, Taharet, 2. 






Adhurimet 


"O Resulullah! Sa herë që thërras ezanin, patjetër i fal dy rekat namaz. 
Ndërsa, kur më prishet abdesti, menjëherë marr përsëri abdes dhe mendoj 
se i kam borxh Allahut dy rekat namaz." 

Pas kësaj, Resulullahu i|§, tha: 

"Ja pra, në sajë të këtyre të dyve (ke arritur atë gradë të lartë)!" (Tirmidhi, Me- 
nakib, 17/3689; Ahmed, V, 354) 

Allahu i Madhëruar, në fund të ajetit ku ka urdhëruar dhe ka përshkruar 
abdestin, thotë: 

"...Allahu nuk dëshiron t'ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron 
t'ju pastrojë dhe t'i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënde- 
rues." (Maide, 6) 

Gjithashtu, është kusht që edhe veshjet me të cilat do të falet namaz, 
edhe vendi ku do të falet të jenë të pastër. 

Nëse i analizojmë abdestin, gusulin dhe pastrimet e tjera që ka urdhëruar 
Islami, shohim se këto përmbajnë dobi dhe urtësi të shumta në aspektin 
shëndetësor. Me kënaqësinë e madhe të një adhurimi, njerëzit mbajnë pastër 
edhe veten, edhe mjedisin e tyre. Gjithashtu, ata ruajnë edhe shëndetin. I 
Dërguari i Allahut i|§, ka thënë: 

"Pastërtia është gjysma e besimit ." (Muslim, Taharet, l) 

Ashtu siç tregojnë kujdes ndaj pastërtisë gjatë jetës, myslimanët dëshi- 
rojnë të shkojnë të pastër edhe në udhëtimin hyjnor pas vdekjes. Për këtë 
arsye, kufoma e një myslimani që ka ndërruar jetë, lahet mirë, i jepet gusul, 
mbështillet me një qefin të pastër e të bardhë, parfumoset me erë të mirë dhe 
i lihet amanet një toke të pastër. Pastaj, bëhen dua që në Ditën e Kijametit 
ai të dalë i pastër prej aty. 


2. Namazi 

Burimi më i madh dhe më i rëndësishëm i adhurimit, që e çon robin 
në detin e takimit me Allahun, pa asnjë dyshim, është namazi. Kjo, sepse 
namazi është maja dhe thelbi i të gjitha adhurimeve, si për nga forma, ashtu 
edhe për nga përmbajtja dhe grada. 

Në gjithësi të gjitha krijesat, si dielli, lëndinat, barishtet, pemët, kafshët 
etj., janë vazhdimisht në gjendje adhurimi. Zogjtë që fluturojnë të rreshtuar, 
malet, gurët etj., e madhërojnë Allahun në një mënyrë që për ne është e 
panjohur. Adhurimi i bimëve bëhet në kijam, pra duke qëndruar drejt në 






Islami, feja e vërtetë 


këmbë, i kafshëve në ruku, duke u përkulur, ndërsa ai i krijesave që kon- 
siderohen si jo të gjalla, bëhet në sexhde, pra duke qëndruar shtrirë me 
ballë në tokë. Kështu veprojnë edhe banorët e qiellit. Një pjesë e melekëve 
qëndron në kijam, një pjesë në ruku, një pjesë në sexhde dhe një pjesë tjetër 
në dhikir të përhershëm, pra duke e madhëruar dhe e lavdëruar Allahun. 
Mirëpo, namazi që Allahu i Madhëruar ua ka dhuruar besimtarëve si një 
miraxh, i ka përmbledhur në vetvete të gjitha këto adhurime. Për rrjedhojë, 
ata që e falin namazin në mënyrën e duhur, kryejnë një adhurim, që përfshin 
adhurimet e të gjitha krijesave në tokë e në qiell dhe arrijnë shpërblime të 
pafundme e kënaqësi shpirtërore. 

Namazi nuk ngjan me asnjë adhurim tjetër. Ai që fal namaz, nuk merret 
me diçka tjetër përveç tij. Namazi e shkëput njeriun nga çdo lloj lidhjeje tjetër 
dhe e bën atë të përjetojë një takim të papërshkueshëm tek për tek me Alla- 
hun e Madhëruar. Ndërsa adhurimet e tjera nuk janë kështu. P.sh., njeriun 
që agjëron, në të njëjtën kohë edhe mund të punojë, ai që bën haxhin, mund 
të bëjë edhe Pazar, nëse i duhet diçka. Mirëpo, ai që fal namaz, edhe trupin 
edhe shpirtin e ka në prezencë të Allahut. Në një ajet fisnik urdhërohet: 

"Bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!" (Alak, 19) 

Në aspektin fizik, namazi i siguron trupit të njeriut lëvizje të ndryshme, 
si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Duke e mësuar njeriun me ushtrime 
për një jetë të rregullt, e bën atë të fitojë edhe disiplinën e kohës. 

Në aspektin shpirtëror, namazi është i mbushur me begati të tilla, si 
takimi me Allahun, meditimi, ngushëllimi në kohë frike, kënaqësi në kohë 
gëzimi, mbështetje shpirtërore, sjellje të gëzimit në zemër, mbrojtje të besimit, 
familjarizimi me Allahun dhe frymëzimi. 

Në aspektin e të mirave shoqërore, namazi bëhet shkak i unitetit dhe 
bashkimit, i njohjes, familjarizimit, forcimit të lidhjeve të besimit e vëllazërisë 
dhe shumë gjërave të tjera pozitive. Në mënyrë të veçantë, namazi i falur 
me xhemat (bashkërisht), namazi i xhumasë dhe i bajrameve, siguron taki- 
min e gjithë njerëzve në devotshmërinë ndaj Allahut në një rresht, unitetin 
e tyre, ndihmën reciproke dhe llogarinë shoqërore, pa bërë ndarje racash, 
ngjyrash, gjuhësh, postesh e pozitash. 

Namazi është një adhurim, ku njeriu fiton virtyte të larta, si sinqeritetin, 
devotshmërinë dhe besnikërinë, duke dalë vazhdimisht në audiencën hyj- 
nore. Në namaz njeriu e kthen botën e zemrës në atmosferën e një pranvere 
shpirtërore. 





Adhurimet 


Për shkak se përsëritet të paktën pesë herë në ditë, namazi na e kujton 
vazhdimisht Allahun e Madhëruar dhe e lidh zemrën dhe ndërgjegjen tonë 
me Të. Ai vendos në zemrën e njeriut fuqinë e pakufishme të Allahut, vull- 
netin e Tij absolut, mëshirën dhe dhembshurinë, superioritetin dhe mirësinë, 
zemërimin dhe dënimin e Tij. Në këtë mënyrë, namazi e mban njeriun larg 
të këqijave dhe padrejtësive. Në një ajet fisnik, urdhërohet: 

"Lexo (o Muhammed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe 
fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e 
shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu 
di gjithçka që ju bëni." (Ankebut, 45) 


Një njeri erdhi te Pejgamberi jfg dhe i tha: 

"Filan person, natën fal namaz, ndërsa në mëngjes vjedh!" Profeti 



i thotë: 


"Nëse efal namazin ashtu siç duhet, ky namaz dhe ajetet e Kuranit që këndon 
në namaz, do ta largojnë atë nga veprat e këqija që hën." (Ahmed, II, 447) 

Shkaqet më të rëndësishme të kësaj janë parimet e besimit që solli Islami, 
adhurimet dhe rregullat morale. Njeriu që merr edukatë Islame, ka frikë 
prej Allahut dhe beson me gjithë shpirt se çdo grimcë të mirë apo të keqe 
që bën, do ta shohë përsëri në botën tjetër. Për rrjedhojë, ai bëhet kyç i të 
këqijave dhe çelës i të mirave. 

Namazi, i cili falet në kohë të caktuara, e shpëton dhe e qetëson njeriun 
nga lodhja e punës dhe monotonia e jetës në intervale të ndryshme të ditës. 
Në të njëjtën kohë, bën që robi të shprehë ndjenjat e dorëzimit dhe falënderi- 
mit ndaj Zotit të tij. Njeriu, i cili e vë kokën në sexhde, përballet me vetveten, 
duke gjetur kështu rastin që t'i kthehet botës së tij të brendshme. 

Në ditët tona, kur njerëzit sa vijnë dhe po largohen nga njëri-tjetri, ku 
interesat vetjake kanë dalë në plan të parë dhe mbizotëron individualizmi, 
një sëmundje tjetër e civilizimit të sotëm, është ndjenja e vetmisë. Ilaçi më i 
mirë i kësaj sëmundje, që e fut njeriun në probleme psikologjike, është na- 
mazi. Sido që të falet, qoftë vetëm, qoftë edhe me xhemat për të rritur vlerën 
e tij, namazi e largon ndjenjën e vetmisë tek njeriu të paktën pesë herë në 
ditë. Pra, për shkak se namazi e nxjerr njeriun përpara Allahut, edhe sikur 
ai ta falë i vetëm, i kujton atij se në të vërtetë nuk është vetëm. Ndërsa kur 
falet me xhemat, njeriu jo vetëm që del para Allahut, por mblidhet në një 
vend edhe me vëllezërit e tjerë myslimanë. 






Islami, feja e vërtetë 


Prof. Dr. Umit Meriç, i cili është specialist në fushën e sociologjisë, ka 
thënë: 

"Një shoqëri qëfal namaz, nuk ka nevojë për psikologjinë dhe një shoqëri qëjep 
zekat, nuk ka nevojë për sociologjinë!" 

Allahu i Madhëruar, në lidhje me namazin, urdhëron: "Bëj sexhde dhe 
afrohu!" 191 . Ndërsa për besimtarët që kanë shpëtuar, thotë se e falin namazin 
me përkushtim të plotë 192 . Në sajë të namazit, i cili falet me përkushtim të 
plotë, njeriut i shtohet mbështetja dhe dorëzimi tek Allahu i Madhëruar. Si 
rrjedhojë e këtij dorëzimi, njeriu mbrohet nga çrregullimet psikologjike, sepse 
ai ia ka dorëzuar veten fuqisë më madhështore, pra Allahut të Madhëruar 
dhe e ka lëshuar veten në krahët e gjerë të paqes së përjetshme. 

Besimtari që fal namaz, e ndjen se ndodhet nën mbrojtjen e Allahut të 
Madhëruar dhe jeton me një ndjenjë të lartë qetësie shpirtërore dhe sigurie. 
Resulullahu 5§f, në lidhje me ata që nuk falin namaz, ka thënë: 

"...Kush e lë namazin me vetëdije, largohet prej mbrojtjes sëAllahut të Madhë- 
ruar dhe sigurisë." (Ibn-i Maxhe, Fiten, 23) 

Për rrjedhojë, një shoqëri që fal namaz është e shëndetshme edhe fizikisht 
edhe shpirtërisht. Në Epokën e Lumturisë, në Medinë erdhi një doktor. 
Por ai nuk gjeti punë. Si përfundim, Pejgamberi 5H, e këshilloi të kthehej 
pranë familjes së vet. 193 Po ashtu, duke u nisur nga transmetimet që na 
kanë ardhur, në Epokën e Lumturisë nuk gjendet asnjë rast që tregon për 
çrregullime psikologjike. 

Allahu i Madhëruar e ka dërguar Pejgamberin J§|, si shembull. Ashtu 
si në çdo çështje, ai ishte shembull edhe në çështjen e kurimit psikologjik e 
shpirtëror. Në të njëjtën mënyrë, ai ishte shembull edhe në përmirësimin dhe 
zhvillimin e shoqërisë. Ja pra, kjo ishte shoqëria e Epokës së Lumturisë... 

Nga ana tjetër, pas besimit, namazi është vepra e vlefshme dhe më e për- 
kryer që bëhet për të përkujtuar Allahun. 194 Ai është kushti më i rëndësishëm 
pas Kelime-i Shehadetit. Atij që fal namaz, i falen gjynahet e vogla. 

Një ditë, Resulullahu S§|, i pyeti shokët e vet: 

"Si thoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të rrjedhë një lumë dhe ai të 


191. Kuran: Alak, 19. 

192. Shih. Kuran: Mu'minun, 1-2. 

193. Shih. Halebi, Insanu'l-Ujun, III, 299. 

194. Shih. Muslim, Iman, 137-140. 






Adhurimet 


lahet pesë herë në ditë në këtë lumë, a do t'i ngelte atij ndonjë papastërti?" Sahabët 
thanë: 

"Tek ai nuk do të ngelet asnjë papastërti." Pas kësaj, Resulullahu §|, 
vazhdoi e tha: 

"Ja pra, edhe pesë kohët e namazit ngjajnë me këtë. Në sajë të pesë kohëve të 
namazit, Allahufshin dhe zhduk gjynahet (e robit)." (Muslim, Mesaxhid, 283, Shih. 
Buhari, Meuakit, 6) 

Me këtë, Resulullahu jH, na bën të ditur se ky lumë që rrjedh me ujë të 
bollshëm, ndodhet menjëherë para derës së shtëpisë sonë. Pra, lumi është 
shumë pranë nesh dhe është shumë e lehtë të marrim ujë prej tij, të hyjmë 
brenda e të lahemi! Me një përpjekje të vogël mund të arrijmë mirësitë e 
mëdha që Allahu i Madhëruar na ka premtuar. 

Për shkak se namazi është çelësi i xhenetit 195 , Resulullahu iH, i ka kë- 
shilluar ata që dëshirojnë të hyjnë në xhenet dhe të jenë fqinjët e tij atje, të 
bëjnë shumë sexhde. 196 Në të njëjtën kohë, sexhdja është edhe shkak për 
shpëtimin nga xhehenemi. Ky fakt shprehet kështu në këtë hadith fisnik: 

"...Në Ditën e Kijametit, Allahu i Madhëruar do të mëshirojë ata që do prej 
banorëve të xhehenemit. Ai do t'i urdhërojë melekët e vet, duke u thënë të nxjerrin 
prej andej ata që kanë kryer adhurimet kur ishin nëjetën e mëparshme (në dynja) dhe 
ata do t'i nxjerrin. Melekët do t'i njohin ata prej gjurmës së sexhdes, sepse Allahu 
ia ka ndaluar zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdes. Zjarri djeg çdo pjesë të njeriut, 
përveç vendit të sexhdes, të cilin nuk mund ta prekë." (Buhari, Ezan, 129) 

Në të shumtën e rasteve, sexhde do të thotë namaz. Në disa ajete dhe 
hadithe fisnike, namazi është shprehur me kushtin e tij më të rëndësishëm, 
që është sexhdja. 

Një tjetër dobi e namazit, e cila është edhe më e dobishmja se të gjitha, 
është se në sajë të tij, besimtarët që do të hyjnë në xhenet, do të shohin Bu- 
kurinë e Allahut. Një nga sahabët, Xheriri 4fe, tregon: 

Një natë ishim ulur bashkë me Pejgamberin j|g, i cili duke parë hënën 
e plotë, tha: 

"Ashtu siç e shihni këtë hënë të plotë, lehtë dhe pa u shtyrë me njëri-tjetrin, ashtu 
do ta shihni edhe Zotin tuaj (në xhenet). Tashmë, përpiquni me sa keni mundësi, të 


195. Shih. Ahmed, III, 340. 

196. Shih. Muslim, Salat, 225, 226; Ahmed, III, 428, 500. 








Islami, feja e vërtetë 


falni të gjithë namazet para lindjes dhe perëndimit të diellit!" Pas këtyre fjalëve, 
Resulullahu 5§f, këndoi këtë ajet fisnik: 

"...Lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe 
para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet 
e ditës, që të mund të kënaqesh !" 197 (Ta Ha, 130) (Buhari, Meuakit 16,26; Tefsir, 50/1; 
Teuhid, 24; Muslim, Mesaxhid, 211) 

Shkurtimisht, namazi është adhurimi më i rëndësishëm që e afron njeriun 
me qëllimin e krijimit të tij. Struktura e skeletit të njeriut është krijuar në 
mënyrë që ai të kryejë lehtësisht rukunë (përkuljen) dhe sexhden (vend- 
osjen e ballit në tokë). Kjo është bërë me qëllim që namazi të jetë i lehtë për 
njeriun dhe për ta afruar atë me qëllimin e krijimit. Për këtë arsye, njeriu 
duhet ta organizojë të gjithë jetën e vet sipas kohëve të namazit, duke e bërë 
atë boshtin e jetës së tij. 


3. Agjërimi dhe Ramazani i Bekuar 

Agjërimi është një adhurim i cili konsiston në qëndrimin larg prej ngrë- 
nies, pirjes dhe marrëdhënieve seksuale prej kohës së agimit e deri në pe- 
rëndimin e diellit. Dhe e gjitha kjo, bëhet vetëm për t'iu bindur urdhrit të 
Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. 

Ndërsa vetë muaji i Ramazanit, në të cilin u jepet më shumë peshë 
adhurimeve, si namazit, zekatit, dhikrit (përmendjes së Allahut), leximit të 
Kuranit, ndihmës reciproke, bamirësisë etj., është një muaj i bekuar shpër- 
blimi, ku jeta mbushet me frymëzim shpirtëror. Ai është zotëria i të gjithë 
muajve. 198 Në këtë muaj, Allahu i Madhëruar hap dyert e mirësive dhe 
begative për robërit e Tij. Madje, dyert e faljes i hap deri në fund. Ndërsa 
mirësive shumë të vogla u jep shpërblime shumë të mëdha. Në lidhje me 
këtë, Resulullahu it, ka thënë: 

"Kur hyn muaji i Ramazanit , hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhe- 
henemit. Ndërsa shejtanët lidhen me zinxhir. " (Buhari, Bed'uT-Halk, 11; Muslim, Sijam, 
1, 2, 4, 5) 


197. Ky ajet fisnik, na lajmëron në lidhje me pesë kohët e namazit. Për më tepër në lidhje me këtë 
çështje, mund të shihni: Hud, 114; Isra, 78; Rum, 17-18; M. Kamil Yaçaroglu, "Namaz" mad., 
Diyanet Islam Ansiklopedisi, XXXII, 351. 

198. Shih. Bejhaki, Shuab, III, 314-315; Hejsemi, III, 140. 





Adhurimet 


Urtësitë e agjërimit 

Në këtë muaj të bekuar, arritja e të fshehtës së kënaqësive të përjetshme 
duke hequr dorë nga kënaqësitë e përkohshme, realizohet në sajë të adhuri- 
mit të agjërimit, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu i Madhëruar. Besimtari që 
agjëron, lufton me dëshirat e egos me një vetëdije të përhershme adhurimi 
dhe, duke i vënë ato nën kontroll, arrin të minimizojë ndikimet e tyre. 

Agjërimi, përsos moralin tonë dhe trajnimin e cilësive të domosdoshme 
në luftën e jetës, si këmbënguljen, durimin, qëndresën, vullnetin, mjaftuesh- 
mërinë, forcën shpirtërore, largimin nga dëshirat e ulëta të egos, etj., luan 
rolin e një mburoje të nderit dhe ndjenjave njerëzore, kundrejt dëshirave të 
pashtershme të egos që anon gjithmonë nga ngrënia, pirja dhe epshet. 

Po ashtu, në sajë të privimeve dhe urisë, agjërimi na kujton mirësitë e 
panumërta që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Për rrjedhojë, na bën të 
mendojmë gjendjen e të varfërve, duke na i mbushur zemrat me ndjenjën 
e mëshirës dhe dhembshurisë. Gjithashtu, ai ringjall edhe ndjenjën e fa- 
lënderimit. Për këtë arsye, agjërimi është adhurimi që ndikon më shumë 
në eliminimin e gjërave negative që kanë mbytur shoqërinë, si urrejtjen, 
smirën dhe zilinë në jetën sociale. Prandaj, agjërimi nuk i është bërë farz/i 
detyrueshëm vetëm këtij populli (myslimanëve), por edhe popujve të tjerë 
paraardhës. Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar 
atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat." (Bekare, 183) 

Adhurimet që Islami i ka bërë të detyrueshme, janë si ilaç për shumë 
sëmundje shpirtërore. Prirja drejt dëshirave të ulëta të egos, mashtrimit 
ndaj bukurive të kësaj bote, kënaqësive dhe argëtimeve pa asnjë lloj kriteri 
moral, janë disa nga fenomenet që shkaktojnë sëmundje shpirtërore. Për të 
mos u infektuar nga këto lloj sëmundjesh, duhet të mbahet pehriz. Agjërimi 
është mënyra më e bukur e kësaj kure, sepse atë e ka urdhëruar Vetë Allahu 
i Madhëruar, i Cili e ka krijuar njeriun. Dhe natyrisht që Ai i di më së miri 
edhe nevojat e robërve të Tij. 

Me të vërtet që agjërimi është ilaç për shumë sëmundje fizike dhe shpirt- 
ërore. Për këtë arsye, ai mbahet në "ditë të numëruara". Kjo, sepse nëse një 
ilaç përdoret vazhdimisht, trupi do të mësohet me të dhe ai ilaç nuk do të 
ketë më dobi. Prandaj dhe Pejgamberi ?§§, sahabiun, i cili tha: 

"Pjesën tjetër të jetës sime do ta kaloj gjithmonë me agjërim!", e kundër- 
shtoi duke përsëritur tri herë këto fjalë: 





Islami, feja e vërtetë 


"Nuk quhet agjërimi i atij që e kalon gjithë kohën me agjërim!" (Buhari, Saum, 
55-57) 

Mjekësia vërteton faktin se agjërimi më pak se tridhjetë ditë nuk do të 
kishte ndikim, ndërsa agjërimi më tepër se dyzetë ditë, do të krijonte një 
zakon të ri duke mos i garantuar dobitë që do të sillte caktimi i një periudhe 
kohore për ngrënien dhe pirjen normale. 

Agjërimi e bën njeriun të fitojë disiplinën e ushqyerjes, duke kontrolluar 
oreksin e tij. Ai bëhet pengesë për grykësinë dhe pangopësinë. Për rrjedhojë, 
bëhet pengesë edhe i sëmundjeve që burojnë prej tyre. Nëse njeriu që agjë- 
ron është i shëndoshë, ai ka mundësinë të eliminojë kilet e tepërta. Ndërsa 
sistemi tretës, i cili ka punuar pa pushim për një vit rresht, ka mundësinë 
të bëjë pak pushim. 

Nëse shohim në gjithësi, do të gjejmë shumë shembuj të agjërimit: 

Studimet zoologjike kanë nxjerrë në pah se disa kafshët të egra nuk mund 
të gjejnë asgjë për ngrënë kur bie borë. Për rrjedhojë, këto kafshë e kalojnë 
dimrin në gjumë, duke agjëruar deri në pranverë. 

Edhe gjendja e pemëve është e njëjtë. Gjatë dimrit ato i lëshojnë gjethet 
dhe bien në gjumë. Madje, nuk marrin ujë nga rrënjët deri sa të vijë pranvera 
dhe të shkrijë bora. Pas disa muajve të kaluar në agjërim, kur vjen pranvera 
bëhen më të gjalla dhe më frytdhënëse. Kjo mund të kuptohet edhe nga 
bollëku i gjetheve dhe luleve të tyre. 

Edhe makineritë kanë nevojë për agjërim. Pasi të kenë punuar për një 
kohë të gjatë, motorët e tyre fiken duke i lënë të pushojnë për njëfarë kohe, 
me qëllim që të rimarrin përsëri fuqinë e mëparshme. 

Në mjekësi, kohët e fundit, në sajë të një metode të re kurimi, të sëmurët 
kronikë shërohen duke përdorur agjërimin për një kohë të shkurtër ose të 
gjatë, në bazë të gjendjes së të sëmurit. 199 

Nga ana tjetër, mbajtja e agjërimit në një muaj të caktuar, është shumë 
e rëndësishme në aspektin e sigurimit të unitetit dhe bashkimit të mysli- 
manëve. Punët që bëhen së bashku me njerëzit e tjerë, janë më të lehta dhe 
Ramazani i bekuar kalon në një atmosferë më festive në bashkësi. Për rrje- 
dhojë, agjërimi i cili është me ditë të numëruara, i jep jetës sonë, e cila edhe 
ajo është me ditë numëruara, një hijeshi, thellësi dhe bukuri të veçantë. 


199. shih. Prof. Dr. M. Hamidullah, "Islam'a Giri§", s. 104. 








Adhurimet 


Përveç kësaj, rotacioni që bën muaji i bekuar i Ramazanit nëpër të gjitha 
stinët e vitit, shpreh një urtësi më vete. Ramazani përjetohet me radhë në 
të gjitha ditët e vitit, qofshin ato të nxehta, të ftohta, të freskëta, të vakëta, 
të gjata apo edhe të shkurtra. Në këtë mënyrë, Ramazani begaton të gjitha 
ditët e vitit në intervale të caktuara. Në të njëjtën kohë, kjo gjë bëhet shkak 
edhe i shumë përjetimeve të mbushura me vështirësi dhe lehtësi, duke u 
dhënë shpirtrave të besimtarëve kënaqësi nga më të ndryshmet. Po ashtu, 
kjo gjendje është dhe shembulli më i bukur që tregon bindjen e besimtarëve 
ndaj Allahut të Madhëruar, në çfarëdolloj situate që të jenë. 

Allahu i Madhëruar, në lidhje me Ramazanin dhe agjërimin, urdhëron: 

"Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani, që është 
udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe 
dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që përjeton këtë muaj, 
le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e 
sipër, le të agjërojë më vonë aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron 
që t'jua lehtësojë dhe jo që t'jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni 
numrin e ditëve të agjërimit, ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), 
për shkak se ju udhëzoi dhe ta falënderoni Atë." (Bekare, 185) 

Në këtë ajet fisnik, Allahu i Madhëruar duket sikur dëshiron që agjërimi 
të mbahet si falënderim për zbritjen e Kuranit. Dhe si në çdo çështje tjetër, Ai 
e ka lehtësuar edhe agjërimin për robërit e Tij. Allahu nuk i ka lënë kurrë në 
gjendje të vështirë ata. Ndërsa në pjesën e fundit të ajetit, është bërë i qartë 
fakti se çfarë duhet të pritet prej agjërimit. Nisur nga kjo, në sajë të agjërimit 
njeriu kupton mirë madhështinë e Allahut dhe mëson se si ta falënderojë 
Atë në mënyrën më të bukur. 

Shkurtimisht, kuptimi dhe thelbi kryesor i agjërimit, përveçse të disipli- 
nojë disa dëshira të caktuara të trupit, është të zbrazë mendjen prej çështjeve 
të kësaj bote dhe gjërave të tjera përveç Allahut, duke e ngritur atë në nivelin 
më të lartë të vetëdijes hyjnore dhe përqendrimit shpirtëror. 

Mirësitë e agjërimit 

I nderuari Mevlana, Xhelaleddin Rumi, ka thënë: 

"Ushqimi i vërtetë i njeriut , është drita e Allahut. Atij nuk duhet t'i jepet 
tepër ushqim për trupin. Ushqimi i vërtetë i njeriut , është dashuria dhe mendja 
hyjnore. 





Islami, feja e vërtetë 


Njeriu nuk është i qetë, për shkak se e ka harruar ushqimin e tij të vërtetë, atë 
shpirtëror dhe është dhënë pas ushqimit trupor. Ai nuk di të ngopet... Dhe për shkak 
të ambicies, fytyra e tij është zverdhur, këmbët i dridhen dhe zemra i rrehfort nga 
paniku. Ku është ushqimi i botës, ku është ushqimi i pafundësisë?!. 

Allahu i Madhëruar, në lidhje me shehidët/dëshmorët, thotë se ata «po furni- 
zohen». Për atë ushqim shpirtëror, nuk ka as gojë dhe as trup" 

Në ngrënien e pakët dhe veçanërisht në uri dhe agjërim ka dhjetë të mira: 

1) Gjatë përjetimit të urisë shtohet kënaqësia e zemrës dhe forca e me- 
mories. Ndërsa, kur je gjithmonë i ngopur, shtohet trashësia e mendjes dhe 
harresa. 

2) Gjatë urisë zbutet zemra dhe ndihet kënaqësi e frymëzim në lutje dhe 
adhurime. Ndërsa në ngopje ngurtësohet zemra dhe prej adhurimeve nuk 
ndihet kënaqësi. 

3) Gjatë urisë shtohet shpirtbutësia dhe modestia, ndërsa në ngopje 
kryeneçësia, mburrja dhe mendjemadhësia. 

4) Gjatë urisë mendohet për të varfrit dhe të uriturit, ndërsa në ngopje 
këta harrohen e nuk mendohen. 

