Skip to main content

Full text of "Xhirafa Dhe Elefanti - 3"

See other formats













TRECIMETMIRËSJELUES-} 


XHIRAFA 
DHE ELEFANTI 


Engin Nigar 


XHIRAFA DHE ELEFANTI 
SHQETËSIMII LUANIT..., 
NJË MËSIM PËR UJKUN 
PSE NDRYSHOI LEOPARDI? 


,.3 

..8 

14 

20 






-i 



XHIRAFA 
DHE ELEFANTI 


Në një pyll të madh jetonin një xhirafë dhe 
një elefant. Ata ishin shokë të ngushtë, prandaj 
dhe i kishin zili. 

Një ditë prej ditëve ndërmjet tyre ndodhi një 
zënkë. Ajo filloi për një tufë bar, u zmadhua aq 
shumë, saqë filluan të shanin njëri-tjetrin, sa pas 
atyre f jalëve ishte e pamundur të ishin më shokë. 
Kështu u prish miqësia e tyre. 


Megjithëse kaloi një kohë e gjatë, ata nuk u 
takuan më. 

























Një ditë, xhirafa e penduar, filloi të fajësonte 
veten duke thënë: "Ah, sa pa mend që jam!.. M'u 
thaftë gjuha!.. I theva zemrën shokut tim më të 
mirë. Nga goja nxora f jalë, që s'duhej t'i flisja. 
Humba shokun më të mirë për hiçgjë. Tani, pa 
shokun tim, edhe sikur të kem të gjithë pyllin për 
vete, s'ka ç'më duhet. 

Ndërkohë, edhe elefanti po e fajësonte veten 
e tij ashtu si xhirafa. Fjalët që kishin shkëmbyer 
ishin shumë të rënda. Prandaj nuk kishin guxim t'i 
kërkonin falje njëri-tjetrit. 

Kaluan ditë... Miqtë e vjetër filloi t'i merrte malli 
për miqësinë e dikurshme. Ishte e para xhirafa, që 
nuk duroi dot më prej mallit. 

- Të bëhet ç'të bëhet, do shkoj t'i kërkoj falje 
shokut tim dhe t'ia fitoj zemrën përsëri..., tha ajo e 
doli për të kërkuar elefantin. 







Të njëjtën gjë kishte menduar të bënte edhe 
elefanti. A\ kishte dalë për të kërkuar shokun e tij. 
Kërko njëri e kërko tjetri, më në fund dhe papritur 
u takuan në mes të rrugës. I mbuloi aq shumë turpi, 
sa nguronin t'i af roheshin njëri-tjetrit.Megjithatë, 
xhirafa nuk duroi dot më, dhe theu heshtjen: 

- Elefant vëlla! Miku im i vjetër! Të kërkoj 
ndjesë për f jalët që të kam thënë. Të lutem, më 
fal! 

Edhe elefanti, pa e zgjatur shumë, u përgjigj: 

- Xhirafë, motër; edhe unë të kërkoj të falur! 

Dy miqtë e vjetër u pajtuan dhe në fytyrat 
e tyre lodronte një gëzim që nuk ishte parë 
ndonjëherë... 

























SHQETËSIMI 
ILUANIT 


Një ditë, mbreti luan, thirri tigrin, të cilin e 
kishte caktuar në postin e ministrit. I tha: 


- O tigër, nuk jam fare i qetë. Dua të di se, 
kush prej popullit tim më do me të vërtetë dhe 
kush nuk më do. Prandaj, kërkoj prej teje që të 
përhapësh lajmin e vdekjes sime. Ndërsa unë 
do të shëtis fshehtas nëpër pyll, për të mësuar 
mendimet e banorëve në lidhje me mua. 














Me të marrë urdhrin, tigri doli në pyll dhe 
përhapi lajmin e vdekjes së luanit. Kur e dëgjuan 
këtë lajm, kafshët nuk u besuan veshëve. 
Menjëherë filluan të pyesin se ç'kishte ndodhur. 
Lajmin e besuan menjëherë, sepse atë e kishte 
sjellë tigri, vetë ministri i luanit. 

Luani i maskuar filloi të shëtiste në pyll. Teksa 
ecte, dëgjoi dhelprën që thoshte: "O sa mirë! Tani 
që nuk ka më mbret, mund t'ia filloj përsëri nga 
dinakëritë e mia. Tani, askujt nuk i jap llogari. Sa 
mirë që vdiq luani!" 

Luani u largua dhe vazhdoi të shëtiste. Kësaj 
here dëgjoi ujkun dhe çakallin që flisnin ndërmjet 
tyre: "Që kur vdiq luani, kemi rënë rehat! S'kemi 




pse të f rikësohemi më! Sa e vështirë paska qenë të 
bësh sikur e do dikë që nuk e do.J" 

Kështu, pak nga pak, luani filloi të shihte 
fytyrën e vërtetë të banorëve të pyllit. U mërzit 
jashtë mase, sepse mendonte se nuk i meritonte të 
gjitha këto. Ato që dëgjoi atë ditë, nuk i pëlqyen. 