5) Gjatë urisë thyhen dëshirat dhe epshet e egos, ndërsa në ngopje fuqi- 
zohet egoja që urdhëron për të keq. 

6) Gjatë urisë trupi është i gjallë dhe vigjilent, ndërsa në ngopje trupi 
është i plogësht dhe i përgjumur. 

7) Gjatë urisë është e lehtë të vazhdosh adhurimet, ndërsa në ngopje 
mbizotëron dembelizmi dhe ngathtësia. 

8) Gjatë urisë trupi është i shëndetshëm, ndërsa në ngopje trupi dobë- 
sohet dhe sëmuret. 

9) Gjatë urisë trupi ndihet i lehtë dhe i rehatshëm, ndërsa në ngopje trupi 
ndihet i rëndë dhe i ngathët. 

10) Gjatë urisë bamirësia dhe dhurimi bëhen të dashura, gjë e cila e ndih- 
mon robin të strehohet nën hijen e freskët të Allahut në Ditën e Kijametit, 
kur nxehtësia do të arrijë kulmin. Ndërsa në ngopje shtohet koprracia dhe 
shpërdorimi, të cilat e shkatërrojnë njeriun. 

Pra, ndërkohë që ngopja nxit dëshirat e ulëta të egos, uria -pa e tepruar- 
forcon aftësinë e meditimit dhe ndjenjat. 





Adhurimet 


Agjërimi i garanton njeriut të jetë i shëndetshëm në çdo aspekt. I Dërguari 
i Allahut j/H, ka thënë: 

"Agjëroni, që tëjeni të shëndetshëm!" (Hejthemi, III, 179) 

Por argumenti më i mirë që dëshmon për shëndetin fiziko-shpirtëror dhe 
virtytet që fitohen në sajë të urisë, është fakti se Allahu i Madhëruar, me anë 
të agjërimit i ka përgatitur edhe Pejgamberët e Tij për të marrë mesazhin 
hyjnor. Kur ata arritën majën e përsosmërisë, janë larguar nga njerëzit për një 
farë kohe dhe tek ata janë shfaqur cilësi të larta. Në këtë mënyrë, zemrat dhe 
mendjet e tyre janë bërë të gatshme për shpalljet hyjnore. Për shembull: 

Pejgamberi i çmuar i Malit Sina, Musai SSSi, ka agjëruar dyzet ditë e 
dyzet net, derisa është shpallur Teurati/Tora. 

Po ashtu edhe pejgamberi i bekuar i Malit Sair, Isai ka agjëruar dyzet 
ditë e dyzet net, sapo ka dëgjuar fjalën e parë të Inxhilit/Ungjillit. 

Ndërsa Pejgamberi, Muhamedi ?§f, para se të zbriste Kurani Fisnik, 
ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetmuar në shpellën Hira në afërsi të 
Mekës, duke i kaluar ditët e tij me adhurime të ndryshme. Më në fund, ai 
mori përgëzimin nga zëri i Xhibrilit 5§f dhe zemra e tij filloi të mbushej me 
dritën e frymëzimit hyjnor. 

Gjithashtu edhe para se Pejgamberi 'H, të ngrihej në Miraxh dhe të bënte 
një takim të veçantë, detajet e të cilit janë të panjohura për ne, arriti majën e 
përsosmërisë, duke duruar ndaj urisë dhe vuajtjeve të shumta që i shkaktuan 
idhujtarët me anë të embargos për tre vjet rresht. 

Këto fakte tregojnë se qëllimi dhe dobia e vërtetë e agjërimit është shpirt- 
ërore. Për rrjedhojë, agjërimi duhet të mbahet vetëm për shkak se është një 
adhurim. Nëse agjërimi mbahet vetëm duke pasur për qëllim dobitë e tij të 
jashtme, ai nuk quhet më agjërim. Pra, qëllimi i agjërimeve tona nuk duhet 
të jetë parandalimi i tejngopjes së stomakut dhe rënia në peshë. Në agjëri- 
me të tilla nuk mund të bëhet fjalë për kënaqësinë hyjnore. Megjithatë, në 
agjërimet që mbahen për hir të Allahut, këto dobi dalin në pah vetvetiu. 

Për këto arsye, myslimani që agjëron, duhet ta ruajë jetën e tij shpirtërore 
nga dëshirat e ulëta të egos dhe prirjet e saj të këqija. Ai nuk duhet të mja- 
ftohet vetëm duke qëndruar larg prirjeve të jashtme, si ngrënia dhe pirja, 
por duhet të ruajë edhe botën e tij shpirtërore prej përgojimit, gënjeshtrës 
dhe çdo lloj mendimi të ulët të kësaj bote. 





Islami, feja e vërtetë 


Allahu i Madhëruar i ka nxitur robërit e Tij të agjërojnë edhe për shumë 
të mira e dobi të tjera të agjërimit, të cilat nuk mundëm t'i përmendnim 
këtu. Dhe me qëllim që njerëzit ta praktikojnë sa më shumë agjërimin, Ai e 
ka shumëfishuar edhe shpërblimin e tij. Për çdo të mirë, jepet shpërblim nga 
dhjetë deri në shtatëqind fish. Mirëpo, agjërimi është i përveçëm. Shpërbli- 
min e tij, Allahu i Madhëruar do ta japë pa masë. Robërit e Tij që agjërojnë, 
Ai do t'i gëzojë, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, duke i pritur në 
mënyrë të veçantë në xhenetin e Tij. Resulullahu 5§f, ka thënë: 

"Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: «Përveç agjërimit, çdo vepër e njeriut 
është për veten e tij. Kurse agjërimi, është për Mua dhe shpërblimin e tij 
do ta jap Unë». 

Agjërimi është mburojë. Kur njëri prejjush të agjërojë, të mosflasëjjalë të këcjija 
dhe të mos grindet. Nëse dikush e shan ose i keqet, le të thotë: 

«Jam agjërueshëm!» 

Betohem në Allahun, i Cili ka në dorë shpirtin e Muhamedit, se era e gojës së 
agjëruesit, tekAllahu është më e këndshme se ajo e miskut (parfumit). Për agjëruesin 
ka dy momente gëzimi: 

Njëri është iftari 200 dhe tjetri është kur ai takohet me Allahun dhe sheh shpër- 
blimin e agjërimit ." (Buhari, Saum, 9; Muslim, Sijam, 163) 

Shkurtimisht, agjërimi është një nga ushqimet më të mira për shpirtin. 
Ai e bën njeriun të jetojë në një disiplinë fizike dhe shpirtërore. Ai e zhvillon 
shpirtin duke e mësuar atë të minimizojë edhe përdorimin e hallalleve/të 
lejuarave. Besimtari, që edhe hallallet i përdor me masë të caktuar, ruhet 
më tepër prej gjërave të dyshimta dhe nuk u afrohet fare harameve/të nda- 
luarave. 


4. Zekati 

Zekati është 2.5 % e pasurisë që duhet të japin për hir të Allahut, njëherë 
në një vit hënor myslimanët, të cilët kanë pasuri mbi një sasi të caktuar. 
Zekati u jepet të varfërve, të mjerëve, nëpunësve që mbledhin zekatin, aty- 
re që duhet t'u ngrohet zemra me Islam, skllevërve që duan të blejnë lirinë 
e tyre, borxhlinjve, atyre që punojnë në rrugë të Allahut dhe të mbeturve 
në rrugë. 201 


200. Iftar: Ushqimi që ha agjëruesi kur mbaron koha e agjërimit pas perëndimit të diellit. 

201. Shih. Kuran: Teube, 60. 






Adhurimet 


Përveç parave, zekatit i nënshtrohen edhe prodhimet e kafshëve dhe 
bimëve. Dhe llogaria e secilës prej tyre bëhet në mënyrë të veçantë. Zekati 
i prodhimeve bujqësore quhet "Oshur". Përveç dhurimit të detyruar në një 
masë të caktuar, si zekati, Islami e ka lënë në dorë të vetë bamirësive, që t'i 
shtojnë dhurimet sipas gjendjeve që kanë. 

Detyrat e të pasurit dhe të varfrit 

Ekzistenca e dallimeve në gjendjen e individëve dhe shoqërive, si në të 
fortë dhe të dobët, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të ditur dhe të 
paditur, të pasur dhe të varfër përmban shumë urtësi të thella dhe të imëta 
të vullnetit hyjnor. Para së gjithash, mirësitë që zotërojmë në këtë jetë, Allahu 
i Madhëruar na i ka bërë të mundura me qëllim që të na sprovojë. Madje, 
ashtu siç janë sprovë mirësitë që zotërojmë, ashtu janë edhe gjendjet kur ne 
jemi të privuar nga diçka. Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur 
lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: 'Zoti im më ka nderuar/ Por, kur e 
sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: 'Zoti im më ka 
pOShtëruarY' (Fexhr, 15-16) 

Nisur nga kjo, as pasuria nuk është nder dhe as varfëria nuk është posh- 
tërim. Këto janë vetëm si rezultat i caktimit hyjnor. Allahu i Madhëruar 
urdhëron: 

"...Ne ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur 
disa në shkallë më të lartë se të tjerët, me qëllim që t'u shërbejnë njëri- 
tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë 
ata." (Zuhruf, 32) 

Megjithëse Allahu i Madhëruar i ka ndarë gjërat në mënyrë të ndryshme 
ndër njerëz, Ai edhe përgjegjësitë i ka dhënë sipas tyre, duke mos i bërë 
padrejtësi askujt. Përveç kësaj, nga ky ajet fisnik kuptojmë se dallimi ndër- 
mjet njerëzve luan një rol të rëndësishëm në vendosjen e harmonisë dhe 
rregullit në shoqëri. 

I pasuri do të japë llogari para Allahut në lidhje me çështjet se ku e ka 
fituar dhe ku e ka shpenzuar pasurinë, pra për fitimet hallall dhe haram, 
për zekatin, sadakanë, bamirësinë dhe mirësitë që ka bërë me të. Atij i është 
dhënë përgjegjësia e shpenzimit të një pjese të caktuar të pasurisë për të 
varfrit dhe për rrjedhojë, ai i nënshtrohet një sprove të madhe në aspektin e 
pasurisë. Nëse ai e fiton edhe këtë sprovë së bashku me të tjerat, do të arrijë 
kënaqësinë hyjnore dhe mirësitë e xhenetit. 





Islami, feja e vërtetë 


Po ashtu edhe i varfri do të japë llogari në çështjet, si durimi, ankimi, 
urrejtja, smira dhe ndershmëria. Nëse përfundimi i të gjitha këtyre për- 
puthet me kënaqësinë e Allahut, vuajtja e tij në këtë botë do të kthehet në 
lumturinë e përjetshme të botës tjetër. 

Ashtu si i varfri që ka nevojë për mbështetjen e të pasurit në këtë botë, 
edhe i pasuri ka nevojë për lutjen e të varfrit, si në këtë botë, ashtu edhe në 
botën tjetër. 

Të pasurit falënderues e bujarë dhe të varfrit durimtarë e të ndershëm, 
ndajnë së bashku, edhe dinjitetin njerëzor, edhe kënaqësinë e Allahut. Ndër- 
sa të pasurit mendjemëdhenj e koprracë dhe të varfrit e padurueshëm, të 
cilët e kanë zakon të kërkojnë gjithçka, janë të qortuar dhe të padëshiruar 
në Islam. I Dërguari i Allahut ?§§, është lutur me këto fjalë: 

"O Zot! Strehohem tek Ti nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë!" (Muslim, 
Dhikir, 49) 

Pasanik i vërtetë është ai që kënaqet me atë që ka, që mbështet e dorë- 
zohet tek Allahu dhe është i bindur ndaj Tij... 

Të punosh dhe të fitosh pasuri e mall në rrugë hallall (të ndershme), 
padyshim që është diçka që kërkon aftësi. Por më e drejtë është të dhurosh 
në rrugë të Allahut, pa e adhuruar dhe pa e futur në zemër pasurinë. Në 
të kundërtën, pasuria do të jetë vetëm shkak për lodhje në këtë botë dhe 
dënim të hidhur në botën tjetër. 

Kjo ndodhi e shkurtër e shpreh shumë bukur rëndësinë e dhurimit, 
bamirësisë dhe përpjekjes në rrugët të Allahut: 

Beshir bin Hasasijje 4fe, tregon: 

Shkova tek Resulullahu *§§, për t'i dhënë besën dhe ai më vuri këto kushte: 
Të dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi 
dhe i dërguari i Tij, të fal namazin, të jap zekatin, të bëj haxhin si mysliman, 
të agjëroj Ramazanin dhe të luftoj në rrugë të Allahut. 

Unë i thashë: 

"O i Dërguari i Allahut! Vallahi, për dy nga këto, nuk kam mundësi. 
Këto janë lufta dhe bamirësia. Myslimanët thonë se ai që ikën nga lufta, 
kthehet duke marrë mbi vete zemërimin e Allahut. 202 Dhe unë kam frikë 


202. Në një ajet fisnik, urdhërohet: "Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet 
me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t'u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë ze- 
mërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!" (Enfal, 






Adhurimet 


se kur të dalim në sheshin e luftës, do të më kaplojë frika e vdekjes. Për sa 
i përket bamirësisë, unë nuk kam tjetër përveçse një tufe të vogël delesh 
dhe dhjetë deveve. Ato janë burimi i të ardhurave dhe kafshët e udhëtimit 
të familjes sime." 

Resulullahu i|§, tha: 

"Luftë nuk bën, bamirësi nuk bën! Po me çfarë do të hysh në xhenet?!" 

Unë menjëherë i thashë: 

"O Resulullah, të jap besën!" Dhe i dhashë besën për të gjitha kushtet që 
ai më VUri. (Ahmed, V, 224; Hakim, II, 89/2421; Bejhaki, Shuab, V, 8; Hejthemi, I, 42) 

Urtësitë e zekatit dhe bamirësisë 

Zekati, bamirësia dhe dhurimi, bëhen pengesë që njerëzit e kamur ta 
teprojnë duke u mashtruar pas pasurisë së tyre dhe që njerëzit e varfër të 
kaplohen nga prirjet negative, si urrejtja dhe smira ndaj të pasurve. Në këtë 
mënyrë ruhet ekuilibri i jetës sociale, ndërsa individët lidhen me njëri-tjetrin 
me vëllazëri dhe dashuri. Po ashtu, kjo ul maksimalisht edhe distancën 
ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. Si rezultat i kësaj, numri i të varfërve 
do të ulet në mënyrë të dukshme dhe për rrjedhojë, do të parandalohen 
shumë fenomene negative në shoqëri. 

Sa mbresëlënës është ky shembull, i cili tregon më së miri se si zekati 
bëhet shkak i bashkimit të njerëzve të ndryshëm në shoqëri: 

Njëherë, kur Omeri 4fe, po kalonte pranë një shtëpie, para derës së saj 
pa një të moshuar të verbër që po lypte. Omeri 4fe, iu afrua nga pas dhe 
duke i prekur krahun, e pyeti: 

"Prej cilit popull je ti?" I moshuari i tha se ishte prej hebrenjve. Kurse 
Omeri 4§&, tha: 

"E si ke rënë në këtë gjendje?" Hebreu i verbër tha: 

"Shkak për këtë është taksa e xhizjes 203 , mosha ime e thyer dhe pamu- 
ndësia." 

Omeri 4fe, e kapi për krahu hebreun e verbër dhe e çoi në shtëpinë e 
tij. Në shtëpi mori ato që mund të gjente dhe ia dha hebreut. Pastaj thirri 
nëpunësin e thesarit të shtetit dhe e urdhëroi me këto fjalë: 


16 ) 

203. Xhizje: Një lloj takse që shteti islam merr prej shtetasve të saj jomyslimanë, me qëllim të mbrojtjes 
dhe të garantimit të të drejtave të tyre. 







Islami, feja e vërtetë 


"Kujdesu ndaj këtij dhe të tjerëve si ky! Betohem në Allahun se, nëse ne 
përfitojmë prej tij kur ai është në moshën më frytdhënëse të rinisë dhe e lëmë 
atë të mjerë kur plaket e dobësohet, nuk do të ishim aspak të drejtë..." 

Pas kësaj ndodhie, Omeri 4fe, e hoqi xhizjen për atë dhe të tjerët si ai. 204 

Në aspektet njerëzore, jomyslimanët janë të barabartë me myslimanët. 
Për shkak se fryma e fundit është mister për të gjithë, jemi të detyruar të 
sillemi mirë me të gjithë njerëzit dhe jomyslimanëve duhet t'u afrohemi 
me shpresën se ata mund të besojnë para se të vdesin. Për këtë arsye, nëse 
atyre nuk u jepet gjë prej zekatit, të paktën duhet t'u ndahet një pjesë prej 
lëmoshave. Në fund të fundit, këto dhurime dhe mirësi mund të bëhen 
shkak i udhëzimit të tyre. Shembullin më të bukur të kësaj e shohim përsëri 
në jetën e Resulullahut JH: 

Në vitin e shtatë të emigrimit, pas çlirimit të Hajberit, Mekën e kaploi 
një thatësirë dhe zi buke. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut jH, i dërgoi 
popullit të Mekës ndihma të ndryshme. Ebu Sufjani i mori në dorëzim të 
gjitha këto ndihma dhe ua shpërndau të varfërve të kurejshëve. Edhe pse 
në atë kohë ai vetë ishte prej idhujtarëve, i mahnitur nga kjo zemërgjerësi 
bujare, duke shprehur kënaqësinë e madhe që ndjente, tha: 

"Allahu e shpërbleftë me të mira djalin e vëllai tim! Sepse ai u kujdes 
ndaj të afërmve të vet!" 205 

Kjo dhe mirësi të ngjashme me këtë, i zbutën zemrat e banorëve të Mekës, 
duke e bërë më të lehtë pranimin e Islamit nga ana e tyre. Edhe në historinë 
Osmane gjejmë shumë shembuj të udhëzimit të njerëzve në këtë mënyrë. 

Nga ana tjetër, pasuria që merret si zekat, u kalohet pjesë- pjesë dhe 
shkallë- shkallë nevojtarëve të shoqërisë. Në këtë mënyrë, në shoqëri ndër- 
tohet ekuilibri, drejtësia dhe harmonia sociale. Ndërsa pasuria e të pasurve 
pastrohet dhe i ngelet të zotit si hallall. 

Që në kohët e hershme, në botë, vazhdimisht janë zhvilluar përplasje 
midis të pasurve dhe të varfërve. Në përgjithësi, të varfrit i kanë parë të pa- 
surit me urrejtje dhe smirë. Ndërsa të pasurit i kanë parë të varfrit si njerëz 
të ulët dhe të mjerë. Këtu mund të përjashtohen vetëm periudhat kur in- 
stitucioni i zekatit ka funksionuar ashtu siç duhet. Në ato kohë, zekati dhe 
lëmosha jepeshin me një fshehtësi dhe modesti të madhe. 


204. Shih. Ebu Jusuf, Kitabu'l-Haraxh, Daru's-Salah, fq. 259-260. 

205. Shih. Ja'kubi Tarihu'I-Ja'kubi, Bejrut 1992, II, 56. 






Adhurimet 


Allahu i Madhëruar shprehet:"Bamirësinë e merr vetë Ai !" 206 Dhe, nëse 
sot zekati do të jepej ashtu siç duhet, të varfrit dhe të vuajturit në shoqëri 
do të pakësoheshin aq sa nuk do të mbetej pothuajse asnjë. Në kohën e 
Khalifit Omer bin Abdulaziz, njerëzit e sillnin zekatin e mallit të tyre, por 
nuk gjenin askënd, të cilit mund t'ia jepnin. 207 Njëherë, Omer bin Abdula- 
zizi, e dërgon nëpunësin e zekatit në vendet e Afrikës. Mirëpo, nëpunësi 
u kthye pa i shpërndarë dot mallrat e zekatit, sepse nuk gjeti askënd që 
kishte nevojë për to. Për këtë arsye, me ato para ai mori dhe liroi shumë 
skllevër. 208 Ky pra është rezultati dhe shpërblimi i shpenzimit të pasurisë 
dhe jetës për hir të Allahut. 

Ja pra, ndërkohë që Islami e mjekon dhe e shëron plagën "pasuri-varfëri" 
të njerëzimit në këtë mënyrë kaq të bukur, sistemet e tjera nuk kanë pasur 
sukses në këtë çështje dhe, ose e kanë tepruar, ose e kanë lëshuar fare me 
rregullat e tyre njerëzore. Dikush e ka ndaluar rreptësisht kërkimin e diçkaje 
nga një tjetër e dikush tjetër e ka bërë lypjen profesion. Ndërsa Islami, me 
anë të zekatit dhe dhurimit, e ka trajtuar këtë plagë me një drejtësi të jash- 
tëzakonshme dhe ka ofruar zgjidhjen më të përshtatshme. 

Me të vërtetë që zekati është një nga mirësitë më të mëdha që Islami ia ka 
falur njerëzimit. Po ashtu, zekati ka qenë edhe një nga mënyrat e heqjes së 
zinxhirëve të skllavërisë prej qafës së njerëzve, që ishin realiteti i hidhur i 
një periudhe të gjatë të historisë. Kjo, sepse një nga tetë kategoritë ku duhet 
të shpenzohen mallrat e zekatit, është edhe dhënia e lirisë së skllevërve. 

Një nga urtësitë e zekatit është edhe pengimi i rritjes anormale të kapitalit 
individual. Zekati dhe dhurimi janë rrugëzgjidhja më e bukur që e pengon 
kapitalin të kthehet në kancer për individin. 

Po ashtu, duke mbështetur shumë njerëz që punojnë dhe përpiqen për 
hir të Allahut, në sajë të zekatit mund t'u hapet rrugë punëve të mira. Ndih- 
ma që u jepet nxënësve të dijes me anë të zekatit, bëhet shkak që kjo dije të 
përdoret për hir të Allahut. 

Në shoqëritë ku funksionon institucioni i zekatit, krijohet një gjendje pa- 
qeje. Si në shoqëritë e ndryshme islame, ashtu edhe në shoqërinë Osmane, 
shohim se jeta sociale ka qenë gjithmonë e qetë. Në sajë të kësaj qetësie, sho- 
qëria Osmane ka qëndruar në këmbë për 620 vjet. Kur solidariteti shoqëror 


206. Shih. Kuran: Teube, 104. 

207. Shih. Bejhaki, Delailu'n-Nubuue, VI, 493. 

208. Shih. M. S. Ramadan Buti, Fikhu's-Sire, fq. 434. 





Islami, feja e vërtetë 


prishet duke mos dhënë më zekat, në shoqëri fillojnë të shtohen vjedhjet dhe 
fenomene të tjera negative. Me largimin nga shpirtërorja, dëshirat e ulëta 
të egos fillojnë e kalojnë kufijtë dhe si përfundim prishet edhe qetësia në 
shoqëri. Në këtë rast, rregullat që na mëson shkenca e sociologjisë mbeten 
vetëm në letër. 

Prona i takon Allahut 

Të gjithë duhet të mendojmë se po jetojmë mbi pronën e Allahut dhe po 
furnizohemi me mirësitë e Tij. A nuk mendojnë ata që i neglizhojnë adhu- 
rimet si zekati dhe lëmosha, se mallin e kujt dhe prej kujt po e kursejnë!? 

Në të vërtetë, në mënyrë absolute, prona i takon vetëm Allahut. Ndërsa 
zotërimet e njeriut, janë si pronat e përbashkëta. Pasuria e kësaj bote është 
një amanet që Allahu ia ka dhënë robit të Tij. Prandaj, është e papranueshme 
që një individ ta përdorë atë vetëm sipas dëshirës së tij. Pra, kjo pasuri duhet 
të përdoret në rrugën që ka urdhëruar pronari i vërtetë i saj. 

Nisur nga kjo, kush dhuron diçka, nuk dhuron mallin e tij. Në të vërtetë, 
mallin që i ka dhuruar Allahu, ai ia kalon një robi tjetër të Allahut. 209 Për këtë 
arsye, Allahu i Madhëruar e ka caktuar zekatin si një borxh apo e drejtë që 
duhet t'u jepet nevojtarëve, prej atyre që kanë mundësi. Në një ajet fisnik 
urdhërohet: 

"(Ata) që nga pasuria e tyre japin të drejtën e caktuar për nevojtarin 
dhe mahrumin (ai që është i varfër por ka turp të kërkojë)" (Mearixh, 24-25; 
Dharijat, 19) 

Pra, çdo rob që dëshiron të arrijë moralin dhe mirësinë hyjnore, është i 
detyruar t'i lejojë edhe nevojtarët e të vuajturit të përfitojnë prej mirësive të 
kësaj bote, prej të cilave përfiton edhe vetë ai. Qëllimi i vërtetë i kësaj, është 
arritja e kënaqësisë së Allahut dhe formimi i besimtarëve të tillë, prej dorës 
dhe gjuhës së të cilëve përfitojnë të gjithë njerëzit. 

Begatia e zekatit dhe bamirësive 

Zekati, i cili gëzon nevojtarët e shoqërisë, në fakt është më shumë i do- 
bishëm për ata që japin sesa për ata që marrin. Në të vërtetë, fjala "zekat" 
që nënkupton "pastrim", "purifikim" dhe "begati", ka disa dobi shumë të 
rëndësishme, si pastrimi i njeriut prej disa sëmundjeve dhe të këqijave të 


209. Shih. Kuran: Bekare, 3; Ra'd, 22; Nur, 33; Hadid, 7. 








Adhurimet 


zemrës dhe pastrimi i pasurisë së tij. 210 Gjithashtu, pastrimi i zemrës, i shpirtit 
dhe i egos, është edhe një nga urtësitë e dërgimit të pejgamberëve. 

Zekati bën të mundur që njeriut, i cili për nga natyra është shumë i dhënë 
pas pasurisë, t'i pakësohet dashuria ndaj mallit. E kur arrihet kjo, zekati e 
orienton atë tek dashuria e vërtetë, që është Allahu i Madhëruar, i Cili është 
i vetmi që e meriton të lidhesh pas Tij. Ai e ndihmon njeriun të pastrohet 
nga gjithçka që hedh hije mbi dashurinë për Allahun, të jetojë "teuhidin" 
dhe të shpëtojë prej koprracisë, duke e falënderuar Allahun për mirësitë që 
i ka falur. Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"...Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj edhe më shumë 
begatitë e MiaL" (Ibrahim, 7) 

"Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë 
atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka 
nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të 
dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm." (Bekare, 261) 

Resulullahu JH, duke folur për begatinë e madhe shpirtërore që ka ba- 
mirësia dhe dhurimi, është shprehur: 

"Për shkak të një kafshate buke , një grusht hurma apo diçka të ngjashme me këto , 
prej të cilave do të ketë dobi një i varfër , Allahu i Madhëruar vendos në xhenetin 
e Tij tre lloj njerëzish: 

1) Të zotin e shtëpisë dhe atë që e urdhëron dhënien e tyre , 

2) Zonjën e shtëpisë që përgatit atë që do tëjepet , 

3) Shërbyesin që do ta lërë atë mirësi në dorën e të varfrit." 

Pasi i numëroi këto, Resulullahu JH, vazhdoi duke thënë: 

"Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk harron askënd prej nesh!" 
(Hejthemi, III, 112) 

Nga ana tjetër, bamirësia largon shumë fatkeqësi të kësaj bote dhe të 
botës tjetër. Një pjesë prej këtyre, Resulullahu jf§, na i ka bërë të ditura me 
këto fjalë: 

"Ashtu siç e shuan uji zjarrin , ashtu e shuan edhe bamirësia gjynahun." (Tir- 
midhi, Iman, 8/2616. Veç. Shih. Ibn-i Maxhe, Fiten, 12) 

"Bamirësia shuan zemërimin e Zotit dhe e largon njeriun nga vdekja e keqe." 
(Tirmidhi, Zekat, 28/664) 


210. Shih. Kuran: Teube, 103; Sebe, 39; Ebu Daud, Zekat, 21/1619. 









Islami, feja e vërtetë 


"Lëmosha që jep myslimani, ia zgjat (begaton) jetën atij, parandalon vdekjen 
e keqe dhe për shkak të saj, Allahu i Madhëruar largon prej tij mendjemadhësinë, 
varfërinë dhe mburrjen." (Hejthemi, III, 110 ) 

"Nxitoni në dhënien e lëmoshës! Sepse fatkeqësia nuk mund t'ia kalojë lëmo- 
shës." (Hejthemi, III, 110) 

"Të gjithë do të jenë nën hijen e bamirësisë së vet, derisa të gjykohen të gjithë 
njerëzit." 

Një nga transmetuesit që na ka sjellë hadithin e fundit, Ebu'l-Hajr (Allahu 
e mëshiroftë), përpiqej që çdo ditë të jepte nga një lëmoshë. Madje, edhe nëse 
ajo që jepte, ishte një ëmbëlsirë, një qepë apo diçka e ngjashme me këto... 
(Ahmed, IV, 147-8; Hejthemi, III, 110) 

Një herë, Resulullahu $l§, tregon se një grup njerëzish kishte shkuar tek 
Isai Pasi ata u ndanë prej tij, Isai u thotë të pranishmëve: 

"Nëse dëshiron Allahun, njëri prej tyre do të vdesë sot!" 

Kur erdhi mbrëmja, ata njerëz erdhën përsëri tek Isai SSSl, me turra drush 
të ngarkuara në kurriz. Isai SSSl, u tha: 

"Lëshojini drutë në tokë!" Pastaj, njeriut për të cilin më parë tha se atë ditë 
do të vdiste, i thotë: 

"Zgjidhe turrën e druve!" Kur personi e zgjidhi turrën e druve, prej aty 
doli një gjarpër i zi. 

"Çfarë pune të mirë ke bërë sot?"- e pyet Isai SS. 

"Sot nuk kam bërë ndonjë punë të mirë!"- tha njeriu. Por Isai këm- 
bënguli duke thënë: 

"Mendo mirë, çfarë ke bërë?" Kësaj here, njeriu tha: 

"Nuk kam bërë ndonjë punë, por kur kisha në dorë një copë buke, erdhi 
një i varfër dhe më kërkoi diçka. Ndërsa unë i dhashë një pjesë prej asaj 
buke." 

Pasi mori këtë përgjigje, Isai tha: 

"Ja pra, në sajë të kësaj të mire, fatkeqësia është larguar prej teje!" (Hejthemi, III, 
109-110; Ahmed, Zuhd, I, 96) 

Sa bukur e shpreh Mevlana i nderuar begatinë e shpenzimit të pasurisë 
në rrugë të Allahut: 

"Pasuria nuk pakësohet aspak, duke dhënë lëmoshë. Përkundrazi, bamirësia e 
ruan pasurinë nga humbja dhe shpërdorimi! Zekati qëjep, bëhet rojë e qeses tënde. 
Edhe namazi qëfal, bëhet çobani yt e të ruan prej të këqijave dhe ujqërve. 






Adhurimet 


Kush mbjell, atij i boshatiset hambari, por kur vjen koha e te vjelave, sa prodhim 
merr ai ne këmbim të atyre farave që ka hedhurl ? Sa hambarë të mbushur plotë 
merr në këmbim të një hambari që boshatisi!?.. Mirëpo, nëse gruri nuk përdoret 
aty ku duhet, por ruhet në hambar, do të jetë ushqim vetëm për insektet, krimbat 
dhe minjtë. Këto e shkatërrojnë atë plotësisht." 

Edukata e zekatit dhe dhurimit 

Kur jepet zekati apo lëmosha, është shumë e rëndësishme të respekto- 
hen rregullat e mirësjelljes dhe edukatës. Në mënyrë të veçantë, ai që jep, 
duhet ta bëjë këtë duke ndjerë mirënjohje ndaj atij që e pranon. Kjo, sepse 
ai e shpëtoi atë prej një borxhi të detyrueshëm dhe u bë shkak i arritjes së 
shumë begative. 

Kur jepet zekat apo lëmoshë prej mallrave, duhet që malli të jetë të 
paktën i cilësisë mesatare. Ne nuk duhet t'u japim të tjerëve diçka që, po 
të na jepej neve nuk do ta pranonim. 211 Po ashtu, nuk duhet t'i çojmë dëm 
bamirësitë që bëjmë, duke i lënduar ndjenjat e nevojtarëve dhe duke ua 
kujtuar atyre këto mirësi. Allahu i Madhëruar e ka ndaluar rreptësisht këtë 
sjellje të shëmtuar. 212 

Nuk është e drejtë ta kërkosh përsëri atë që ia ke dhënë njëherë nevojtarit. 
Edhe kjo sjellje është konsideruar jashtëzakonisht e shëmtuar. 213 

Një nga çështjet e rëndësishme që duhet pasur kujdes kur jepet zekat dhe 
lëmoshë apo kur bëhet një mirësi, është respektimi i fshehtësisë. Kjo, sepse 
lëmosha që jepet haptazi dobëson ndjenjën e turpit tek ai që e merr dhe me 
kalimin e kohës kjo do të kthehet në një zakon, duke e humbur dëshirën e tij 
për të punuar. Përveç kësaj, dhënia haptazi i hap rrugë zhvillimit të cilësive 
të këqija, si mburrja, mendjemadhësia, pëlqimi i vetvetes etj. 

Lëmosha duhet dhënë me sinqeritet vetëm për hir të Allahut. Dhurimet 
që bëhen për t'u dukur dhe për interesa të ulëta të kësaj bote, shkojnë kot 
dhe nuk i bëjnë dobi njeriut. 214 

Rreziku i braktisjes së zekatit 

Individët dhe shoqëritë që nuk e shlyejnë borxhin e zekatit, i presin rre- 


211. Shih. Kuran: Bekare, 267; Ebu Daud, Zekat, 5/1582. 

212. Shih. Kuran: Bekare, 262-264; Insan, 8-11. 

213. Shih. Muslim, Hibat, 5. 

214. Shih. Kuran: Bekare, 264. 





Islami, feja e vërtetë 


ziqe të mëdha materialo-shpirtërore. Allahu i Madhëruar, i Cili na tërheq 
vëmendjen në lidhje me këto rreziqe, urdhëron: 

"Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj 
në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit." 

(Bekare, 195) 

Dora që jep është më e mirë se ajo që merr 

Islami nuk e ndalon nevojtarin të kërkojë diçka prej të tjerëve. Por nga 
ana morale, ai nuk e këshillon këtë gjë. E megjithatë, e lejon lypjen në raste 
të nevojave ekstreme. Kjo, sepse t'u shtrish dorën të tjerëve, e ul qenien 
njerëzore. Për këtë arsye, edhe Resulullahu 5H, kur merrte besën prej sho- 
këve të tij, shumicës prej tyre u vinte si kusht që "të mos kërkonin asgjë prej 
askujt". 215 

Pra, duhet të përpiqemi të japim zekat e jo të marrim, sepse i Dërguari 
i Allahut sig, ka thënë: 

"Dora që jep, është më e mirë se ajo që merr. Ndihmën tëndefilloje prej atyre 
që ke marrë përsipër t'u sigurosh jetesën! Lëmosha më e mirë, është ajo që jepet 
prej mallit që tepron pas plotësimit të nevojave. Kush nuk kërkon gjë prej njerëzve, 
Allahu nuk e hën atë nevojtar ndaj askujt. Dhe kush është syngopur, Allahu e pa- 
SUron atë." (Buhari, Zekat, 18; Muslim, Zekat 94-97,106,124) 

Përveç këtyre, Allahu i Madhëruar na tërheq vëmendjen edhe në ndjesinë 
e zemrës së njerëzve të mirë që japin zekat, lëmoshë dhe bëjnë mirësi. Duke 
nënkuptuar se bota e tyre shpirtërore duhet të bëhet si një skaner, Allahu 
i Madhëruar, urdhëron: 

"(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e 
nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton 
se janë të kamur, për shkak se nuk lypin. Ata do t'i njohësh nga pamja e 
tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej 
të mirave, Allahu i di ato." (Bekare, 273) 

Dëmet e kamatës 

Islami, në sajë të institucionit të zekatit dhe dhurimit, u ka zgjatur dorën 
e ndihmës njerëzve që ndodhen në vështirësi, pa pritur asgjë në këmbim dhe 


215. Shih. Muslim, Zekat, 108; Ebu Daud, Zekat, 27/1643; Ahmed, 1,11. 





Adhurimet 


në këtë mënyrë e ka shëruar që në rrënjë këtë plagë të shoqërisë. Përkundër 
kësaj, Islami e ka ndaluar rreptësisht fenomenin negativ të kamatës, që në 
dukje është ndihmë apo lehtësim për njerëzit, por që në të vërtetë nuk bën 
gjë tjetër përveçse abuzon me gjendjen fatkeqe të njerëzve të pashpresë. 

Fajdexhinjtë dëshirojnë që të tjerët të kenë probleme dhe të përfitojnë prej 
kësaj gjendjeje. Ndërsa ai që jep zekat, bëhet ortak me vuajtjet e të varfërve dhe 
nevojtarëve. Dëshira e tij e vetme është të kënaqë Allahun e Madhëruar. Për 
këtë arsye, ai vazhdimisht mundohet të jetë ndihmës i robërve të Tij të vuajtur. 

Sa më shumë mall dhe pasuri të ketë njeriu ambicioz dhe sypangopur, aq 
më e pakët duket në sytë e tij. Ndërsa njerëzit që mësohen të japin lëmoshë 
dhe zekat, bëhen edhe zemërgjerë. Ata mjaftohen me pak prej mirësive të 
kësaj bote. Mirëpo syri i fajdexhiut është kapluar nga një ambicie e tillë, 
saqë dëshiron të shtojë pasurinë e vetë qoftë edhe duke shkatërruar të tjerët. 
Megjithatë, përfundimi i tyre është gjithmonë falimentimi dhe humbja, sepse 
Allahu i Madhëruar, urdhëron: 

"Allahu ia heq çdo përfitim kamatës dhe e rrit përfitimin e bamirësi- 
Së..." (Bekare, 276) 

Ndërsa i Dërguari i Allahut JH, ka thënë: 

"Kush e shton pasurinë e tij me anë të kamatës , patjetër qëfundi i tij do tëjetë 
falimentimi me anë të pakësimit të pasurisë." (Ibn-i Maxhe, Tixharat, 58; Hakim, IV, 
353/7892) 

Nga ana tjetër, për shkak se sistemi i kamatës bazohet në transferimin 
e parasë nga njëri tek tjetri, pra duke forcuar njërin dhe duke i pirë gjakun 
tjetrit, në këtë mënyrë dëmtohen pasuria dhe themelet e shoqërisë, rritet 
inflacioni, të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër. Gjith- 
ashtu, nga aspekti ekonomik, shoqëror, fetar dhe moral, ky sistem e zhyt 
popullin në batak. 

Përkundër kësaj, lëmoshat dhe dhurimet në formë ndihme 
ndaj individëve të varfër dhe në vështirësi, garantojnë vazhdimë- 
sinë e harmonisë dhe rregullit shoqëror. Për këtë arsye, ato bë- 
hen shkaqet e begatisë edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. 

Shkurtimisht, në ditët tona, kur ndjenjat vëllazërore janë dobësuar, paqja 
dhe qetësia shoqërore kanë humbur dhe urrejtja e armiqësia është shtuar 
jashtë mase, ndihet një nevojë serioze për më tepër fushata dhurimi. Në 
vendin e të varfërve dhe nevojtarëve mund të ishim edhe ne. Për këtë arsye. 





Islami, feja e vërtetë 


dhurimet tona ndaj tyre duhen konsideruar si shlyerje e borxhit të falënde- 
rimit që kemi ndaj Zotit tonë. 


5. Haxhi 

Haxhi është një adhurim që bëhet një herë në jetë nga myslimanët që 
kanë mundësi, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ana shëndetësore, 
duke vizituar Qabenë në Mekë dhe duke kryer disa rite të caktuara në ditë 
të caktuara. Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"...Vizita e kësaj shtëpie (Qabes) për hir të Allahut, është obligim për 
atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë!.." (A1 Imran, 97) 

Adhurimi i haxhit ekzistonte edhe tek pejgamberët e mëparshëm. Mirë- 
po, me kalimin e kohës, idhujtarët e kthyen në një ceremoni zyrtare jashtë 
normave morale dhe në një ekspozim force, që të pasurit e shfaqnin para 
të varfërve. Me ardhjen e Islamit, haxhi mori përsëri identitetin e tij të vër- 
tetë. 

Adhurimi i haxhit ka shumë urtësi materiale dhe shpirtërore: 

Haxhi zhvillohet në një atmosferë të begatë dhe madhështore, ku shfaqet 
mëshira e pakufishme e Allahut. Për këtë arsye, një prej emrave të Mekes 
së Ndritur, është edhe "Ummu Ruhm", pra vendi ku zbret me bollëk më- 
shira hyjnore... 216 

Vendet e shenjta ku zhvillohet haxhi, kanë atmosferën shpirtërore të 
një bote qiellore, të mbushura me shenja hyjnore. Në ato vende të vjen në 
mendje vetëm mëshira dhe begatia e Allahut. Këto toka të shenjta kanë 
ushqyer me përshpirtshmëri të gjitha zemrat besimtare dhe janë lagur me 
lotët e dashurisë, që prej Ademit e këtej. Ata që e kryejnë haxhin me 
përkushtim, në ato vende kërkojnë gjurmët e hapave të pejgamberëve, duke 
marrë prej tyre frymëzim shpirtëror. Këto vende të shenjta, të cilat janë 
një burim i veçantë frymëzimi, janë të mbushura me kujtime të bukura të 
vargut të pejgamberëve. 

Nisur nga kjo, një nga qëllimet e haxhit, është edhe respektimi e zbuku- 
rimi i zemrave me kujtimet atyre vendeve të shenjta. 

Haxh do të thotë: 


216. Shih. Buhari, Tefsir, 18/4. 





Adhurimet 


-Të perceptosh mbështetjen dhe dorëzimin e Ibrahimit dhe Ismailit 
SSSi, tek Allahu. 

-Të gurëzosh armikun tonë të brendshëm të quajtur nefs/ego dhe prirjet 
e shejtanizuara jashtë nesh. 

-Të strehohesh tek Zoti duke u zhveshur nga dallimet klasore dhe duke 
hyrë në atmosferën e qefinit. 

-Të drithërohesh me ndjenjën që të shkakton skena e frikshme e 
Kijametit. 217 

-Të ndërtosh një vëllazëri besimi ndërmjet myslimanëve, duke bashkuar 
në një vend popujt e huaj dhe të largët. 

-Po ashtu, haxh do të thotë të përpiqesh të shpëtosh prej tufaneve të 
egos, duke u zhveshur nga rroba e trupit dhe duke u zhytur në thellësitë 
e shpirtit. 

Meka, është vendi ku shfaqet realiteti i zhdukjes së koncepteve, si kom- 
bësia, ngjyra, veshjet, pozitat etj., dhe myslimanët mblidhen si një komb 
i vetëm nën vëllazërinë islame. Atje, drejtori, punëtori, i huaji, i pasuri, i 
varfri, i dituri, i padituri, mbreti dhe shërbëtori, të gjithë mblidhen në një 
vend, kanë të njëjtat veshje, qëndrojnë në të njëjtin shesh dhe në të njëjtin 
rresht. Ai qytet i bekuar, i mbushur me siguri, paqe dhe dashuri, është vendi 
ku shpirtrat mbushen me frymëzim e begati dhe vendi ku kanë jetuar pej- 
gamberët. Sa skenë madhështore është uniteti, vëllazëria dhe dashuria që 
shfaqet gjatë haxhit dhe umres në ato vende të bekuara, pavarësisht krizave 
që po përjeton bota islame në ditët tona! Atje myslimanët shijojnë faljen e 
Allahut dhe përjetojnë vëllazërinë islame me entuziazmin dhe dashurinë 
e madhe që u fal besimi. 

Haxhi është plotësimi me dashuri i detyrës së devotshmërisë ndaj Allahut. 

Thelbi i adhurimit të haxhit është përkushtimi i vetes vetëm ndaj Allahut, 
duke u larguar prej çdo aktiviteti tjetër. Ai është një lloj prove dhe përgatitjeje 
në këtë botë, për udhëtimin në botën tjetër, për vdekjen dhe për ato që do 
të ndodhin pas vdekjes. 

217. Haxhi është adhurimi që mbledh në një vend dhe kohë të njëjtë, rreth 3 milion myslimanë nga 
vende të ndryshme të botës. Tabloja që merr formë nga numri i madh i myslimanëve, të kujton 
skenën e përshkruar në ditën e kijametit, kur të gjithë njerëzit do të mblidhen para Zotit për të 
dhënë llogari. 





Islami, feja e vërtetë 


Haxh është zhveshja e robit nga të gjitha gradat e kësaj bote, duke qën- 
druar vetëm me dy copa beze të bardha, me kokë dhe këmbë të zbathura; 
është një lloj ngritjeje nga varri dhe shkuarje në vendin e mahsherit; një 
dorëzimi i plotë dhe përgjërimi me gjithë shpirt tek Allahu. Ja pra, adhurimi 
i haxhit na tregon se fshirja e gjynaheve mund të realizohet vetëm në sajë 
të begatisë së një adhurimi të kryer pas përgjërimit, mbështetjes dhe dorë- 
zimit të plotë tek Allahu. 

Haxhi e orienton njeriun në jetën shpirtërore, sepse ky adhurim delikat 
është i mbushur përplot me shfaqje të dhembshurisë, mëshirës dhe dashurisë. 
Në haxh është e ndaluar të bësh gjah apo të lëndosh një krijesë të Allahut. 
Madje, është e ndaluar të këpusësh qoftë edhe një degë peme të gjelbër. Atje 
ka vetëm dashuri dhe mirësjellje ndaj krijesave për hir të Krijuesit. Një ditë, 
Resulullahu j5§g, i thotë Omerit 

"O Omer! Tije nje njeri ifuqishëm. Mos i shtrëngo dhe mos i lëndo të dobëtit 
për të arritur Haxhi Esuedin 218 ! As mos u shqetëso dhe as mos shqetëso! Nëse gjen 
vend (bosh), preke me dorë dhe puthe, përndryshe, bëja me shenjë nga larg sikur 
"e prek dhe e puth", pastaj kalo duke thënë Kelime-i Teuhidin dhe Bismilahin!" 
(Ahmed, I, 28; Hejthemi, III, 241) 

Për shkak se haxhi bëhet në një kohë dhe vend të caktuar, i bën mysli- 
manët të fitojnë vetëdijen ndaj konceptit të kohës dhe vendit dhe se çdo gjë 
në botë zhvillohet në një rregull të caktuar. Ai i kujton njeriut se kur humb 
disa çaste të rëndësishme në jetë, mund të ketë humbur shumë gjëra. Ai i 
mëson njeriut se duhet të jetë gjithmonë vigjilent dhe çdo punë duhet ta 
bëjë në kohën e duhur. 

Haxhi dhe hutbja/ligjërata e lamtumirës së Pejgamberit 5§g, është një 
shembull shumë i bukur për haxhin që duhet të bëjë umeti i tij deri në Ditën 
e Kijametit. Gjithashtu, në haxhin e lamtumirës, Pejgamberi $§g, dha edhe 
udhëzime të tjera në lidhje me vëllazërinë fetare, duke përforcuar me dashuri 
dhe mëshirë çështjet kryesore të drejtësisë ndërmjet njerëzve. 

218. Haxhi Esued: Guri i zi, i cili ndodhet në cepin lindor të Qabesë. Përkundër disa akuzave të p - 
baza, ky gur nuk është objek adhurimi. Atij i jepet rëndësi në shenjë të respektit ndaj traditës 
së Pejgamberit $§I. Në lidhje me këtë, është edhe thënia e famshme e Omerit i cili është 
shprehur: "Unë e di që ti je veç një gur, por po të mos e kisa parë Pejgamberin ijjg, të të puthë, nuk do 
të të kisha puthur kurrë." 







Adhurimet 


6. Adhurimet e tjera 

Përveç atyre që përmendëm deri këtu, në Islam ka edhe adhurime të tjera, 
siç janë adhurimet nafile 219 , dhikri, duatë, leximi i Kuranit etj... Në kryerjen 
e këtyre lloj adhurimeve nuk është caktuar ndonjë kufi i veçantë. Prandaj, 
është këshilluar që çdokush të bëjë aq sa ka mundësi. Të gjithë do të fitojnë 
shpërblime në bazë të sinqeritetit me të cilin i kryejnë këto adhurime. 

Allahu i Madhëruar i ka krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm për të adhu- 
ruar Atë. Për këtë arsye, çdo çast i jetës duhet zbukuruar me adhurime, 
qofshin ato të vogla apo të mëdha. 

Nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar gjithmonë dëshiron lehtësi për robërit 
e Tij. Prandaj dhe ua ka lehtësuar devotshmërinë atyre, duke hapur dyert 
e mirësive, nga ku mund të hyjnë lehtësisht njerëzit e çdo niveli. Çdo njeri 
me mendje të shëndoshë mund të fitojë kënaqësinë e Zotit, duke i plotësuar 
lehtësisht dëshirat e Tij. 

I Dërguari i Allahut $|§, ka thënë: 

"Buzëqeshja ndaj vëllait (tëfesë), është bamirësi. Të urdhërosh të mirën dhe të 
pengosh nga e keqja, është bamirësi. Ti tregosh rrugën atij që e ka humbur, është 
bamirësi. Të shikosh për atë që është i verbër, është bamirësi. Të heqësh nga rruga 
gurë,ferra apo kocka, është bamirësi. Të hedhësh ujë nga kovajote në kovën e vëllait 
tënd, është bamirësi." (Tirmidhi, Birr, 36/1956) 

"Askush prej jush të mos e nënvleftësojë qoftë edhe të mirën më të vogël që bën! 
Nëse nukgjeni diçka (të mirë) për të bërë, buzëqeshini vëllait tuaj! Nëse blini mish 
ose bëni gjellë në tenxhere, shtojini pak më tepër ujëejepini edhefqinjit prej saj!" 
(Tirmidhi, EtTme, 30/1833) 

Një besimtar i sinqertë, në sajë të një hapi që hedh në rrugën e Allahut, 
përshkon largësi të mëdha dhe arrin shpërblime të shumta. Në një ajet 
fisnik urdhërohet: 

"Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën 
një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk 
do t'i bëhet kurrfarë padrejtësie." (En am, 160) 

Ndërsa në një hadith kudsij, Allahu i Madhëruar shprehet: 

"Kur robi (Im) më afrohet një pëllëmbë, Unë i afrohem një krah; kur ai më afrohet 


219. Nafile: Vullnetare 





Islami, feja e vërtetë 


një krah, Unë i afrohem një pash; kur ai vjen tek Unë duke ecur, Unë shkoj tek ai 
duke vrapuar." (Buhari, Teuhid, 50; Muslim, Dhikir, 2, 3, 20-22, Teube 1) 

Në bazë të qëllimit dhe sinqeritetit të njeriut edhe punët e përditshme 
mund të kthehen në adhurime. Për shembull, nëse një besimtar, i cili i kryen 
rregullisht adhurimet e detyrueshme, mundohet të fitojë të ardhura në më- 
nyrë hallall, duke pasur për qëllim që me to të sigurojë jetesën e familjes së 
tij dhe edukimin e tyre me edukatë islame, arrin të fitojë edhe pasuri edhe 
shpërblime. Kush ha ushqim duke pasur për qëllim ruajtjen e shëndetit 
për të vazhduar kryerjen e adhurimeve, edhe ai do të shpërblehet sipas 
qëllimit të tij. 

Shkurtimisht, kush u jep më shumë rëndësi adhurimeve islame, qofshin 
farze apo nafile, ai do të fitojë më shumë shpërblime. Madje, shpërblimin e 
përpjekjeve të tij do ta shohë edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. Për këtë 
arsye edhe sahabët e Pejgamberit jH, në çështjen e adhurimeve dhe punëve 
të mira, ishin gjithmonë në garë me njëri-tjetrin. Ebu Hurejre tregon: 

Myslimanët e varfër, të cilët emigruan nga Meka në Medinë, erdhën tek 
Resulullahu $§f dhe i thanë: 

"Myslimanët e pasur morën edhe gradat e larta të xhenetit, edhe mirësitë 
e përjetshme!" Pasi i dëgjoi këto fjalë, Resulullahu $§f, pyeti: 

"-Çfarë ka ndodhur? Çfarë kanë bërë ata?" Muhaxhirët 220 e varfër thanë: 

"Namazin që falim ne, e falin edhe ata. Agjërimin që mbajmë ne, e mbajnë 
edhe ata. Mbi të gjitha, ata japin lëmoshë, ndërsa ne nuk mund të japim. Ata 
lirojnë skllevër, ndërsa ne nuk mundemi!" Resulullahu JH, u tha: 

"A t'ju lajmëroj për diçka me të cilën do të arrini ata c\ë janë para jush, do të 
kaloni ata që vijnë pas jush dhe do të jeni më të lartë se kushdo tjetër, përveç atyre 
që bëjnë atë që bëni ju ? " 

"Po, na e thuaj, o Resulullah!"- thanë sahabët e varfër. Pastaj, Profeti $§f, 
urdhëroi e tha: 

"Pas çdo namazifarz, thoni nga tridhjetë e tri herë Subhanallah, Elhamdulilah, 
Allahu Ebker." 

Pas disa ditësh, muhaxhirët e varfër erdhën përsëri tek Resulullahu 5§f 
dhe i thanë: 


220. Muhaxhir: Emigrues; Në terminologjinë islame përdoret për myslimanët që emigruan nga Meka 
në Medinë së bashku me Pejgamberin ij§. 






Adhurimet 


"Vëllezërit tanë të pasur e kanë marrë vesh për tesbihet që bëjmë ne 
dhe tashmë i bëjnë edhe ata!" Pas këtyre fjalëve, Resulullahu urdhëroi 
e tha: 

"Ç'të bëjmë!? Kjo është mirësia e Allahut; dheAllahu mirësinë e Vet iajep kujt 
të dojë. " (Buhari, Ezan 155; Deauat 18; Muslim, Mesaxhid, 142; Ebu Daud, Vitir 24) 


Me pak fjalë, çdo adhurim që ka sjellë Islami, ka shumë urtësi dhe dobi. 
Këtu kemi përmendur vetëm disa prej tyre. Një pjesë e tyre do të zbulohen 
me kalimin e kohës, ndërsa një pjesë tjetër do të kuptohen vetëm në botën 
tjetër. 

Mirëpo, një gjë nuk duhet harruar; nuk është e drejtë të mendosh rreth 
dobive materiale të këtyre adhurimeve, ndërkohë që je duke i kryer ato. 
Resulullahu JH, ka thënë: 

"Veprat fitojnë vlerë sipas qëllimeve. Njeriu shpërblehet për atë që ka pasur 
qëllim..." (Muslim, Imaret, 155) 

Myslimani duhet t'i bëjë adhurimet vetëm për të fituar kënaqësinë e 
Allahut të Madhëruar. Ndërsa dobitë që vijnë prej adhurimeve duhet t'i 
mendojë vetëm si mirësi të Allahut ndaj robërve të Tij. Madje, për këto duhet 
të falënderojë Allahun në mënyrë të veçantë. 221 

Po ashtu, nuk duhet harruar se qëllimet janë më të rëndësishme se vep- 
rat. Ngjarja e njërit prej sunduesve dhe heronjve të Horasanit 222 , Amr bin 
Lejsit, është një shembull shumë i bukur në lidhje me këtë çështje. Pasi 
kishte ndërruar jetë, një njeri i mirë e kishte parë në ëndërr dhe midis tyre 
ishte zhvilluar ky dialog: 

"Si u soll Allahu me ty?" 

"Allahu më fali." 

"Për shkak të cilës vepër të fali Allahu?" 

"Një ditë isha ngjitur në majë të një mali. Kur pashë numrin e madh të 
ushtarëve të mi, më pëlqeu shumë ajo pamje dhe mendova: 

«Ah sikur të kisha jetuar në kohën e Resulullahut dhe ta kisha mbësh- 


221. Për më tepër detaje në lidhje me urtësitë e adhurimeve, shih. Osman Nuri Topbash, "Islami 
Besimi Adhurimi". 

222. Horasan: Një zonë në lindje të Iranit. 






Islami, feja e vërtetë 


tetur me ndihmë...» Ja pra, në sajë të këtij qëllimi dhe dëshire, Allahu i 
Madhëruar më fali." (Kadi Ijaz, Shifa, II, 28-29) 




Pjesa IV 


MUAMELATI 
DHE MORALI 


Islami nuk është një jetë e përbërë vetëm nga besimi dhe adhu- 
rimet. Ai është një sistem vlerash jashtëzakonisht delikate, që për- 
veç besimit dhe adhurimeve, rregullon çdo fushë të jetës në mënyrë 
të detajuar, si moralin dhe, në mënyrë të veçantë, respektimin e të 
drejtave dhe lirive. Islami është feja e vërtetë që është dërguar nga 
Allahu i Madhëruar për të mësuar se si duhet të jetojnë në këtë botë 
njerëzit që Ai ka krijuar dhe të cilët i njeh më mirë se ç'njohin ata 
veten e tyre. 