Erdhi e nesërmja. Ai vazhdoi shëtitjen në pyll. 
Dëgjoi tigrin, ministrin i tij, teksa i thoshte ariut: 

- Ari, vëlla, mbaje gjuhën gjatë këtyre ditëve. 
Mbreti ynë, në të vërtetë nuk ka vdekur, por bën 
gjoja... Prandaj, mos fol, asnjë fjalë të keqe për të. 

Kur i dëgjoi këto f jalë, luani nuk e deshi më 
veten. Ndihmësi i tij besnik, tigri, sapo i kishte 
nxjerrë të fshehtën. 






























- Nëse minis+ri im bën kështu, po +ë tjerët 
çfarë bëjnë vallë? - foli ngadalë-ngadalë e me zë të 
ulët luani. Mua nuk më do njeri në këtë pyll. 

Mori rrugën drejt pallati të tij. Diku, pranë një 
guve, dëgjoi një lepurush me lot në sy, që i tha: 

- Mbreti im! Pa ty, pylli është bosh. Kafshët 
kanë mbetur pa udhëheqës dhe i forti ka filluar të 
sh+ypë të dobëtin. 

Luani e vështroi mirë e mirë dhe iu përgjigj: 

- Miku im besnik! Unë nuk kam vdekur. Mos ki 

f rikë, këtej e tutje do të jetoj për ty dhe për ata 
si ti... 

Të nesërmen, puna e parë që bëri, ishte dëbimi 
i tigrit nga puna. Në vend të tij vuri lepurushin, si 
ministër. 







Pas asaj ndodhie, luani e kuptoi se jo çdokush 
që të rri pranë është miku yt. Miqtë e vërtetë janë 
ata, që të duan pa 'interes. 
























NJËMËSIM 
PËR UJKUN 


Dhelpërushi dhe ujku ishin miq të mirë. 
Bashkë shëtisnin, bashkë gjuanin. Kjo miqësi e 
krijuar ishte në favor të dhelpërushit, sepse 
ujku ishte më mjeshtër në gjah. Ai kapte pre 
më të mëdha se dhelpërushi. Kurse ato që kapte 
dhelpërushi ishin kafshë të vogla e të imta. 


Këtë gjë e dinte dhelpërushi, por nga që ishte 















dinak, bënte veprime të tilla që nuk e linte ujkun të 
kuptonte qëllimin e tij. Ai e kishte fituar besimin e 
ujkut. Dhe kjo i duhej atij jo vetëm për të sotmen, 
por më shumë për të ardhmen. 

Një ditë prej ditëve, dy miqtë dolën për gjah. 
Mirëpo ata nuk zunë asnjë kafshë. Zorrët, nga uria, 
filluan t'u bënin zhurmë. Papritur, dhelpërushi dinak 
pa një lepurush, që po luante në një ferrë dhe tha 
me vete: "Që të fitoj plotësisht besimin e ujkut, ja 
ku e kam rastin... Pasi ta kap menjëherë lepurushin, 
do ta ndaj me të. Më pas... do ta mbush barkun 
falas me muaj të tërë." 

Dhe ashtu bëri... e kapi menjëherë. Pastaj iu 
drejtua ujkut: 

- Unë kap një lepurush të vogël, kurse ti një dre 
të madh. Unë kap një thëllëzë, kurse ti një kaproll. 

- Sa mik i mirë që je, o dhelpërush! Pandehja se 









do të ngordhnim nga uria, por në saje të zgjuarsisë tënde 
e mbushëm barkun sot. Ne miq ishim, por këtej e tutje 
jemi edhe më shumë se miq. 



Prej asaj dite, ujku nuk e harroi të mirën e 
dhelpërushit dhe në çdo rast që gjente, ia shpërblente. 

























Ai gjuante, dhelpërushi hante. Ai gjuante, 
dhelpërushi hante. Me një f jalë, dhelpërushi ia 
kalonte për bukuri e pa u lodhur aspak. 



Kaluan muaj të tërë dhe dhelpërushi 
vazhdonte të jetonte si mbret në sajë të ujkut 




















Një ditë, dy miq+ë kishin dalë përsëri për +ë 
gjah. Ujku filloi +ë ndiq+e një kaproll të madh. 
Ndërsa dhelpërushi, pris+e që ujku +ë kap+e gjahun 
dhe ta sill+e. Mirëpo, kësaj here nuk shkoi ash+u siç 
mendon+e, sepse ujku kish+e thyer këmbën gja+ë 
ndjekjes së gjahut. Ndien+e dhimbje +ë mëdha e +ë 
padurueshme. 

- Dhelpërush, vëlla! Më ndihmo, më ndihmo +ë 
lu+em! Mbarova, mbaroovaaaa! Dhelpërushi i shkoi 
pranë. Po ç'+ë shih+e! Ujku ish+e sh+rirë për+okë 
me këmbë të thyer. Të gjitha planet që kish+e 
bërë deri a+ëherë, iu prishën sa hap e mbyll sy+ë. 
Tashmë nuk do të kish+e ndonjë dobi prej ujkut. 