Çdo besimtar me mendje të shëndoshë, duhet të thellohet në me- 
ditimin rreth këtyre pyetjeve: 

"Çfarë është kjo botë? Përse erdhëm këtu? Për ku rrjedhin ditët 
tona të përkohshme? Si duhet të jetoj dhe si duhet të vdes?.." 



Islami nuk përbëhet vetëm nga besimi dhe adhurimet. Ai përfshin çdo 
fushë të jetës. Islami është feja e vërtetë që ka dërguar Allahu i Madhëruar, 
për t'u mësuar njerëzve deri në detajet më të imëta se si duhet të jetojnë në 
këtë botë. Për rrjedhojë, një nga pjesët më të rëndësishme të Islamit, është 
"muamelati 225 " , me anë të të cilit rregullohen marrëdhëniet njerëzore. 

Muamelati, nënkupton fushën e fikhut 224 jashtë adhurimeve, pra komplet 
fushën e drejtësisë. Këtë mund ta quajmë edhe, "Ligjet juridike që rregullojnë 
marrëdhëniet e individit me individët e tjerë dhe shoqërinë". 

Islami ka rregulluar me ligj çdo fushë të individit që formon shoqëri- 
në, duke filluar që nga jeta e përditshme private e deri tek jeta familjare, 
nga marrëdhëniet farefisnore dhe fqinjësore, tek veprimtaritë tregtare dhe 
ekonomike, nga shërbimet arsimore, edukative e formuese, tek rregullat e 
edukatës shoqërore, që garantojnë paqen e sigurinë. Përveç këtyre, Islami 
ka caktuar edhe detyrat, përgjegjësitë dhe të drejtat e njerëzve dhe, për 
rrjedhojë edhe dënimet që duhen zbatuar në rast të shkeljes së këtyre për- 
gjegjësive dhe të drejtave. 

Nisur nga kjo, ashtu siç një mysliman është i detyruar të bëjë një jetë pri- 
vate brenda rregullave islame, ai është i detyruar që edhe jetën e tij shoqërore 
dhe marrëdhëniet me njerëzit e tjerë t'i rregullojë në mënyrë të përshtatshme 
me urdhrat e Allahut. Shkurtimisht, ai duhet ta bëjë Islamin mbizotërues 
në çdo fushë të jetës së tij. Ai që nuk ia arrin kësaj, nuk mund të arrijë edhe 
pjekurinë e një besimtari të mirë. I Dërguari i Allahut ||§, ka thënë: 

"Nuk mund te hyjë në xhenet ai që sillet keq me ata që ka nën urdhra dhe njerëzit 
yërreth vetes. " (Tirmidhi, Birr, 29/1946; Ibn-i Maxhe, Edeb, 10; Ahmed, I, 7) 

Ndërsa Omeri thotë: 


223. Muamelat: Kodi i të drejtave civile. 

224. Fikh: Jurisprudenca islame. 






Islami, feja e vërtetë 


"Tjetrit mos i shikoni namazin që fal apo agjërimin që mban, por shi- 
koni; 

-A thotë të vërtetën kur flet? 

-A e respekton amanetin kur vjen koha për ta çuar në vend atë që i ke 
besuar? 

-A kujdeset për hallallin dhe haramin kur merret me punët e kësaj bote?" 
(Bejhaki, Sunenu'l-Kubra, VI, 288; Shuab, IV, 230, 326) 

Një njeri po lavdëronte dikë në prezencë të Omerit i cili e pyeti: 

"A ke udhëtuar ndonjëherë me personin që po lavdëron?" 

"Jo!"- tha ai. 

"A ke pasur ndonjë marrëdhënie tregtie me të?" 

"J°!" 

"A ke qenë fqinj i tij mëngjes e mbrëmje?" 

"Jo!" 

Atëherë, Omeri 4fe, tha: 

"Betohem në Allahun që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, se ti nuk e njeh 
fare atë njeri!" 225 

Librat e Fikhut i shpjegojnë me çdo detaj të gjitha ligjet në lidhje me 
muamelatin. Në sajë të këtyre ligjeve, vihet rregulli në këtë botë dhe të gjithë 
njerëzit, qofshin myslimanë apo jomyslimanë, mbrohen nga padrejtësitë 
dhe tiranitë. 

Allahu i Madhëruar, për garantimin e zbatimit të ligjeve në lidhje me 
muamelatin, ka vendosur dhe ka shpallur disa dënime për këtë botë dhe 
për botën tjetër. Besimtari i kujdesshëm bën gjithmonë një jetë në përputhje 
me kënaqësinë e Allahut, duke menduar jo vetëm për këtë botë, por edhe 
për botën tjetër. 

Morali 

Në Islam ekziston edhe dimensioni moral, i cili i jep pjekuri jetës in- 
dividuale e shoqërore. 

Qëllimi i Islamit është ta bëjë njerëzimin një civilizim virtytesh. Dhe 
realizimi i kësaj varet nga pajisja e njerëzve me virtyte morale dhe nga pa- 


225. Gazali, Ihjau Ulumi'd-Din, III, 312. 





Muamelati dhe morali 


stërtia e zemrës dhe e shpirtit të tyre. Për këtë arsye, Islami, pas besimit dhe 
veprës, më tepër rëndësi i ka dhënë moralit. 

Për shkak se edhe morali duhet të përmbajë cilësinë e sinqeritetit, si tek 
besimi dhe adhurimet, reflektimi i tij në marrëdhëniet ndërnjerëzore do 
të thotë që ndaj njerëzve të sillesh me mëshirë, bujari, respekt, drejtësi e 
butësi. Kjo, sepse është e pamundur t'i ndash marrëdhëniet me Allahun e 
Madhëruar, krejtësisht prej marrëdhënieve me njerëzit e tjerë. 

Morali i bukur e përsos besimin, e zbukuron jetën dhe e afron të zotin tek 
kënaqësia e Allahut. Të bëhesh njeri i moralshëm, nuk do të thotë vetëm të 
zbukurohesh me cilësitë e bukura të Allahut të Madhëruar, por në të njëjtën 
kohë, ky është edhe një tregues i afërsisë me Allahun. 

Resulullahu gS, ka thënë: 

"Ashtu siç ka ndarë riskun ndërm]et jush, Allahu i Madhëruar ka ndarë edhe 
moralin. Ai ia jep këtë botë edhe atij që e do, edhe atij që nuk e do. Ndërsa fenë ua 
jep vetëm atyre që i do. Nëse Allahu i kafalur dikujt fenë, do të thotë se Ai e do 
atë." (Ahmed, I, 387) 

Nga ky hadith kuptojmë se sa të lidhura janë feja dhe morali me njëra- 
tjetrën, madje edhe se si ato përdoren në vend të njëra-tjetrës. 

Gjithashtu, Resulullahu ||§, ka thënë: 

"Xhibrili më ka thënë, se Allahu i Madhëruar ka urdhëruar: «Kjofe, 
është ajo që Unë kam zgjedhur për Veten dhe me të cilën jam i kënaqur. 
Kësaj (feje) i shkon vetëm bujaria dhe morali i bukur. Për sa kohë tëjetoni 
si myslimanë, ngrijeni këtë (fe) me këto dy virtyte!»" (Hejthemi, vm, 20; Ali 
Muttaki, Kenz, VI, 392) 

Elementi esencial që e bën njeriun njeri, është morali. Ja si shprehet Shejh 
Sadi në lidhje me këtë fakt: 

"]0 çdokush që ka sy, veshë e gojë, është Adem 226 . Ka shumë shejtanë, që shfaqen 
nëformën e birit tëAdemit. Ademi i vërtetë është njeriun me moral të bukur. Bukuria 
efytyrës dhe zbukurimet e tjera, u ngjajnë bukurive të përkohshme të kësaj bote." 

Ndërsa Mevlana i nderuar, në lidhje me gjendjen e keqe ku bien njerëzit 
e privuar nga edukata dhe morali, shprehet: 

"Të këqijat që bëjnë të pamoralshmit dhe të paditurit që marrin në dorë poste të 
larta, nuk i bëjnë as qindra luanë të marrë së bashku!" (Mesnevi, Vëll. IV. Bejt: 1441) 


226. Adem: Ademi simbolizon njeriun. 







Islami, feja e vërtetë 


"Çdo gjë që të bie prej hidhërimeve dhe vështirësive, të gjitha të vijnë prej mos- 
pasjesfrikë (nga Allahu), prej paedukatës dhe paturpësisë. Ai që është i paedukatë 
dhe i pajrikë në rrugë të Allahut, shkatërron edhe rrugën e të tjerëve. Një njeri i 
tillë nuk është burrë, por burracak. 

Për shkak të turpit, këta qiej janë mbushur me dritë. Po ashtu edhe melekët, në 
sajë të turpit janë të pastër e të pafajshëm." (mesnevi, Vëll. I, Bejt: 89-91) 

Nisur nga kjo, myslimanët i kanë dhënë një rëndësi të madhe edukatës 
dhe moralit. Shëtitësi anglez Busbecq, i cili e ka vëzhguar nga afër shoqërinë 
Osmane, është shprehur se:"Turqit, nëjetën e tyre të përditshme, ndjekin rrugën 
e paqes të pejgamberëve dhe i urrejnë sharjet dhe grindjet ". 227 

Islami ka sjellë normat morale më të bukura në çdo fushë të jetës. Si 
shembull mund të përmendim disa prej tyre: 


1. Modestia 

Gjëja kryesore e moralit është që njeriu të njohë kufijtë e vet dhe të mos 
jetë arrogant, por i përulur. Madje, për të mos i dhënë asnjë mundësi egos 
së tij, ai duhet ta shohë veten më të ulët se ç'është në të vërtetë. Kjo, në të 
njëjtën kohë e ndihmon njeriun të jetë më ngulmues dhe më punëtor në 
jetën e tij. 

Ndjenja e modestisë, para së gjithash, e bën njeriun të jetë i turpshëm dhe 
i përkushtuar ndaj Allahut të Madhëruar. Njeriu që e ndjen sadopak fuqinë 
dhe madhështinë e Allahut, e kupton edhe dobësinë dhe pamundësinë e 
vet;mediton rreth faktit se ka ardhur në këtë botë si një mysliman, pa paguar 
asnjë çmim; e di shumë mirë se të gjitha mundësitë dhe aftësitë që zotëron 
i takojnë Allahut; e kupton se Allahu i Madhëruar, i Cili është Krijuesi i 
gjithçkaje, di, dëgjon dhe sheh të gjitha mendimet, fjalët dhe veprat e tij; 
jeton vazhdimisht me vetëdijen se është nën vëzhgimin e kamerave hyjnore; 
madje, arrin në atë pikë, sa vepron sikur e sheh Allahun në çdo çast; dhe 
për rrjedhojë, ai shpëton prej të gjitha gabimeve dhe arrin të bëjë një jetë të 
veçantë, çdo çast i së cilës është i zbukuruar me punë të mira. 

Njeriu modest i vlerëson robërit e Allahut, i do ata, çdonjërin prej tyre 
e sheh me dashuri dhe tregon virtytin e faljes së gabimeve të tyre. Ndërsa 
tek njerëzit mendjemëdhenj, është vështirë të shihen virtyte të tilla. 


227. Shih. Esther Kafe, "Ronesans Donemi", Tarih inceleme Dergisi, c. II, izmir 1984, s. 232. 







Muamelati dhe morali 


Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!" (Shu'ara, 215) 

"Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë 
dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: «Paqe qoftë!»" 

(Furkan, 63) 

Ndërsa Pejgamberi ||S, ka thënë: 

"Allahu i Madhëruar më ka urdhëruar: «Bëhuni aq të përulur, sa që askush 
të mos i mburret tjetrit; askush të mos i bëjë padrejtësi tjetrit!»" (Muslim, 
Xhenet, 64) 

"Kush tregon një shkallë modestie për hir të Allahut, Ai do ta ngrejë atë një 
shkallë më lart. Por kush tregon një shkallë mendjemadhësie ndaj Allahut, Ai do ta 
ulë atë një shkallë më poshtë; dhe, nëse vazhdon në këtë mënyrë, më nëfund Ai e hedh 
atë në shkallën esfi safiline (në më të ulëtin e të ulëtve)." (Ibn-i Maxhe, Zuhd, 16) 

Resulullahu iH, e vinte para çdo gjëje devotshmërinë dhe përkushtimin 
ndaj Allahut. Një nga transmetimet që tregojnë këtë qëndrim të Pejgamberit 
tonë §|, është edhe ky: 

Një ditë, i Dërguari i Allahut ishte ulur dhe po bisedonte me Xhebrailin 
Atë çast, nga qielli zbret një melek. Xhebraili i$M, tha se ky melek zbret 
për herë të parë në tokë. Meleku tha: 

"O Muhammed! Mua më ka dërguar Zoti yt. Ai pyet nëse dëshiron të 
bëhesh një pejgamber sundimtar apo një pejgamber rob ." 

Pejgamberi 2H, pa nga Xhebraili i cili tha: 

"O i Dërguar i Allahut! Ji i përulur ndaj Zotit tënd!" 

Pas kësaj, Resulullahu JH, duke treguar një modesti të pashoqe, tha: 

"Dëshiroj të jem një pejgamber rob." (Ahmed, II, 231; Hejthemi, IX, 18,20) 

Pas kësaj ndodhie, nuk është parë kurrë që Pejgamberi të ketë ngrënë 
bukë duke u mbështetur diku, deri sa u takua me Zotin e tij. (Hejthemi, IX, 20) 

Resulullahu ;§f, atyre që e tepronin në lavdërime ndaj tij, i qortonte me 
këto fjalë: 

"Mos më ngrini më tepër se ç'e meritoj! Sepse Allahu i Madhëruar më bëri rob, 
para se të më bënte Pejgamber." (Hejthemi, IX, 21) 

Resulullahu 5§f, u përgjigjej ftesës së skllevërve, edhe sikur ata ta ftonin 




Islami, feja e vërtetë 


për të ngrënë bukë elbi 228 dhe u jepte selam edhe fëmijëve. 229 

Sipas atyre që na ka përcjellë Enesi Pejgamberi ?§f, i vizitonte shpesh 
ensarët dhe kur arrinte në shtëpitë e tyre, në mënyrë të veçantë u jepte selam 
fëmijëve, u përkëdhelte kokat dhe lutej për ta. 230 

Gjithashtu, Enesi 4|s>, në lidhje me modestinë dhe moralin e Pejgamberit 
tonë it, transmeton këtë ngjarje: 

"I shërbeva Resulullahut it, përafërsisht dhjetë vjet. Vallahi, unë i gje- 
ndesha pranë edhe gjatë udhëtimeve, edhe kur qëndronte në vendin e vet, 
por shërbimi që më bënte ai mua ishte më i madh se shërbimi që i bëja unë 
atij. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk më ka thënë qoftë edhe njëherë «of». Për 
një gjë që bëja, nuk më ka thënë kurrë «përse e bëre kështu?», ndërsa për 
një gjë që nuk e bëja, nuk më ka thënë «përse nuk bëre kështu?». 

Gjatë një udhëtimi, Resulullahu J§|, kërkoi prej sahabëve të prisnin një 
dele dhe ta piqnin. Njëri prej sahabëve tha: 

«0 Resulullah, delen do e pres unë!» Një tjetër tha: 

«0 Resulullah, rjepjen do ta bëj unë.» Një sahab tjetër tha: 

«0 Resulullah, pjekja më takon mua.» Ndërsa Pejgamberi ?§f, tha: 

«Atëherë, mbledhja e druve më takon mua.» Mirëpo, megjithëse sahabët i 
thanë: 

«0 Resulullah! Ne e bëjmë edhe atë, nuk ka nevojë të lodheni ju», Pej- 
gamberi 5§f, u tha: 

«Unë e di qëju mund ta bëni edhe punën time. Mirëpo mua nuk më pëlqen të 
jem më i privilegjuar se ju, sepse Allahu i Madhëruar nuk e pëlqen që robi i Tij të 
jetë i privilegjuar në mes të shokëve.» Pas kësaj, u çua dhe mblodhi dru. 

Përsëri gjatë një udhëtimi tjetër, Resulullahu J§|, qëndroi në një vend për 
të falur namaz. Në fillim po ecte drejt vendit ku do të falte namaz, pastaj u 
kthye pas. Sahabët e pyetën: 

«0 Resulullah, ku po shkoni?» 

«Do lidh devenë time.» Sahabët i thanë: 

«E bëjmë ne, mos u mundoni. E lidhim ne devenë për ju!» Profeti $§§, tha: 

«Njeriu (që ka mundësi), të mos kërkojë ndihmë nga të tjerët, qoftë edhe për një 


228. Shih. Hejthemi, Mexhmau'z-zevaid, IX, 20. 

229. Shih. Buhari, Isti'zan, 15. 

230. Shih. Nesai, Sunenu'l-Kubra, VI, 90. 





Muamelati dhe morali 


punë të vogël, siç është shtypja e majës së misvakut 231 " (Muhibbuddin Taberi, Hulasatu 
Sijeri Sejjidi'l-Besher, fq. 19; Kastallani, MevahibuT-Ledunnijje, Egjipt 1281,1, 385) 

Po ashtu edhe sahabët fisnikë, që u formuan nën edukimin e të Dërguarit 
të Allahut 5§f, zotëronin të njëjtin moral me të. Omeri 4|ë>, gjatë udhëtimit të 
haxhit, u shërbente njerëzve përreth dhe kur ata flinin, ai kulloste devetë. 
Të gjitha këto, buronin nga morali i tij i bukur. 

Një nga dijetarët e tabiinëve 232 , Muxhahid bin Xhebr, thotë: 

"Jam gjendur pranë Ibn-i Omerit dhe kur dëshiroja t'i shërbeja, më shërbente 
ai mua. " (Ebu Nuajm, Hilje, III, 285-286) 

Një ditë, Resulullahu 5§f, kishte dalë së bashku me disa sahabë prej Mu- 
haxhirëve dhe Ensarëve për të përcjellë Muadh bin Xhebelin si vali 233 
në Jemen. Ata po ecnin, ndërkohë që Muadhi 4fe, ishte hipur mbi kafshë, 
ndërsa Pejgamberi ?§f, ecte pranë tij në këmbë. Muadhi 4fe, tha: 

"O Resulullah! Unë jam hipur, ndërsa ju në këmbë! A nuk bën sikur 
të zbres edhe unë e të ec së bashku me ju dhe shokët?" Pejgamberi M, e 
qetësoi atë dhe, duke i treguar se çfarë ishte ajo për të cilën mendonte në 
të vërtetë, u shpreh: 

"O Muadh! Unë dëshiroj që këto hapa të mi, tëjenë hapa të hedhur në rrugë të 
Allahut. " (Dijarbekri, TarihuT-Hamis, Bejrut ts., II, 142) 

Ja pra, të tillë modesti zotëronte Pejgamberi Shqetësimet e tij nuk 
kanë qenë asnjëherë në lidhje me veten e tij. I gjithë shqetësimi i tij, madje 
shqetësimi që e mplaku atë, ishte që njerëzit të gjenin udhëzimin dhe të 
arrinin lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër. 

I Dërguari i Allahut M, e kryente punën e tij gjithmonë vetë. Transme- 
timet në lidhje me këtë çështje dalin në këtë përfundim: 

Resulullahu M, pastronte rrobat e tij, milte delet, arnonte rrobat e grisu- 
ra, riparonte këpucët, fshinte shtëpinë, lidhte devenë dhe i jepte ushqimin, 
hante ushqim së bashku me shërbyesit, gatuante brumin dhe ato që merrte 
nga pazari i bartte vetë. Njëherë, kur Ebu Hurejre u përpoq të bartte rrobën 
që kishte blerë, Resulullahu 5§f, tha: 

231. Misvak: Salvadora persika: Një lloj bime që është përdorur që në kohët e hershme si furçë 

dhëmbësh natyrale. 

232. Tabiin: Gjenerata e myslimanëve, që i kanë parë dhe kanë marrë mësim prej shokëve të Pejg - 

mberit M- 

233. Vali: Guvernator. 






Islami, feja e vërtetë 


"Është më mirë që njeriu t'i bartë vetë sendet e veta. Mirëpo, nëse nuk ka mu- 
ndësi t'i bartë, atëherë e ndihmon vëllai i tij mysliman." Si përfundim, ai nuk e 
lejoi që ta bartte veshjen e tij. (Hejthemi, V, 122) 

Hyrja e Pejgamberit 5§|, në qytetin e Mekës gjatë çlirimit të saj, në krye të 
ushtrisë prej dhjetë mijë vetash, është një shembull madhështor i modestisë 
së tij. Sahabët që ndodheshin atje, e përshkruajnë kështu atë ngjarje: 

"Resulullahu 5H, gjendej në krye të ushtrisë që shkoi për të çliruar Mekën. 
Kur na u mundësua çlirimi dhe ai ishte duke u futur në Mekë mbi devenë 
e tij, e përkuli kokën me aq shumë modesti para Zotit të Madhëruar, saqë 
maja e mjekrës së tij prekte samarin e devesë. Ai, dukej sikur qëndronte në 
sexhden e falënderimit. Ndërkohë, vazhdimisht thoshte: 

«0 Allah! Jetë është vetëm ajo e botës tjetër!»" (Uakidi, II, 824; Buhari, Rikak, 1) 

Po ashtu, edhe ky qëndrim i nënës sonë Aishes 8 | 6 , ishte një shembull 
i lartë i modestisë: 

Abdullah bin Ebi Mulejke tregon: 

Kur Aisheja 8 |§, ndodhej në shtratin e vdekjes, Ibn-i Abbasi kërkoi 
leje për të hyrë tek ajo. Aisheja 8 | 6 , u thotë atyre që kishte pranë: 

"Kam frikë se mos më lavdëron." (Dhe nuk deshi ta lejojë). Por kur iu 
tha se: 

"Ai që po kërkon leje është djali i xhaxhait të Resulullahut dhe prej 
parisë së myslimanëve."- ajo tha: 

"Lejojeni të hyjë!" 

Ibn-i Abbasi 4fe, e pyeti për gjendjen, duke i thënë: 

"Si e ndjeni veten?" Ndërsa Aisheja ®| 6 , u përgjigj: 

"Nëse jam e devotshme, jam në rrugë të mirë, pra jam mirë!" Ibn-i Ab- 
basi 4§&, tha: 

"InshAllah je në rrugë të mbarë, pra je mirë. Sepse ti je bashkëshortja 
e Resulullahut 5H dhe ai nuk u martua me asnjë grua të pamartuar përveç 
teje. Kur u përhapën shpifjet ndaj teje, e vërteta e pafajësisë tënde zbriti 
nga qielli." 

Pasi Ibn-i Abbasi 4fe e mbaroi vizitën dhe doli, hyri Abdullah bin Zubejri 

Aisheja ®|§, i thotë Abdullahut, i cili ishte edhe nipi i saj: 

"Pak më parë, më erdhi për vizitë Ibn-i Abbasi dhe më lavdëroi. Sa 
do të dëshiroja që në atë moment të mos ekzistoja, të kisha ikur e të isha 




Muamelati dhe morali 


harruar me kohë, pra të isha diçka që nuk përmendej më." (Buhari, Tefsir, 24/8) 

Siç shihet prej sjelljes dhe fjalëve të nënës sonë Aishes ®| 6 , vërehet qartë 
morali i saj i bukur, modestia, frika dhe devotshmëria ndaj Allahut. 

Le ta mbyllim këtë temë me një shembull të fundit: 

Nipi i dashur i Pejgamberit | 8 , Hasani një ditë bëri tavaf Qabenë 
dhe më pas qëndroi tek Makam-i Ibrahim, duke falur dy rekat namaz. Pa- 
staj e mbështeti faqen tek muri i Makamit dhe filloi të qajë duke përsëritur 
vazhdimisht këto fjalë: 

"O Zot! Robi Yt i vogël dhe i dobët erdhi në derën Tënde; O Allah! 
Shërbyesi Yt i mjerë erdhi në derën Tënde; O Zot! Lypësi Yt erdhi në de- 
rën Tënde; I varfri Yt erdhi në derën Tënde!" 

Pastaj, u largua prej aty dhe gjatë rrugës pa disa të varfër që mundo- 
heshin të mbushnin barkun me disa copa buke të thata. Ai u dha selam, 
kurse ata e ftuan Hasanin 4§£>, të hante bukë me ta. Hasani 4fe), u ul pranë 
tyre dhe tha: 

"Sikur të mos e dija që kjo bukë është lëmoshë, do të haja së bashku me 
ju." Pastaj vazhdoi dhe tha: 

"Tani çohuni dhe ejani të shkojmë në shtëpinë time!" 

Së bashku me të varfrit, morën udhën për në shtëpinë e tij. Hasani 4fe, 
u dha për të ngrënë, i veshi me rroba dhe u vendosi një sasi parash nëpër 
xhepa." (Ebshihi, Mustatraf, Bejrut, 1986,1, 31) 


2. Altruizmi dhe bujaria 

Në Islam nuk ka egoizëm, sepse ai e ka ndaluar rreptësisht egoizmin. 
Ne jemi të detyruar të mendojmë për të tjerët me të cilët ndajmë këtë botë, 
të paktën aq sa mendojmë për veten. Ato që dëshirojmë për veten, duhet t'i 
dëshirojmë edhe për të tjerët. Në mënyrë të veçantë, duhet të interesohemi 
më nga afër ndaj të sëmurëve, të dobëtve, nevojtarëve dhe të vetmuarve. 
Sepse të gjithë jemi robërit e një Allahu të vetëm. Dhe Zoti i Madhëruar 
kërkon që ne të ndihmojmë njëri-tjetrin: 

"Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t'i vijë 
vdekja ndonjërit, e ai të thotë: 'O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një 
kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha 
ndër të mirët!'" (Munafikun, 10) 






Islami, feja e vërtetë 


"O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, 
para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi, as 
ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë." (Bekare, 254) 

"...Ai (Allahu) ua zëvendëson atë që e ndani (për mirësi)..." (Sebe', 39) 

Ndërsa Resulullahu 5H, altruizmin e ka nxitur me këto fjalë: 

"Myslimani është vëllai i myslimanit. Ai nuk i bën padrejtësi atij dhe nuk e 
dorëzon atë tek armiku. Kush e plotëson një nevojë të vëllait të tij, edhe Allahu do 
t'ia plotësojë nevojën atij. Kush ia largon një myslimani çfarëdolloj vështirësie, 
edheAllahu i Madhëruar do t'i largojë atij një nga vështirësitë e Ditës së Kijametit. 
Kush e mbulon të metën e një myslimani, edheAllahu i Madhëruar do t'i mbulojë 
të metat e tij në Ditën e Kijametit." (Buhari, Mezalim, 3; Muslim, Birr, 58) 

Myslimanit nuk i shkon që të mendojë vetëm për veten e tij dhe të sillet 
pa ndjenja ndaj njerëzve të tjerë, sepse i Dërguari i Allahut 5§g, ka thënë: 

"Nuk është besimtar ai qëfle, ndërkohë qëfqinji i tij është i uriturl" (Hakim, II, 
15; Hejthemi, VIII, 167; Buhari, Edebu'l-Mufred, no: 112) 

Këtë qortim të Resulullahut myslimanët e kishin vendosur në qendër 
të jetës së tyre. Ibn-i Omeri tregon: 

"Ishin shtatë shtëpi (familje) dhe të gjitha ishin të varfra. Dikush dërgoi 
një kokë deleje tek njëra prej këtyre shtëpive. I zoti i shtëpisë, me mendimin 
se fqinji i tij kishte më tepër nevojë, ia dha atij kokën e deles. Edhe fqinji i 
dytë me të njëjtin mendim, ia dha kokën fqinjit të tretë. Pasi koka e deles 
shëtiti në të gjitha shtëpitë, u kthye përsëri tek shtëpia e parë që e kishte 
dhuruar." (Hakim, II, 526) 

Myslimanët e shohin më të rëndësishme që me pasurinë e tyre të gos- 
titin robërit e Allahut sesa ta shpenzojnë atë vetëm për veten e tyre. Një 
nga shembujt më të bukur që e shpreh më së miri këtë botëkuptim, është 
edhe ky: 

Një ditë, familja e Pejgamberit iH, kishte therur një dele. Pas njëfarë kohe, 
Resulullahu pyeti: 

"Çfarë ka ngelur prej saj (mishit të deles)?" Aisheja ®|6, u përgjigj: 

"Ka ngelur vetëm një shpatull." Pasi mori këtë përgjigje, Profeti 5§g, 
tha: 

"Në të vërtetë, gjithçka ka ngelur përveç shpatullës!" (Tirmidhi, Kijamet, 2470) 

I Dërguari i Allahut e këshilloi nënën tonë Aishen ®|§, me këto fjalë: 

"O Aishe! Mos i kthe mbrapsht të varfrit, porjepu qoftë edhe një gjysmë hurme! 






Muamelati dhe morali 


O Aishe! Duaji të varfrit dhe afroji ata pranë vetes, me qëllim që në Ditën e Kijametit 
edhe Allahu të të afrojë pranë Vetes së Tij!" (Tirmidhi, Zuhd, 37/2352) 

Prej asaj kohe, nëna jonë Aisheja &|§, gjatë gjithë jetës së saj ka shfaqur një 
karakter jashtëzakonisht altruist. Nipi i saj Urve bin Zubejr, ka thënë: 

"...Aisheja &| 6 , ishte aq bujare, saqë nuk mbante për vete asgjë nga të 
mirat që Allahu ka krijuar si furnizim dhe i vinin asaj, por i dhuronte me- 
njëherë..." (Buhari, Menakib, 2) 

Resulullahu J§|, e ka këshilluar popullin e tij të jetë altruist. Një shembull 
të këtij fakti e transmeton edhe Ebu Said Hudriji 

"Një herë, ishim në një udhëtim së bashku me Resulullahun ?§f. Në një 
moment, ia behu një njeri mbi devenë e tij dhe po shikonte sa majtas djathtas 
duke shpresuar për diçka. Kur e vuri re këtë, Resulullahu 5§f, tha: «Ata që 
kanë kafshë ngarkese më tepër se ç'u duhet, le t'ua japin atyre që nuk kanë. Ata që 
kanë më tepër ushqim, le t'ua japin atyre që nuk kanë...» 

I Dërguari i Allahut ?§f, përmendi edhe shumë lloje të tjera mallrash. 
Pikërisht atëherë, ne e kuptuam se askush nuk kishte të drejtë të mbante 
diçka më tepër se ç'i duhej." (Muslim, Lukata 18) 

Ndërsa Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"...Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: 'Tepricën!'..." 

(Bekare, 219) 

Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar na sprovon ne robërit e Tij, nëse do 
t'i shpenzojmë apo jo në rrugën e Tij të mirat që Ai na ka dhuruar. Dhurimi 
është një nga mjetet më të rëndësishme që e afron besimtarin tek Allahu i 
Madhëruar, i Cili urdhëron: 

"Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lë- 
moshë) nga ajo (pasuri) që e doni..." (A1 Tmran, 92) 

Altruist në çdo çështje 

Altruizmi nuk nënkupton vetëm kujdesin ndaj nevojave materiale të 
njerëzve, por ndaj të gjitha nevojave. 

Gjatë udhëtimeve dhe betejave Resulullahu ?§f, gjendej gjithmonë në 
krye të myslimanëve dhe të gjithë strehoheshin pas tij. 234 Ndërsa në kthim 
qëndronte gjithmonë në fund të karvanit, me qëllim që të ndihmonte të 


234. Shih. Muslim, Xhihad, 79; Ahmed, I, 86,126. 






Islami, feja e vërtetë 


dobëtit që nuk mund të ecnin, duke i hipur ata në pjesën e pasme të samarit 
dhe duke u lutur për ta. 235 

Një shembull shumë i bukur në lidhje me këtë çështje, është edhe kjo 
ndodhi: 

Një ditë, Resulullahu J§g, shkoi tek një dyqan rrobash dhe bleu një kë- 
mishë për vete me katër dirhem 236 . E veshi këmishën dhe doli jashtë. Në atë 
moment u takua me një person prej ensarëve, i cili i tha: 

"O Resulullah! Më vish një këmishë, të veshtë Allahu rroba të xhene- 
tit!" 

Resulullahu ?§f, e hoqi këmishën menjëherë dhe ia veshi atij. Pastaj u kthye 
përsëri tek dyqani dhe bleu një këmishë tjetër me katër dirhem. Tashmë i 
kishin ngelur vetëm dy dirhem. Kur papritur, në rrugë sheh një vajzë të 
vogël që po qante dhe e pyet: 

"Përse qan?" Vajza e mjerë, tha: 

"O Resulullah! Familja ku unë shërbej , më dha dy dirhem dhe më dërgoi të marr 
miell. Mirëpo mua më humbën paratë!" 

I Dërguari i Allahut 5§f, ia dha vajzës së vogël edhe ato dy dirhem që i 
kishin mbetur. Kur u largua pak, vuri re se vajza e vogël vazhdonte ende 
të qante. E thirri pranë dhe e pyeti përsëri: 

"Ti i more dirhemët, përse qan tani!?" Vajza thotë: 

"Kam frikë se mos më qortojnë, për shkak se u vonova!" 

Pas kësaj, Resulullahu 5§f, shkoi së bashku me vajzën tek familja ku ajo 
shërbente dhe u dha selam. Njerëzit e shtëpisë e njohën zërin e Profetit 5§g, 
por nuk u përgjigjën. Kur dha selam për herë të tretë, ata thanë, "Alejkum 
selam" dhe dolën jashtë të gëzuar. Resulullahu ?§f, tha: 

"A nuk e dëgjuat selamin e parë?" 

"E dëgjuam o Resulullah, por kishim dëshirë të na jepje selam disa herë 
dhe të begatoheshim. Prandaj nuk u përgjigjëm menjëherë. T'u bëfshin kur- 
ban nënat dhe baballarët tanë, çfarë ju ka sjellë deri këtu, o Resulullah?!" 

Resulullahu 5§g, tha: 

"Kjo vajzë e gjorë kishtefrikë se mos e qortonit." 

Kur e dëgjoi këtë fjalë, i zoti i shtëpisë, tha: 


235. Shih. Ebu Daud, Xhihad, 94/2639. 

236. Dirhem: Monedhë argjendi tre gramëshe. 






Muamelati dhe morali 


"Meqenëse ju na nderuat duke ardhur deri këtu së bashku me të, ajo 
tashmë është e lirë!" Pasi i përgëzoi ata me mirësi dhe xhenet, Profeti 5§f, tha: 

"Sa shumë i begatoi Allahu dhjetë dirhemët! Me to u veshi nga një këmi- 
shë Pejgamberit të Tij dhe njërit prej ensarëve dhe i dha lirinë një robëreshe. 
Qoftë i falënderuar Allahu! Ai është që na i dhuron të gjitha këto me fuqinë 
e Tij." (Hejthemi, IX, 13-14) 

Po ashtu edhe sahabët fisnikë zotëronin të njëjtin moral. Një ditë, ndërsa 
Abdullah bin Abas ishte ngujuar në itikaf 237 në xhaminë e Profetit 5§g, 
vjen një person, i jep selam dhe ulet. Ibn Abas 4fe, i thotë: 

"Vëllai im! Po të shoh të trishtuar e të mërzitur." 

Ai i përgjigjet: 

"Po, o djalë i xhaxhait të Pejgamberit, jam i trishtuar. I kam borxh filan 
personi dhe për hir të së vërtetës së këtij që prehet në këtë varr (Pejgamberit 
a.s), këtë borxh nuk mund ta paguaj dot." 

"A të flas unë me të? 

"Nëse dëshiron, fol." 

Ibn Abasi 4fe, veshi këpucët dhe doli nga xhamia. Personi në hall i thërret 
dhe i thotë: 

"Harrove që je në itikaf, pse dole nga xhamia?" 

Ibn Abasi 4fe, i dha këtë përgjigje: 

"Jo! Nga ky njeri i nderuar që prehet në këtë varr dhe që sapo është ndarë 
nga ne (duke thënë këto fjalë i rrodhën lot nga sytë), kam dëgjuar se: 

«Kushdo që mundohet t'ia plotësojë nevojën një vëllai mysliman dhe ia plotëson 
atë , për të është më e mirë se dhjetë vjet qëndrim në itikaf. Ndërsa , kush hyn një ditë 
në itikafpër hir të Allahut, Ai krijon tri hendeqe mes tij dhe xhehenemit; gjerësia 
e çdo hendeku është sa largësia ndërmjet lindjes dhe perëndimit.»" (Bejhaki, Shuab 
III, 424-425. shih. Hejsemi VIII , 192) 

Një tjetër shembull të bukur të altruizmit, që solli Islami e tregon edhe 
Bejazid Bistami (Allahu e mëshiroftë): 

"Në kohën tonë kishte me mijëra të dashur të Allahut. Mirëpo më i madhi 
prej tyre ishte një hekurpunues me emrin Ebu Hafs. Për të mësuar urtësinë 
e tij, shkova tek vendi ku punonte. Kur arrita aty, vura re se ishte shumë i 
trishtuar dhe e pyeta për shkakun. Ndërsa ai, me hidhërim të thellë më tha: 


237. Itikaf: Ngujimi në një vend (xhami) për disa (10) ditë, duke ia kushtuar veten adhurimeve. 







Islami, feja e vërtetë 


«Vallë, a ka hall më të madh se halli im dhe njeri më të hidhëruar se unë? 
Mendoj dhe them me vete, vallë si do të jetë halli i gjithë këtyre robërve 
të Allahut?» Më pas filloi të qajë, duke më bërë edhe mua të qaj. U bëra 
kureshtar dhe e pyeta përsëri: 

«Përse hidhëroheni kaq shumë për shkak se njerëzit do të dënohen?» 

Ebu Hafsi (Allahu e mëshiroftë), u përgjigj: 

«Natyra ime është gatuar me mëshirë dhe dhembshuri. Sikur të më 
ngarkohej i gjithë dënimi i banorëve të xhehenemit dhe ata të faleshin, unë 
do të isha shumë i kënaqur prej kësaj dhe do të shpëtoja prej hallit tim...» 

Nga kjo, kuptova se Ebu Hafsi nuk ishte nga ata që thonë "vetja ime, vetja 
ime!", por nga ata që ecin në gjurmët e Pejgamberit 5H dhe thonë, "populli 
im, populli im!". Qëndrova për një farë kohe pranë tij. Gjatë kësaj kohe i 
mësova atij disa prej sureve të Kuranit. Mirëpo, në sajë të tij arrita nivelin 
që nuk e kisha arritur prej studimeve të mia dyzetvjeçare. Aty u mbusha 
plot me frymëzim hyjnor. Po ashtu, kuptova se të jesh në nivelin e tij, është 
një e fshehtë e veçantë. Urtësia nuk arrihet vetëm me dije dhe adhurime, 
por me shndërrimin e tyre në njohje, dashuri dhe afërsi ndaj Allahut. Nuk 
duhet harruar se kjo dashuri dhe afërsi ndaj Allahut, Ebu Hafsit i ishte bërë 
e mundur në sajë të begatisë së natyrës së tij, e cila karakterizohej nga më- 
shira dhe dhembshuria e thellë që zotëronte." 

Bujaria në shoqërinë Osmane 

Francezi Bertrandon de la Broquiëre, i cili ka shëtitur Turqinë në she- 
kullin e 15-të, thotë: 

"Turqit ishin njerëz dashamirës, që kishin respekt për njëri-tjetrin. Shu- 
më herë kam vënë re se kur hanin ushqim dhe pranë tyre kalonte ndonjë i 
varfër, e thërrisnin atë të hante së bashku me ta. Kjo është diçka që ne nuk 
e bëjmë asnjëherë." 238 

Po ashtu, edhe shëtitësi anglez Fellows, shprehet se është mikpritur me 
dashamirësi nga çdo shtresë e shoqërisë osmane, që prej pashait e deri tek 
një turk që jetonte në çadër dhe askush nuk priste diçka në këmbim të kë- 
saj. Sipas tij, dëshira e vetme e turqve, ishte "fë ushqenin të huajt ", pa bërë 
dallime në fe, komb, pasuri apo varfëri. 239 


238. B.Broquiëre, DenizAçin Seyahat, Ist, 2000, s. 174. 

239. C. Fellows, Travels in Asia Minor, London 1852, pg. 222. 






Muamelati dhe morali 


Ndërsa Burnaby, i cili ka shëtitur Anadollin në shekullin e 19-të, e lavdë- 
ron popullin turk për mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Madje, duke u shprehur 
se në lidhje me këtë çështje ndonjëherë edhe e tepronin, thotë: 

"Një herë u thashë se më pëlqente një kalë. Për këtë arsye, i zoti i kalit 
ma dërgoi kalin nga pas me një shënim ku më lutej ta pranoja atë kafshë. 
Kjo gjë më çuditi jashtë mase." 240 

Shkurtimisht, njeriu duhet të jetë i mbushur me ndjenja mëshire, dhemb- 
shurie, dashurie dhe altruizmi ndaj të gjitha krijesave të Allahut të Madhë- 
ruar, e veçanërisht ndaj njerëzve. Këto cilësi bëhen shkak që ai të ngrihet 
në një shkallë të lartë tek Krijuesi i Madhëruar. 


3. Drejtësia dhe besnikëria 

Drejtësi do të thotë të jesh i drejtë në mendim, në fjalë e në vepra dhe 
të sillesh me sinqeritet e dashamirësi. Ndërsa besnikëri do të thotë të jesh 
i sigurt e i besueshëm. 

Islami e ka klasifikuar gënjeshtrën ndër gjynahet e mëdha dhe e ka 
ndaluar atë rreptësisht. Të mos mbash fjalën, të sillesh në mospërputhje 
me fjalët dhe të mashtrosh të tjerët, janë cilësi të këqija dhe të dëmshme. 
Burimi më i madh i problemeve të njerëzve, janë këto lloj cilësish të këqija, 
pra me një fjalë, gënjeshtrat. Atëherë, t'i mësosh njerëzit të jenë të drejtë e të 
besueshëm dhe t'i edukosh brezat e rinj me këtë moral të bukur, është de- 
tyrë e çdonjërit prej nesh. Në krye të virtyteve të larta të pejgamberëve dhe 
njerëzve të mirë, të cilët janë dërguar si shembull për të gjithë njerëzimin, 
vijnë drejtësia dhe besnikëria. 

Allahu i Madhëruar ua tregon robërve të Tij rrugën e shpëtimit me këto 
fjalë: 

"O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do 
t'jua bekojë veprat tuaja dhe do t'jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut 
dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore." (Ahzab, 70-71) 

"O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të be- 
sueshëm (në fjalë dhe në vepra)!" (Teube, 119) 

"...Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të mbani 
përgjegjësi." (Isra, 34) 


240. Shih. Dr. Gursoy Çahin, ingiliz Seyahatnamelerinde Osmanli Toplumu ve Turk imaji, ist. 2007, 







Islami, feja e vërtetë 


Ndërsa Resulullahu $§, ka thënë: 

"Më jepni besën në lidhje me këto gjashtë gjëra dhe unë do t'ju bëhem garant 
që të hyni në xhenet: 

1. Kur tëflisni, thoni të drejtënl 

2. Kur premtoni, mbajeni atë! 

3. Jini besnikë ndaj amaneteve! 

4. Ruajeni nderin tuaj! 

5. Ruajini sytë nga harami! 

6. Mbajini duart larg haramit!" (Ahmed, V, 323) 

Drejtësia dhe besueshmëria janë thelbi i Islamit. Njëherë, Sufjan bin 
Abdullah 4fe, i thotë Resulullahut 5|§: 

"O Resulullah! Ma shpjegoni Islamin në atë mënyrë, që pas teje të mos 
kem nevojë ta dëgjoj nga dikush tjetër!" Resulullahu i§, thotë: 

"Thuaj! I besova Allahut! Pastaj bëhu i drejtë!" 

"Mirë o Resulullah! Cila është ajo gjë nga e cila duhet të ruhem më 
shumë?"- pyeti përsëri ai. Dhe Resulullahu $!§, tregoi gjuhën me dorën e tij 
të bekuar. (Ahmed, III, 413. Veç. Shih. Muslim, Iman, 62; Tirmidhi, Zuhd, 61; Ibn-i Maxhe, 
Fiten, 12) 

Ndërsa Ebu Musa e ka pyetur Resulullahun i|§: 

"O i Dërguar i Allahut! Kush është më i miri prej myslimanëve?" Re- 
sulullahu i§, u përgjigj: 

"Ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit, janë të sigurt myslimanët (e tjerë)." (Buhari, 
Iman, 4, 5, Rikak 26; Muslim, Iman 64, 65) 

Gjithashtu Resulullahu i§, ka thënë: 

"Ai që nuk është i besueshëm, nuk është as besimtar." (Ahmed, III, 135) 

Një herë, Resulullahu JH, shkoi në treg dhe iu afrua një shitësi. Pastaj 
zhyti dorën në një thes me grurë para tij dhe vuri re se gruri ishte i lagur. 
Për këtë arsye, e pyet shitësin: 

"Çfarë është kjo?" Shitësi: 

"Është lagur nga shiu, o Resulullah!" Ndërsa Resulullahu <$§, i tha: 

"A nuk mund ta vendosje grurin e lagur në krye (të thesit), që ta shikonin nje- 
rëzit? Ai që mashtron, nuk është prej meje!" (Muslim, iman, 164) 




Muamelati dhe morali 


Islami e ka vendosur drejtësinë si parim edhe në çështje që në dukje janë 
të parëndësishme. Abdullah bin Amir tregon: 

Një ditë, kur Resulullahu J§f, ndodhej në shtëpinë tonë, nëna ime më 
thirri duke thënë: 

"Eja se do të të jap diçka!" I Dërguari i Allahut $§f, e pyeti: 

"Çfarë deshe t'i jepje atij?" 

"Desha t'i jepja një hurmë."- tha nëna ime. Pas kësaj, Resulullahu 2§f, tha: 

"Dije se, nëse nuk do t'i kishe (qëllim) dhënë gjë, do të të shkruhej një gënjeshtër 
si gjynah." (Ebu Daud, Edeb, 80/4991; Ahmed, III, 447) 

Gjithashtu, Islami e ka ndaluar gënjeshtrën, qoftë edhe për shaka. Disa 
nga qortimet dhe udhëzimet e Resulullahut në lidhje me këtë çështje, janë 
si më poshtë: 

"Nëse robi nuk e braktis gënjeshtrën, qoftë edhe me shaka dhe debatin, edhe nëse 
ai ka të drejtë, nuk ka besuar plotësisht." (Ahmed, II, 352, 364; Hejthemi, I, 92) 

"Turp për atë qëflet dhe thotë gënjeshtra për t'i bërë të tjerët të qeshin! Turp 
për atë, turp për atë!" (Ebu Daud, Edeb, 80/4990; Tirmidhi, Zuhd, 10/2315) 

Prej virtyteve të drejtësisë dhe besueshmërisë së myslimanëve, kanë për- 
fituar edhe jomyslimanët. Një prej sahabëve fisnikë, Hudhejfe tregon: 

"Së bashku me babain tim Husejlin, dolëm nga Meka për të udhëtuar 
drejt Medinës. Idhujtarët kurejshë, na kapën dhe na thanë: 

«Patjetër që ju doni të merrni pjesë në anën e Muhamedit». Ndërsa ne 
i thamë: 

«Jo, ne nuk po shkojmë për këtë në Medinë, por për një punë tjetër». 
Pas kësaj, ata morën besën tonë se ne nuk do të merrnim pjesë në anën e të 
Dërguarit të Allahut dhe nuk do të luftonim së bashku me të. Kur shkuam 
në Medinë dhe ia treguam Resulullahut 5§f, këtë ndodhi, ai tha: 

«Mirë shkoni tani. Ne e mbajmë fjalën që keni dhënë ju dhe kërkojmë 
ndihmën eAllahut kundër tyre!» Pikërisht ky ishte edhe shkaku që unë nuk 
mora dot pjesë në betejën e Bedrit." (Muslim, Xhihad, 98) 

Një shembull tjetër, që mund të përmendet në lidhje me këtë temë, është 
edhe ky: 

Pas betejës së Uhudit, lideri i idhujtarëve Ebu Sufjani, pyeste nga larg 
për të shuar kureshtjen: 

"O Omer! Po të pyes për hir të Allahut, a e vramë Muhamedin?" Ndërsa 




Islami, feja e vërtetë 


Omeri 4§b, përgjigjet: 

"Jo vallahi! Nuk e vratë! Ai tani po i dëgjon fjalët që po thua!" Pas kësaj, 
Ebu Sufjani thotë: 

"77 për mua je më fjalëdrejtë dhe më i mirë se njeriu im Ibn-i Kamia, 
i cili më tha se e ka vrarë Muhamedin! " (ibn-i Hisham, m, 45; Uakidi, i, 296-297; 
Ahmed, I, 288; Hejthemi, VI, 111) 

Ata që në këtë botë jetojnë si njerëz të drejtë dhe të besueshëm, shpër- 
blimin e tyre të vërtetë do ta marrin në ditën e kijametit, kur të gjithë kanë 
nevojë për ndihmë dhe askush nuk do t'i bëjë dobi askujt. Ata do të shpëtojnë 
në sajë të këtyre virtyteve që do t'u vijnë në ndihmë në momentet më të 
vështira. Allahu i Madhëruar e ka përshkruar atë ditë si "...Dita në të cilën 
të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre..." 2A1 Gjithashtu, në disa ajete të 
tjera Allahu i Madhëruar shprehet: 

"...Për të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat)...Allahu ka 
përgatitur falje dhe shpërblim të madh." (Ahzab, 35) 

Ndërsa Resulullahu $§|, duke u shprehur se drejtësia do ta çojë njeriun 
në lumturinë e përjetshme, thotë: 

"Besnikëria e çon njeriun në mirësi, ndërsa mirësia në xhenet. Nëse njeriu vazh- 
don të thotë gjithmonë të drejtën, më nëfund ai bëhet prej besnikëve. Gënjeshtra e 
çon njeriun në gjynah, ndërsa gjynahu në xhehenem. Nëse njeriu vazhdon të thotë 
gjithmonë gënjeshtra, si përfundim, ai shkruhet si gënjeshtar tek Allahu." (Buhari, 
Edeb, 69; Muslim, Birr, 103-105) 

Islami e ndalon bërjen e asaj që njeriu nuk do të dëshironte t'ia bënin të 
tjerët. Pra, njeriu i cili nuk dëshiron të mashtrohet dhe t'i bëhet padrejtësi, 
duhet të kapet fort pas së drejtës dhe besnikërisë. Kjo, sepse shpëtimi është 
tek drejtësia. Për këtë arsye edhe Resulullahu ?§§, ka thënë: 

"Edhe sikur të shihni se në dukje po dëmtoheni, kapunifort pas drejtësisë! Pa- 
dyshim se tek ajo gjendet shpëtimi dhe suksesi." (Ali Muttaki, III, 612/6855) 

4. Delikatesa dhe mirësjellja 

Islami kërkon që në jetën e myslimanit të mbizotërojë mirësjellja e sinqertë 
dhe larg hipokrizisë. Është e domosdoshme që në të gjitha marrëdhënie nje- 


241. Kuran: Maide, 5/119. 







Muamelati dhe morali 


rëzore, si në veshje, në qëndrim, në të folur, në ecje, në shikim, kur kërkon 
dhe jep diçka, madje edhe në ndjenja e mendime, të respektohen rregullat 
e delikatesës dhe mirësjelljes. Pra, një mysliman, në asnjë mënyrë nuk du- 
het, as të lëndojë dikë e as të lëndohet nga dikush. Ai duhet të dijë të falë të 
keqen që i bëhet. Duhet të përpiqet të meritojë faljen e Allahut, duke falur 
vazhdimisht edhe vetë. Në një ajet fisnik, urdhërohet: 

"Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju, të mos betohen se nuk do 
t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le 
t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t'ju falë 
Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (Nur, 22) 

Resulullahu 5§|, i cili është shembulli më i bukur në çdo aspekt, është 
bërë shembulli më i përsosur për ne edhe në mirësjellje e xhentilesë. Aisheja 
ft|6, tregon: 

"Askush tjetër nuk zotëronte moral më të bukur se Pejgamberi 5§g. Nëse 
më duhet të jap një shembull të vogël prej mirësjelljes së tij, mund të përmend 
faktin se kushdo që e thërriste, qoftë prej sahabëve apo prej familjes së tij, 
ai menjëherë i përgjigjej duke thënë «Urdhëro!» Për shkak të këtij morali të 
lartë që zotëronte, Allahu i Madhëruar ka zbritur këtë ajet fisnik: 

«(Padyshim) se ti je me virtyte madhore!»" (Kalem, 4; Uahidi, Esbab, fq. 463) 

Resulullahu 5§g, ishte një njeri i mëshirshëm, i sjellshëm, me shpirt dhe 
zemër të butë. Përkundër gërthitjeve të njëpasnjëshme të një të paedukati: 
"O Muhamed, o Muhamed!", ai iu përgjigj me butësi, duke i thënë: " urdhëro, 
çfarë dëshiron ?" dhe ia plotësoi nevojën. (Shih. Muslim, Nuzur, 8; Ebu Daud, Ejman, 
21/3316; Hejthemi, IX, 20) 

I Dërguari i Allahut 5§f, e udhëzonte pa e turpëruar këdo që tregonte 
mungesë edukate. Duke e konsideruar si një sjellje pa autor dhe duke i 
atribuar vetes gabimin në shikim, ai shprehej: 

"Çfarë po ndodh me mua, që ju shoh kështu?!" 242 

Ndërsa ndonjëherë, duke u drejtuar në vetën e tretë, thoshte: 

"Çfarë kanë këta njerëz, që loëjnë kështu e ashtu?!" 243 

Një shembull tjetër mjaft i bukur në lidhje me mirësjelljen e Pejgamberit 
tonë 5§f, është edhe ky: 

242. Shih. Buhari, Menakib, 25; Muslim, Salat, 119; Ebu Daud, Hatem, 4, Edeb 14. 

243. Shih. Ebu Daud, Edeb, 5/4788. 





Islami, feja e vërtetë 


Një ditë, kur Resulullahu $§, po ecte në rrugë, erdhi një njeri me gomar 
dhe duke i thënë: 

"O i Dërguari i Allahut! Urdhëroni hipni edhe ju!", u tërhoq në pjesën 
e pasme të gomarit. I Dërguari i Allahut i|§, tha: 

"Jo! Ti ke më tepër të drejtë se unë të hipësh në pjesën e parme të kafshës. Por, nëse 
ma lëshon mua (nëformë dhurate), ajo është çështje tjetër!" Ndërsa sahabiu tha: 

"Po! Pjesën e parme jua lëshova ju (si dhuratë)." Pas kësaj, edhe Profeti 5§f, 
hipi në gomar. (Ebu Daud, Xhihad, 58/2572) 

Një nga domosdoshmëritë e mirësjelljes islame, është edhe sjellja në më- 
nyrë delikate, me qëllim që të mos u shkaktosh lëndime njerëzve. Muadh 
bin Enesi 4fe, tregon: 

"Së bashku me Resulullahun $j§, kishim dalë në një betejë. Ushtarët (duke 
vendosur pajisjet e tyre në mënyrë të parregullt), ngushtuan vendpushimin 
dhe zunë rrugëkalimin. Për këtë arsye, Resulullahu $|§, dërgoi dikë që t'u 
thoshte këto fjalë ushtarëve: 

«Kush e ngushton një vend ose zë një rrugë (ose vështirëson një besimtar), nuk 
ka për ta marrë shpërblimin e xhihadit 244 .»" (Ebu Daud, Xhihad, 88/2629) 

Në një hadith tjetër, ku tregohet se Resulullahu 5H, i ftonte njerëzit në 
mirësjellje, thuhet: 

"Në ditën e xhumasë, kush kalon përpara (në rreshtat e parë) duke shkelur 
nëpër qafat e myslimanëve, i ka përgatitur vetes një urë që zgjatet në xhehenem." 
(Ahmed, III, 437) 

Ndërsa në lidhje me mirësjelljen e Resulullahut i|§, ndaj grave mund të 
përmendim këtë shembull: 

Gjatë një udhëtimi, një shërbyes me emrin Enxheshe, i përshpejtonte 
devetë duke kënduar. 245 Për këtë arsye, Resulullahu jH, me mendimin se 
gratë që ndodheshin sipër deveve mund të lëndoheshin, në mënyrë figu- 
rative u shpreh: 

244. Meqenëse përmendëm "xhihadin", është me vend të bëjmë edhe një shpjegim të shkurtër. Sipas 
Islamit, xhihadi bëhet për të eliminuar padrejtësitë, për të vendosur paqen ndër njerëz dhe për 
t'u bërë shkak i udhëzimit. Pra, xhihadi nuk mund të bëhet për të derdhur gjak, për të treguar 
forcën apo për të arritur përfitime materiale. Çlirimet e vërteta, janë çlirmet e zemrave. Çlirimet 
që mbështeten në forcën e shpatës dhe dhunës, janë turpi i njerëzimit. Mirëpo, çlirimin e zem- 
rave mund ta bëjnë vetëm ata që kanë arritur të kuptojnë të fshehtat e të vërtetave njerëzore e 
shpirtërore. 