- Ujk, vëlla! Deri kë+u ish+e miqësia jonë. Këtu 
ndahen rrugët tona. Unë të hodha dy lepuj para 
hundës, ndërsa +i më ushqeve për muaj +ë tërë. 

Në kë+ë gjendje që je ka+andisur, nuk mund të më 
ushqesh më. Tani nuk më hyn më në punë... 






Dhelpërushi iku. Ujkun e la në gjendje të 
mjeruar. Nisi të kërkojë ndonjë shok tjetër për të 
plotësuar dëshirat e tij. 

- Ah sa pa mend që jam! Mirë ma bëri 
dhelpërushi dinak. Por vetë e kam fajin... E 
meritova!.. - tha ujku dhe ashtu duke kërcyer me 
tri këmbë humbi nga sytë. 

Nga veprimi i dhelpërushit, ujku mësoi se 
miqësia e vërtetë, njihet në ditë të vështira. Pas 
asaj dite, u mundua t'i zgjidhte me shumë kujdes 
miqtë e tij... 








PSE NDRYSHOI LEOPARDI?.. 


Në një pyll jetonte një leopard shumë i fuqishëm. 
Gjahun që ndiqte e kapte dhe nuk e falte. Ushqimin 
e siguronte vetë dhe jetonte pa ia pasur nevojën 
askujt. Mirëpo, ky leopard kaq i fuqishëm, ishte 
edhe shumë i prapë. Gjahun që kapte e shëtiste 
nëpër pyll, duke iu mburrur të gjithëve. Pastaj e 
hante gjahun në sy të të gjithëve. Ngaqë ishte i 
f uqishëm, askush nuk guxonte të fuste hundët në 
gjahun e tij. 

Një ditë, përsëri kishte rënë në ndjekje të një 
li të madh. E ndoqi për një kohë të shkurtër, 
dhe e mbërtheu fort me nofullat e tij të 



















fuqishme. Filloi ta shëtiste 
nëpër pyll. Kafshët thoshin 
me njëra-tjetrën: "Leopardi, 
përsëri, do ushqehet mirë 
sot. Sikur të na japë edhe ne 
ndopak." Këto fjalë të kafshëve 
i pëlqenin shumë atij. Por ai, 
as që mendonte ndonjëherë të 
ndante gjahun me to. Filloi ta 
hante, përsëri, gjahun në sy të 
kafshëve të tjera. 

Çakalli nuk duroi dot më 
para kësaj pamjeje, mblodhi 
veten dhe i tha: 

- Leopard, vëlla! Kjo që po 



















bën është shumë e turpshme. Ka që kapin gjah, por 
ka edhe që nuk kapin. Ka që janë të ngopur, por ka 
edhe të uritur. A s eshtë turp të hash në sy të të 
gjithëve?.. 

- Çakall, e di se më kë po flet, apo jo? A mos po ha 
gjahun tënd? Gjahun tim e ha ku të dua dhe askujt 
nuk i jap llogari,- u përgjigj leopardi i zemëruar. 

- Leopard, vëlla! Do të vijë një ditë që edhe ti do 
të dobësohesh dhe nuk do të mund të kapësh dot 
asnjë gjah..., - tha çakalli dhe u largua. 

LeopardL me qetësL vazhdoi ta hante prenë e vet 
edhe më me shumë oreks. Herë pas here qeshte me 
vete dhe kujtonte fjalët e çakallit. 

Një ditë prej ditëve, teksa ndiqte një gjah, ndjeu 
aq shumë lodhje sa gjahu i shpëtoi para syve. Ai nuk 




arri+i ta beson+e këtë që ndodhi, ndaj pye+i veten: 
"Çfarë po ndodh me mua?L 5i mund +ë më shpë+ojë 
gjahu para syve!?" 

Luani, tashmë, ish+e sëmurë. Ai dobësohej di+a - 
di+ës. Nisi të gjuaj nga pak. Më pak, tani, vrapon+e. 

Një di+ë, teksa rënkon+e prej urisë, pa një 
tigër i cili po han+e me oreks të madh një dre, që 
kish+e kapur pak çaste më parë. Leopardit filloi 
t'i lëshojë goja lëng. Iu kuj+uan fjalët e çakallit. 

E kup+oi edhe se, çfarë ndjenin kafshët e tjera, 
kur njëra han+e në sy të tyre dhe nuk ndan+e gjë 
me ta. Megji+ha+ë, tigri nuk ish+e si ai. E kup+oi se 
leopardi kërkon+e diçka dhe e ndau me të prenë e 
tij. Leopardi u pendua dhe i erdhi shumë turp për 
të gji+ha veprimet e tij. 

Nuk kaloi shumë kohë dhe leopardi u shërua. 










Tashmë, ai, kishte mësuar të ndante gjahun e tij me të 
tjerët. Nuk hante larg syve të kafshëve të tjera. Sa kishte 
ndryshuar leopardi!