245. Devetë e pëlqejnë shumë zërin e bukur dhe këngën. Për këtë arsye, me qëllim që t'i bëjnë devetë 
të ecin shpejt, çobanët e tyre fillojnë e këndojnë. Kjo lloj kënge quhet "hida" ose "huda". 





Muamelati dhe morali 


"O Enxheshe! Kujdes se mos thyhen kristalet!" (Buhari, Edeb, 95; Ahmed, III, 117) 

Po ashtu, edhe sahabët kanë qenë shumë të sjellshëm. Këtë e vërteton 
edhe Enes bin Maliku 4fe, kur thotë: 

"Derës së Pejgamberit JH, i bihej me thonj." (Buhari, Edebu'l-Mufred, nr: 1080) 

Gjithashtu edhe kjo ndodhi, është një shembull shumë i bukur në lidhje 
me mirësjelljen e sahabëve: 

Omeri 4fe, gjendej në një shtëpi së bashku me disa njerëz. Në mes tyre 
ishte edhe Xherir bin Abdullahu Në një moment, Omeri ndjeu një 
erë dhe u thotë të pranishmëve: 

"I zoti i kësaj ere le të ngrihet menjëherë e të marrë abdes!" Ndërsa 
Xheriri thotë: 

"O prijësi i besimtarëve! A nuk është më mirë që të marrim abdes të 
gjithë që ndodhemi këtu?!" 

Omeri 4fe, u mahnit nga kjo sjellje jashtëzakonisht delikate dhe i thotë: 

"Allahu të mëshiroftë! Ti edhe në kohën e injorancës ke qenë zotëri edhe 
tani në kohën e Islamit je zotëri!" (Ali Muttaki, Kenz, nr: 8608) 

Po ashtu edhe gjatë ndihmës që u jepet nevojtarëve duhet të tregojmë 
mirësjellje të madhe, duke shprehur falënderim ndaj tyre. Kjo, sepse në sajë 
të tyre arrihet kënaqësia e Allahut. 

Në shoqërinë Osmane, shpërndarja e ushqimit tek familjet e dëshmorëve 
me enë të mbyllura dhe në errësirë, është një shembull i jashtëzakonshëm 
i përkujdesjes në lidhje me mbrojtjen e ndjenjave dhe dinjitetit të tyre. Ky 
është një mësim i mirë dhe i veçantë i edukatës dhe mirësjelljes për brezat 
e rinj. 

Po ashtu, edhe "gurët e lëmoshës " që kanë dalë në pah si domosdoshmëri 
për të përballuar nevojat e të varfërve pa i lënduar ata shpirtërisht, janë 
vepër e një delikatese dhe mirësjelljeje të pashoqe. 

Këta gurë që kanë një gropë të cekët në sipërfaqe, vendoseshin në vende 
të përshtatshme të lagjeve. Ata që kishin gjendje të mirë ekonomike, për të 
dhuruar në mënyrë që "dora e majtë të mos e shohë atë që jey dora e djathtë ", 
i vendosnin lëmoshat e tyre sipër këtyre gurëve në errësirën e natës. Më 
pas, të varfrit e virtytshëm dhe të ndershëm, merrnin prej aty aq sa kishin 
nevojë dhe tepricën nuk e preknin me dorë. Kur u përmirësohej gjendja, i 
linin përsëri ato që kishin marrë, madje edhe më shumë. 





Islami, feja e vërtetë 


Megjithëse ato para qëndronin në vend të hapur, prej aty nuk merrte 
askush tjetër përveç atyre që kishin nevojë. Një shëtitës francez që tregon 
Stambollin e shekulli të shtatëmbëdhjetë, shkruan se e kishte vëzhguar për 
një javë rresht një nga këta gurë, mbi të cilin ndodheshin para. Mirëpo, nuk 
pa askënd që të vinte e të merrte sadaka prej aty. 

Edukata e tëfolurit 

Delikatesa dhe mirësjellja, janë shumë të rëndësishme, veçanërisht gjatë 
të folurit. Allahu i Madhëruar, duke dëshiruar që në ecjen dhe të folurën e 
besimtarëve të ketë mirësjellje, shprehet: 

"Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë 
është zëri i gomarit!" (Lukman, 19) 

Përsëri në ajete të tjerë shprehet: 

"...njerëzve t'u thoni fjalë të mira..." (Bekare, 83) 

"Thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira!.." (isra, 53) 

Islami i ka ndaluar bisedat e panevojshme dhe të shëmtuara. Po ashtu, 
edhe të folurën e tepërt nuk e pëlqen. I Dërguari i Allahut i|§, ka thënë." 

"Kush i beson Allahut dhe Dites se Gjykimit , ose tëflasë mirë , ose të heshtë!" 
(Muslim, Iman, 77) 

Allahu dhe i Dërguari i Tij i këshillojnë njerëzit të flasin në mënyrë 
lakonike dhe me shprehje të arta, duke zgjedhur me kujdes çdo fjalë që 
përdorin. 246 

Resulullahu 5§f, ka thënë: 

"Padyshim se disafjalë janë magji (kanëforcën e ndikimit të magjisë)." (Buhari, 
Nikah, 47) 

Nga kjo kuptojmë se disa fjalë kanë ndikim magjeps në zemrën e njeriut. 
Kjo arrihet me përdorimin e përsosur të gjuhës dhe zgjedhjen e fjalëve të 
duhura sipas qëllimit. Nivelin më të lartë të kësaj e gjejmë në Kuranin Fisnik. 
Ajetet e Kuranit janë në nivelin më të lartë të elokuencës dhe retorikës dhe 
për këtë arsye, përbëjnë mrekulli të jashtëzakonshme. Prandaj, ne duhet të 
përfitojmë prej ligjërimeve plot urtësi të Kuranit Fisnik. 

Kurani Fisnik i jep shumë rëndësi vendit dhe mënyrës së të folurit, pra 


246. Shih. Kuran: Bekare, 104; Nisa, 46. / Buhari, Edeb, 100; Deauat, 6. 





Muamelati dhe morali 


edukatës së të folurit. Për shembull: 

"kaulen lejjina" 247 : Fjalë të buta edhe ndaj tiranëve, 

"kaulen mejsura" 248 :Fjalë të ëmbla dhe ngushëlluese ndaj të varfërve, 
"kaulen kerima" 249 : Fjalë të buta dhe të bukura ndaj prindërve, 

"kaulen sedida" 250 : Fjalë të drejta (të vërteta) ndaj të gjithë njerëzve, 
"kaulen ma'rufa" 251 : Fjalë të bukura ndaj jetimëve dhe nevojtarëve, 

"kaulen beliga" 252 : Fjalë të urta dhe të qarta për të kumtuar dhe këshi- 
lluar. 

Shkurtimisht, Islami ka sjellë parimet më të bukura që i bëjnë njerëzit të 
jenë delikatë, të sjellshëm, të mirëkuptueshëm e të respektueshëm në çdo 
çështje. Myslimanët që i respektojnë këto parime, arrijnë lumturinë në të 
dyja botët. Ndërsa ata që nuk duan të pranojnë Islamin, por duan të jetojnë 
sipas rregullave të vendosura nga njerëzit, arrijnë vetëm një lumturi të për- 
kohshme dhe përfundojnë në anarki, terror dhe pendim të thellë. 


5. Shërbimi 

Besimi në Allahun kërkon të jesh edhe i mëshirshëm, sepse ai që i beson 
Allahut të Madhëruar, e do Atë dhe u bindet urdhrave të Tij. Madje, me 
kalimin e kohës ai fillon të dojë çdo gjë që ka të bëjë me Të. Allahu i Ma- 
dhëruar, në Kuranin Fisnik na përkujton më shumë cilësitë e Tij Rrahman 
dhe Rrahim, duke na urdhëruar vazhdimisht që të sillemi me mëshirë ndaj 
krijesave të Tij. Kështu që besimtari duhet të respektojë edhe urdhrat e 
Allahut, por edhe të përvetësojë prej moralit me të cilin Ai e urdhëron. Një 
zemër që ndodhet larg mëshirës, ndodhet edhe larg prej Allahut. 

Një ditë, Resulullahu e puthi nipin e tij Hasanin në faqe. Pranë 
tij ndodhej edhe Akra bin Habis, i cili shpreh: 

"Unë kam dhjetë fëmijë, por deri më sot nuk kam puthur asnjërin prej 
tyre!" 


247. Kuran: Ta Ha, 44. 

248. Kuran: Isra, 28. 

249. Kuran: Isra, 23. 

250. Kuran: Ahzab, 71, 

251. Kuran: Nisa, 8. 

252. Kuran: Nisa, 63. 





Islami, feja e vërtetë 


Resulullahu 5§g, e vështroi njëherë, pastaj i tha: 

"Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet!" (Buhari, Edeb, 18) 

Njëherë tjetër, një beduin erdhi tek Pejgamberi 5§g dhe i tha: 

"A i puthni ju fëmijët tuaj? Ne nuk i puthim asnjëherë!" I Dërguari i 
Allahut J§g, i tha: 

"E ç'të bëj unë , nëse Allahu ta ka hequr prej zemrës ndjenjën e mëshirës dhe 
dhembshurisë?" (Buhari, Edeb, 18) 

Pas betejës së Hunejnit, disa robër erdhën tek Resulullahu 5§g. Në mes 
tyre ndodhej edhe një nënë që kishte humbur fëmijën e vet, e cila kudo që 
shihte një fëmijë, e merrte dhe e shtrëngonte fort në gji duke e ushqyer me 
qumësht. Kur Resulullahu 5§f, e pa këtë tablo plot mëshirë, tha: 

"Si thoni, a mundet që kjo nënë ta hedhë në zjarr fëmijën e saj?" Sahabët 
thanë: 

"Jo nuk e hedh!" Më pas Resulullahu ?§f, tha: 

"Ja pra, Allahu i Madhëruar është shumë më i mëshirshëm me robërit e tij, se 
kjo riënë ndaj fëmijës së saj." (Buhari, Edeb, 18) 

Më vonë, Resulullahu 5§g, i liroi pa asnjë kusht këta robër, numri i të 
cilëve arriti gjashtë mijë. 

T'u shërbesh robërve që Allahu i Madhëruar i do dhe i mëshiron, është 
një nga parimet më të rëndësishme Islame. T'i shërbesh njeriut, i cili është 
krijuar për të adhuruar Allahun, është një lloj adhurimi ndaj Allahut. 

Shërbim do të thotë të plotësosh nevojën e atij që është më i dobët se ti. Të 
vraposh me modesti të madhe në ndihmë të të gjithëve dhe të interesohesh 
për hallet e tyre. Resulullahu 5§g, ka thënë: 

"Më i miri prej njerëzve, është ai që u bën më tepër dobi atyre." (Bejhaki, Shuab, 
VI, 117; Ibn-i Haxher, Metalib, I, 264) 

Ebu Musa 4 §&, thotë: 

"Pejgamberi 3§g, hipte në gomar, vishte tesha prej leshi të ashpër, ulej 
në gjunjë dhe milte delet, kujdesej për mysafirët, u shërbente dhe i qeraste 
ata." (Hakim, 1,129/205) 

Shërbimi është një detyrë shoqërore që Allahu i Madhëruar e ka kërkuar 
prej robërve të Tij. Ashtu siç e ka ndaluar rreptësishtë mburrjen, mendje- 
madhësinë dhe pëlqimin e vetvetes, Zoti ynë nuk e pëlqen as jetën egoiste. 
Ai dëshiron që njerëzit të jenë altruistë. Prandaj atyre që u shërbejnë robërve 





Muamelati dhe morali 


të Tij, u premton shpërblime të mëdha. Resulullahu 5§f, ka thënë: 

"...Nëse robi ndihmon vëllain e vet, edheAllahu do ta ndihmojë atë... Atë që e 
ka lënë pas puna e vet, nuk mund ta çojë përpara prejardhja (gjaku) e tij." (Muslim, 
Dhikir, 38; Ibn-i Maxhe, Muakaddime, 17) 

"Kujt i thinjet qoftë edhe njëfijefloku në rrugë tëAllahut , ajo do tëjetë një dritë 
për të në Ditën e Kijametit." (Tirmidhi, FedaihTl-Xhihad, 9/1635; Nesai, Xhihad, 26) 

"Të ecësh pakëz në rrugën e Allahut, në mëngjes apo në mbrëmje, është më e 
mirë se bota dhe çdo gjë që ka në të..." (Buhari, Xhihad, 6) 

Është fakt i pakundërshtueshëm, se ai që shërben, del më i fituar se ai 
që i bëhet shërbim, si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Një njeri 
i urtë, ka thënë: 

"Njerëzit me të vërtetë të lumtur , janë ata që dirië si t'u shërbejnë të tjerëve." 

Nisur nga kjo, për të arritur përsosmërinë dhe shpëtimin në botën tje- 
tër, kemi nevojë të shërbejmë. Për këtë arsye, duhet t'u jemi mirënjohës 
njerëzve që u shërbejmë, sepse ata bëhen shkak që ne të afrohemi tek 
Allahu i Madhëruar. 


6. Xhihadi dhe lufta ndaj terrorizmit 

a. Islami është një fe hyjnore dhe e vërtetë 

Allahu i Madhëruar është Ai që ka krijuar njerëzit, kafshët dhe gjithë 
universin së bashku me të gjitha krijesat e tjera dhe që i mban ato në këmbë 
me një rregull të mahnitshëm. Zoti ynë i Madhëruar e ka dërguar Islamin 
për të rregulluar marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, të cilëve u ka falur me- 
ndje e vullnet dhe sjelljet e tyre ndaj krijesave të tjera. Pra, Islami është një 
fe hyjnore dhe e vërtetë. Kush e studion Islamin me ndërgjegje të pastër, 
patjetër që do ta pranojë këtë të vërtetë. 

Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo mangësi. Për rrjedhojë, Ai 
nuk i pëlqen asnjëherë ngatërresat, pra terrorin dhe të keqen. Kur Allahu 
i Madhëruar flet në lidhje me dyfytyrëshit dhe njerëzit e këqinj, shprehet 
me këto fjalë: 

"E kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të 
mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin." (Bekare, 205) 

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar, duke ua ndaluar njerëzve t'i dëshirojnë 




Islami, feja e vërtetë 


ngatërresat, t'i pëlqejnë ato dhe të kërkojnë mundësi dhe mënyra për të 
futur ngatërresa, urdhëron: 

"...Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërresta- 
rët!" (Kasas, 77) 

Allahu i Madhëruar është shumë i mëshirshëm ndaj robërve të Tij. Për 
ta, ai dëshiron gjithmonë të mirën, paqen dhe rehatinë. Ndërsa shkeljen e 
hakut të robit e konsideron si një nga gjynahet më të mëdha. Nëse nuk fal 
vetë robi që i është bërë padrejtësi, as Ai nuk fal. Allahu i Madhëruar vepron 
me mëshirë edhe ndaj robërve të tij gjynahqarë. Ai na bën të ditur, se e folura 
pas krahëve të tyre, është një gjynah shumë i madh, prandaj edhe e ndalon 
rreptësisht këtë gjë. Pra, Islami, i cili është dërguar nga Allahu i Madhëruar 
për të siguruar paqen dhe lumturinë e njerëzimit, është e pamundur që të 
kërkojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe t'i mbyllë sytë ndaj terrorit. 

Islami e konsideron të detyrueshme mbrojtjen e jetës së çdo njeriu, të 
mallit, të nderit, të mendjes dhe të brezave të rinj. 

Nisur nga kjo, nëse shohim historinë, do të kuptojmë se njeriu i cili ka 
luftuar më tepër kundër terrorit, ka qenë Pejgamberi $§g- E gjithë jeta e tij 
pejgamberike 23- vjeçare, ka kaluar në luftë ndaj terrorit. Ai e ka luftuar gjith- 
monë terrorin ndaj njerëzve, ndaj kafshëve dhe ndaj bimëve... Ai gjithmonë 
ka respektuar parimin e drejtësisë, qoftë ndaj besimtarëve, qoftë edhe ndaj 
jobesimtarëve. Si përfundim, në sajë të përpjekjeve të tij, bota gjeti paqen, 
shkretëtirat që ishin kthyer në pellgje gjaqesh gjetën qetësinë dhe njerëzimi 
filloi të thellohej në meditim. 

Megjithëse kjo është e vërteta, disa njerëz guxojnë ta përdorin Islamin së 
bashku me fjalën terror, e cila është një nga tragjeditë e ditëve tona. Mirëpo, 
terrori dhe anarkia janë themeluar mbi pashpirtësi dhe të pashpirtëve nuk 
u hyjnë kurrë në punë virtytet e larta si morali. Terrori nuk ka lot, nuk ka 
mëshirë dhe ndërgjegje. Kurse Islami është themeluar mbi dhembshurinë 
dhe mëshirën. Allahu i Madhëruar, në Kuranin Kerim, më tepër përmend 
emrat e Tij Rrahman dhe Rrahim. Pra, mëshirën e përgjithshme që përfshin 
të gjitha krijesat. Islami është fe e njerëzimit dhe qytetërimit, që shpërndan 
drejtësi dhe mirësi. Ata që e mësojnë Islamin në mënyrën e duhur, e kuptojnë 
menjëherë se sa e pavend është që ai të përdoret së bashku me fjalën terror. 

b. Çdo jetë është e shenjtë 

Jetën e ka dhënë Allahu dhe vetëm Ai mund ta marrë. Për këtë arsye, të 





Muamelati dhe morali 


marrësh jetë pa të drejtë, është një gjynah shumë i madh ndaj Allahut. Kjo, 
sepse në botëkuptimin islam, një jetë ka vlerë të njëjtë me të gjithë njerëzimin. 
Allahu i Madhëruar, në Kuranin Fisnik urdhëron: 

"...kush vret ndokënd, që s'ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregulli- 
me në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush 
shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve." 

(Maide, 32) 

Islami, për t'i larguar njerëzit nga ky gjynah i madh, ka vendosur një 
dënim të rreptë. Në bazë të kësaj, kush vret dikë pa të drejtë, vritet. Edhe 
nëse në vrasjen e një njeriu marrin pjesë shumë persona, të gjithëve u jepet 
i njëjti dënim. 253 Përveç marrjes së jetës së dikujt tjetër, Islami e ka ndaluar 
rreptësisht edhe vetëvrasjen, duke e konsideruar këtë nga gjynahet e më- 
dha. Ndërsa dënimi që jepet në këtë rast, është bërë i ditur me shprehje 
shumë të ashpra. 254 

Për shkak se Islami e konsideron njeriun kaq të vlefshëm, Resulullahu $H, 
është përpjekur me aq sa kishte mundësi, që të mos luftonte as me armiqtë 
e tij. Ai paraqiste çdo lloj lehtësie për të arritur në një marrëveshje me ta 
dhe kurrë nuk e fillonte i pari luftën, por sulmonte vetëm pasi armiku të 
kishte filluar sulmin. Madje, edhe kur ka qenë i detyruar të luftojë, ka për- 
dorur taktika të zgjuara, me qëllim që të mos vriteshin shumë njerëz. Në të 
shumtën e rasteve, i detyronte armiqtë të dorëzoheshin pa u derdhur gjaku 
i askujt dhe më vonë i falte. 

Kur e çliroi Mekën pa derdhur qoftë edhe një pikë gjaku, të gjithë ar- 
miqtë kishin rënë në dorë të Resulullahut JH. Mirëpo ai i fali të gjithë, duke 
u thënë: 

"Sot është dita e mëshirës. ]eni të lirë, mund të shkoni!" 255 

Më vonë, e pyeti xhaxhain e tij Abbasin *$§k>, në lidhje me bijtë e Ebu 
Lehebit, të cilët kishin treguar armiqësinë më të egër ndaj tij: 

"Ku janë dy bijtë e vëllait tënd Ebu Lehebit, Utbe dhe Muattibi? Nuk po i shoh 
ata?!" Abasi 4fe, tha: 

"Me sa duket, edhe ata ia paskan mbathur së bashku me idhujtarët ku- 
rejsh që kanë ikur nga Meka." Resulullahu ||§, tha: 


253. Shih. Buhari, Dijat, 21. 

254. Shih. Buhari Tib, 56; Muslim, Iman, 175. 

255. Shih. Ibn-i Hisham, IV, 32; Uakidi, II, 835, III, 352; Ibn-i Sa'd, II, 142-143; Ali Muttaki, Kenz, nr: 
30173. 





Islami, feja e vërtetë 


"Gjejini ata dhe m'i sillni!" 

Abbasi i hipi kafshës së vet dhe shkoi të kërkojë bijtë e Ebu Lehebit. 
Kur i gjeti, u tha: 

"Resulullahu ?§f, po ju kërkon!" Për këtë arsye, ata u hipën menjëherë 
kafshëve të tyre dhe së bashku me Abbasin shkuan tek i Dërguari i 
Allahut 5§f. Resulullahu i ftoi të hyjnë në Islam dhe ata menjëherë u bënë 
myslimanë. Pastaj, i kapi nga duart, i çoi në Multezem 256 dhe për një farë 
kohe, iu lut Allahut për ta. Kur u kthye, në fytyrën e tij shihej një gëzim i 
madh. Abbasi 4fe, tha: 

"O Resulullah! Allahu ju gëzoftë gjithmonë! Në fytyrën tuaj të bekuar 
po shoh një gëzim të madh?!" Resulullahu 5§f, tha: 

"Po! Kërkova prej Zotit tim t'ifalë bijtë e xhaxhait tim dheAi ifali!" 

Tashmë, Utbe dhe Muattibi 4fe>, nuk ndaheshin asnjëherë nga Re- 
sulullahu ?§f. Së bashku me të, shkuan në Hunejn, në afërsi të Mekës. Gjatë 
betejës së Hunejnit edhe në momentet kur u krijua një shthurje në radhët e 
myslimanëve, ata nuk u ndanë asnjë çast prej Resulullahut 5§f. Madje, atë 
ditë, kur Muattibi ishte duke mbrojtur Pejgamberin !§f, u godit në sy. 257 

Resulullahu 5§f, u dha garanci jete dhe thirri pranë tij shumë prej parisë 
së Mekës që u larguan prej vendit si këta të dy, të cilët më pas edhe i fali. 258 

Resulullahu $H, dëshironte që edhe mohuesit të jetonin dhe për këtë 
arsye, ai lutej që ata dhe pasardhësit e tyre të kuptonin të vërtetën duke i 
besuar Allahut një e të vetëm. Siç kanë thënë të urtët, "Nuk pritet shpresa 
prej shpirtit c\ë s'ka dalë ende!" Kur i vrisni njerëzit, eliminohet edhe mu- 
ndësia, edhe shpresa që ata të njohin Allahun dhe t'i besojnë Atij. 

Si përfundim, Allahu i Madhëruar e nxori të gjallin nga i vdekuri dhe kë- 
shtu u realizua dëshira e Pejgamberit Në sajë të mëshirës që buronte prej 
Allahut, Resulullahu ?§f, ndoqi një politikë të tillë, e cila i bëri edhe armiqtë 
e tij më të egër së bashku me pothuajse të gjithë fëmijët e tyre, të pranonin 
Islamin me dëshirë, duke u bërë kështu personalitete të larta të njerëzimit. 
Nëse shohim transmetuesit e haditheve të Pejgamberit ?§f dhe të ligjeve të 


256. Multezem: Pjesa midis derës së Qabes dhe Gurit të zi. Pejgamberi : H, ka qëndruar në Multezem, 
ka mbështetur gjoksin, fytyrën, krahët dhe pëllëmbët në murin e Qabes dhe është lutur, duke i 
shtrirë mirë krahët dhe duart. (Ebu Daud, Menasik, 54/1899) Ndërsa në një hadith, thuhet: "Pjesa 
midis Gurit të Zi dhe Makam-i Ibrahimit, është Multezem. Të sëmurët që luten këtu , gjejnë shërim ." 
(Hejthemi, III, 246) 

257. Shih. Ibn-i Sa'd, IV, 60, Sujuti, Hasaisu'l-Kubra, II, 82; Halebi, Insanu'l-Ujun, III, 48. 

258. Shih. Muuatta, Nikah, 44-45; Tirmidhi, Isti'zan, 34/2735; Hakim, III, 269/5055. 






Muamelati dhe morali 


Islamit, vërejmë se baballarët apo gjyshërit e shumicës prej tyre kanë qenë 
idhujtarë. Madje edhe fëmijët e atyre që shfaqën armiqësinë më të egër ndaj 
Resulullahut 5§f, më vonë u bënë dijetarë të mëdhenj të Islamit. 

c. Faji është individual 

Një nga parimet që solli Islami, është edhe fakti se askush nuk do të 
vuajë për fajin e dikujt tjetër. Allahu i Madhëruar, këtë ligj e ka përsëritur 
shumë herë: 

"...askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit !.." 259 

Resulullahu 5§f, kishte ngarkuar me detyrën e udhëzuesve dhe infor- 
muesve një grup prej dhjetë vetave, në krye të të cilëve kishte caktuar si 
komandant sahabin nga Medina, Asim bin Sabitin 4fe. Mirëpo fisi Lihjan e 
ndoqi këtë grup me rreth njëqind harkëtarë. Tetë prej këtyre sahabëve ranë 
dëshmorë, ndërsa Hubejbi dhe Zejd bin Desin ife, u kapën rob. Më pas, 
këta dy sahabë u çuan dhe u shitën në Meke. Hebejbin 4 §£>, e blenë bijtë e 
Haris bin Amirit, të cilin ai e kishte vrarë në betejën e Bedrit. Hubejbi 4fe, 
qëndroi si rob i tyre, deri në ditën kur ata e martirizuan. 

Gjatë ditëve të robërisë, Hubejbi 4fe, i kërkoi njërës prej bijave të Harisit 
një brisk për t'u rruar. Ndërsa ajo ia dha briskun një fëmije trevjeçar duke 
i thënë, "shko jepja robit". Vazhdimin e kësaj ndodhie, gruaja e tregon me 
këto fjalë: 

"Fëmija ia çoi briskun robit. Ndërsa unë vrapova pas fëmijës duke thë- 
në: «0 Zot, çfarë bëra kështu!?» Kur e arrita, pashë se fëmija ishte ulur në 
prehërin e Hubejbit dhe po bisedonte me të. Atë çast bërtita. Hubejbi më 
pa dhe tha: 

"Ke frikë se mos e vras fëmijën? Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë! Të 
vrasësh një të pafajshëm, nuk i shkon çështjes dhe dinjitetit tonë. Në fakt, 
jeni ju ata që doni të më vrisnit!»" 

Hubejbin dhe Zejdin %>, i dërguan dhjetë kilometra larg Mekës, në një 
vend të quajtur Ten'm dhe i martirizuan me heshta në mënyrë shumë çnje- 
rëzore. (Buhari, Megazi, 28,10; Xhihad, 170; Ibn-i Haxher, Isabe, I, 418) 

Nga kjo, kuptojmë se Islami dënon vetëm fajtorin dhe nuk dëshiron të 
lëndohen njerëzit e pafajshëm pranë tij. Po ashtu edhe kur dënohet fajtori, 
Islami e ndalon kalimin e kufirit në këtë çështje. Në ajetet fisnike, urdhërohet: 


259. Shih. Kuran: En'am, 6/164; Isra, 15; Fatir, 18; Zumer, 7; Nexhm, 38. 





Islami, feja e vërtetë 


"Mos ia merrni jetën njeriut, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, për- 
veçse kur e kërkon e drejta! Nëse dikush vritet padrejtësisht, Ne i kemi 
dhënë pushtet trashëgimtarit të tij (të kërkojë shpagim). Por edhe ai të 
mos e teprojë në vrasje, sepse ai është i ndihmuar (nga ligji dhe drejtësia 
islame)." (Isra, 33) 

"Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo 
është më e mira (rrugë) për të durueshmit." (Nahl, 126) 

d. Xhihadi Islam 

Ta shohësh xhihadin vetëm si luftë, jo vetëm që nuk pasqyron të vërtetën, 
por është edhe e mangët, edhe e gabuar për nga aspekti dhe kuptimi që i 
jep Kurani dhe Suneti. Fjala xhihad do të thotë "të përpiqesh, të punosh". 
Prandaj, ai mund të realizohet me çdo lloj mënyre, si me zemër, gjuhë, 
dorë, pasuri, jetë, kulturë, ekonomi, armë etj. Islami dëshiron që njerëzit, 
më së shumti të bëjnë xhihad me zemër të sinqertë dhe gjuhë të ëmbël. Ata 
që e marrin përsipër këtë detyrë, në Kuranin Fisnik këshillohen që ta bëjnë 
këtë duke përdorur shprehje të buta dhe të qarta. Për të arritur takimin dhe 
gjallërimin e shpirtrave me Allahun e Madhëruar, urdhërohet që besimtarët 
të përpiqen me pasuritë dhe jetët e tyre. 

Parimi i Islamit është paqja. Argumenti më i madh i kësaj, është fakti 
se Kurani Fisnik, "Marrëveshjen e Hudejbijes ", e cila përmbante kushte 
shumë të vështira në kurriz të myslimanëve, e quan "Fet'h-i Mubin", pra 
"Njëfitore e qartë". Dhe ky "Fet'h", është bërë edhe emri i një prej sureve 
të Kuranit Fisnik. 

Luftërat që ka zhvilluar Pejgamberi iH, kanë qenë të gjitha me qëllim 
mbrojtës. Ato janë zhvilluar ose për të zmbrapsur sulmet ndaj myslimanëve, 
ose për të prishur planet e përgatitjes për luftë, për të cilat kishin arritur të 
merrnin informacione. Kur shkoi në betejën e parë të madhe, në betejën e 
Bedrit, qëllimi kryesor i Pejgamberit ||§, nuk ishte lufta. Qëllimi i tyre ishte 
ndalimi i një karvani që ishte pasuruar me mallrat që u ishin grabitur mys- 
limanëve, të cilët emigruan dhe që po me atë pasuri, po përgatitej një ushtri 
kundër myslimanëve. Karvani shpëtoi duke ndërruar udhën. Mirëpo, ushtria 
e idhujtarëve kishte dalë nga Meka dhe, duke përshkuar një rrugë prej 400 
kilometrash, ishte vendosur në afërsi të Medinës. Kur këta nuk e pranuan 
marrëveshjen e paqes, e cila iu ofrua disa herë rresht, atëherë detyrimisht 





Muamelati dhe morali 


u zhvillua një luftë, nga e cila myslimanët dolën fitimtarë. 260 

Betejat e Uhudit dhe Hendekut u zhvilluan shumë pranë Medinës. Idhuj- 
tarët u treguan shumë të egër në sulm, duke dërguar drejt Medinës ushtri 
nga e majta dhe e djathta e saj, me qëllim që t'i zhduknin myslimanët nga 
faqja e dheut. Ndërsa Resulullahu $§f, në Medinë po zhvillonte një luftë 
mbrojtëse. Mbi të gjitha, Resulullahu 5|f, duke hapur një hendek të madh 
përreth qytetit, arriti ta ulte në zero humbjen e jetëve. 

Betejat e Mutes dhe Tebukut u zhvilluan për të marrë hakun e korrierit 
që u martirizua dhe për të eliminuar armikun, i cili po përgatitej për sulm. 
Madje, pas arritjes së disa marrëveshjeve, myslimanët u kthyen nga Tebuku 
pa zhvilluar asnjë përplasje. 

Ndërsa Çlirimi i Mekës u arrit si përfundim i shkeljes së marrëveshjes 
nga ana e idhujtarëve dhe për të marrë përsëri të drejtat që u ishin grabitur 
myslimanëve që emigruan më herët në Medinë. Kjo është një lëvizje për 
paqe dhe fitim zemrash, e cila është e pamundur të vërehet përsëri në ndonjë 
etapë tjetër të historisë. Në qytetin e çliruar, as u grabit gjë, as u vra njeri, as 
u syrgjynos kush, as u mor hak dhe as u nxit gjakmarrje. Përkundrazi, pa- 
varësisht nga padrejtësitë e viteve të shkuara, të gjithë u falën pa asnjë kusht. 

Po kështu, të gjitha luftërat e tjera të Resulullahut ||S, janë zhvilluar vetëm 
për të ndaluar sulmin e armiqve ose përgatitjen e tyre për sulm. Edhe kur 
myslimanët kanë qenë të detyruar të luftojnë me armikun, megjithëse janë 
përpjekur me të gjitha mundësitë për të arritur paqe, kanë vepruar brenda 
një kuadri ligjor të caktuar. Ata nuk i kanë prekur kurrë fëmijët, gratë, pleqtë, 
njerëzit e fesë, punëtorët që s'kanë pasur lidhje me luftën, tempujt, kafshët 
dhe pemët, por kanë luftuar vetëm kundër ushtarëve që i kanë luftuar. Por 
edhe këta nuk i kanë torturuar kurrë. 

Resulullahu sa herë që dërgonte ndonjë njësi ushtarake për luftë, e 
këshillonte komandantin të kishte frikë Allahun, të sillej mirë dhe të ishte 
i dobishëm ndaj myslimanëve që kishte me vete. Pastaj, i porosiste ushtarë 
me këto fjalë: 

"Luftoni me emrin e Allahut, ne rrugë tëAllahut! Luftoni me ata që e mohojnë 
Allahun! Mos e tradhtoni plaçkën e luftës! Mos bëni padrejtësi! Mos torturoni 
(duke prerë veshë, hundë apo organe të tjera)! Mos vrisnifëmijë!" (Muslim, Xhihad, 
3; Ahmed, V, 352, 358) 


260. Shih. Uakidi, I, 61-65. 






Islami, feja e vërtetë 


Ndërsa në një transmetim tjetër, i Dërguari i Allahut $|f, thotë: 

"...mos i vrisni fëmijët, ata që mbyllen në tempujt (kisha apo sinagoga) e tyre 
për të kryer adhurime 261 dhe të moshuarit! 262 Mos i shkatërroni e mos i digjni ki- 
shat. Ndërsa pemët mos i shkulni me rrënjë!" 263 Po ashtu, ai ka ndaluar edhe 
rrënimin e banesave. 

Në një nga betejat e zhvilluara, Pejgamberi j|§, vuri re se ishte vrarë edhe 
një grua. Ai u mërzit jashtë mase nga kjo ndodhi dhe menjëherë e ndaloi 
vrasjen e grave dhe të fëmijëve." 264 

Në betejën e Hunejnit, Bijtë e Sulejmes ishin kalorës që prinin. Ndërsa 
Halid bin Uelidi ishte komandanti i tyre. Në një moment, Resulullahu jff, 
vuri re kufomën e një gruaje të vdekur dhe për këtë arsye tha: 

"Kjo grua nuk ishte në mes të atyre që na luftonin neve!" Pastaj, menjëherë 
i tha njërit që kishte afër: 

"Arrije shpejt Halidin dhe i thuaj: «Resulullahu i|§, urdhëron që të bëni kujdes 
e të mos vrisni asnjë grua,fëmijë, të moshuar dhe personat qëjanë punësuar për të 
kryer punë të tjera dhejo të luftës!»!" 265 

Më vonë, kur Pejgamberi 5ff, u lajmërua se janë vrarë edhe disa fëmijë, 
ai u mërzit jashtë mase dhe i nervozuar tha: 

"Çfarë kanë disa, që po e teprojnë sot në vrasje dhe e çojnë çështjen deri aty sa 
vrasin edhe fëmijë?!" Dikush që ndodhej aty pranë, tha: 

"O Resulullah! A nuk janë bijtë e idhujtarëve ata?!" Pasi dëgjoi këto fjalë, 
Resulullahu tha: 

"A nukjanë edhe më të mirët prej jush (ju), fëmijët e idhujtarëve?" Më pas 
vazhdoi: 

"Kini kujdes! Mos i vrisnifëmijët! Kini kujdes! Mos i vrisni fëmijët! Çdofëmijë, 
lind në natyrën e pastër islame dhe vazhdon tëjetë kështu deri sa t'i vijë goja. Më 
pas, prindërit e bëjrië atë jahudi ose të krishterë." (Ahmed, III, 435) 

Bartholomeus Georgieviç, i cili ra rob i turqve në luftën e Mohaçit (1528) 
dhe që më pas u la i lirë, ka shkruar një libër me titull "Traditat dhe zakonet 
e turqve". Në librin e tij, ai shprehet: 


261. Shih. Ahmed, I, 300; Taberani, Kebir, XI, 224/11562. 

262. Shih. Taberani, Eusat, I, 48/135. 

263. Shih. Abdurrazzak, Musannef, V, 220. 

264. Shih. Buhari, Xhihad, 148; Xhihad, 24-25. 

265. Ebu Daud, Xhihad, 111; ibn-i Maxhe, Xhihad, 30; Uakidi, III, 912. 






Muamelati dhe morali 


"Gjatë luftës, në radhët e ushtrisë Osmane kishte një disiplinë aq të rreptë, 
saqë asnjë ushtar nuk mund të guxonte të vepronte diçka të padrejtë. Ai që 
bënte padrejtësi, dënohej pa mëshirë. Aty kishte vëzhgues dhe mbajtës të 
rregullit... Nga bahçet në anë të rrugëve ku kalohej, nuk mund të këpusnin 
qoftë edhe një mollë pa lejen e pronarit të saj." (Onur Bilge Kula, "Simboli turk në 
kulturën gjermane", Ankara 1993, fq. 164) 

Kur Sulltani Javuz Selim Hani po shkonte në fushatën e Egjiptit. Vendi 
nga ku kaloi ushtria në Gebze, ishte përplot me vreshta dhe bahçe. Sulltan 
Javuz Selim, filloi të mendonte: 

"Vallë, mos ndokush prej ushtarëve të mi ka këputur rrush ose mollë pa 
lejen e të zotit?!.." Më pas thirri Again e Jeniçerëve dhe e urdhëroi: 

"Aga, ky është fermani (urdhri) im! Të kontrollohen të gjitha çantat e 
jeniçerëve, kalorësve dhe këmbësorisë! Nëse në çantën e dikujt prej tyre 
gjendet rrush apo mollë, silleni menjëherë para meje!" 

Agai i Jeniçerëve veproi menjëherë dhe i kontrolloi të gjitha çantat. Më 
pas, doli para sulltanit dhe i tha: 

"Sulltan! Nuk gjeta asnjë vesh rrush apo mollë të këputur!.." 

Javuzi u gëzua shumë nga ky lajm. Dukej sikur ishte çliruar nga ndonjë 
ngarkesë. Më pas hapi duart dhe u lut: 

"O Allah! Qofsh pafundësisht i falënderuar dhe i lavdëruar! Sepse Ti 
më ke falur një ushtri që nuk ha prej haramit!.." Pastaj i drejtohet Agait 
dhe i thotë: 

"Nëse ushtarët e mi do të kishin këputur ndonjë frut pa leje, do të kisha 
hequr dorë nga fushata e Egjiptit. Sepse vendet nuk mund të çlirohen me 
një ushtri që ha prej haramit!.." 

Si rezultat i këtij morali të lartë, Javuzi gjithmonë ka arritur të ketë pranë 
ndihmën dhe mirësinë hyjnore. 266 

Siç e vumë re, Islami pikësëpari zgjedh paqen. Ndërsa, kur është i dety- 
ruar të luftojë, vepron me maturi, drejtësi dhe njerëzishëm, duke urdhëruar 
që asnjëherë të mos kalohen kufijtë. Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por 
mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin." (Bekare, 
190; Maide, 2) 


266. Osman Nuri Topbash, Osmanët. 





Islami, feja e vërtetë 


Si mund të lejojë Islami të vriten njerëz të pafajshëm në kushte të paqes, 
kur ai nuk e lejon vrasjen e asnjë të pafajshmi jomysliman dhe atij që nuk 
merr pjesë në luftë, qoftë edhe në kushtet e luftës?!. 

Lufta është si bisturi 

Mund të themi se Islami është në luftë me terrorin nga fillimi deri në fund. 
Shpata është një copë hekuri. Në Islam është e ndaluar, haram të luftosh 
për të derdhur gjak dhe për të grabitur tokë. Shpata përdoret vetëm për të 
eliminuar padrejtësinë dhe për t'u bërë shkak i udhëzimit. 

Xhihadi është si bisturia e doktorit. Ai përdoret vetëm për të penguar 
njerëzit e këqinj, që shkaktojnë ngatërresa dhe vrasin njerëz për hir të inter- 
esave të tyre. Ashtu siç pritet një organ, i cili është bërë gangrenë, për të 
shpëtuar pjesën tjetër të trupit, ashtu eliminohen edhe njerëzit e këqinj që 
prishin qetësinë e njerëzimit dhe që nuk mund të përmirësohen. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: 'Zoti ynë! 
Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij 
populli jobesimtar!" Me ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Dauti 
e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi 
dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër 
të këqinjve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar 
me krijesat e Veta." (Bekare, 250-251) 

"A ka pasur njerëz të mençur në popujt para jush, që të pengonin 
ngatërresat në Tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që 
bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë. Zoti yt 
kurrë nuk do t'i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre 
do të ishin të ndershëm." (Hud, 116-117) 

Nuk ka dhunë nëfe 

Islami dëshiron ta çojë të vërtetën tek njerëzit dhe t'ua shpjegojë atë. Mi- 
rëpo, asnjëherë nuk i detyron njerëzit që ata t'i pranojnë këto. 267 Kjo, sepse 
Allahu i Madhëruar dëshiron që njerëzit, të cilët i ka dërguar në këtë botë 
për t'i sprovuar, të jenë të lirë. Ata që e pranojnë Islamin, duhet ta bëjnë këtë 
me vullnet të lirë. Po ashtu edhe ata që e refuzojnë, duhet ta bëjnë këtë me 


267. Shih. Kuran: Bekare, 256; Junus, 99./ Ebu Daud, Xhihad, 116/2682. 






Muamelati dhe morali 


vullnet të lirë. Qëllimi i kësaj është që në botën tjetër, të gjithë ta meritojnë 
shpërblimin apo dënimin. 268 Për këtë arsye, ndonjëherë lind edhe nevoja 
e luftës me forcat që dalin përpara kumtimit të Islamit ndaj njerëzve dhe 
bëhen pengesë që ata ta shqyrtojnë Islamin me vullnetin e tyre të lirë. Kjo, 
sepse ata po kufizojnë lirinë e njerëzve që nuk besojnë, duke i detyruar të 
qëndrojnë larg Islamit. 

Besimi është një mirësi, e cila mund të arrihet vetëm me vullnet të lirë. 
Nuk është e mundur që t'i bësh njerëzit të besojnë me forcë e me detyrim. 
Njerëzit që detyrohen, mund të bëhen veç dyfytyrësh. Dhe Islami e konside- 
ron dyfytyrësinë më të keqe se mohimi. Për këtë arsye, gjatë gjithë historisë 
myslimanët nuk kanë detyruar askënd të hyjë në Islam. Madje edhe robërit 
që ndodheshin në duart e tyre, i kanë lënë të lirë në këtë çështje. Zijad bin 
Xhezi, i cili ka marrë pjesë në çlirimin e Egjiptit, tregon: 

"...Pas luftës, egjiptianët që ndodheshin në duart tona si robër lufte, i 
tubuam në një vend. Aty erdhi edhe pala e krishterë. Ne i lamë të lirë robë- 
rit që të zgjidhnin Islamin apo Krishterimin. Kur dikush prej tyre zgjidhte 
Islamin, ne brohorisnim tekbirë me një zë më të fuqishëm se sa kur ishim 
në luftë, pastaj e merrnim atë në anën tonë. (Tashmë, ai gëzonte të njëjtat 
të drejta dhe detyra që kishim edhe ne) Kur dikush zgjidhte Krishterimin, 
ne e lironim atë dhe të krishterët e merrnin pranë vetes duke brohoritur; 
ndërsa ne i lidhnim xhizjen. Mirëpo, ne mërziteshim për këtë, sikur dikush 
prej nesh të kishte kaluar në radhët e tyre..." (Taberi, Tarih, 1,512, [Viti 20.]) 

e. Sjellja e mirë ndaj robërve 

Resulullahu 5§g, me anë të porosive, këshillave dhe zbatimeve të ndry- 
shme, ka kërkuar që sjellja ndaj robërve të jetë e mirë dhe e ka ndaluar tor- 
turimin e tyre. Madje, ai ka bërë të ditur se robërit nuk duhen torturuar, as 
kur prej tyre kërkohet të japin informacione. 269 Po ashtu, edhe juristët islam 
shprehen se nuk është e drejtë që robërit të torturohen, qoftë edhe duke i 
lënë të uritur e të etur. (Kasani, BedafiTs-sanaf, 1406, DaruT-KutubT-Ilmijje, VII, 120) 

Vëllai i Mus'ab bin Umejrit, Ebu Azizi, kishte qenë flamurtari i idhujta- 
rëve në betejën e Bedrit. Kur ai ra rob i myslimanëve, mëshirën dhe butësinë 
që pa prej tyre, e tregon me këto fjalë: 

268. Shih. Kuran: Enfal, 42; Kehf, 29; Zumer, 7; Xhathije, 15. 

269. Shih. Ebu Daud, Xhihad, 115; Ibn-i Hisham, II, 255; Uakidi, II, 514. 










Islami, feja e vërtetë 


"Edhe unë rashë rob në betejën e Bedrit dhe iu dorëzova një grupi prej 
ensarëve. Kur po ktheheshim nga Bedri, në vaktin e mëngjesit dhe të darkës, 
bukën ma jepnin mua, kurse vet e shtynin me hurma të thata. Kjo, sepse i 
Dërguari i Allahut 5§|, i kishte këshilluar të silleshin mirë me robërit. Nëse 
dikujt prej tyre i binte në dorë një copë bukë, menjëherë e sillte dhe ma 
jepte mua. Ndonjëherë më vinte turp dhe ia ktheja përsëri copën e bukës 
ndonjërit prej tyre, por ai ma jepte përsëri atë bukë dhe në asnjë mënyrë 
nuk e prekte me dorë." (Ibn-i Hisham, II, 288; Hejthemi, VI, 86) 

Po ashtu, edhe Ebu'l-As bin Rebi dhe Uled bin Uledi, të cilët kishin rënë 
robër në luftë, pohuan të njëjtën sjellje të myslimanëve. Madje, sipas njërit 
prej robërve kurejshë, Jezidit, kur po shkonin në Medinë, robërit i kishin 
hipur në kafshë, ndërsa vetë myslimanët ecnin në këmbë. 270 

Resulullahu 5§|, nuk i mbajti të gjithë robërit që u kapën në betejën e 
Bedrit në një vend. Ai i shpërndau një nga një tek sahabët, të cilët i këshilloi 
t'i mikprisnin dhe t'i gostitnin ata. 271 

Më vonë u mor vendim që këta robër të liheshin të lirë në këmbim të një 
pagese. Ndërsa pagesa e atyre që dinin shkrim e lexim, ishte t'u mësonin 
shkrim e lexim dhjetë fëmijëve të Medinës. Ata që nuk kishin asnjë mundësi, 
u lanë të lirë pa asnjë kusht. 272 

Në betejën e Hunejnit ishin kapur shumë robër nga fisi Heuazin. Re- 
sulullahu iH, e urdhëroi Busr bin Sufjanin të siguronte veshje për robërit. 
Për këtë arsye, Busri bleu rroba dhe i veshi të gjithë robërit. Midis tyre 
gjendeshin edhe disa robër nga ana e tezes dhe hallës së qumështit të të 
Dërguarit të Allahut i|§. Prandaj, Pejgamberi $§f, i liroi të gjithë ata që i ranë 
për pjesë atij dhe bijve të Abdulmuttalibit. Duke marrë shkas nga kjo, edhe 
shumë prej sahabëve i liruan robërit që u ranë për pjesë, pa u marrë asnjë 
pagesë. Ndërsa myslimanëve, të cilët nuk doni t'i lironin robërit pa pagesë, 
Resulullahu |§, u garantoi se pagesën e tyre do t'ua jepte ai personalisht. 
Në këtë mënyrë, u lanë të lirë rreth 6000 robër. Përveç kësaj, nga mallrat që 
u konfiskuan si pre lufte, u kthyen 24.000 deve, 40.000 dele dhe 4.000 ukijje 
(475 kg) argjend. 273 Resulullahu 5§|, la të lirë edhe robër të tjerë që u zunë 
në luftëra të ndryshme. 274 


270. Shih. Uakidi, 1,119. 

271. Shih. Ibn-i Hisham, II, 288. 

272. Shih. Ahmed, I, 247; Uakidi, 1,129; Ibn-i Sa'd, II, 22. 

273. Shih. Ibn-i Hisham, IV, 135; Uakidi, III, 943, 950-954. 

274. Shih. Muslim, Xhihad, 132,133; Ebu Daud, Itk, 2/3931; Ibn-i Hisham, IV, 32; Uakidi, II, 559,560, 
835; Ibn-i Sa'd, II, 88,142-143. 








Muamelati dhe morali 


I Dërguari i Allahut $j|, e pëlqente lirimin e robërve në raste të ndryshme. 
Për shembull, kur hynte muaji i Ramazanit, ai lironte të gjithë robërit dhe 
atij që i kërkonte diçka, ia plotësonte nevojën. 275 

Po ashtu, edhe Ebu Bekri një pjesë të pasurisë së tij e shpenzoi për 
t'u dhënë lirinë robërve dhe skllevërve. Një ditë, babai i tij, të cilit nuk i 
pëlqente që ai ta shpenzonte pasurinë në këtë mënyrë i tha: 

"Biri im! Ti gjithmonë blen dhe u jep lirinë skllevërve të dobët e të pa- 
fuqishëm. Meqenëse dëshiron të lirosh skllevër, atëherë bli dhe liro skllevër 
të fortë, të cilët do të të mbrojnë përballë rreziqeve dhe të këqijave." 

Ndërsa Ebu Bekri i dha një përgjigje shumë mbresëlënëse: 

"I dashur baba! Qëllimi i vetëm që kam me këtë veprim, është të fitoj 
kënaqësinë e Allahut. Me lirimin e tyre, unë kërkoj vetëm shpërblimin që 
është tek Allahu!" 

Për të lavdëruar këtë dhe veprime të tjera të Ebu Bekrit u zbrit edhe 
ky ajet fisnik: 

"Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon 
për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën 
drejt shpëtimit." (Lejl, 5-7) 276 

Gjithashtu, me rregullimin e një ligji të caktuar, u mor nën mbrojtje edhe 
nderi i robëreshave. Sipas të katër "medhhebeve sunite" 277 , është haram 
të kryesh marrëdhënie intime me një robëreshë, pa iu dhënë më parë një 
status ligjor i caktuar. 278 

f. Përpjekja për shpëtimin e gjithë njerëzimit 

Islami është feja e paqes dhe shpëtimit, të cilën Allahu i Madhëruar e ka 
dërguar për të gjithë njerëzimin. Ndërsa Pejgamberi $§f, është Pejgamberi 
mëshirues që Allahu ua dhuroi të gjitha botëve. 

Allahu i Madhëruar urdhëron: 

"Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët!" 

(Enbija, 107) 


275. Shih. Ibn-i Sa'd, I, 377. 

276. Ibn-i Hisham, Siretu'n-Nebi, 1,341; Taberi, XhamiuT-Bejan, XXX, 279 [Lejl, 5-7]; Sujuti, Lubabu'n- 
Nukul, fq. 257-258. 

277. Medhheb: Shpreh një rrugë, metodë apo shkollë juridike të veçantë. 

278. Ahmet Ozel, "Esir" mad, DiA, XI, 385. 






Islami, feja e vërtetë 


Në lidhje me këtë ajet fisnik, Ibn-i Abbasi 4fe, është shprehur: 

"Kush i beson Allahut dhe të Dërguarit të Tij, arrin mëshirën e plotë, si 
në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër. Ndërsa, kush nuk i beson Allahut 
dhe të Dërguarit të Tij, mbrohet vetëm prej dënimit hyjnor, të cilin e kanë 
shijuar popujt e mëparshëm në këtë botë, si "fundosja në fund të dheut", 
"kthimi në majmunë", "goditja me gurë nga lart", etj. Kjo është vetëm një 
mëshirë e kësaj bote, të cilën e ka përfituar në sajë të Resulullahut 5§f." (Bej- 
haki, Delailu'n-nubuue, V, 486; Hejthemi, VII, 69) 

Pejgamberi 5§g, i është lutur Allahut të Madhëruar që populli i tij të mos 
shkatërrohej nga ndonjë zi e përgjithshme, nga përmbytjet apo shkatërrimi 
në masë. 279 Që prej ditës kur u dërgua si pejgamber, të gjithë njerëzit janë 
populli i tij. 280 Për këtë arsye, Pejgamberi 5§g, i është lutur Allahut ta mbrojë 
të gjithë njerëzimin nga fatkeqësitë e mëdha. 

Në një hadith fisnik, Resulullahu 5§g, thotë: 

"Njeriu më i dashur tekAllahu, është ai më i dobishmi për njerëzit. " (Hejthemi, 
VIII, 191) 

Për këtë arsye, myslimanët përpiqen për shpëtimin e të gjithë njerëzimit. 
Ata përpiqen për të mirën e njerëzve, të çfarëdolloj besimi qofshin dhe i 
ndihmojnë të shtypurit. Ata veprojnë sipas parimit: "Duaje krijesën për 
hir të Krijuesit !". Për shkak se e duan Allahun e Madhëruar, i duan edhe 
të gjithë njerëzit që Ai ka krijuar. Ata nuk ndërhyjnë në punët e të tjerëve, 
të çfarëdolloj besimi qofshin, përderisa këta nuk bëjnë padrejtësi apo nuk 
kufizojnë të drejtën dhe lirinë e mendimit të njerëzve. 

Nëse shohim historinë, qytetërimi islam asnjëherë nuk është përpjekur 
të shkatërrojë qytetërimet e tjera. Përkundrazi, ai ka marrë dhe ka përvetë- 
suar shumë elementë që u përshtateshin vlerave të veta. Ndërsa, kur këto 
qytetërime kanë qenë nën administrimin e tij, ai i ka mbrojtur ato. Kultura 
hebraike, e krishterë, budiste dhe hinduiste, janë marrë nën mbrojtje në 
çdo periudhë të historisë islame, si në periudhën e shtetit të Medinës të 
themeluar nga Resulullahu $H, ashtu edhe në periudhat e katër khalifëve, të 
Emevitëve, Abbasitëve, të Andaluzisë, të Indisë dhe të Perandorisë Osmane. 
Nëse Islami do të punonte vetëm për shpëtimin e pjesëtarëve të tij, sot, të 
paktën një pjesë e mirë e qytetërimeve që përmendëm, do të ishin zhdukur 
nga skena e historisë. 


279. Shih. Muslim, Fiten, 19-20; Tirmidhi, Fiten 14/2177; Ebu Daud, Fiten 1/4252. 

280. Shih. Hejthemi, 1,174. 





Muamelati dhe morali 


Toleranca dhe botëkuptimi i lartë i Islamit është përjetuar nga shumë raca, 
fe dhe kombe të ndryshëm, në kontinentet e Afrikës, Azisë dhe Evropës. 
Ekzistojnë shumë shembuj, të cilët tregojnë se Islami ka përqafuar të gjithë 
njerëzimin. Një nga këta shembuj është edhe ky: 

Aliu kishte shkruar një fletëurdhëresë për Malik bin Harisin, të 
cilin e kishte emëruar guvernator të Egjiptit. Ndër të tjera, aty zinin vend 
edhe këto fjalë: 

"Mos i shiko njerëzit siç e shikon egërsira tufën! Ndaj tyre ushqe dashuri, 
mëshirë dhe ndjenja mirësie! Sepse të gjithë njerëzit pa përjashtim, janë ose 
vëllezërit e tu në fe, ose të barabartë me ty si krijesë. Njerëzit mund të ga- 
bojnë dhe mund të kenë probleme. Prandaj, kape përdore atë që rrëzohet... 
Nëse kërkon falje nga Allahu për veten tënde, edhe ti fali e toleroji të tjerët! 
Kurrë mos u bëj kryeneç ndaj Allahut! Kurrë mos u bëj pishman për atë që 
ke falur! Por mos u gëzo as për dënimin që jep!" 281 

Sipas Islamit, përveçse në gjendje lufte, është e ndaluar rreptësisht marrja 
e pasurisë dhe jetës së njerëzve, qofshin ata edhe mohues. Jo vetëm vrasja e 
njerëzve, por edhe mallkimi i tyre është një veprim që nuk aprovohet nga 
Islami. 282 

I Dërguari i Allahut 'H, ka këshilluar gjithmonë butësinë dhe mëshirën, 
duke e qortuar dhunën, egërsinë dhe tiraninë. Ai ka thënë: 

"Allahu i Madhëruar më ka krijuar si një rob bujar dhe me moral të bukur e nuk 
më bëri tiran dhe inatçi." (Ebu Daud, Et'ime, 17/3773) 

"Allahu i Madhëruar nuk më dërgoi si dhunuesiPërkundrazi, Ai më dërgoi si 
edukues dhe lehtësues." (Ahmed, III, 328) 

Resulullahu $§§, është dërguar për të plotësuar moralet e bukura dhe 
për t'i falur mirësi të gjithë njerëzimit. Sa mësimdhënës është ky qëndrim i 
Resulullahut 5H, ndaj qytetarëve hebrenj, të cilët i kurdisën atij një kurth: 

Një grup hebrenjsh shkoi pranë Resulullahut 5§f dhe, duke e përngjarë 
formën e përshëndetjes islame (esselamu alejkum), thanë: 

"-Samu alejkum (vdekja qoftë mbi ju)" 

Aisheja 4fe, e cila e kuptoi këtë hile, iu përgjigj atyre pas perdes: 

"Ajo qoftë mbi ju! Allahu ju mallkoftë! Allahu ju dënoftë!" 


281. Shih. Muhjiddin Sejdi Çelebi, Buhari'de Yonetim Esaslan, Istanbul, 2000, fq. 47. 

282. Shih. Muslim, birr, 84-86; Ebu Daud, Edeb, 45. 






Islami, feja e vërtetë 


Mirëpo Resulullahu 5f§, i cili ishte dërguar për të përsosur moralin e 
bukur, ndërhyri dhe tha: 

" Qetësohu , o Aishe! Sillu me mirësjellje dhe butësi! Ruaju nga dhuna dhe e 
shëmtuara!" 

Ndërsa nëna jonë Aisheja tha: 

"(O Resulullah!) A nuk e dëgjuat se çfarë thanë ata?" Resulullahu £§f, tha: 

"Po ti a nuk e dëgjove se çfarë u thashë atyre? Unë u thashë vetëm «Ue alejkum 
/ edhe mbi ju !», duke ua kthyer mbrapsht fjalët e tyre. Lutja ime për ata pranohet , 
ndërsa lutjet e tyre për mua nuk pranohen!" (Buhari, Edeb, 38) 


Sipas një transmetimi tjetër, Resulullahu $§§, i ka thënë nënës sonë Aishe 


"Allahu dëshiron dhe pëlcjen c\ë çdo punë të bëhet me butësi!" (Buhari, isti'dhan, 22) 

Enes bin Maliku 4fe, ka thënë: 

"Resulullahut $§§, i vinte rëndë nga fjalët fyese, që shprehin ndyrësi e 
mallkim, prandaj gjithmonë qëndronte larg tyre. Kur zemërohej me ndo- 
njërin prej nesh dhe e qortonte, thoshte vetëm: 

"Çfarë ka ai, qëju bëftë balli dhe!" (Buhari, Edeb, 38,44) 

Kjo fjalë e Resulullahut $§§, nënkupton: "Që personi me të cilin është 
nxehur, të falë namaz e të bjerë në sexhde dhe t'i bëhet balli me dhe!" 

Ndërsa kjo ndodhi tregon se ashpërsia dhe sjelljet e shëmtuara, që nuk 



përshtaten me moralin e bukur, nuk kishin vend në jetën e Resulullahut 
Një njeri (nga dyfytyrëshit), kërkoi leje për të hyrë tek Resulullahu 



Kur Resulullahu Sl, e pa prej së largu (për t'i ruajtur njerëzit prej të keqes 
së tij), tha: 

"Ai është vëllai ose biri më i keq ifisit të vet!" 

Kur njeriu hyri brenda, Resulullahu ||S, i buzëqeshi dhe bisedoi me të, 
duke u sjellë ëmbëlsisht. Kur njeriu u largua, Aisheja tha: 

"O Resulullah! Kur e patë atë njeri, thatë kështu e kështu për të. Pastaj 
i buzëqeshët dhe u sollët mirë me të?!" 

Resulullahu $i§, tha: 

"OAishe! Kur më ke parë tëflas dhe të sillem keq?! Në Ditën e Kijametit , njeriu 
më i keq për Allahun është ai prej të cilit (në këtë botë) njerëzit qëndrojnë larg për 
t'iu ruajtur të keqes së tij." (Buhari, Edeb, 38) 






Muamelati dhe morali 


E keqja e këtij njeriu për të cilin bëhet fjalë, më vonë u shtua edhe më 
tepër dhe në kohën e Ebu Bekrit ai u kap rob duke luftuar kundër 
myslimanëve. Pikërisht në atë kohë, u kuptua se fjala e Pejgamberit s|g, për 
të ishte një mrekulli në lidhje me të ardhmen. 283 

Nga të gjitha këto, kuptohet se myslimanët nuk mund të marrin pjesë në 
asnjë lloj veprimtarie terroriste. Edhe pse disa njerëz i trumbetojnë veprim- 
taritë terroriste sikur kanë lidhje me Islamin, ky pretendim i tyre, ose bëhet 
qëllimisht për ta treguar Islamin të keq, ose për shkak të një pakujdesie dhe 
injorance të tepruar. 


283. Imam Neueui, MinhaxhSherhu Sahihi Muslim, Bejrut 1392, XVI, 144. 






FJALA E FUNDIT 


Për shkak se njeriu është krijuar me prirjen për të ditur të drejtën dhe 
të vërtetën, ai nuk e pëlqen të panjohurën. Gjithmonë bëhet kureshtar i së 
vërtetës dhe duke e kërkuar atë, vrapon pas të njohurës. Kjo, sepse gjërat 
që nuk i di dhe nuk mund t'i dijë, e bëjnë atë të vuajë shpirtërisht. 

Gjatë gjithë historisë njerëzore, ajo që e ka munduar më së tepërmi me- 
ndjen e njeriut dhe enigma më e madhe e jetës së tij, është e panjohura e 
"vdekjes" dhe "botës së përtejme". Në fakt, të gjithë njerëzit -pavarësisht 
nga kushtet e jetës- përjetojnë një vuajtje të njëjtë përballë vdekjes. Humbja 
e rrugëve të jetës në horizontin e vdekjes, i hidhëron thellësisht zemrat e 
tyre. 

Fenomeni i "vdekjes" është më mahnitës dhe më i zjarrtë se vetë mre- 
kullia e jetës dhe i përfshin të gjithë si një vorbull. Kjo është e vërteta më e 
ashpër që do t'i prekë të gjithë pa përjashtim. Dhe për këtë arsye, njohja e 
të gjitha enigmave të saj është një nga qëllimet kryesore të njerëzimit. Kjo, 
sepse jeta është një e vërtetë sublime, e cila nuk mund të ngjeshet në një 
hapësirë midis djepit dhe varrit. 

Nëse pyetja "çfarë është jeta?", e cila shfaqet në mendjen e njerëzve, do të 
marrë si përgjigje vetëm "lagështira e tokës dhe ngurtësia e gurëve të varrit", 
atëherë çfarë mund të jetë më e hidhur se sa një jetë kaq e shkujdesur?! 

Nyjën e së ardhmes në lidhje me vdekjen dhe përtej saj, e cila nuk mund 
të kuptohet vetëm me mendjen dhe mendimin njerëzor, mund ta zgjidhë 
vetëm fuqia e shpalljes hyjnore. 



Islami, feja e vërtetë 


Çfarë është jeta? Përse u krijua kjo botë? Përse ndodh ardhja në këtë botë 
dhe shkuarja në botën e varrit? Çfarë do të ndodhë pas vdekjes? Përgjigjen 
në mënyrën më të kënaqshme të të gjitha këtyre pyetjeve mund ta japë 
vetëm Islami. Feja e vetme që e shpëton njeriun dhe i ndriçon më së miri 
pikat e errëta në lidhje me vdekjen dhe botën tjetër, të cilat e bëjnë njeriun 
të vuajë, është Islami. 

Qëllimi i jetës është arritja e lumturisë së përjetshme, duke përjetuar 
me frymëzim dhe qetësi shpirtërore të vërtetën e Kuranit dhe Sunetit. Kjo 
botë është vendi i mbjelljes, ndërsa bota tjetër është vendi i korrjes së asaj 
që është mbjellë. Njeriu është udhëtar i përjetësisë, ndërsa kjo botë është 
një bujtinë. Pra, kjo botë është një vend i përkohshëm i sprovave, ku vihet 
për të fituar lumturinë e përjetshme. Jeta e vërtetë është jeta e përjetshme 
me Xhenetin dhe Xhehenemin e saj. 

Këto lajme në lidhje me të ardhmen, na i kanë sjellë të gjithë pejgamberët 
dhe veçanërisht Pejgamberi i fundit, Muhamed Mustafai $|§. Edhe pse këto 
duhen pritur me falënderim dhe mirënjohje, -për fat të keq- ato janë pritur me 
tallje, fyerje dhe moskokëçarje nga ana e shumë të shkujdesurve. Idhujtarët 
dhe mohuesit, të cilët jetonin në kundërshtim me urtësinë dhe qëllimin e 
krijimit, në fillim i pritën me habi dhe hutim lajmet në lidhje me botën tjetër 
që Resulullahu jH, ua njoftoi me anë të shpalljes. Pastaj, kësaj ftese që binte 
ndesh me jetën e tyre të bazuar në kënaqësi dhe epshe, ia kthyen shpinën 
me një inat të paparë dhe një mohim të turpshëm. 

Në sajë të rregullit të jetës që solli Islami, u jepej fund tërbimit të egos 
së idhujtarëve dhe flitej për të vërtetën, drejtësinë, Kijametin, llogarinë pas 
ringjalljes dhe dënimin e të këqijave dhe padrejtësive që bëhen. 

Pyetjet në lidhje me "vdekjen" dhe "përtej saj", janë mbështjellë në 
mendjen e njeriut si një gjarpër helmues dhe e tensionojnë atë sa herë që 
lëvizin. Për këtë arsye, -nga ana e atyre që janë larguar prej udhëzimit të 
shpalljes dhe pejgamberëve-, në çdo periudhë është bërë përpjeje që ato 
të heshten, të shtypen dhe të burgosen në nënvetëdije, me anë të çdo lloj 
botëkuptimi të kotë. 

Padyshim se kjo gjendje, është reflektimi i një "psikologjie të arratisjes", 
që njeriu si pasojë e egërsisë së egos së vet, e përdor për të mos u shtypur 
nën peshën shpirtërore të të vërtetave për të cilat nuk i pëlqen të japë llo- 
gari. Mirëpo, asnjë e vërtetë nuk eliminohet duke u arratisur prej saj ose 
duke e konsideruar atë inekzistente. Përkundrazi, duke humbur kohën me 






Fjala e fundit 


ngushëllime të tilla të kota dhe duke e pandehur mjerimin lumturi, njeriu 
vetëm sa mashtron vetveten. Këto nuk mund ta shpëtojnë atë nga kapja e 
befasishme e vdekjes apo kapja gafil nga Azraili dhe i përballjes me surprizat 
e ashpra të jetës së përjetshme... 

Meqenëse për ata që jetojnë nuk ka ndodhi më të rëndësishme se vdekja, 
atëherë duhet që ato për të cilat na njoftojnë lajmet hyjnore, të kuptohen më 
mënyrën e duhur. Kurani Fisnik, kur flet për botën tjetër, në lidhje me të cilën 
janë dakord të gjitha fetë qiellore, shprehet; "Nebe-i Adhim / Lajmi i Madh" 
dhe e ka shpjeguar atë me çdo lloj argumenti logjik, ndjesor e moral. 

Ata që ia vënë veshin zërit të shpalljes hyjnore, duke e kuptuar ashtu siç 
duhet madhështinë e lajmit në lidhje me botën tjetër, arrijnë të shpëtojnë 
prej mashtrimit nga mirësitë e përkohshme e kalimtare. Dhe prej të ardhmes 
mashtruese, drejtohen për nga e ardhmja e vërtetë dhe e përjetshme. Ata e 
kanë kuptuar se qiejt që janë zbukuruar me yje dhe toka që është stolisur 
me lloj- lloj bukurish e madhështish, nuk tregojnë aspak tablonë e një kri- 
jimi pa qëllim e rastësor. Përkundrazi, në çdo grimcë të tyre ndodhen të 
fshehura shumë sekrete dhe urtësi, të cilat u flasin atyre që kuptojnë me 
gjuhën e tyre të posaçme. 

Kjo gjithësi, e cila është stolisur me kujdesin dhe ndjesinë e një dhome 
nuseje, përtej mendjes dhe shijes njerëzore, -me bimët, kafshët, njerëzit dhe 
me krijesat e saj të pajeta- është një vitrinë e shfaqjeve të fuqisë dhe madhësh- 
tisë hyjnore, që prej elementëve më misteriozë, si qelizat, apo elektronet dhe 
protonet brenda atomit, e deri tek trupat më të mëdhenj qiellorë. 

Një njeri që e sheh veten, jetën, gjithësinë dhe të gjitha ndodhitë nën dri- 
tën e shpalljes dhe me syrin e urtësisë, e kupton menjëherë se është shumë 
qesharake dhe e çuditshme të flasësh për pamundësinë e botës tjetër përballë 
fuqisë dhe artit hyjnor, të cilat duken qartë në ekzistencën e të gjitha këtyre 
krijesave, në vazhdimin e ekzistencës së tyre dhe së fundmi, në dënimin e 
tyre me përkohshmëri. 

Nuk duhet harruar se një jetë e cila bëhet duke mos marrë mësim prej 
vdekjes, nuk ndryshon aspak prej një nate të errët fatkeqësie. Dielli i lum- 
turisë së përjetshme lind me vdekjen në fund të një jete të jetuar nën dritën 
e të vërtetave hyjnore dhe me devotshmëri ndaj Allahut. Për këtë arsye, feja 
islame e ka këshilluar gjithmonë përkujtimin e vdekjes dhe përgatitjen për të, 
duke e eliminuar perceptimin e frikshëm të vdekjes dhe duke e zbukuruar 
atë. Pra, Islami na ka treguar mënyrat që ta presim atë, siç shprehet edhe 





Islami, feja e vërtetë 


Mevlana i nderuar, si një "sheb-i arus/një natë dasme". 

Lum ata besimtarë të mirë që arrijnë ta zgjidhin enigmën e vdekjes dhe 
botës tjetër brenda tyre me dritën e shpalljes dhe që në sajë të përgatitjes 
për vdekjen, jetojnë duke u përpjekur që ta shndërrojnë jetën e botës tjetër, 
në një lumturi të përjetshme... 

Allahu i Madhëruar na bëftë të gjithëve prej robërve të Tij, që duke e 
mësuar dhe e jetuar Islamin në mënyrën më të bukur, arrijnë kënaqësinë 
e Tij dhe fitojnë edhe qetësinë e shpirtit në këtë botë, edhe lumturinë e 
përjetshme në botën tjetër!.. 

Amin!.. 





BIBLIOGRAFI 


Abdurrezzak bin Hemmam, Musannef, I-XI, Bejrut, 1970. 

Abdulahad Davud, Muhammad in the Bible, Devha [Doha]: APublications of 
Presidency, 1980. 

A. C. Morrison, Man Does Not Stand Alone/insan, Kainat ve Otesi, trc. Prof. Dr. 
Bekir Topaloglu, istanbul 1979. 

Afzalurrahman, Encyclopaedia of Seerah: Muhammed, London:The Muslim 
Schools Trust, 1982; Hz. Muhammed -SallallahuAleyhi ve Sellem-, Siret Ansiklo- 
pedisi, I-VI, istanbul 1996. 

Ahmed bin Hanbel, Musned, I-VI, istanbul 1992; Zuhd, yy. ts. 

Prof. Dr. Ali Kose, Conversion to Islam: A Study of Native BritishConverts, Lo- 
ndon: Keagan Paul International, 1996; NedenislamT Seçiyorlar, istanbul 2009. 

Ali Muttaki, Alauddin Ali b. Abdulmelik, KenzuT-Ummal fiSuneniT-Akval 
ve'l-Ef'al, I-XVI, Bejrut 1985. 

Alusi, §ihabuddin Seyyid Mahmud, Ruhu'l-Me'ani fi Tefsiri'l-Kur'aniT-'Azim, 
I-XXX, Bejrut, ts. (Daru ihyait-Turasi'l-'Arabi). 

Prof. Dr. A. Re§id Turnagil, islamiyet ve Milletler Hukuku, istanbull993. 

Ayni, Ebu Muhammed Bedreddin, Umdetu'l-Kari Çerhu Sahihi'l-Buhari, I-XXV, 
Bejrut ts., (idaretu't-Tibaati'l-Muniriyye). 

Babanzade Ahmed Naim-Prof. Dr. Kamil Miras, Sahih-i BuhariMuhtasan Tecrid-i 
Sarih Tercumesi ve Çerhi, I-XIII, Ankara, 1993. 

Prof. Dr. Bekir Topaloglu, "Allah" mad., Diyanet islam Ansiklopedisi, istanbul 
1989. 



Islami, feja e vërtetë 


Belazuri, Ebu'l-Abbas Ahmed bin Yahya, Ensabu'l-Eçraf, Misir, 1959;Futuhu'l- 
Buldan, Bejrut 1987. 

Beyhaki, Ebu BekirAhmedbin Huseyn, Sunenu'l-Kubra, I-X, Daru'l-fikr, ts; 
Çuabu'l-Iman, I-IX, Bejrut, 1990; Delailu'n-Nubuvve, Bejrut 1405; Zuhdu'l-Kebir, 
Kuveyt 1983. 

Buhari, Ebu Abdillah Muhammed bin Ismail, Xhamiu's-Sahih, I-VIII, Istanbul 
1992; Edebu'l-Mufred, Bejrut 1989. 

Darekutni, Ebu'l-Hasen Ali bin Omer, Sunen, Bejrut 1986. 

Darimi, Ebu Muhammed Abdullah bin Abdirrahman, Sunenu'd-Darimi, I-II, 
istanbul 1992. 

Defne Bayrak, Neden Musluman Oldular? (islam'la ÇerefienenPapazlarm 
Hikayeleri), istanbul, 2008, insan Yaymlari. 

Deylemi, Ebu Çuca' Çiruye bin Çehridar, Firdevs bi-Me'suri'l-Hitab, Bejrut 
1986. 

Ebu Davud, Sunen, istanbul 1992. 

Ebu Nuaym, Ahmed bin Abdillah, Hilyetu'l-Evliya, I-X, Bejrut 1967. 

Ebu'l-Hasan Nedvi, Muslumanlarm Gerilemesiyle Dunya NelerKaybetti, trc. 
Mehmet Suslu, istanbul 1986, Hikmet Yaymlari;Islam and The VVorld, Pencap ts. 

Elmalili, M. Hamdi Yazir, Hak Dini Kur'an Dili, istanbul 1971. 

Feriduddin Attar, TezkiretuT-Evliya, trc. Prof. Dr. Suleyman Uludag, istanbul 

2002. 

Prof. Dr. Fuat Sezgin, Science et technique en Islam I-V, Frankfurt, 2004; islam'da 
Bilim ve Teknik I-V, Ankara 2007. 

Gazali, Ebu Hamid Muhammed, ihyau Ulumi'd-Din, I-VI, thk. Iraki, Bejrut 
1990. 

Hakim, Ebu Abdillah Muhammed bin Abdillah Neysaburi, Mustedrek ale's- 
Sahihayn, I-V, Bejrut 1990. 

Halebi, EbuT-Ferec Ali bin ibrahim, insanuT-Uyun, Misir 1964. 

Heysemi, Hafiz Nureddin Ali bin Ebi Bekir, Mecmau'z-Zevaid veMenbauT- 
Fevaid, I-X, Bejrut 1988. 

ibn-i Abdilber, Ebu Omer Yusufbin Abdullahbin Muhammed, istiabfi MarifetiT- 
Ashab, I-IV, Kahire, ts. 

ibn-i Ebi Çeybe, Ebu Bekir Abdullah bin Muhammed, MusanneffiT-Ehadis veT- 
Asar, thk. Kemal Yusuf Hut, Riyad 1409. 

ibn-i Hacer Askalani, Çihabuddin Ahmed bin Ali, isabe fiTemyizi's-Sahabe, I-IV, 
Bejrut 1328, Daru ihyai r t-TurasiT-Arabi;MetalibuT-Aliye, thk. Sa'd bin Nasir, 1419, 




Bibliografi 


Daru'l-Asime. 

ibn-i Hi§am, Ebu Muhammed Abdulmelik bin Hi§am, Siretu'n-Nebi, I-IV, Bejrut 
1937, (Daru'l-Fikr). 

ibn-i ishak, Muhammed bin ishak bin Yesar, Siretu ibn-i ishak (Kitabu'l-mubtedei 
ve'l-meb'asi ve'l-megazi), Konya 1981. 

ibn-i Kesir, Bidaye ve'n-Nihaye, I-XV, Kahire 1993; TefsiruKur'ani'l-Azim, I-IV, 
Bejrut 1988. 

ibn-i Mace, Ebu Abdillah Muhammed bin Yezid Kazvini, Sunenu Ibn-i Mace, 
I-II, istanbul 1992. 

ibn-i Sa'd, TabakatuT-Kubra, Bejrut, Daru Sadir. 

ibn-i Seyyidinnas, UyunuT-Eser fi FununiT-Megazi ve'ç-Çemail ve's-Siyer, I-II, 
Bejrut 1992. 

ibnuT-Cevzi, Sifatu's-Safve, I-IV, Bejrut 1979. 

ibnuT-Esir, Kamil fi't-Tarih, thk. Omer Abdu's-Selam Tedmuri, Bejrut 1417; UsduT- 
Gabe, thk. Ali Muhammed Muavviz, 1415. 

Kadir Misiroglu, islam Dunya Goru§u, istanbul 2008, Sebil Yaymevi. 

Kurtubi, Ebu Abdillah Muhammed bin Ahmed, Cami li-AhkamiT-Kur'an, I-XX, 
Bejrut 1985. 

Malik bin Enes, Muvatta', I-II, istanbul 1992. 

Maturidi, Kitabu't-Tevhid, (n§r. Fethullah Huleyf), Bejrut 1970. 

Dr. Maurice Bucaille, La Bible le Coran et la science: les cëriturës saintes exami- 
nees a la lumiere des connaissances modernes, Paris: Seghers, 1980; The Bible, the 
Qur'an and science, trc. 

Alastair D. Pannell, Karaçi, t.y. 

Mevlana Çibli, Asr-i Saadet, trc. Omer Riza Dogrul, istanbull974; Siretu'n-Nebi 
/ The life of the Prophet, Lahor: KaziPublications, 1979. 

Muhammed Ataurrahim, Jesus a Prophet of islam, England 1977. 

Prof. Dr. Muhammed Mustafa A'zami, The History of the Qur'anicText from 
Revelation to Compilation: A ComparativeStudy with the Old and New Testaments, 
Leicester: UKIslamic Academy, 2003 (Kuran Tarihi: Eski ve Yeni Ahit ileKar§ila§tirmali 
bir Ara§tirma, istanbul 2006). 

Prof. Dr. Muhammed Hamidullah, Kur'an-i Kerim Tarihi, istanbul2000 (Le Saint 
Coran'm giri§ kismi); islam'a Giri§, trc. i. ArifKoytak - Doç. Dr. Veysel Uysal, istanbul 
2003; Six originauxdes lettres diplomatiques du prophete de islam, Paris 1985/ Hazri 
PeygamberTn Alti Orijinal Diplomatik Mektubu, istanbul 1998; Vesaiku's-Siyasiyye, Bej- 
rut 1985; islamPeygamberi, istanbul 1995; Hazri Peygamber'in Sava§lan, istanbul 1991. 




Islami, feja e vërtetë 


Prof. Dr. Muhammed Said Ramazan Buti, Kubra'l-Yakiniyyati'l-Kevniyye, Dime§k 
1997; islam Akaidi, istanbul 1986; Fikhu's-Sire, Bejrut 1980; Min RavaiYl-Kur'an, 
Bejrut 1996. 

Munavi, Muhammed Abdurrauf, Feyzu'l-Kadir Çerhu'l-Xhamii's-Sagir, I-VI, 
Misir, 1356. 

Muslim, Ebu'l-Huseyin bin Haccac Kuçeyri, Xhamiu's-Sahih (thk.Muhammed 
Fuad Abdulbaki), I-III, istanbul, 1992. 

Prof. Dr. M. Ya§ar Kandemir - Prof. Dr. ismail Lutfi Çakan - Prof. Dr. 

Ra§it Kuçuk, Riyazu's-Salihin -Tercume ve §erh-, istanbul 2001. 

Nesai, Sunen, istanbul 1992. 

Osman Nuri Topba§, Rahmet Esintileri (Geni§letilmi§ yeni baski), istanbul 
2008; Faziletler Medeniyeti, I-II, istanbul 2007;Hazri Muhammed Mustafa (s.a.v), 
I-II, istanbul 2005; islamlman ibadet, istanbul 2006; Nebiler Silsilesi, I-III, istanbul 
2008;Vakif - infak - Hizmet, istanbul 2002; Abide Çahsiyetleri veMuesseseleriyle 
OSMANLI, istanbul 2009; Peygamber Meslegiiinsanm Egitimi (Egitim Rehberi 2), 
istanbul 2009. 

Prof. Dr. Omer Faruk Harman, "islam" mad., Diyanet islamAnsiklopedisi (DiA), 
istanbul 2001; Yahudi Kutsal Kitaplan, istanbul, 1988. 

Rahmetullah bin Halilurrahman Hindi, izharuT-Hak, trc. OmerFehmi Efendi - 
Nuzhet Efendi, istanbul 1972; Idharul-Haqqou Manifestation de la Verite, trc. P.V. 
Carletti, Paris: ErnestLeroux, Editeur, 1880. 

Prof. Dr. Seyyid Huseyin Nasr, Islamic Science, An IllustratedStudy, World of 
Islam Festival Pub. Co. Ltf., England, 1976;islam ve ilim, istanbul 1989. 

Dr. Sigrid Hunke, Allahs Sone uber dem Abendland-UnserArabischen Erbe, 
Germany 1960; Avrupanm Uzerine DoganiSLAM GUNEÇi, istanbul 1991. 

Prof. Dr. Suleyman Uludag, islam'da Emir ve Yasaklarm Hikmeti, Ankara 
1992. 

Suyuti, EbuT-Fazl Celaleddin Abdurrahman bin Ebu Bekir, Xhamiu's-Sagir, Misir 
1306; Lubabu'n-Nukul, Bejrut 2006;TarihuT-Hulefa, Misir 1969. 

Prof. Dr. Çaban Kuzgun, Dort incil -Farkliliklari ve Çeli§kileri-, Ankara 1996. 

Çah Veliyyullah ed-Dihlevi, HuccetullahiT-Baliga, istanbul 1994. 

Taberani, Hafiz EbuT-Kasim Suleyman bin Ahmed, Mu'cemuT-Kebir, I-XXV, 
1983. 

Taberi, Ebu Xhafer Muhammed bin Xherir, XhamiuT-Beyan an Te'viliAyiT-Kur'an, 
Bejrut 1995; Tarih, Bejrut 1407. 

Tirmizi, Sunen, istanbul 1992. 




Bibliografi 


Vahidi, Ebu'l-Hasen Ali bin Ahmed, Esbabu Nuzuli'l-Kur'an, thk:Kemal Besyuni 
Zaglul, Bejrut 1990. 

Vakidi, Megazi, Bejrut 1989. 

Prof. Dr. Vahiduddin Han, Islam Meydan Okuyor, Istanbul 1996.